BE, apel PS: Bojkoti, nje papjekuri politike
Faqja 1 e 1
10122009
BE, apel PS: Bojkoti, nje papjekuri politike
Rozeta Rapushi
Bashkimi Evropian leshoi dje kritika te ashpra, kundrejt Partise Socialiste, duke theksuar se vijimi i bojkotit parlamentar, nuk tregon aspak maturi demokratike. Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn tha dje se bojkoti nuk eshte nje menyre evropiane e te berit te politikes. Sipas tij, tashme te gjithe duhet te sigurojne qe te permbushen kushtet, ne menyre qe ky bojkot te marre fund. Duke u pergjigjur per Televizionin "Klan" lidhur me bojkotin e opozites, Olli Rehn ka thene se qendrimi i opozites shqiptare eshte nje shenje e papjekurise politike dhe eshte kunder kritereve te Kopenhagenit. "Nuk eshte nje menyre evropiane e te berit politike. Te gjithe duhet te sigurojne, qe te permbushen kushtet, qe ky bojkot te marre fund. Mirepres progresin e mire te Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Por nje prej kushteve kryesore te kriterit politik te Kopenhagenit, eshte stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund te perkufizohet si ne kundershtim me maturine demokratike",-tha dje Oli Rehn, pas konferences se organizuar me Keshillin e Bashkepunimit Rajonal te presidences suedeze, me fokus ne perpjekjet e rajonit per kapercimin e krizes ekonomike dhe bashkepunimin e vendeve te Ballkanit, ne rrugen e tyre drejt integrimit evropian. Ne te moren pjese 200 zyrtare te larte te rajonit, vendeve anetare te Ballkanit, Shteteve te Bashkuara, Zvicres dhe Norvegjise. Pjesemarresit e konferences dhane mbeshtetjen e tyre te fuqishme, per integrimin evropian te Ballkanit ne teresi dhe shtyne qeverite perkatese, te perparojne me shpejtesi ne rrugen e reformave. Me qendrimin e bere publik pas konferences, Komisioneri Evropian, Rehn, u beri edhe njehere thirrje partive politike, qe te gjejne zgjidhjen ne kete situate te tensionuar politike qe vijon prej me shume se tre muajsh. Domosdoshmeria e zgjidhjes per Shqiperine, duhet te vije ne kuader te rruges se saj drejt integrimit evropian. Prej kohesh, nderkombetaret po u bejne apel, thuajse te perditshem, forcave politike per te dialoguar mes tyre. Dialog qe sipas faktorit nderkombetar duhet te zhvillohet ne Parlament. Por pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme, ende nuk ka asnje levizje nga kahet e medha politike, qe te coje drejt dialogut dhe aq me pak drejt rikthimit te opozites socialiste ne Kuvend. Te 64 deputetet e Partise Socialiste, vijojne te bojkotojne Kuvendin dhe cdo mbledhje te komisioneve parlamentare, duke mos marre pjese keshtu as ne shqyrtimin e projektligjeve. Koston me te madhe duket se ne kete kohe e ka reforma ne drejtesi, e cila nuk mund te realizohet pa pranine e opozites, pasi per miratimin e projektligjeve te reformes ne sistemin e drejtesise, kerkohet shumice e cilesuar votash, pra 84 deputete, te cilet mazhoranca nuk i ka.
Reagimi
Komisioneri per Zgjerimin, Olli Rehn, beri te qarte dje se nje prej kushteve kryesore te kriterit politik te Kopenhagenit, eshte stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund te perkufizohet si ne kundershtim me maturine demokratike.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
BE, apel PS: Bojkoti, nje papjekuri politike :: Komentet
Asnje shtet nuk mund te funksionoi normalisht nese sistemi gjygjsor eshte i korruptuar ose pavaresia e saj eshte e cunguar. Do duhen fatkeqsisht, akoma shume vite derisa Shqiperia te kete arritur standarte ne kete fushe. Me e keqia eshte se perpjekjet per te arritur standarte ne forcimin dhe konsolidimin e pavarsise se gjyqsorit pothuajse mungojne, si rrjedhoje rrumpalla do te vazhdoje ta sundoje ate vend pavarsisht qeverive.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi