ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHĖTIA E ENVER HOXHĖS

Shko poshtė

29112009

Mesazh 

MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHĖTIA E ENVER HOXHĖS Empty MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHĖTIA E ENVER HOXHĖS




Pėr masakrėn e Tivarit janė shkruar libra dhe kohėve tė fundit janė shkruar shkrime nga shumė individ, por mė duket ende nuk ėshtė folur mjaft pėr mos angazhimin tonė moral dhe njerėzor. Unė po pėrpiqem tė ofroj diēka qė mendoj se tė tjerėt ende nuk e kanė thėnė.

Nga Xhafer Leci

Enver Hoxha dhe revolucionari Milladin Popoviē, 1943
MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHĖTIA E ENVER HOXHĖS Attachment



Komunistet shqiptarė nė Shqipėri dhe Kosovė heshtėn pėr shumė masakra qė i benė serbo-malazezet gjatė L2B. Asnjė masakėr nuk ka guxuar tė kalojė pa u dėnuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parė ndonjėherė nė historinė njerėzore. Pėr kėtė masakėr Enver Hoxha ka qenė dashtė ta padisė Jugosllavinė nė gjyqet ndėrkombėtare, mendoj se edhe pse ėshtė vonė ende njė denoncimi i tillė ėshtė i mundur. Gjenocidi i mijėra shqiptarėve tė mobilizuar dhe tė dėrguar nė armatėn e Katėrt tė Ushtrisė Jugosllave e cila e ka pas pėr detyrė ta marrė Rijekėn, Istrinė, Triesten dhe Korushken, tė cilat edhe i ka marrė. Tivari ka qenė tabu-temė nė atė kohė. Fadil Hoxha me kompani heshtėn nga frika, por pse heshti Enver Hoxha me kompaninė e vetė komuniste, kėtė nuk mund ta kuptojė logjika e shėndosh, as sot dhe as kurrė. Rezoluta e Bunjajt (1943/44) ka pas pėr qėllim krijimin e Kosovės si njėsi tė Federatės Jugosllave. Por nė fakt nė Bunjaj ėshtė aprovuar Rezoluta nė tė cilėn ėshtė thėnė: “… arriti momenti i fundit pėr bashkimin e popullit shqiptar tė Kosovės mė Shqipėrinė….” Kjo rezolutė ėshtė e shkruar nė gjuhen shqipe dhe nė gjuhėn serbo-kroate. Kjo rezolutė ėshtė dėshmi se lufta nacional-ēlirimtare e Kosovės ka qenė luftė pėr bashkim me Shqipėrinė. Kjo Rezolutė ishte e ngjashme me idenė e forcave tė djathta shqiptare si Balli Kombėtarė, NDSH-eja etj, pėr bėrjen e njė Shqipėrie etnike dhe demokratike. Njė muaj pas mbledhjes sė Bunjajt politbyroja e PKJ-sė i ka shpallur tė pavlefshme kėto vendime dhe kėshtu Kosova ėshtė ka mbetur me dhunė si pjesė e Jugosllavisė me njė autonomi tejet tė zbehtė. Nė Bunjaj vetėm Xhavit Nimani ka kėrkuar qė KNĒ i Kosovės, i formuar nė kėtė Konferencė tė lidhet me Jugosllavinė, dhe pėr kėtė qėndrim tė tij (tradhtar) ėshtė emėruar si shef i OZN-s famėkeqe e cila ka dėrguar nė vdekje mijėra shqiptarė. Nė letrėn e Politbyrosė tė PKJ, dėrguar Komitetit Krahinor tė PK tė Kosovės tė cilėn e ka nėnshkruar Millovan Xhillas, e mė tė cilėn hedhen poshtė vendimet e Bunjajt, ėshtė edhe direktiva qė orientimi pėr veprim nė Kosovė ėshtė diskutimi i Xhavit Nimanit. Kėshtu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltė pėr 45 vite nė Kosovė, dhe sot ka njerėz qė e adhurojnė siē e adhurojnė edhe Enver Hoxhėn,i cili mė 1944 i dėrgon 2 brigada tė ushtrisė shqiptare pėr tė siguruar Kosovėn si pjesė tė Jugosllavisė.

Historiani prof.dr. Zekeria Cana nė librat e tij „Ditari i Robėrisė“ 1998-1999 shkruan se nė masakrėn e Tivarit nuk u pushkatua asnjė gjakovar, sepse ata i shpėtoj Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti qė ishin duke shkuar pėr pushkatim. Vetė kjo tė bėnė me dije se komunistėt shqiptarė tė Shqipėrisė dhe Kosovės e dinin se po ndodhė kjo masakėr. Ata nuk reaguan duke menduar se me kėtė akt makabėr po vriten vetėm forcat e djathta “reaksionare”, me qėllim qė pastaj komunistėt jugosllav dhe ata tė Shqipėrisė tė marrin frymė mė lehtė, etj.

Po tė bisedonim me kroatėt dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarėt jemi tė parėt nė demonstratat e vitit 1981 qė ia dridhen Jugosllavisė themelet, ata do tė na thoshin; kujtoni demonstratat tona tė vitit 1971 nė Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftėn tė cilėn e kemi bėrė ne me serbėt pa ndėrpre qė nga viti 1928-1945 e deri mė sot..?

Unė nuk mendoj t’i nėnvlerėsojė demonstratat tona dhe luftėn tonė heroike pėr ēlirimin e Kosovės, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e tė tjerėve qė luftuan pėr pavarėsinė e shtetit tė tyre, sikur qė luftuan edhe shqiptarėt. Po pėrmendi vetėm disa raste tė luftėtarėve tė hershėm kroat, tė cilėt luftonin kundėr komunistėve serbo-jugosllav pėr krijimin e shtetit tė pavarur kroat, pra pėr Kroacinė e sotme sovrane.

Nė Norvegji mė 25 prill 1971 nga kroatėt Miro Barishiē dhe Angjellko Brajeviē u vra ambasadori i Jugosllavisė malaziasi Vlladimir Rolloviē. Rolloviē ka qenė komisar politik i njėsisė qė e ka bėrė masakrėn nė Tivar, qė donė tė thotė se ka qenė njeriu kryesor. Ju doli rend qė atė ta vrasin kroatėt e jo shqiptarėt, qė kanė pasur arsye mė tė madhe. Ka qenė dashur qė ne tė veprojmė nė mėnyrė tė organizuar e jo individualisht, vetėm duke i kėnduar njeri tjetrit elegji dhe tė shesim lavd..! Pse e vranė kroatet Rolloviēin; jo pse Rolloviē kishte dhėnė urdhėr pėr masakrėn e Tivarit, por pse Rolloviē zbuloi bashkėpunimin e komunistėve kroat me ish forcat e ustashve nė Perėndim, tė cilėt luftonin pėr bėrjen e Kroacisė shtet tė lirė. Kroatėt, pėr dallim nga komunistėt shqiptarė titoistė dhe enveristė, tė cilėt fyenin Ballin Kombėtar dhe NDSH-nė, si forca tė errėta dhe tradhtare, qė ndiqeshin kėmba-kėmbės kudo qė ishin edhe nė Perėndim. Kroatėt komunist bashkėpunonin me forcat reaksionare, kėshtu qė ata qė drejtonin Kroacinė mė 1971 si Savka Dapēeviē Kuēar, kryetare e Kroacisė, Mirko Tripallo, ministėr i jashtėm i diplomacisė Jugosllave, i cili kishte folė nė njė rast nė institucione, pėr mos besimin anti-serb:“ Tė gjallėt nuk mund t’u s`qajrojnė tė vdekurve, kurse tė vdekurit tė gjallėve munden shumė. Nė shtator 1986 nė Shtokholm nė ora 23.23 minuta pas pėrcjelljes sė njė filmi u vra kryetari i Suedisė Olaf Palme dhe plagoset gruaja e tij Lisbet, si vend demokratik qė ishte Suedia. Olaf ishte pa roje dhe pa pėrcjellje tė policisė. Policia suedesze gjatė hulumtimeve ka ardhur deri nė pėrfundim se vrasja e Olaf-it ka lidhje me me aparat-hejdin e Afrikės sė Jugut dhe me luftėn e Vietnamit.

Ndėrsa disa media tė huaja patėn shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentė jugosllav nė shenjė hakmarrje pėr vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviē, dhe se vrasėsi pas dy javėve qėndrimi ilegal nė Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhėtuar pėr Beograd bashkė me ekipin e futbollistėve jugosllavė tė cilėt atė kohė kishin zhvilluar njė ndeshje nė Suedi.

Gjithashtu me 10 shtator me thikė u plagos rėndė dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur nė Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetėm se ajo pėrkrahu bombardimet e NATO-s pėr tė mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Pas shumė pėrpjekjeve se Mihajlo ishte i sėmuar psikik, ai mė nė fund nga gjykata supreme e Suedisė u dėnua me burg tė pėrjetshėm. Ndėrsa vrasėsi i ambasadorit Rolloviē, Miro Barishiq pasi kreu burgun nė Suedi, pati marrė pjesė nė luftėn e forcave kroate kundėr atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.

Siē e dimė shumė nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat nė gjithė boten, por edhe kroatėt janė hakmarrė gjithherė.

Kujtojmė vrasjen e Radishiqit, kryeministėr nė Qeverinė Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 nė Beograd nė Parlament, serbėt, popoviqėt e Gjilan-it, bėrtasin kėtu duhet tė kėrcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet pėr kėtė vrasje pak mė vonė nė shenjė hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandėr Karagjorgjeviēin nė Marsej tė Francės. Vlen tė pėrmendim babė e djalė Toma dhe Vllada Popoviq, urdhėr dhėnėsit xhelatė tė masakrės sė Gjilanit nė dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijė shqiptarė burra, gra, fėmijė, pleq e plaka.

Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranė shqiptarėt nė shenjė hakmarrjeje pėr gjithė ato masakra dhe gjenocide qė kanė ushtruar serbėt ndaj ne shqiptarėve, sidomos prej viti 1912 e kėndej..?!

Pra, nė kėtė shkrim i bėra disa krahasime pėr tė vėnė nė pah disa tė vėrteta historike dhe politike rreth masakrės sė Tivarit, me dėshirėn qė historianėt tanė kur tė shkruajnė pėr historinė tonė kombėtare, tė mos i harrojnė disa fakte politike tė asaj kohe qė ndėrlidhen edhe me popujt tanė miq, siē janė kroatėt dhe ndikimi i tyre nė shembjen e komunizmit dhe ngrehinės ish jugosllave tė udhėhequr kryesisht nga ēetnikėt serbė, tė konvertuar rrejshėm nė komunist.

Nga Xhafer Leci
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHĖTIA E ENVER HOXHĖS :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Nov 05, 2010 3:50 pm nga danndreka

Lexova masakren e Tivarit dhe tradhėtin e Enver Hoxhės .Avantazhet qė ka krijuar shkenca dhe lirit demokratike,po i pėrdorin edhe njerzė qė u mungojn njohurit dhe informacionet pėrkatse .tė vertetat jan tė vėrteta,ato as nuk mund ti zbulojn jo kompetentėt dhe as nuk mundė ti mbulojn.Shkrimi nė fjalė ka njė tė vertet tė madhe dhe tė dhimshme pėr tė gjithė ne shqiptarve.Ndoshta kjo dhimje i shtyn tė gjithė tė thonė fjalėn e tyre duke besuar se e kanė gjetur tė vėrtetėn me ate qė thonė .Un nuk kam asnjė mlef apo nostalgji pėr Enver Hoxhen dhe as pėr Xhafer devėn,por nė studimet qė kamė bėrė kujtimeve tė oficerve anglez qė kan qėn kėshilltar pran ballistave tė shqipėrisė dhe atyre tė Kosovės,sqarojn mirė konferencen e Bujanit,sqarojn mir kush e organizoi,e sqaroi mirė edhe Sadik Bekteshi si pjedsmarrės nė kėte konferencė.kėshtu nuk qėndrojn arsyetimet nė kėte shkrim qė mund tė quhet dashamirės por jo kopetent.pėrsa i perket heshtjes sė Enver Hoxhės,mė pėrpara artikull shkruesi duhej tė kishte studjuar se ēfar force kishte Koēi Xoxe nė ate kohė qė ishte ministėr i brendėshėm dhe tė gjitha lėvizjet nga brenda dhe deri nė kosov bėheshin nga klani i tij,duhet sdudjuar edhe Pandi Krista,ēfar lidhjesh kishin me beogradin.nė se ishin nė sherbim tė beogradit dhe nėse donin tė bėnin Shqipėrin republikė tė shtatė tė Yogosllavis.Si e kishte izolua Beogradi Enverin me anėn e Koēi Xoxes.Duhet studjuar edhe gjygji iKoēi xoxes, Ē'thon arkivat e Beogradit dhe tė Shqipėrisė.Burrat e menqur e shikojn tė vertetėn drejtė e nė sy rrinė larg mllefeve.Shum njerz qė ushqejn njė urrjetje patollogjike kan manin qė dhe masakrat tjera qė ka bėrė Sebia para masakrės Tivarit qė prej kohės turqve tė jet pėrgjegjes Enver Hoxha. Duke Lexuar nė njė matrial pėr masakrat eEnverit Nė Dibėr,gjeta Emra sikur i ka vra Enveri psh Dajėn Tim,ne to gjithė e dijm se kush e ka vra dhe nuk ka patur asnjė kundėr luftės,Ate e vran pėr armiqsi brenda fisit tė vet.Tė mos ngopim me shkrime tė pa sakta forumin Ilriada,por le tė nashėrbej tė kėmbejm mendime produktive . Dr Danndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Nov 05, 2010 8:40 pm nga nardlushnja

per fat te keq ne iliriada sillen shume shkrime nga autore jo serioze dhe qe nuk i njeh as nena etyre.
Ky forum se besoj se ka qellim qe te hedhe balte mbi figura politike qofte edhe te padeshiruara

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Nov 05, 2010 9:38 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:per fat te keq ne iliriada sillen shume shkrime nga autore jo serioze dhe qe nuk i njeh as nena etyre.
Ky forum se besoj se ka qellim qe te hedhe balte mbi figura politike qofte edhe te padeshiruara
Apsulutisht qe nuk kemi qellim qe te hellim balte mbi figurat politike te popullit shqiptar ,por do te hellim hale mbi fetyrat e kriminelave qe aq shume vrane dhe turturuan popullin tone te mrrekullueshem

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Nov 06, 2010 7:41 pm nga Iliriada Portal

Nuk e kam idene se ēfare lidhje ka Xhafer Deva me konferencen e Bujanit , por nga kujtimet e gjyshes dhe nenes time di qe ky ka drejtuar masakren e 4 shkurtit ne Tirane 1944 ...

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Nov 07, 2010 10:41 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Nov 06, 2010 10:42 pm nga danndreka

Duke ju pėrgjigjur disa komenteve kėtu nė kėte kapitull.
Shumė deduksione janė gati ta bėjnė Xhafer Devėn hero megjithėse akoma ka nėna tė gjalla qė vajtojnė pėr djemt e vet tė cilėt i vrau Xhafer Deva jo vetėm nė Kosovė por edhe nė Shqipėri. Dihet qė ai ėshtė njė bashkpunėtor (kolaboracionist) dhe fajet e tij kėta njerėz jo kompetent, nga urretja patollogjike, janė gati t'ja ngarkojnė Enverit. Kam dashur tė them se unė nuk jam as nostagjik dhe as urrejtės patollogjik. Nė shkrimin qė i bėra komentit flitet edhe pėr Konferencėn e Bujanit dhe kush e tradhėtoi atė. Pėr tė mos thėnė fjalė qė nuk duhet tė na shkojn pėrshtat. Ai paragraf ishte bosh dhe nuk i bėn mirė ēėshtjes tonė kombėtare. Duhet tė ndjejmė pėrgjegjėsi kur flasim pėr figurat tona. Duhet tė jemi shumė tė qetė, tepėr gjakftohtė dhe tė aftė tė kuptojmė se si e trajton bota tė shkuarėn.
Le tė marrim Hitlerin ,Duēen ,Musolinin, perandorin Japonez aleat tė Hitlerit dhe shumė e shumė figura kriminale deri tek Millosheviēi i Serbisė. Ē'thon popujt e kėtyre kombeve? A gėnjejnė e hedhin lloj lloj balte? Jo jan shumė tė matur. Kurse ne shqiptarėt :
Skenderbeun duam ta dėnojmė se na futi nė luftė me turqit, Ismail Qemalin , Ahmet Zogun, Enver Hoxhėn, Fan Nolin e shumė udhėheqės tė tjerė i kemi dėnuar. Kė lamė ne shqiptarėt pa dėnuar? Ndėrsa disa po punojnė qė tė bėjn heroj Halil Alinė, Xhafer Devėn, dhe shumė kriminelė tė pa arritshėm nė historin e kombit tonė. Ngriti politika e njėanshme shqiptare pėr interesa tė veta problemin e masakėrs sė Tivarit,ngriti dhe njė komision hetimi pėrlamentar,qė u mek pa filluar punė, qė qe njė shashkė tymuese. Pra nė vend qė t'i kėrkojmė llogari Serbisė ,ta ēojm nė gjyqin e Hagės pėr masakėrn e Tivarit, ne akuzojmė indiferendizmin e Enver Hoxhės dhe nuk dėnojmė puthjet e politikanve tė sotėm shqiptarė me krerėt e Beogradit, POR E KORKOJMĖ TĖ KEQEN TEK VETJA JONĖ dhe serbėve u themi me nėnkuptim : Ju fėrkoni duart se nuk kemi punė me ju, por tė njėjtėn gjė u themi edhe shqipfolėsve serb.
Nderime pėr tė gjithė nga un dr danndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sun Nov 07, 2010 9:51 pm nga nardlushnja

Porta shkruajti:
nardlushnja shkruajti:per fat te keq ne iliriada sillen shume shkrime nga autore jo serioze dhe qe nuk i njeh as nena etyre.
Ky forum se besoj se ka qellim qe te hedhe balte mbi figura politike qofte edhe te padeshiruara
Apsulutisht qe nuk kemi qellim qe te hellim balte mbi figurat politike te popullit shqiptar ,por do te hellim hale mbi fetyrat e kriminelave qe aq shume vrane dhe turturuan popullin tone te mrrekullueshem
nivel forumi eshte ky???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon Nov 08, 2010 4:39 pm nga lidabica

jam ne nje linje me PORTEN,SE S'PO DUROHEN ,jo ata qe e vrane dhe e prene kete popull,por edhe kelyshet e tyre,nje pjelle bastarde qe shifi si po nxijne ,me cdo arritje te Shqiptareve ,fale punes se lavderueshme te kesaj QEVERIE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Dec 02, 2010 11:24 pm nga danndreka

E kam thėnė fjalėn time tė bazuar mbi dokumente reale,pa asnjė mllef dhe ansi lidhur me ate qė mendoj un lidhur me masakrėn e Tivarit.Pėr masakrėn e Tivarit duhet tė bėhet studim i vėrtet i pa anshėm dhe pa paragjykime.Nė disa komente tė mė pastajshme shkruhet qėpėr fat tė keq nė iliriada portal,shkruajn njerz qė nuk i njeh as nėna e vet.Kjo ėshtė e vertet,se tė tillė mendim u kam shkrua qė nė fillim dhe po kjo fjali si duket nė shkrimet e mė poshtme si duket e bėn ato qė nuk u pėlqyen komentet e mija.Unė i kam vėn vehtes detyrė tė punoj tė njoh realitetin dhe pėr hatėr tė nostalgjikve,majtas apo djathtas tė mos pranoj kurr tė bėj shkrime qė tu pėlqejn atyre.Figurat e sė kaluarės shqiptare,jan shqipatar,tė pėlqyer apo tė pa pėlqyer,pozitiv apo negativ qofshin.Tė mėsohemi tė gjykojm drejt dhe jo si nostalgjik.Tė pa saktat me karakter mllefi ulin prestigjin e forumit ton,antar i sė cilit u bėra me qejf.Dr Ramadan Ndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi