ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Del Ponte dhe shtypi shqiptar

Shko poshtė

19042008

Mesazh 

Del Ponte dhe shtypi shqiptar Empty Del Ponte dhe shtypi shqiptar





Del Ponte dhe shtypi shqiptar



[/b]Nga Fatos Lubonja
Disa komente mbi librin e Del Pontes "Ndjekja: unė dhe kriminelėt e luftės" dhe reagimin ndaj tij nė shtypin shqiptar

I intriguar nga shtypi shqiptar dhe nga disa reagime tė tilla si deklaratat e fundit tė ndonjė deputeti se po pėrgatisin padi pėr Del Ponten shkova tė marr e tė lexoj librin e Del Pontes qė nuk se ėshtė i ndaluar, siē thoshte nė mėnyrė disinformuese News 24 para disa ditėsh, por qarkullon i lirė nė libraritė italiane. (Nė fakt Del Pontes shteti zviceran i ka ndaluar tė marrė pjesė nė promovimin e tij nė Milano pėr shkak se, nė petkun e pėrfaqėsues sė kėtij shteti, si ambasadore, mund tė krijonte reagime).

Pėr hir tė respektit ndaj sė vėrtetės para sė gjithash, tė drejtėsisė mė sė dyti, tė lexuesit shqiptar mė sė treti, por edhe tė kėsaj gruaje pėr tė cilėn, pasi mbarova librin, ndjeva respekt, mendoj se duhen bėrė disa komente dhe sqarime pėr atė se si manipulohet publiku ynė nga gazetarė e politikanė shqiptarė, tė cilėt nė emėr tė njė vulgariteti nacionalist dhe pėr mė tepėr tė rrejshėm as nuk arrijnė, nė syverbėsinė e tyre, tė kuptojnė se nga gjithė kjo zhurmė qė duan tė ngrenė nė vend sė tė na venė vetulla, po na nxjerrin edhe sytė.

Duke lexuar komentet mbi autoren nė Shqipėri sheh se ato pėrēojnė idenė se paskemi tė bėjmė me njė grua qė paska humbur mendjen, qenka marrosur pėr shkaqe qė nuk dihen, e prandaj i duhet ndalur hovi. E nė fakt nuk duhet tė ndalin hovin e saj, por duhet qė shqiptarėt tė mendojnė e tė kėrkojnė tė vėrtetėn.

Sė pari duhet thėnė se libri nuk ka autor vetėm Del Ponten, por edhe gazetarin e New York Times, Chuck Sudetic, libri i tė cilit "Gjak dhe Hakmarrje" (Penguin 1998) qė flet pėr masakrat nė Bosnje ėshtė pėrfshirė nė librat mė tė rėndėsishmė nga New York Times dhe ėshtė cilėsuar si libri i vitit nga "The Economist" dhe "Washington Post". Kjo pėr tė qetėsuar sadopak histerinė kundėr marrėzisė sė Del Pontes.

Sė dyti duhet thėnė se libri nuk mbulon vetėm Kosovėn, por ėshtė i ndarė nė 12 kapituj ku pėrshkruhen pėrpjekjet e prokurores pėr tė provuar fajėsinė e kriminelėve tė luftės nė shumė vende tė botės ndėr tė tjera edhe ato ballkanike si Serbia, Kroacia, Kosova e ku tregohet njė paanėsi e pamėshirėshme ndaj tė gjthėve. E komenti i parė qė mund tė bėhet lidhur me kėtė aspekt tė librit dhe shtypin shqiptar ėshtė se ndėrkohė qė ne kemi qenė tė prirur t'i pranojmė krimet e tė tjerėve, madje duke e glorifikuar Del Ponten, kemi njė refuzim total dhe krejt irracional kur kėto na atribuohen edhe neve. E kuptueshme kjo nga njė pikpamje naive nacionaliste. Nė Beograd tregon autorja, njerėzit qė demonstronin kundėr saj i ulėrisnin "kurvė!". Por jo kur bėhet fjalė pėr gazetarėt. Atyre nuk u falet tė harrojnė se vijmė tė gjithė nga e njėjta histori dhe e njėjta kulturė. (Pa harruar se janė po ata qė sapo kanė pėrshkruar me hollėsi se si ne hodhėm nė erė nė Gėrdec viktima tė pafajshme gra e fėmijė, pėr pesė grosh tė qelbura).

Urrejtja ndėretnike gjeneron luftė dhe lufta gjeneron vrasje dhe krime qė shtrihen edhe kundėr tė pafajėshme. Nga ky realitet tragjik nuk mund tė pėrjshtohet asnjė komb. Historia e ka provuar kėtė. Prandaj duhet tė hiqen syzet e nacionalizmit pėrballė realitetesh tė tilla. Veēanėrisht nga gazetarėt kėrkohet kjo, por edhe nga ata politikanė qė shohin drejt Evropės sė ardhme dhe jo prapa drejt Holokausteve dhe Gulageve.



Sė treti, libri nė tėrėsinė e tij flet pėr njė tė vėrtetė shumė tragjike: atė se drejtėsia dhe pushteti politik shpesh nuk shkojnė sė bashku, pėrkundrazi i zenė rrugėn njėra tjetrės. Iibri i Del Pontes ėshtė njė akuzė pėr tė fuqishmit e kėsaj bote qė, nė emėr interesash politike, kanė sakrifikuar drejtėsinė. Del Ponte flet pėr njė "mur gome" tė ngritur nga tė pushtetshėm tė ndryshėm tė kėsaj bote kur ajo u ėshtė drejtuar pėr t'u kėrkuar ndihmė. Tregon pėr George Tenet i cili disa herė i ka premtuar ndihmė, dmth. se CIA do ta ndihmojė nė hetimet e saj, por, mė nė fund, i ka thėnė troē se nuk i intereson fare shqetėsimi i saj. Del Ponte po ashtu ka akuzuar edhe Prodin e D’Alemėn pėr mbrojtje indirekt tė kriminelėve serbė, gjithnjė nė emėr tė tė njėjtave interesa politike. E pėrsėrit njė qėndrim tė tillė edhe kur flet pėr takimin e saj me presidentin e Ruandės Kagame. Kėtė e bėn edhe ndaj UNMIK-ut kur flet pėr Haradinajn, Thaēin, Ēekun, Limajn etj. Mos tė harrojmė se janė po kėto interesa qė mbron Tenet qė njė herė e kanė armatosur njė diktator si Sadam Hysejni dhe herė tjetėr e kanė varur si kriminel, qė Arafatin njė herė e kanė cilėsuar terrorist pastaj e kanė pritur me nderime. Del Ponte thotė: mua kėto interesa nuk mė interesojnė, si prokurore mė intereson drejtėsia. Kėtu mund tė hapet njė diskutim ndoshta edhe mjaft i thellė, pėr raportin e politikės me drejtėsinė, apo pėr atė se sa mund tė funksionojė normalisht njė Gjykatė ndėrkombėtare kur ajo ka kundėr interesa kombėtare, por duhet edhe tė lexojmė me vėmendje atė qė i ka mėsuar asaj pėrvoja: se imuniteti i politikanėve qė bėjnė krime, - imunitet pėr tė cilin ajo flet aq shumė, - do tė gjenerojė krime tė tjera e, po ashtu, se vetėdija se ekziston njė gjykatė krimesh, njė drejtėsi pėrtej pushteti tė tyre, ka penguar shumė nga kėta njerėz, qė kanė arrogancėn tė thonė nė vendin e tyre se "ligji e drejtėsia janė ata vetė" tė kryejnė krime tė tjera.

Por le tė vijmė tek kapitulli i Kosovės qė si shqiptarė na prek mė sė afėrmi.

"Dhuna, frika dhe varfėria u mbyllin gojėn dėshmitarėve" Me kėto fjalė fillon kapitulli pėr Kosovėn Shtypi shqiptar i paraqet publikut tė vet vetėm historinė e trafikimit tė organeve duke e manipuluar pabesueshmėrinė e njė akuze tė tillė si njė provė tė marrosjes sė Del Pontes. Por akuza e Del Pontes ndaj Thaēit, Hajradinaj, Limajt etj. nė thelbin e vet ėshtė shumė mė e gjerė. Zyra e saj ka marrė raporte tė shumta pėr aktivitetin e kėtyre personave dhe grupimeve qė komandonin ata - nė vitet 1998 - 1999 dhe veēanėrish pas bombardimeve tė NATOS - se kanė rrėmbyer serb, romė shqiptarė, ndėr ta edhe gra, tė cilėt janė mbajtur nė kushte ēnjerėzove robėrie nė burgje tė improvizuara, janė torturuar, pėrdhunuar, vrarė dhe se ka njė numėr jo tė vogėl tė zhdukurish ndėr tė cilėt edhe shumė shqiptarė kosovarė qė, sipas raporteve qė i vijnė Del Pontes, janė ndėr ata qė UĒK i konsideronte tradhėtarė apo jo mbėshtetės tė saj. Ajo akuzon ndėrkombėtarėt e mbi tė gjitha UNMIK se nuk e kanė lejuar dhe as ndihmuar, pėrkundrazi e kanė penguar, tė thellojė hetimet e saj nė kėtė drejtim pasi njerėz si Hajradinaj kishin shumė fuqi nė Kosovė dhe se, sipas llogjikės sė tyre, dėmi qė mund tė sillte nė rajon dėnimi i tyre ishte i madh sepse mund t'u destabilizonin rajonin. Ndėrkaq nė libėr ajo sjell prova tė shumta se kėta dhe njerėzit e tyre kanė frikėsuar dhe vrarė dėshmitarė pėr t'i shpėtuar ndėshkimit nga drejtėsia. Gjer kėtu besoj se nuk ēuditet askush. Janė gjėra qė i dimė me kohė si kėtej edhe andej kufirit. Dhe pėr mė tepėr nė libėr ajo sjell edhe pohimin e Thaēit i cili ia ka pohuar se ka shqiptarė qė kanė bėrė krime, por se ata nuk kanė qenė tė UĒK, por "civilė tė veshur me uniformat e UĒK". Kėto krime janė justifikuar apo mbajtur nė heshtje nė emėr tė "ēėshtjes sė Kosovės" apo "ēėshtjes kombėtare" ndonėse Del Ponte thotė se "nuk ka pasur asgjė fisnike apo heroike nė kėto krime" dhe ngulmon se mosdėnimi i tyer mund tė jetė burim luftrash tė reja.

Tani le tė vijmė tek shtėpia e verdhė nė Mat pėr tė cilėn flitet nė libėr se janė bėrė heqje organesh pėr trafikim dhe pėr barakėn prapa saj ku mbaheshin viktimat. Nuk mohohet se kjo ėshtė mė spektakolarja nga pikpamja mediatike. Por nė libėr ajo nuk ka peshėn qė i kanė dhėnė mediat - edhe ato ndėrkombėtare. E lexova dy herė se tė them tė drejtėn edhe mua mė duket e pabesueshme. Mė rezulton se Del Ponte nuk ka bėrė asgjė qė del jashtė detyrės normale tė njė prokurori. Thotė se sipas burimesh qė identifikohen si gazetarė ka ardhur ky informacion. Se dy nga burimet deklarojnė se janė marrė edhe me varrosjen e kėtyre viktimave kurse njėri me transportin e njė organi. Kaq ėshtė e mjaftueshme qė njė prokuror tė fillojė hetimet. Sepse zyra e saj ka tė dhėna pėr serbė, rom, shqiptarė etj. tė zhdukur qė nuk gjenden e qė kėrkohen nga familjarėt e tyre pasi nuk u gjinden as varret. Si prokurore asaj i duhet ta hetojė edhe kėtė mundėsi. Dhe, kur flasim pėr hetime, nuk bėhet fjalė sikur kėto i zhvillon Del Ponte. Del Ponte iu referohet gjithmonė atyre qė i quan "hetuesit e prokurorisė" qė janė marrė me grumbullime provash e faktesh. Dhe provat pėr kėtė rast ajo i quan "tė pamjaftueshme" ndonėse nuk e fsheh zemėrim qė nuk ka mundur t'i shkojė deri nė fund kėsaj historie. Kėtė ia shton, sė bashku me dyshimin, edhe vetė prokurori qė shteti shqiptar u ka dhėnė si shoqėrues hetuesve kur u thotė kėtyre: "kėtu nuk ka varre serbe, por nėse kanė sjellė serb kėtej kufirit dhe i kanė vrarė mirė kanė bėrė." (faqe 298)

Libri i Del Pontes duhet lexuar nga tė gjithė ballkanasit. Veēanėrisht nga ata qė mendojnė se populli i tyre ėshtė i vetmi popull i mirė dhe i drejtė i Ballkanit. Ai ėshtė njė kontribut i madh pėr paqen dhe tė drejtat e njeriut kudo nė botė, pasi ėshtė njė pėrballje kurajoze e tė drejtės me krimin i cili bėhet edhe mė i rrezikshėm nė luftė, kur vishet me arogancėn e pushtetit apo me fjalėn atdhe.

Kush ulėrin sot pėr atė se na paska prishur imazhin e ftoj tė kujtojė atė kohė kur ne ishim tė izoluar me tela me gjemba nga njė bandė kriminale si ajo e Enver Hoxhės dhe kėrkonim me aq ngulm nga perėndimorėt tė vinin t'i zbulonin e denonconin kėtė krime sepse ishim tė pafuqishėm tė ēliroheshim vetė. (Situatė qė e kemi provuar edhe nė demokraci mė duket). Nė fakt zbulimi e denoncimi i tyre nuk prish imazhin e popujve, por prish imazhin qė pushtete tė korruptuar apo vrastarė duan tė mbajnė nė emėr interesash qė janė e kundėrta e interesave tė qytetarėve tė tyre. Kush pėrballė kėtyre fjalėve do tė mė verė fjalėn "atdhe" do t'i pėrgjigjesha me fjalėt e Durrenmarttit: "Mbi tė gjitha dysho tek atdheu sepse askush nuk ėshtė mė i prirur pėr t'u bėrė vrasės se atdheu".

korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics
» Shtypi

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi