ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhen minutat pas goditjes se Berluskonit

Shko poshtė

14122009

Mesazh 

Zbardhen minutat pas goditjes se Berluskonit Empty Zbardhen minutat pas goditjes se Berluskonit




Zbardhen minutat pas goditjes se Berluskonit 20091213172845_artikullDenis Dedej
Nje ngjarje e rende eshte bere mbremjen e djeshme lajmi i fundit per te gjitha mediat boterore. Kryeministri i Italise, Silvio Berluskoni eshte goditur me mjete te forta ne fytyre pas tubimit te mbajtur ne Milano. Menjehere forcat e shumta te policise qe qendronin rreth tij, kane arrestuar autorin duke e shoqeruar ne komisariat per t'u marre ne pyetje dhe per te zbardhur me tej rrethanat e ngjarjes. Njeriu qe plagosi kryeministrin Berluskoni mbremjen e djeshme pas tubimit ne sheshin e Katedrales, eshte Masimo Tartaglia, 42 vjec. Agresori eshte i njohur per policine milaneze, nga problemet qe ka shkaktuar, pasi eshte duke u trajtuar per crregullime mendore prej 10 vitesh ne nje poliklinike te qytetit verior. Sic eshte bere e ditur nga Policia e Milanos, Tartaglia nuk eshte i lidhur me ndonje organizate te njohur kriminale. Megjithate, hetuesit duket me shume si nje gjest i ndodhur ne ato rrethana me shume se nje perpjekje per agresion te organizuar. Agresori ndodhet ne seline e policise dhe zyrtaret e policise kane urdheruar bastisjen e shtepise se tij ne zonen e Cesanos, Boscone (Milano). Mes fansave te kryeministrit italian ndodhej i infiltruar edhe agresori, Masimo Tartalja, nje shtetas italian me precedente penale vetem heqje te patentes, per ngjarje te rrezikshme te makines. Menjehere pas ngjarjes, kryeministri Berluskoni, i gjakosur ne fytyre eshte transportuar ne spitalin e San Rafaele, ndersa agresori i tij eshte ndaluar prej karabiniereve dhe po merret ne pyetje. Nderkohe qe ende nuk behen te ditura arsyet e ngjarjes qe ndodhi diten e djeshme, ne Piazza D“uomo ne Milano, ndersa lideri i mazhorances italiane ishte duke dhene autografe.

Nderkaq, kreu i ekzekutivit italian pas mberritjes ne spitalin milanez ka deshiruar qe te c'tensionoje situaten, duke deklaruar per mediat: Une jam mire, une jam i mire. Humbja e gjakut nga plaga, dhembet e brendshme dhe te jashtme te goditura, dy te tille kane marre nje goditje te forte dhe nje i thyer. Kjo eshte diagnoza e pare, e cila sipas burimeve mjekesore, eshte bere nga spitali ku eshte paraqitur kryeministri Silvio Berluskoni, pas sulmit qe pesoi ne fund te tubimit ne Milano. Te njejtat burime raportojne se kryeministrit, i cili eshte ne gjendje te mire shendetesore, deklaruan se do te mbahet nen vezhgim mjekesor per 24 ore. Ndersa nga raportimet qe jane bere nga deshmitaret okulare qe ndodheshin prane dhomes se urgjences ne San Rafaele, ku Kryeministri u mor brenda i shtrire ne nje barele, ben te ditur se "kryeministri italian ishte me nje qese me akull ne fytyren e tij dhe doli me ndergjegje prej dhomes se urgjences".

Berisha: I uroj sherim te shpejte mikut te kombit shqiptar

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, gjate komunikimit te mbremshem me mediat, reagoi edhe ndaj ngjarjes se ndodhur ndaj homologut te tij italian, duke i uruar sherim te shpejte. "I uroj mikut te madh te kombit shqiptar, Silvio Berluskonit nje sherim sa me te shpejte, pasi u sulmua me sa duket, moment te cilin drejtesia italiane do ta sqaroje. Shpreh ndjenja me njerezore ndaj ketij mikut te madh, evropianit te madh", uroi Berisha.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi