ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhuna me coi ne divorc

Shko poshtė

09122009

Mesazh 

Dhuna me coi ne divorc Empty Dhuna me coi ne divorc




Sonila Isaku
Pervec tradhtise bashkeshortore, 35-vjecarja nga Tirana dhunohej nga bashkeshorti. E ndersa fillimisht ajo vuante nga fakti se po tradhtohej, me pas nuk do t'i bente me pershtypje, sepse dhuna per te ishte shume e ulet.

Historia

Ela, nje vajze nga Tirana kishte mbaruar Fakultetin e Ekonomise, ndersa u dashurua me bashkeshortin e saj, i cili vinte nga nje qytet i vogel i Veriut te vendit. E ndersa familja e saj kishte nje sere pronash, munden te marrin nje apartament dhe aty te nisnin jeten se bashku. "Fillimisht ishte shume bukur, ishte ajo qe ne kishim menduar. Te dy punonim, te dy kontribuonim per familjen. Me pas erdhi edhe femija i pare djali, per pak vite edhe nje djale i dyte. Ne kete kohe isha shume e impenjuar me familjen dhe punen. Por, nuk lija pas dore as tim shoq, pasi edhe ai kerkonte vemendjen e vet. Pas disa vjetesh kur edhe femijet i rritem, situata ne familjen tone filloi te ndryshonte", tregon Ela. Bashkeshorti i saj, mbante shume pak pergjegjesi per familjen nderkohe qe nuk tregonte aspak vemendje per femijet dhe bashkeshorten. "Gjithmone kisha friken se mos ndonje person i trete futej mes nesh dhe realisht ajo ndodhi. Nuk doja ta besoja fillimisht, por situatat te cilat silleshin ne shtepi, ishin qe me bene te besoj. Por nuk mjaftonte kjo, me pas linden konfliktet e medha deri ne dhune. Kjo me beri qe te kerkoj divorcin", thote Ela. Por ndarjen 35-vjecarja nuk ka mundur ta perballoje, aq sa i eshte dashur edhe ndihma e nje psikologu. Aktualisht ajo eshte duke u trajtuar ne nje prej qendrave sociale ne kryeqytet. Ndersa vete punonjeset sociale, te cilat punojne ne kete qender, tregojne se nga viti ne vit ka raste qe shtohen.

Rastet

Ministri i Punes, Spiro Ksera ka pohuar se numri i rasteve te dhunes eshte rritur. Sipas te dhenave 56 per qind e grave dhe vajzave shqiptare, kane perjetuar dhune ne forma te ndryshme brenda familjes. Te dhenat e fundit te INSTAT u publikuan ne konferencen kunder dhunes ne familje, te organizuar nga disa shoqata dhe mbeshtetur nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve sociale. Duke e konsideruar dhunen si nje fenomen me shtrije te gjere ne shoqerine shqiptare, ministri i Punes Spiro Ksera, u shpreh se barazia gjinore dhe lufta kunder dhunes ne familje, jane nje nder prioritetet kryesore te qeverise shqiptare. "Barazia gjinore dhe lufta kunder dhunes ne familje, tashme jane nje nder prioritetet kryesore te qeverise shqiptare. Vetem vitet e fundit jane miratuar dhe ka filluar implementimi i nje sere dokumentesh te rendesishme politike dhe legjislative si, "Strategjia kombetare e barazise gjinore" dhe "Kunder dhunes ne familje", ligji "Per masa ndaj Dhunes ne Marredheniet Familjare", ligji "Per barazine gjinore ne shoqeri".

Pas vetem nje viti nga miratimi i ligjit "Per barazine gjinore ne shoqeri", ne konstatojme qe perfaqesimi i grave dhe vajzave ne Parlament, u rrit nga 7 per qind ne 16 per qind", ka pohuar Ksera. Sipas tij, ne programet e Ministrise se Punes parashikohet qe personat e dhunuar te perfitojne formim profesional falas, ne menyre qe te kene mundesi te integrohen ne shoqeri si dhe mundesi punesimi.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dhuna me coi ne divorc :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Wed Dec 09, 2009 5:48 pm nga bulqizaku

jan hutu robt kan met me hu nkrah

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi