ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuzhe: Tani ėshtė serioze, quajeni Shqipėria ime

Shko poshtė

06032010

Mesazh 

Kuzhe: Tani ėshtė serioze, quajeni Shqipėria ime Empty Kuzhe: Tani ėshtė serioze, quajeni Shqipėria ime




Kuzhe: Tani ėshtė serioze, quajeni Shqipėria ime Kuxhe%20aEkipi ynė kombėtar e kaloi me sukses testin miqėsor me Irlandėn e Veriut. Kjo ishte sfida e parė e vitit 2010 pėr kuqezinjtė e trajnerit Josip Kuzhe. Pėr kėtė ndeshje u pėrdor eksperienca e krijuar nga grupi nė ndeshjet e shkuara, ku duhet tė ishin tė kujdesshėm nė fazėn mbrojtėse dhe kėrkues nė realizimin e fitores. Trajneri Kuzhe ka mbetur i kėnaqur nga testi i djeshėm, megjithėse terreni i stadiumit “Qemal Stafa” ishte pengesa kryesore pėr futbollistėt e tė dy ekipeve. “Pas eksperiencave tė fundit ne e kishim tė qartė se si duhej vepruar ndaj skuadrės sė Irlandės sė Veriut. Detyra kryesore ishte qė si fillim tė ishim tė kujdesshėm nė fazėn mbrojtėse dhe mė pas tė nisnim sulmin e kundėrshtarit, ku pa dyshim duhej tė merrnim rezultat pozitiv. Pas 15 minutave tė para ekipi fitoi besim nė vetvete dhe mė pas nisėm tė luajmė shumė mirė dhe me kombinime, duke qenė mirė edhe nė aspektin fizik. Rėnia nė pjesėn e dytė ka lidhje edhe me kushtet e terrenit, gjithsesi e mbajtėm drejtimin e ekipit dhe gjatė gjithė kohės ishim tė organizuar. Them se nė mbrojtje ishim mirė dhe nė fund e merituam fitoren. Skuadra luajti me kombinime tė shumta ndaj Irlandės sė Veriut, pasi kjo gjė ishte e kushtėzuar nga gjendja e terrenit, e cila nuk tė lė tė luash lirshėm. Gjithsesi, loja me shumė stacione qė bėmė ishte rezultative. Dallku luajti nė qendėr tė mbrojtjes, por dua tė them se me rikthimin e Canės ky pozicion do tė jetė i tij. Jam i kėnaqur me Lilėn, si dhe me atė qė dhanė mbrojtėsit, pasi kėto janė mundėsi ekstra qė na jepen pėr t’i shfrytėzuar nė tė ardhmen. Altin Lala ėshtė njė figurė e fortė nė ekip, si lojtar ėshtė i shkėlqyeshėm dhe mban kontrollin e lojės. Lala ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ekipin, pasi ai ėshtė njė lider i vėrtetė, tė cilėn e tregoi edhe ndaj Irlandės,”- u shpreh trajneri Josip Kuzhe. Trajneri Josip Kuzhe erdhi nė krye tė bankinės tė kombėtares sonė nė majin e vitit tė kaluar dhe iu desh tė pėrfundonte rrugėn e nisur nga holandezi Ari Han. Por kroati e pranon, se duke filluar nga ndeshja me Irlandėn e Veriut, gjėrat janė mė serioze pėr atė, kėshtu qė tani ka ardhur koha tė thuhet se kjo ėshtė Shqipėria e Josip Kuzhes. “Kur mora drejtimin e Shqipėrisė kisha tė bėja me ndeshje zyrtare, qė ishin tė vlefshme pėr eliminatoret e Kupės sė Botės, prandaj duke filluar nga ky takim me Irlandėn e Veriut fillon Shqipėria e vėrtetė e Josip Kuzhes. Sigurisht, tani ėshtė serioze, madje mund tė them shumė serioze. Kjo ėshtė ndeshja e parė dhe ne duhet tė vazhdojmė tė luajmė lojėn tonė dhe tė mbajmė atmosferėn festive,”-pėrfundon rrėfimi i trajnerit Josip Kuzhe nė konferencėn pėr shtyp.(Sporti Shqiptar)
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi