ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

21 dhjetor

Shko poshtė

21122009

Mesazh 

21 dhjetor Empty 21 dhjetor




Edmond Tupja

Pėr njė kohė tė gjatė kam banuar nė Tiranė te vendi i quajtur 21-shi. D.m.th. te “21 Dhjetori”. Pa e ditur se ēfarė pėrfaqėsonte kjo datė. Dija vetėm qė aty, nė kohėn e qepės moniste, gjendej njė ndėrmarrje ndėrtimi pikėrisht me emrin “21 Dhjetori”. Dija gjithashtu se pas zgėrlaqjes sė qepės sė kalbur moniste edhe te ne, kryqėzimit nė fjalė iu u vu njė emėr tjetėr, por nė gojėn e popullit tiranas, mbijetoi dhe vazhdon tė mbijetojė emri numėror “21-shi”. Mjerisht, pakkush e di qė ky numėror ende i pėrdorur si emėr i njė kryqėzimi rrugėsh nga mė tė zhurmshmit e kryeqytetit tonė, i ėshtė vėnė atij nė kohėn e qepės famėkeqe tė sapopėrmendur, nė kujtim tė ditėlindjes sė Stalinit (21 dhjetor 1879) dhe, po aq mjerisht, ende pėrdoret sot nga tiranasit dhe jo tiranasit, ashtu kot, pėr inerci, dhe, me shumė gjasė, do tė pėrdoret deri sa t’i vijė fundi botės. Turp, gjithsesi, pėr njė vend demokratik si i yni qė ka vuajtur nga diktatura envero-staliniste.
Kjo pėrsiatje lidhur me 21-shin, tė paktėn nė sytė e mi, mori njė ndriēim tė ri, tė beftė, madje tė frikshėm, ditėn kur nė gazetėn mė tė shitur tė kryeqytetit, lexova ndėr tė tjera, grafikun e protestave tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė pėr hapjen e kutive tė votimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit: protesta e fundit ishte parashikuar tė zhvillohej nė Tiranė, pikėrisht mė 21 dhjetor, pra nė 130-vjetorin e ditėlindjes sė Stalinit. Tė jetė kjo vallė njė koincidencė, thjesht koincidencė? Apo... njė rreng qė nėnvetėdija i ka luajtur kryetarit tė Partisė Socialiste aq mė tepėr qė emri Stalin rimon me emrin Edvin (nėse vėrtet nė regjistrin e gjendjes civile zoti Rama emrin e ka Edvin dhe jo Edi)? Sikur tė jetė kėshtu, atėherė le tė ndodhė mrekullia: protesta e Partisė Socialiste mė 21 dhjetor duhet patjetėr tė zhvillohet te sheshi ende i quajtur i 21 Dhjetorit! Nėse ėshtė ndryshe, atėherė zoti Rama duhet tė gjejė njė datė tjetėr pėr tė zhvilluar protestėn e parti-ēifligut tė vet. Ose, mė mirė akoma, tė mos e zhvillojė fare atė. Po, po, i dashur lexues i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, unė jam i mendimit qė do tė bėnte shumė mirė zoti Rama tė mos e zhvillonte atė protestė edhe pėr njė arsye tjetėr. Madhore. Qė lidhet gjithashtu me nėnvetėdijen e tij. Tė paktėn nėn dritėn zhbiruese tė psikanalizės mė klasike. Po shpjegohem.
Numri 21 pėrbėhet nga njė 2-sh dhe nga njė 1-sh. Pra, 2-shi nė njėrėn anė dhe 1-shi nė anėn tjetėr. Por 2 plus 1 baras 3. Ēfarė mund tė pėrfaqėsojė treshi? Frojdi, babai i psikanalizės, na mėson se pėr atė vetė ky ėshtė numri seksual par excellence (si simbol i organeve gjenitale tė mashkullit, nga tė cilat dy janė njėsoj kurse njėri ėshtė ndryshe edhe si peshė, edhe si formė, edhe si aftėsi pėr tė ndryshuar vėllim, ngjyrė, fortėsi e temperaturė); nga ky numėr rrjedhin nocione themelore si trinia, triadha, e treta e vėrteta (nė italishte non c’č due senza tre kurse nė frėngjishte jamais deux sans trois), ēka pėr zotin Rama do tė thotė: edhe kryetar Bashkie, edhe kryetar Partie, edhe kryetar... Shqipėrie, gjė qė tregon qartė se kemi tė bėjmė me njė grumbullim funksionesh tė rėndėsishme qė ilustron babėzinė e zotit Rama pėr pushtet.
Nga ana tjetėr, gjithmonė sipas meje, te togfjalėshi “21 dhjetor”, kemi pjesėn “dhjet” qė tė kujton, pa asnjė dyshim, foljen vulgare “dhjes” (u kėrkoj ndjesė syve tė moralshėm tė cilėt, nė njėfarė mėnyre, po i detyroj kėshtu tė lexojnė kėtė fjalė kutėrbuese). Ja, sesi, fare papritmas, seksualiteti na u ngatėrroka me skatologjinė dhe kėtu nis perversiteti. Njė perversitet qė, duke u shkartisur me politikėn, tė kujton ēekuilibrin e thellė psikosomatik tė disa diktatorėve tė shekullit tė kaluar si Hitleri. Si Stalini gjithashtu. Qė ka lindur mė 21 dhjetor 1879. Dhe pikėrisht 130 vjet mė vonė, kreu i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė cakton pikėrisht 21 dhjetorin, si datė pėr protestėn e paralajmėruar tė parti-ēifligut tė vet nė Tiranė. Koincidencė? Vėrtet koincidencė? Apo fatalitet?
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi