ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KLD show

Shko poshtė

22042008

Mesazh 

KLD show Empty KLD show




KLD show
Leonard Bakillari
“Kryegjyqtarėt” flasin pėr seksin, korrupsionin, librat. Mbledhja maratonė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr tė zgjedhur krerėt e rinj tė 9 gjykatave nė rrethe, pati momente shumė “emocionuese”.

TIRANĖ - Mund tė zgjidhen kryegjyqtarė, por mund tė flasin edhe pėr seksin, korrupsionin, paaftėsinė e librat... Gati-gati njė “show” i vėrtetė, qė tė pranishmit nuk do ta harrojnė mbase pėr shumė kohė, ishte mbledhja e parė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr emėrimin e 9 krerėve tė rinj tė gjykatave. Shumė “petė lakrori” qė u hapėn publikisht, sollėn “emocione” jo vetėm mes 29 kandidatėve pėr krerė gjykatash nėpėr rrethe, tė cilėt dje bėnė publike platformat e tyre, por dhe mes dhjetėra tė pranishmėve tė tjerė qė ishin nė njėrėn prej sallave tė hotel “Tirana International”.

Anėtarėt e Gjykatės sė Krujės padyshim qė nė mbledhjen e djeshme dolėn “kampionėt” e letrave anonim, ndėrkohė qė gustoja letrare e kandidatėve pėr kryetar tė Gjykatės sė Apelit nė Korēė duket se nuk ka lėnė shije tė mirė te krerėt e KLD-sė.

Xhungėl “kryegjyqtarėsh”

Nga njė frymė “ndryshe” dhe disi larg zyrtares sė zakonshme ėshtė karakterizuar thuajse gjithė mbledhja e djeshme e KLD-sė, ku 29 kandidatė pėr kryetarė gjykate nga 9 gjykata tė ndryshme kanė shpalosur platformat e tyre nė fushatėn pėr vendet vakante pas pėrfundimit tė mandatit katėrvjeēar tė krerėve tė 22 gjykatave. Por mė shumė se idetė e reja nė drejtimin e gjykatave qė kandidatėt pėr disa orė shpalosėn, ministri i Drejtėsisė dhe zėvendėskryetari i KLD-sė janė pėrqendruar kryesisht mbi transparencėn personale tė kandidatėve. Por nė kėtė pikė, me ose pa dashje kanė dalė nė shesh tė lara e tė palara, qė vetė kandidatėt kishin bėrė pėr njėri-tjetrin. Shembulli mė tipik, sipas zėvendėskryetarit tė KLD-sė, ishte Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Krujė, ku kandidojnė katėr gjyqtare tė kėsaj gjykate. Sipas Spahiut, nga kjo gjykatė qė nga momenti i shpalljes sė vendit tė kryetarit vakant, nė KLD kanė mbėrritur me dhjetėra letra anonime, ku nėnshkrimet nė fund tė letrave mbanin firmėn e kandidatėve pėr kryetarė gjykate. Duke anashkaluar leximin e plotė tė letrave, Spahiu u pėrqendrua mbi dy letra, qė flisnin njėra pėr korrupsion dhe tjetra pėr sjellje imorale nė orarin e punės. Nė bėrjen publike tė kėtyre dy letrave nuk munguan as situatat e sikletshme, madje as lotėt, kur zėvendėskryetari i kėrkoi gjyqtares sė Krujės, Enkelejda Hoxhės, tė verifikonte firmėn e saj mbi njė letėr qė i adresohej KLD-sė dhe akuzohej pėr korrupsion nga kryetarja aktuale Ardiana Bera. Por mė e rėndė ishte situata, kur nė letrėn e dytė anonime, akuzohej pėr imoralitet nė ambientet e punės gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Kjo letėr sipas Spahiut, i ėshtė dėrguar Presidentit tė Republikės, njėherėsh dhe kryetari i KLD-sė, me nėnshkrimin e kryetares Ardiana Bera, e cila nga ana e saj e mohoi kategorikisht njė gjė tė tillė dhe kėrkoi vėnien para pėrgjegjėsisė tė personave qė kanė bėrė njė gjė tė tillė.

E tė tjera, e tė tjera...

Me gjithė situatat e pakėndshme qė karakterizuan njė pjesė tė mbledhjes, ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, gjeti kohėn t’u bėjė njė “test inteligjence” kandidatėve pėr kryetarė tė Gjykatės sė Apelit Korēė. Njė ndėr pyetjet qė mbizotėroi pas prezantimit tė platformave ishte: Cili ėshtė libri artistik i fundit qė keni lexuar? Pėr ēudi, pėrgjigjet ishin “40 atentatet e Hitlerit” dhe “Kodi i Da Vinēit”, edhe pse ky libėr ka dalė nė qarkullim tė paktėn tre vjet mė parė. Por edhe pse u kthye nė humor, gjatė mbledhjes sė djeshme doli njė e vėrtetė e hidhur pėr gjyqtarėt e Kavajės. Njė pyetje e sugjeruar nga salla pėr zėvendėskryetarin e KLD-sė, tregoi se Gjyqtarėt e Kavajės, duke tejkaluar ēdo lloj kompetence, kanė realizuar seanca gjyqėsore nė burgun e Rrogozhinės. Njė gjė e tillė u pranua nė njė farė mėnyre nga kandidatėt pėr kryetarė tė Gjykatės sė Kavajės, tė cilėt thanė se kjo gjė ėshtė bėrė nė raste tė rralla.

“Fotokopje”

Asgjė pėr t’u shėnuar nė platformat e kandidatėve, tė cilėt duke “kopjuar” njėri-tjetrin, thanė se menaxhimi i buxhetit dhe hedhja e shortit janė dy pikat qė do pėrmirėsojnė nėse iu jepet rasti tė jenė nė krye tė gjykatave. Nė pėrfundim tė votimit, pasditen e djeshme Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendosi tė pėrzgjedhė krerėt e gjykatave.

Nė pėrfundim tė analizės sė platformave, KLD-ja vendosi tė shpallė fitues Petrit Cenon pėr kryetar tė Gjykatės sė Apelit Durrės, i cili triumfoi mbi kandidatin tjetėr, Bashkim Dedja. Nė krye tė Gjykatės sė Apelit Gjirokastėr, KLD vendosi tė zgjedhė Maria Qiriazin, e cila nė muajin dhjetor ishte kandidate pėr anėtare nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Nė krye tė Gjykatės sė Apelit Korēė, KLD pėrzgjodhi kandidaturėn e Entela Priftit, ndėrsa nė Shkodėr kryetar u zgjodh Fatmir Hoxha. Nė bazė tė tė njėjtave kritere, KLD pėrzgjodhi edhe krerėt e Gjykatave tė Rretheve Gjyqėsor Berat, qė do tė jetė Bernina Kondi, atė tė Elbasanit, qė do tė drejtohet nga Arben Vrioni, Gjykatės sė Gjirokastėr qė do tė ketė nė krye Desart Avdulaj, nė Kavajė u caktua Astrit Haxhialushi dhe nė Krujė kryegjyqtare do tė jetė Rexhina Merlika.

korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

KLD show :: Komentet

emigranti

Mesazh Wed Apr 23, 2008 9:37 pm nga emigranti

Ku ti gjejne kryetaret? Kryetaret do te dalin nga gjyqataret, pra nga masa e te korruptuarve. Vete faktet me siper nuk e ven aspak ne dyshim se ne ēgjendje te ulet profesionale e morale eshte katndisur drejtesia shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Wed Apr 23, 2008 9:39 pm nga dea

Kesaj i thone; "Bir Selman i nenes, ēte te qaj me pare".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Apr 24, 2008 7:22 pm nga emigranti

Dini gjo, ai Jangulli i famshem i Bulqizes a ishte kandidat, apo nuk i ka shkrujt dervishi kte rradhe. Ai po, kala e forte. U desh me shkri nji gjykate me heq Jangullin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:12 pm nga laluci

Se kuptoj se ēhyn ktu leximi i rromaneve. Normalisht nje gjygjtari apo avokati nuk i del koha as per buke jo me per rromane. Aq me teper ne plan te pare duhet te jete formimi profesional qe do te thote studim i vazhdueshem i literatures profesionale.
Kjo vlen aq me teper per gjyqtaret tane qe dihet qe jane te nje niveli mjaft te dobet. Keshtu qe te pyesesh per njohuri ne fushen e literatures artistike gjyqtaret shqiptar, eshte diēka e tepruar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:16 pm nga dea

Ky artikull shpjegon se ne Shqiperi procedura e zgjedhjes e nje kryetri gjykate qe normalisht duhet te jete nje proēedure serioze, kthehet ne nje show banal qe nuk te ben te qeshesh por te vjellesh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:18 pm nga flutura

Jo, se per te qeshur kemi ministrin e drejtesise qe na ben te gajasemi sa here qe u kercenohet gjyqtareve neper konferenca si kaposhi maje pullazit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:35 pm nga trimi

Jo mor se kjo nuk osht gjo. Un thash se mos i kan pyt se cili osht rromani i fundit qe keni shkrujt. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:39 pm nga flutura

Libra mbase nuk kane lexuar dhe aq, po letra anonime, oj ēte shkruar qe kane bere. Aq shume, sa Alibeajt mezi i paska dale koha te mbaroj punen per te cilen ishin mbledhur.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Apr 24, 2008 8:42 pm nga Iliriada Portal

Ksaj i thone; "Prite zot rrezikun".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi