ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e genjen Baze i II, Bazen e I

Shko poshtė

17122009

Mesazh 

Si e genjen Baze i II, Bazen e I Empty Si e genjen Baze i II, Bazen e I




Basir Collaku
"Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise.." keshtu shkruan Mero Baze dje per pronarin e tij te ri ne televizion, por me poshte do te permendim komplimentet qe autori thote per Dulakun kur ende nuk kishte marre graden ushtarake ne kampin e opozites. Kjo eshte fjalia e gatshme e shkruar dje Baze, fraze qe ai e ka gati per ate qe i sherben ne nje periudhe te caktuar te cilen ai e nderron sipas motit ekonomik qe i troket. Tani ai eshte bere kolona zanore e Edi Rames per mitngjet e shpelara gjithnje e me shpesh nga brendia e pambushur me motiv. Mbetur ne ishull a thua Ben Blushi e ka bere romanin e pare si pararendje per kryetarin e parties se tij, Rama nuk po di te sillet ndryshe vetem ashtu si ia sugjeron e keshillon mbrapsht binomi tepelenas qe tani perfaqesohet nga i klonuari Baze per te e ne emer te tij, duke zbehur perdite palcen socialiste te familjes politike qe drejton. Kur ka rremuje e mjegull shkronjesi perserites gjen pune ne kampin e trazuar te pallateve dhe nis e mbron butesisht ata qe ka masakruar egersisht vetem ca muaj me pare, dhe nje perendi e merr vesh se si ata qe mbajne brenda kazermes vazhdojne ti besojne atij, e telasheve qe sjell ai, ngaqe nuk di asgje tjeter te pjelle ne mendjen e permbysur.

"Tema" qe na fakt perdoret nga Baze por ne pronesi eshte e kujtdo pervec tij, me gjithe vuajtjet ekonomike te lajmeruara prej saj, qe ne baze te subjektit nuk reflektohen, ka teresisht nje permbajtje urrejtjeje ndaj Partise Demokratike, pasi ndjehet xheloz qe nuk perdoret, ndihet i hedhur dhe nuk mundet te abuzoje me ndikimin, aq sa beri namin te binde dynjane ta rrahin qe te rifilloje perdorjen, qe do te pranonte ta rrihnin dite per dite, mjafton te dukej njehere aty ku ishte dikur dhe diku.

Baze eshte modeli me i mire i shitjes se pabese te punedhenesve, duke shfrytezuar me mire se pakkush ne qarkullim interesin e tij pavaresisht se kundert kujt hedh shpifje te pamatshme e krahasueshme per nga lloji i leksikut. Dhe "opozitari" i sajuar ndryshe nga sa mendonte ne shkrimin e disa diteve me pare se reagimi i Rames ishte normal, ngjan se ka nderruar mendje te asaj qe thoshte ne gazeten "Tema" me 23 shkurt te vitit 2007 se "Sali Berisha beri zgjedhje te lira dhe te ndershme shume larg zgjedhjeve te Edi Rames. Nuk preku asnje vote, nuk perdori median dhe gazetaret si leter higjienike..."Ai qe tani mbrohet nga perdoruesi i gazetareve si leter higjienike ka vajtuar bash aty, ne ate cerdhe e seli te njeriu qe sipas tij perdoresh ne te njejten menyre si leter higjienike, e sigurisht ketu Baze nuk percakton detajet e perdorimit te subjektit dhe objektit. Dhe me tej ai percjell bindjen e tij njeperdorimshe se "Le te jete Edi Rama politikani i fundit ne Shqiperi qe mban nen kontroll dhe gati si ushtare nje tufe te madhe gazetaresh, botuesish, ndertuesish dhe veprimtaresh qe duan te marrin dhe poza te paanshme". Pra BazeI eshte i bindur se Baze II ka shkuar aty ku perdoren edhe ndertuesit e po punon aty ku perdoren si leter shumekush per shumecka. Dhe po si vezhgues i holle ndaj medias ai po ne kete vit me date 9 maj 2007 shkruan ne fletoren e tij familjare se

"Ne rastin konkret, dy televizionet kryesore qe po protestojne "... dhe "Vizion Plus", kane realisht nje performance te mire ne treg dhe e meritojne te konkurrojne per zgjerim licence apo licence kombetare. Por qe te ndodhe ky proces, duhet qe doemos te marre fund psikologjia e zaptimit te cdo gjeje prej tyre dhe konsiderimi i vendosjes se ligjit si sulm ndaj tyre.

Nuk eshte se qeverise i shkakton ndonje problem ankesa e tyre, por ne teresi, ne opinion, ata japin nje leksion te keq te moralit qe kane per ligjin. Per me teper, duke qene media te angazhuara fort kunder qeverise, shpesh dhe pa qetesine e duhur, sic i ndodh shpesh medias ne Shqiperi,(thua ti kete ndodhur dhe Bazes se II) kur rreshtohet politikisht, sepse gazeta qe ai ben eshte e sterreshtuar politikisht qe ka gjithe faqen e pare 25 deri ne 30 here me agresive se Zeri I Popullit kunder partise Demokratike dhe kryeministrit pasi ai shton se " behen dhe me pak te besueshem ne kritikat e tyre".

Me tej ne te njejtin artikull autori vijon se:

"Kjo metode shantazhi ndaj shtetit vetem per interesa te nje pronari duhet te marre fund...E njejta gje dhe per "Vizion Plus"-in. Dy jave me pare, ata ishin dakord per ligjin e transmetimeve dixhitale, se kishin interes te ishin konkurrente me "Top Channel"-in, kurse tani ulerasin ne nje kor, vetem pse dikush iu thote zbatoni ligjin. Te dyja keto televizione mund te marrin licence dhe te zgjerojne hapesirat e tyre, nese duan te ndjekin rrugen ligjore. Nese nuk duan te marrin licence, por ta perdorin kete rast per te bere beteja politike me qeverine, kjo eshte tjeter gje. E verteta eshte se me gjithe sikletin, me te cilin iu vihet ne krah opozita, ata qe humbasin me shume ne opinion jane vete televizionet. Ata behen aktore te moszbatimit te ligjit dhe cdo akuze e hedhur ne ere ndaj qeverise ne kete rast sa i shton pike asaj. Pasi kjo eshte njesoj sikur une te nis nje pallat pa leje ne mes te Tiranes(kjo duhet pare se sa e vertete eshte se mbase dhe ka ndodhur) dhe, nese me vjen Edi Rama te ma prishe neser, t`i them diktator dhe armik i shtypit" (ashtu si po i thote sot qeverise po per nje pallat te ndertuar ashtu)

Si nje kompliment per pronarin e Vizion + vjen dhe mbyllja e komentit te tij " Eshte mire qe, nese e kane sinqerisht qe duan te licencohen, te zbatojne ligjin dhe KKRT-ja t`i toleroje duke mos ua quajtur penalitet faktin qe ata kane zaptuar hapesiren. Pas kesaj, t`i lihet kohe hapjes se procedures per licencim. Rruga qe kane zgjedhur, pervecse ndihmon ca deputete qe s`i duhen njeriu te dalin ne ekran, nuk eshte zgjidhje per ato ekrane qe duan te jene te besueshme dhe popullore ne vend. Pronaret e tyre po behen zhurmuesit reale te tyre."

Me 30 prill 2004, Baze vazhdon telenovelen e tij kunder pronarit te pallatit te Ylli Rakipit thote ai..ne shkrimin "Shtypi qe po nderton "Tiranen e re" duke perfshire edhe kryebashkiakun ne kete histori sherri sipas tij ku thote se "Ka disa dite qe dritaren e redaksise se gazetes 'TemA' e zhurmojne ca sharra diamanti qe presin betonin e pallatit qe nderton pronari i gazetes "Albania" Ylli Rakipi. Pas ankeses te firma ndertuese, mesuam se ka nje gabim ne projekt, pasi eshte harruar te shkoje ashensori deri ne katin e pare dhe pronari po pret perseri kolonat e betonit. Cudia eshte se kryebashkiaku Rama, qe shikon me imtesi edhe ngjyrat e ballkoneve ne Tirane, pronarit te gazetes "Albania" nuk i ka pare as projektin amator qe ka bere pa parą, i cili rrezikon te shembe pallatin dhe te zere brenda gjithe lagjen..."

Dhe me tej po per Albania thote se "ka disa dite qe betejen e vetme te provokuar kunder Edi Rames, nga disa zera te shkeputur te opozites, ai po perpiqet ta fitoje me median qe i eshte vene ne dispozicion, me gazetat qe marrin leje ndertimi pa projekt sic eshte rasti i gazetes "Albania". Ne kete menyre kolona e re zanore e mitingjeve te opozites qe lexohet fjale per fjale nga Rama ka provuar akuzat e kryeministrit duke i cilesuar njelloj te verteta.

Dhe nuk harron televizionet duke shtuar se "Me televizione, pronaret e te cileve jane pronare pallatesh (Mos valle Baze e ka pasur per Dulakun e Vizion + ku po punon aktualisht Baze II?) dhe presin legalizimet e shtesave... Kur shqiptaret shikojne kete beteje te pabarabarte mes disa zerave kunder Rames dhe borive te Rames, natyrisht mendojne qe e drejta eshte me Ramen. Sepse lexuesit dhe shikuesit nuk dine cfare ndodh pas ekraneve dhe redaksive te blera prej Edi Rames. Ndryshe nga dje ku Baze thote se "Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise..." ai shkruante se "Ata dine qe "Albania" eshte gazete e jo pallat pa projekt, ata e dine se "Vizion Plus" eshte televizion, jo shtesa te palegalizuara..." Pra sipas Bazes se Pare Dulaku dhe Vizion jane pallate te palegaliuara, ndersa sipas bazes se Dyte, biznesmeni eshte me korrekti ne Shqiperi. Keshtu e ka burimi me i madh i shpifjes ne Shqiperi qe pretendon se eshte media e lire, qoftlarg nese tenton kush ta marre te mireqene besimin ne kete individ. Sepse mbyll shkrimin e 30 prillit Baze "Thjesht jane popull qe duhen sqaruar tani qe po shpallemi neper ekrane "armiq te perparimit" nga Edi Rama". Pra Dulaku nuk qenka biznesmeni me korrekt ne Shqiperi sipas Bazes se pare po sipas Bazes se Dyte. Me merka te pallatet serish ne arkiv gjen xhevahire te tjera ku lexon akuzat qe "investigatori" nga zyra ka sajuar bukur

Ja si shkruan pese vjet me pare Baze i Pare qe sot ka marre nen mbikeqyrje ZP "Ka disa dite qe gazeta 'TemA' po boton disa zera oponente kunder perpjekjes se kryebashkiakut per te zaptuar trojet bosh te Tiranes ne sheshet qendrore te kryeqytetit, te cilat i quan si detyrime ndaj "Projektit Francez. Por zerit te vetmuar te gazetes i jane sulur me egersi gazeta, televizione, pronare mediash dhe ndertues qe jane te shqetesuar per Edi Ramen". Druaj se shkruesi per nje grusht dollare ka vajtur tani ne preher te atyre qe cilesonte dikur egersirat qe ushtojne sheshet e qendres, qe fatmiresisht kryeministri e qeveria i ktheu ne lulishte ua ktheu qytetareve te Tiranes.

Dhe me tej sinqerisht si gjithnje shkruan se "Shkaku eshte se shumica e pronareve te televizioneve tona, mes te tjerash, jane ndertues ose presin t'i kalojne krizat financiare te televizioneve, duke marre ndonje shesh ndertimi nga ato qe ka ne dore Edi Rama".Tani qe i thote vetes pronar medie te cilen e sulmoka qeveria, mos valle Baze i Dyte kerkon te perfitoje nga dobesia e Rames per te blere media? Sepse nese ai Mero Baze i beson Mero Bazes, atehere sipas paragrafit te parafundit Rama e ka blere me kohe!!!!!! Mbetet te na tregoje se me sa me cfare dhe kur do ta shese...???? E ne arkiv po te kesh durim gjen paudhesi pafund te njeriut qe po mundohet te shkaterroje zanatin fisnik te gazetarit, me pretendimin se po sulmon korrupsionin, thjesht nga fakti qe ate nuk e lane te bente korrupsion.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Si e genjen Baze i II, Bazen e I :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Dec 17, 2009 5:04 pm nga Iliriada Portal

Ja si shkruan pese vjet me pare Baze i Pare qe sot ka marre nen mbikeqyrje ZP "Ka disa dite qe gazeta 'TemA' po boton disa zera oponente kunder perpjekjes se kryebashkiakut per te zaptuar trojet bosh te Tiranes ne sheshet qendrore te kryeqytetit, te cilat i quan si detyrime ndaj "Projektit Francez. Por zerit te vetmuar te gazetes i jane sulur me egersi gazeta, televizione, pronare mediash dhe ndertues qe jane te shqetesuar per Edi Ramen".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Dec 17, 2009 9:13 pm nga neni 55

jo ske faj qe si bo koment se ktu ska ven per koment

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi