ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit

Shko poshtė

08042008

Mesazh 

Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit Empty Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit




Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit
Kohet e fundit te gjithe i kemi ndjekur takimet propagandistike te Edi Rames neper Shqiperi nga jugu ne veri.
Kudo qe shkoi e kudo qe shkeli ai nuk harroi tu bente te qarte shqiptareve se ai dhe vetem ai mund tua ndryshonte jeten shqiptareve, sepse vetem ai, sipas tij, eshte ne gjendje te praktikoje nje "politike te re".
Mirepo fjalimet e tij te shoqeruara me xheste te zjarrta nuk i kane kaluar caqet e propagandes dhe demagogjise per shkak jo vetem te mungeses se argumenteve por dhe per shkak te asaj qe eshte me e rendesishmja, te mungeses se alternativave te reja. Ne kte kuader propaganda e tij eshte kthyer ne propagand e shperlarjes se trurit, ne propagande qe ka si qellim ne vetvete te hipnotizoje masat e njerezve te thjeshte, dhe pikerisht shtresat me te varfera te cilat historikisht jane ajo cipe e shoqerise ku virusi i demagogjise boshe deperton lehtesisht per shkak te gjendjes se tyre te pashprese.
Po ta ndjekesh me kujdes, nuk eshte e veshtire te kuptosh se ne strategjine e tij ai nuk eshte gje tjeter veēse nje kopje e keqe e demagogeve te diktaturave.
Njeriu qe do tu ndryshoje fatet shqiptare dhe qe do ti nxjerre shqiptaret nga varferia jo me pak se disa dite me pare ka vendosur qe ti varferoje qytetaret e Tiranes me 240 mije lek te vjetra ne muaj nepermjet vendimit per te ngritur ēmimin e parkimit ne 1000 lek te vjetra per ore,qe do te thote se ne tete ore pune nje punonjesi do ti duhet te paguaje 8000 leke te vjetra ne dite e qe ne 30 dite bejne 240 mij leke te vjetra ne muaj, nderkoh qe rroga me e ulet ne Shqiperi dhe Trane nuk i kalon 200 mije leke te vjetra ne muaj,nderkoh qe ne vendet e BE ku rroga me e ulet eshte mesatarisht 1200 euro ne muaj, qytetarit nuk i duhet te paguaj me shum se nje euro per te parkuar, nderkoh qe ne nje ore qytetari i BE paguhet minimum 8-9 euro,qe do te thote se nese Edi Rama do te bazohej ne politikat sociale te BE, atehere ai nuk duhej tu merrte qytetareve me shume se sa 100-200 leke te vjetra ne ore.Te egra kane qene edhe aksionet e tij ndaj bizneseve te vogla apo shembjet e ndertesave duke mos pyetur per fatet e ketyre njerezve.
Edi Rama pretendon se "politika e tij e re", qe tashme eshte demaskuar edhe nga vete aleatet e tij, do tua permiresoje kushtet e jetes shqiptareve, por ai nuk din te thote se si, aq me teper kur nje pjese te madhe te banoreve te Tiranes u eshte nxire jeta ngaqe u duhet te jetojne ne mes te ujrave te zeza, pluhurit dhe plehrave duke u bere keshtu objekt i sulmeve te viruseve dhe epidemive nga me te ndryshmet.
Jeta e mijera banoreve te pastreh jo vetem nuk ka ndryshuar nga premtimi i rrem i Edvin Rames per ndertime apartamentesh per te pastrehet, por perkundrazi po keqesohet edhe per shkak te perkeqesimit te kushteve te ambjenteve tashme te tejndotuara perreth banesave te tyre qe prej kohesh jane kthyer ne ambjente te pabanueshme.
Natyrisht qe nese do ti merrnim te gjitha problemet qe ka Tirana nje per nje e ti analizonim, atehere nuk do tja dilnim dot, por besoj se kaq eshte e mjaftueshme per te kuptuar se ai nuk mund te jete gje tjeter, perveēse nje rrezik per te ardhmen e shqiptareve dhe pikerisht per shkak se ne vizionin e Edi Rames perveēse politikes se parrullave asgje tjeter nuk ka, dhe askush me shum se sa shqiptaret nuk i ka ndjere mbi kurriz pasojat e kesaj politike.
Prandaj le ti themi jo demagogjise se tij, sa koh ende nuk kemi marre malet dhe kodrat me gure te bardhe ne duar per te shkruar emrin tij.
Teuta
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38545
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Apr 08, 2008 1:48 pm nga ILIRI

Teuta, dit is hard aangepakt, por shkrimi yt ka vlere sepse eshte i konkretizuar me fakte. Edhe mua me beri pershtypje ēmimi qe duhet te paguajne ne Tirane per te parkuar. E tmerrshme! Shocked Shocked Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Tue Apr 08, 2008 2:26 pm nga Drini

E ke gabim Teuta. Me Ramen, Braēen, Gjinushin ne ēajm ēdo bllokade.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Apr 08, 2008 5:06 pm nga trimi

Keq puna.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Tue Apr 08, 2008 5:10 pm nga flutura

Teuta jam dakort me ty, po Rama i ka bere llogarite si per vete. I paska harruar shum shpejt stallat e Parisit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Apr 08, 2008 5:13 pm nga lali

E ere, jeni mledh gjith demokratet ktu e na boni propagandi antisocialiste. Keni per ta pa ju. Politika e re ka me triumfu. bounce bounce bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Wed Apr 09, 2008 11:06 am nga dea

Problemi i Rames eshte se te qenit kryetar i bashkie, e aq me teper i Tiranes, e konfronton ate me problemet e vendit. Pra dashje padashje ai shihet si nje bashkpuntor ne shume probleme sociale qe kalon vendi, po te kemi parasysh se keto probleme jane te perqendruara kryesisht ne Tirane per vet numrin e popullsis, dhe nderkoh ai eshte njelloj ne qender te akuzave per afera korruptive si ēndodh rendom me nenpunesit e pozites. Pra de fakto ai pjeserisht nuk mund te konsiderohet opozitar, kesisoj dashje padashje kjo situate e kompromenton ate ne disa nga problemet me te rendesishme qe kalon vendi, dhe e ben te pabesueshem perballe qytetareve shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Apr 09, 2008 9:10 pm nga laluci

Dy kunguj nen nje sqetull nuk mbahen. Rama duhet te zgjedhe ose kryetar partie, ose kryetar bashkie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Thu Apr 10, 2008 10:31 am nga ILIRI

O lali nuk eshte puna aty, sepse kjo faqe dhe pikerisht ky forum eshte i hapur per te gjithe. Gjithkush pa dallim ideje ne kete forum mund ta jape mendimin e vet si te doje e si ti pelqeje. Kjo eshte e shprehur ne fund te faqes ku thuhet;
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mjafton qe ata qe nuk dine ta perdorin forumin, te klikojne mbi Politika e re e Edvin Rames,politika e shperlarjes se trurit Reply.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Apr 11, 2008 10:37 am nga shqiptari

Shkrimi i Teutes pasqyron nje realitet tejet tragjikokomik per shqiptaret. A ka me cinike dhe ironike se sa njeriu me i perfolur per afera korruptive pretendon se mund tua ndryshoje jeten shqiptareve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi