ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali, OSSH nuk garantoi energji per ndeshjen Gramozi- Real Madrid

Shko poshtė

21012010

Mesazh 

Skandali, OSSH nuk garantoi energji per ndeshjen Gramozi- Real Madrid Empty Skandali, OSSH nuk garantoi energji per ndeshjen Gramozi- Real Madrid




Skandali, OSSH nuk garantoi energji per ndeshjen Gramozi- Real Madrid 20100121033356_artikullOSSH eshte ngarkuar me pergjegjesine kryesore, per ikjen e dritave ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Pergjegjesit pritet te dalin shume shpejt, nderkohe qe sot do te zhvillohen nje mbledhje urgjente pas skandalit te madh, ne perfundim te pjeses se pare te ndeshjes, Gramozi- Reali i Madridit. Per shkak te papergjegjshmerise se bordit drejtues te stadiumit "Qemal Stafa", OSHS-se, apo te tjere personave pergjegjes qe jane lakuar gjate mbremjes se djeshme, se duhet te kishin garantuar furnizimin me drita ta stadiumit, beri qe eventi i madh i vizites se pare te Realit ne Tirane te linte nje shije te hidhur per te gjithe opinionin shqiptar. Mediat e huaja dhane lajmin e nderprerjes se dritave, nderkohe qe kompania qe organizoi ndeshjen, "Taci Oil" fajesoi OSSH-ne dhe drejtuesit e stadiumit se nuk kane respektuar kontraten. Ministri i TKRS-se. Ferdnand Xhaferri foli pas ndeshjes, duke konfirmuar se kontrata e Rezart Tacit me OSSH-ne ishte e rregullt, ndaj edhe pranoi skandalin e madh te ndeshjes, Gramozi - Real Madrid, duke paralajmeruar se do te kete masa te ashpra ndaj pergjegjesve konkrete. Kompania Taci Oil kishte lidhur nje kontrate me OSSH, me numer 186, date 18.-01. 2010, sipas ministrit te TKRS-se, Ferdinand Xhaferri, ne nje interviste per "Opinion". Sipas ministrit Xhaferri pritet sot nje mbledhje urgjente e keshillit mbikeqyres per te shkarkuar drejtorin e stadiumit, Perikli Dhales, pasi konsiderohet pergjegjesi kryesor i ketij skandali, pas OSSH-se. - "Stadiumi ka nje bord drejtues dhe gjate ndeshjes nuk ka pasur gjenerator, cka solli nderprerjen e ndeshjes per nje ore e gjysme, pas defektit elektrik, nderkohe qe drejtori nuk duhet te lejonte fillimin e ndeshjes, kur nuk kishte gjenerator per te garantuar mbarevajtjen normale te saj," - theksoi Xhaferri. - "Koha qe iu desh specialisteve per te riparuar defektit ishte e larte, rreth 1 ore e 30 minuta dhe ky eshte probleme i madh, sepse te tilla ngjarje kane ndodhur edhe ne vende dhe ndeshje me te medha," - shtoi me tej ministri i TKRS-se. Sipas ministrit, presidenti i Realit te Madridit Florentino Perez dhe ekipi i Realit te Madridit e priten teper miqesore. "Ka ndodhur edhe ne ndeshje te tjera shume te rendesishme qe te ikin dritat dhe te kete probleme te tilla, por jo per je kohe te gjate, pasi stadiumi nuk kishte gjernartor," - theksi Xhaferri. - "Jane ngritur dy grupe pune dhe eshte futur edhe prokuroria, qe ka nisur hetimet per te nxjerr pergjegjesite. Kohezgjatja e nderprerjes se ndeshjes ishte tej limiteve dhe ky ishte problemi i vetem i madh. Eshte e patolerueshme, dhe pergjegjesit do te dalin shume shpejt," - perfundoi Xhaferri. Stadiumi eshte shoqeri aksionare qe funksionin me ane te nje bordi drejtues.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi