ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ironi shqiptare

Shko poshtė

11042008

Mesazh 

Ironi shqiptare Empty Ironi shqiptare




Ironi shqiptareIroni shqiptare Thumbnail.php?file=antalya_269438955

Sasia e parave qe hyjne ne Shqiperi si rezultat i punes se emigranteve tane jashte vendit, thuajse shpenzohet e tera ne pushime po jashte vendit nga bashkatdhetaret tane ne me banim te perhershem ne Shqiperi

Prurjet e emigrantėve, 947 milionė euro
Prurjet e emigrantėve vazhdojnė tė shėnojnė rritje, tė cilat janė kthyer nė burimin kryesor tė jetesės sė shqiptarėve. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, transfertat korrente si ēdo vit marrin formė prej prurjeve nga emigrantėt. Kėto tė fundit pėrfaqėsojnė burimin kryesor tė financimit tė deficitit nė tregti mallrash dhe shėrbimesh. Gjatė vitit 2007 janė vlerėsuar nė nivelin 947 milionė eurove, me njė rritje tė lehtė vjetore prej 1.3 pėr qindėsh, ose 12 pėr qind e PBB-sė. Kontributi i kėtyre dėrgesave nė zbutjen e deficitit tregtar llogaritet nė rreth 44 pėr qind, me njė rėnie me 11 pikė pėrqindje kundrejt vitit tė kaluar. Prurjet nga emigrantėt janė shoqėruar edhe nga transferta tė tjera private dhe shtetėrore, duke regjistruar 1 miliard euro transferta neto pėr vitin 2007.
Shpenzimet nė udhėtimet jashtė arrijnė 923 milionė euro
Edhe pse viti 2007 mbyllet me rritje tė tė ardhurave nga turizmi, dhe kjo kryesisht nga vizitat e emigrantėve dhe tė huajve, nga ana tjetėr vendasit kanė preferuar tė zhvillojnė turizėm jashtė vendit. Nė sektorin e shėrbimeve, shpenzimet e shqiptarėve pėr udhėtime jashtė gjatė vitit 2007 kanė shėnuar rritje. Tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė pohojnė se shpenzimet e shqiptarėve nė udhėtimet jashtė shtetit kanė arritur nė rreth 923 milionė euro. Vėllimi i shpenzimeve pėr udhėtime pėr vitin 2007, vlerėsohet rreth 20 pėr qind mė i lartė krahasuar me njė vit mė parė. Pasojė kjo vetėm e rritjes sė numrit tė udhėtarėve me 48 pėr qind, ndėrkohė qė koeficientet vlerėsues tė kohėqėndrimit dhe tė shpenzimeve mesatare ditore kanė pėsuar njė rėnie tė lehtė. Rritja vjetore e tė ardhurave nga turizmi vlerėsohet nė rreth 24 pėr qind. Kjo rritje ėshtė ndikuar kryesisht nga rritja e numrit tė shtetasve tė huaj dhe tė emigrantėve (62 pėr qind) qė kanė vizituar vendin, si edhe nga rritja e shpenzimeve ditore, ndėrkohė qė ditėqėndrimi mesatar vlerėsohet nė rėnie tė lehtė. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, gjatė kėtij viti vihet re njė pėrmirėsim i bilancit tė tregtisė sė shėrbimeve nė pothuaj tė gjithė sektorėt. Shqipėria vazhdon tė jetė importuese neto e shėrbimeve tė transportit dhe tė sigurimit tė mallrave, fenomen ky qė lidhet natyrshėm me rritjen e importeve tė mallrave dhe qė ndikon drejtpėrdrejt nė deficitin e tregtisė sė shėrbimeve. Ritme tė shpejta zhvillimi vihen re edhe nė shėrbimet financiare, tė komunikacionit dhe ato tė biznesit, duke shfaqur potenciale konkurruese tė vendit tonė nė tregtinė ndėrkombėtare tė shėrbimeve.

Dorina Azo Korrieri
Drini
Drini

Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 30061
Registration date : 08/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi