PSE pergenjeshtron PS dhe Ramen
Faqja 1 e 1
09122009
PSE pergenjeshtron PS dhe Ramen
Kongresi i Partise Socialiste Evropiane, i mbledhur me daten 7 dhe 8 ne Prage, ka pergenjeshtruar Partine Socialiste te Shqiperise, e cila permes nje njoftimi per shtyp deklaroi se ne kete kongres u propozua nje qendrim mbi zhvillimet politike ne Shqiperi dhe se ai mori pelqimin e te gjitha partive pjesemarrese. Ne deklaraten e Partise Socialiste te Shqiperise, thuhet se propozimi i posacem permban shqetesimin e socialisteve evropiane per krizen e demokracise dhe shtetit te se drejtes, me te cilen perballet Shqiperia dhe se kerkesat e Partise Socialiste me te gjitha shkeljet dhe parregullsite gjate zgjedhjeve te 28 qershorit, duhet te mbeshteten. Por keto deklarata jane pergenjeshtruar zyrtarisht nga zedhenesja e Kongresit, zonja Silke Thopmson, ne nje interviste telefonike te dhene dje per Televizionin Kombetar "Klan". "Kongresi i Partive Socialiste dhe Socialdemokrate ne Prage, nuk diskutoi per Shqiperine", deklaroi Topmson. E pyetur per mundesine e mbeshtetjes se ketij qendrimi nga PES, zedhenesja e kesaj organizate partiake u shpreh se "Shqiperia nuk ka qene ne axhenden e Kongresit te Partive Socialiste ne Prage". Nderkohe qe dy dite me pare Partia Socialiste e Shqiperise shperndau nje deklarate per mediat, sipas se ciles "ne Kongresin e Partive Socialiste Evropiane qe po zhvillohet ne Prage, u mbajt nje takim i posacem per ceshtjet e Ballkanit ku u propozua nje qendrim i PES mbi zhvillimet politike ne Shqiperi". Sipas zyres se PS-se, ne kete dokument qe mori pelqimin e te gjithe te partive ne tryeze thuhej se Partia e Socialisteve Evropiane shpreh shqetesim te thelle ne raport me krizen e demokracise dhe te shtetit te se drejtes me te cilen perballet Shqiperia. PES i jep mbeshtetje te plote qendrimit te mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizen me te cilen perballet Shqiperia dhe thekson se ne Shqiperi demokracia duhet te rivendoset dhe kerkesat e Partise Socialiste te Shqiperise ne lidhje me te gjitha shkeljet dhe parregullsite gjate zgjedhjeve te 28 qershorit duhet te mbeshteten. "Kongresi i PES i ben thirrje koalicionit qeverises te respektojne lirite dhe te drejtat kushtetuese, duke garantuar transparence te plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, permes nje hetimi parlamentar qe ploteson te gjitha kerkesat legjitime te Partise Socialiste te Shqiperise", beri te ditur zyra e shtypit e PS-se.
koha jone
koha jone
PSE pergenjeshtron PS dhe Ramen :: Komentet
Re: PSE pergenjeshtron PS dhe Ramen
zbohet politik me rrena or jooo .......Kongresi i Partise Socialiste Evropiane, i mbledhur me daten 7 dhe 8 ne Prage, ka pergenjeshtruar Partine Socialiste te Shqiperise, e cila permes nje njoftimi per shtyp deklaroi se ne kete kongres u propozua nje qendrim mbi zhvillimet politike ne Shqiperi dhe se ai mori pelqimin e te gjitha partive pjesemarrese.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi