Meidani: Bojkoti i PS, jo i drejte
Faqja 1 e 1
31012010
Meidani: Bojkoti i PS, jo i drejte
Denis Dedej
Ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Mejdani, njeheresh zyrtar i lart i Partise Socialiste, shprehu dje rezervat e tij kunder aksionit politik te Edi Rames per te lene opoziten jashte dyerve te Parlamentit. Deklaratat e funksionarit socialist erdhen gjate prezantimit te librit te tij, "Mbi qeverisjen", i cili analizon aspekte te qeverisjes sic jane menyra e qeverisjes vendore apo siguria ne vend. Mejdani shprehet se e ka pare si te gabuar qe ne krye te heres bojkotin parlamentar te Partise Socialiste. Ai tha se "besoj se ishte nje vendimmarrje relativisht jo e drejte, vendimmarrja e Partise Socialiste per te bojkotuar qe ne fillim Parlamentin". "Duhet te perfshihesh ne procesin parlamentar per te realizuar pikesynimet kryesore, ne menyre te vecante transparencen per procesin zgjedhor dhe kjo transparence mund te realizohesh ne Parlament nepermjet nje komisioni hetimor", vleresoi ish-Presidenti i Shqiperise. Duke vijuar me tej, zyrtari lart socialist kritikoi rolin e Presidentit Bamir Topi ne situaten aktuale politike. Sipas tij, negociatat duhet te ishin nisur nga kreu i shtetit pa pasur nevoje per thirrje nga Keshilli i Evropes. "Duhet te ishte pjese e kesaj zgjidhjeje dhe kohe me pare. Sidoqofte, ai mund te jape kontribut relativisht pozitiv edhe ne fazen aktuale, sepse ne gjykimin tim eshte nje ngerc qe duhet te zgjidhet. Eshte nje ngerc qe nuk i sherben Shqiperise dhe qytetareve shqiptare", vleresoi Mejdani. Ai mendon se pavaresisht se i vonuar, Presidenti i Republikes mund te jete i vetmi institucion qe mund te ule palet ne dialog. Sipas tij, kete rol Presidenti Topi mund ta luaje me lehte dhe nga rezoluta perkatese e Keshillit te Evropes. Ndersa, per sa i perket hapjes se kutive, ish-Presidenti u shpreh se eshte mire qe kutite te hapen, ne menyre qe cdo gje te jete transparente per publikun. Ai vleresoi se transparenca eshte e pelqyer ne cdo kuptim, perfshi dhe ate te kutive. "Per cdo qytetar do pelqehej transparenca, pra ne konceptimin e gjere te transparences, transparence per cdo proces, perfshi edhe transparencen per procesin zgjedhor", deklaroi Mejdani. Sipas tij, "ne konceptin e gjere te transparences edhe hapja e kutive eshte nje proces fare normal i lidhur me detyrimin qe ka politika, Parlamenti dhe cdo institucion tjeter per t'iu pergjigjur interesave te publikut apo cdo formacioni politik, ne kete rast qe eshte Partia Socialiste". Ne daljet e tij publike, zyrtari socialist prej kohesh ka denuar bojkotin e grupit Parlamentar Socialiste, duke vleresuar se "demton vete partine dhe interesat e vendit per proceset integruese". "Partia Socialiste duhet te rikthehet ne Parlament, pasi forma e bojkotit qe opozita ka zgjedhur demton vete Partine Socialiste", eshte shprehur ish-presidenti, pak kohe me pare. Ne kete menyre, ai ka apeluar ndaj deputeteve socialist, "se bojkoti behet pengese per integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj forcat politike duhet te gjejne konsensusin mes tyre".
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi