ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė ditėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Nato, ajo qė nuk u

Shko poshtė

08042008

Mesazh 

Nė ditėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Nato, ajo qė nuk u Empty Nė ditėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Nato, ajo qė nuk u




Nė ditėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Nato, ajo qė nuk u tha kurrė.

Monika Shoshori Stafa
Gazeta Shqip

Katėr dekada pėr tė kujtuar e pėr tė harruar. Prej Varshavės e vetėm dy ditė mė parė nė Bukuresht. Prej denoncimit tė aleancės politike-ushtarake sovjetike deri tek ftesa pėr t’u anėtarėsuar nė aleancėn politike-ushtarake veri-atlantike. Veri-atlantike quhet pėr traditė, sepse nė tė vėrtetė ėshtė shumė mė tepėr se e tillė. Prej atij ēasti kur shqiptarėt u urdhėruan tė rrojnė me vigjilencė, tė kenė armėn nėn jastėk dhe tė shohin armiq gjithandej, ngado qė tė hedhin sytė. Ndarja ndodhi. Traktati u prish. Miqėsia u kthye nė urrejtje. Midis shtetesh shpesh njė gjė e tillė ndodh. Ka ndodhur dikur madje edhe midis “armiqve tė pėrjetshėm”, qė, sipas shprehjes sė Fishtės, “n’mni t’njani-tjetrit kishin le”, midis shqiptarėve e serbėve. Ka pasur kohė urrejtjeje “shtatqind vjet me i djegė kullat”, ka pasur edhe stinė dashurie dhe rrėmbime devojkash nė oborret e krajlive.

“Dashuri dhe ndarje” (Divorce Albanian Style) . Kėshtu e ka quajtur filmin e vet dokumentar regjisorja e mirėnjohur bullgare Adela Pejeva, autore e shumė dokumentarėve, midis tė cilėve edhe e filmit “E kujt ėshtė kjo kėngė”. “Gjatė asaj kohe tek unė erdhi njė burrė, i cili mė tregoi historikun e familjes sė tij. Ishte martuar me njė tė huaj dhe ishte ndarė. Nė fillim mendova se bėhej fjalė pėr njė rast tė veēantė, por ditėn tjetėr ai erdhi pėrsėri tek unė bashkė me pesė burra tė tjerė me fat tė ngjashėm. Pikėrisht atė ēast mė lindi ideja pėr njė film tė tillė”, ėshtė shprehur regjisorja. Nė Shqipėri ajo gjeti vetėm nė kėtė vend dhjetėra raste tė “dashurive dhe ndarjeve” pėr shkak tė armiqėsimit tė shteteve dhe tė prishjes sė traktateve. Tetė histori familjesh dhe dashurish tė rrėnuara nėn peshėn e perdes sė ēeliktė tė ndarjes sė botės nė kampe dhe tė akullnajės qė mbuloi kontinentin pėr shkak tė “luftės sė ftohtė”, prej tė cilave vetėm tri u pėrzgjodhėn pėr t’iu paraqitur shikuesit, pėrcollėn jo vetėm tek shikuesit, por edhe tek juritė, aq shumė tronditje, sa pėrfundimisht kėtij filmi, “Dashuri dhe ndarje”, t’i jepej ēmimi ndėrkombėtar “The Golden Chest Grand Prix” - “Arka e artė - Ēmimi i madh”.

Ishte ende “kohė miqėsie” kur studentėt shqiptarė nė Moskė e nėpėr kryeqytetet e vendeve tė Lindjes u kėshilluan fillimisht qė tė gjenin shkase pėr t’iu larguar tė dashurave tė tyre tė huaja. Tė ishin tė kujdesshėm. Tė mos afroheshin shumė. Interesat e atdheut e kėrkonin njė gjė tė tillė. Duhej tė flijohej diēka. Nė Shqipėri kishte vajza tė bukura. Detyra para ndjenjės. Mikroborgjezėt dorėzohen para sentimenteve. Revolucionarėt jo.

Pastaj do tė vinte koha e udhėzimeve dhe direktivave “tė brendshme”. Tė gjitha shenjat ishin se sė afėrmi do tė fillonte “dimri i madh”. Nė romanin “Muzgu i perėndive tė stepės”, I. Kadare, duke evokuar ngjarje tė kohės sė studimeve universitare nė “Gorkij”, nuk gjen dot asnjė zgjidhje pėr t’ia mbrojtur fytyrėn njė djaloshi tė dashuruar qė duhet tė ndahet me urdhėr nga e dashura e vet moskovite, pėrveē “strukjes” brenda baladės sė moēme tė vėllait qė ringjallet pėr tė mbajtur fjalėn, domethėnė pėr tė qenė besnik nė dashuri. Ashtu ishte urdhėri. Duhej tė ndaheshin dhe njėherėsh arsyeja tė mos tregohej. Jo, s’mund tė pėrmendej arsyeja shtetėrore, “pour la raison d’etais”. Tė dashurat ruse, polake, rumune, bullgare, cilatdo qofshin, duhej tė liheshin pa e marrė vesh pse. Sepse armiqėsia ndėrshtetėrore ende nuk ishte shpallur. Sepse gazetat ende botonin shkrime me tituj tė bujshėm pėr miqėsinė e pathyeshme dhe shekullore shqiptaro-sovjetike dhe pėr unitetin e ēeliktė brenda kampit.

Nuk do tė vononte koha e urdhėrave, e direktivave dhe e kėrcėnimeve. Ti je komunist apo revizionist? Je atdhetar apo i shitur? Je me ne apo me Moskėn? Je me komandantin apo me Hrushovin? Zgjidh e vendos, por mendoju mirė. Nėse do tė mbash gruan me shtetėsi tė huaj duhet ta pyesėsh veten: pse do tė qendrojė ajo kėtu, pėrveēse pėr veprimtari agjenturore? Natyrisht, tė flitej pėr dashuri dhe pėr fuqi shpirtėrore njerėzore, pėr atė fuqi shpirtėrore qė nxiti dashurinė e Paridit pėr Helenėn, ishte e papėrfytyrueshme. Ishte kohė revolucioni, tė tilla “vogėlima” askujt nuk mund t’i dukeshin serioze.


Adela Pejeva thotė se kishte dhe njė fazė tjetėr, mė tė vrazhdė, mė brutale dhe mė ēnjerėzore, nė vitet qė do tė vinin, kur perdja e armiqėsisė do tė bėhej e vėrtetė dhe do tė merrte pamjen e gjendjes sė pėrhershme tė alarmit, bunkerit, fortifikimit, uniformės ushtarake, portretit tė Brezhnjevit nė tabelėn e qitjes, urdhėrit tė situatės luftarake pėr tė pėrballuar njė koalicion armiqsh, qė sulmonin vendin nė mėnyrė tė koordinuar, nga Lindja e nga Perėndimi. Sipas realizuesve tė dokumentarit, nė vitet 1950, pas shkurorėzimit tė Stalinit, diktatori shqiptar shkėputi marrėdhėniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Atėherė pushteti shpalli se tė gjitha gratė e huaja ishin spiune tė mundshme ose spiune tė vėrteta. Shqiptarėt qė kishin studiuar jashtė dhe nuk kishin pranuar t’i ndanin gratė e huaja u arrestuan dhe u dėnuan me dhjetėra vite burg. Nė film ėshtė paraqitur edhe gjykimi i palės tjetėr, i prokurorėve qė kanė trajtuar dosjet e tyre, i njerėzve tė sigurimit tė fshehtė tė Shqipėrisė, qė e kishin pėr detyrė tė hetonin se ē’ndodhte deri nė familjen shqiptare. Tė gjitha kėta shprehen para kameras. Secili nė mėnyrėn e vet flet pėr fatin qė ka pėrjetuar. “E pėrbashkėta e personazheve tė mia ėshtė se ata nuk janė njerėz tė djallėzuar, gjė qė ėshtė e pabesueshme pas asaj qė kanė pėrjetuar ata gjatė rrjedhės sė viteve. Me siguri koha dhe vitet e kaluara nė burg i kanė detyruar t’i shohin gjėrat nė mėnyrė mė filozofike. Kėta janė njerėz qė mund tė falin, ndryshe nga tė tjerėt, nga pėrfaqėsuesit e sigurimit tė shtetit dhe prokurorėt”, shprehet regjisorja Adela Pejeva.

Nė tė vėrtetė “Dashuri dhe ndarje” nuk ėshtė film, ėshtė vetė jeta qė kanė jetuar shumė shqiptarė prej viteve 1960 e kėndej. Disa i lanė vullnetarisht dhe pa ndonjė vramendje apo brerje ndėrgjegjeje shoqet e tyre tė jetės, nėn tmerrin se brenda shtėpisė mund tė kishin njė agjente. Disa pritėn derisa i thirrėn nė organizatėn e Frontit dhe u thanė se duhej tė zgjidhnin o triskėn, o agjenten. Disa i paditėn si bashkėpunėtorė tė “agjenteve”, zonjave tė tyre. Askush nuk u mor ndonjė herė me shkakun e vėrtetė tė asaj qė ndodhi. Imagjinoni, njė hetim gjyqėsor pėr tė vendosur ndarjen e njė ēifti pėr shkak se gruaja ishte e huaj (nė fakt, nuk del qė gratė sovjetike apo tė tjera gra prej vendeve ish-komuniste tė kenė mbajtur nė vendet e tyre burra shqiptarė). Shoku filan, pse e kėrkoni ndarjen? Nuk pajtohemi nė karaktere (si tė tė them, shoku prokuror, gruaja ime ėshtė e huaj, ėshtė sovjetike, dhe ne jemi armiq tanimė). Domethėnė mospajtim karakteresh. Po, kjo ėshtė ! Atėherė ndarja juaj pranohet. Qytetarja, bashkėshortja juaj, ėshtė e lirė tė kthehet nė vendin e vet. Vendimi u mor. Ka ankime?! Jo. Ēėshtja u mbyll.

Shumė e thjeshtė nė jashtėsi. Shumė e thellė nė brendėsi. Perdja ra dhe, ndryshe nga ē’pritej, nuk i la njerėzit atje ku i gjeti fati, familja, dashuria. Jo, duhej tė kėmbeheshin edhe njerėzit, secili tė vetėt. Tė paktė, shumė tė paktė qenė ata qė nuk i prishėn familjet e tyre. Pas viteve 1990 u mėsua se shumė zonja tė vėrteta ruse, pas kthimit nė vendlindje, ruajtėn kujtimin e dashurisė sė parė, ruajtėn mbiemrin e shokut tė jetės qė patėn zgjedhur, ua dhanė kėtė mbiemėr (Rexhepova, Rahmanova, Damianova) dhe fėmijėve tė tyre, ndėrsa portretet e njeriut tė jetės nga vendi i largėt Shqipėri u kthyen nė ikona mbi ballin e dhomės sė ndjenjes nė apartamentet e Moskės e tė Petersburgut. Ato rrojtėn pėrjetėsisht me njeriun e idealit. Ato shkonin nė konferenca ndėrkombėtare vetėm qė tė shiheshin edhe njė herė sy mė sy me njerėzit qė i kishin dashur deri nė kushtim tėrėsor. Tėrėsisht naive besonin se ishte faji i shteteve tė tyre qė i kishin ndarė me tė dashurit e zemrės.

Po burrat shqiptarė ēfarė bėnė? Pranuan ndarjen, se ashtu e kėrkonte interesi i shtetit. Besonin se ekzistonte njė interes i tillė, vėrtet ? Apo ndoshta s’deshėn t’ia dinin kurrė se midis detyrės dhe fuqisė sė ndjenjės pėrjetėsisht kishte pasur mospajtim, dhe fundja, kjo do tė thoshte se mjaftonte tė kishe pak guxim pėr tė rrezikuar ? Pėr tė rrezikuar e pėr tė thėnė jo. Sepse nė jetė, ia vlen tė rrezikosh. Pėrndryshe ajo e humbet tėrėsisht kuptimin e vet. Tė rrezikosh sepse ndarja me to nuk ishte vetėm ēėshtje e pėrthyerjes sė njė strehe qė e kishin ngritur jo me pak mund, por pėrbaltje e ndjenjės sė tyre.

Kishin marrė gra, apo ishin martuar me tė dashura burrat shqiptarė qė aq lehtė ia lanė gjithė fajin armiqėsisė shtetėrore dhe perdes sė traktateve? Hėm, zor se mund tė besohej mundėsia e dytė. E di pse ? Sepse nė jetė ėshtė bukur pėr tė rrezikuar. Por qė tė rrezikosh duhet tė kesh njė udhėheqje tė brendshme shtytėse. Ndoshta djemtė shqiptarė qė studiuan nė universitetet e Lindjes i prishėn lehtėsisht familjet e tyre jo se nuk e dinin se sa e rėndėsishme dhe sa sublime ėshtė tė rrezikosh nė jetė, por sepse thjesht po pėrjetonin njė ndarje, jo humbjen e njė dashurie. Ishin tė njėjtėt qė, kur tė dashurat e tyre, me njėmijė mundime bridhnin nga Bukureshti nė Prishtinė dhe nga Prishtina nė Mynih, nga Mynihu nė Paris e nga Parisi nė Napoli, vetėm pėr njė shikim, kur e ndjenin se ky shikim ishte gati tė kryqėzohej me sytė e tyre. Kryeulur mbi pjatė mbikėqyrnin insiktivisht pecetėn ose thjesht pėrplasnin qepallat drejt zbukurimores sė tavanit. Pikėrisht kjo ėshtė ēka nuk gjendet e nuk mund tė gjendej nė filmin “Dashuri e ndarje”. Sepse Pejeva supozon se nuk u ndanė thjesht familje, por u ndanė njerėz tė dashuruar. Kjo ėshtė vetėm gjysma e sė vėrtetės. Sa bukur tė rrezikosh qoftė dhe modestisht si prof. E. Ēabej, i cili, gjatė njė mbledhjeje shkencore nė Bukuresht, guxoi t’i puthte dorėn studiueses ruse A. Desnickaja, kryetares sė jurisė sė doktoratės sė tij tė dytė, njeriut qė i kishte dashur shumė tė mira brenda zemrės sė tij fisnike. Po ē’mund tė thuash pėr ata burra shqiptarė qė kurreshtja i riktheu nė vendet e Lindjes tė shihnin “fatin e parė” dhe pastaj, pa asnjė traumė, pa asnjė zhgėnjim, pa asnjė tronditje shpirtėrore, u kthyen nė vend dhe thanė vrazhdė: “Ajo ishte martuar, por kishte marrė njė budalla”. Heu, bre burrė sa pak dashuri paske marrė nga ajo ruse e bukur ! Dhe ajo po tė tė dėgjonte tani me siguri do tė thoshte se ti s’ishe gjė tjetėr vecse njėri nga ata. Po, ashtu duhet tė tė thoshte sepse nė tė vėrtete ti kėshtu e meriton. Sepse ti nuk rrezikove, nuk rrezikove asnjėherė, nuk rrezikove as tani, para gruas tėnde shqiptare kur s’kishe mė arsye shtetėrore, tė pohoje se ato lloj grash kishin ditur tė lėnė gjurmė nė jetėn tėnde. Sa e ndėrlikuar po mė dilka kjo histori ! Perdja, armiqėsia, traktatet e prishura, familjet e ndara, kujtimi i pashlyeshėm i burrave shqiptarė nė mendjet e grave ruse, strukja mbi pjatėn me supė, fshehja nga rreziku, rėnia e ndalimit, rikthimi, rinjohja, dhe pastaj “ajo ishte martuar me njė budalla”.

Burrat shqiptarė nuk rrezikuan. Tė dashurat e tyre ruse dhe prej vendesh tė tjera tė Lindjes e shenjtėruan kujtimin e tyre. Nė ditėn e artė ata nuk kishin mė tė ndezur asnjė ndjenjė. Ata ndanė gra, jo shoqe jete qė i kishin dashur. Filmi “Dashuri dhe ndarje” i Adela Pejevės u shfaq “me dyer tė mbyllura” nė Irlandė, nė njė konferencė trajnimi pėr kolegė tė rinj kineastė para pak kohėsh, thotė regjisorja. “Aty mbeta e befasuar pėr reagimin e tyre, sepse ata nuk dinė asgjė pėr sistemin shoqėror nė Lindje dhe pėr botėn tone”- pėrfundon ajo.

Kanė tė drejtė kineastėt e rinj nordikė. Filmi vėrtet quhet “Dashuri dhe ndarje”, por nė fakt aty nuk ka rrezikim, sepse mungon ajo pėr tė cilėn ėshtė bukur tė rrezikosh nė jetė, Dashuria. Ajo nuk ishte aty. Atje kish vetėm “Familje dhe ndarje”, e cila nuk mund tė jetė e njėjta gjė, pėrkundrazi.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi