ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri!

Shko poshtė

24042008

Mesazh 

Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri! Empty Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri!




Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri!
Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri! 1209043700 ZHAKU
Dikur, tė vetmit meshkuj qė tė ndalonin nė rrugė qenė gangsterėt. Tė cilėt, pasi tė kapnin pėr krahu, tė jepnin njė goxha tė shkundur e tė urdhėronin me zė tė fortė, buzė tė shtrembėruar, sy tė picėrruar, me fytyrė pak anash: Ndal mi k'tu ti, se ta futa thikėn! E ti, me turpin se mos po tė sheh dikush, e ankthin se mos ai e kishte me gjithė mend atė punėn e tė ngulurės, me zėrin qė dridhej prej frikės se mos ai njė ditė tė merrte pėr grua me zor i thoje: Ti pėr ēfarė mė do mua?... Vetėm pėr tė mė vrarė apo…?...Dhe pas kėsaj fraze, gangsteri shndėrrohej nė poet e ia niste vjershave pėr dashurinė. Pasi mbėshteste dorėn plot kallo, nga shtrėngimet e "thikave" qė u ngulte vajzave tė shushatura nga vuajtja e robėrisė, mbi ndonjė rrėzė muri pallati popkomunist, ku mbi tullat e kuqe lexoheshin ende qartė LIGJET e PARTISĖ, tė propozonte.
Ndėrsa tani, pas rreth 14 vjetėve, tė vetmit meshkuj qė tė ndalojnė nė rrugė janė policėt, tė cilėt edhe pse tė shohin me rrip sigurimi, me drita ndezur ditė e natė, duke ecur brenda tė gjithė rregullave tė qarkullimit, (edhe pse rregullat, pėr disa njerėz, janė bėrė pėr t'u shkelur), tė urdhėrojnė tė ndalosh papritur, duke tė nxjerrė tabelėn e Xhepit, (atij plakut qė rri gjithmonė tek ura Farkės me tabelėn e stopit nė dorė).
E ti, me stresin se nja 20 min nga koha jote do t'i shpiesh pėr polic, me hallin se mos vonohesh pėr nė takim apo punė, me terezinė e prishur prej njė ndalese sė cilės nuk i gjen asnjė arsye, edhe pse nis e i kėrkon llogari vetes pėr ndonjė "shkelje", tė cilėn nuk mban mend ta kesh bėrė, ndez dritėn e kabinės sė makinės dhe ul xhamin. Ndėrkohė, sheh prej pasqyrės se polici nuk ka hedhur ende as hapin e parė drejt teje. Ai, pasi ka shpenzuar nja dhjetė minuta pėr tė ardhur deri te makina, tė thotė: Patentėn, lejen e qarkullimit!
Ti, me rripin qė po tė mbyt nga halli i tė humburit kohė, pa asnjė shkak e pyet: mund ta di pėrse mė ndaluat zotėri?
Ai, duke hedhur cepa bishtash sysh nga kolegu i tij, qė ndėrkohė ka ndaluar ndonjė tjetėr RRIP si ti, pas teje, me pėrtaci pėrgjigjet: E di unė pse. Dokumentet tė lutem.
Ti, qė befas, edhe pse nuk do guxoje tė vrisje as edhe sikur njė milingonė nė jetėn tėnde, ndihesh njė langaraq qė bėn tel gjithė natėn dhe pėr t'u maskuar si qytetar normal vesh rrobat qė ke vjedhur, duke besuar ende nė tė drejtėn tėnde prej NJERIU (qė ke zgjedhur tė jetosh Brenda tė gjitha rregullave tė pėrcaktuara nga qeveria, vetėm qė tė mos humbasėsh asnjė grimė kohė e tė tė shkojė jeta fjollė), kėrkon edhe njė herė shpjegim teksa me njėrėn dorė kėrkon Lejen e drejtimit dhe atė tė qarkullimit: A mund ta di shkakun zotėri? Bėra ndonjė gabim?!
Ai, me dokumentet e tua nė dorė, pasi hedh njėherė sytė vėrdallė nėpėr makinė, thotė pa pikė turpi: pse e ke makinėn me xhama bojėkafe? Merr gjobė nga 50.000 (tė vjetra) deri nė bllokim patente!
Absurdeeeee! Ti heqėsh makinės xhamat origjinalė, ėshtė njėlloj si t'i heqėsh syzet njė miopi.
S'po e zgjas mė me policin se dihet si pėrfundojnė historitė me to!
Dikur, tė vetmet mjete qė qarkullonin nėpėr qytet qenė biēikletat, ndonjė autobus ose taksi tek-tuk, dy tre motoēikleta dhe kėmbėsorė pa fund. Atėherė jo vetėm parkimet, por edhe rrugėt qenė ekskluzivisht tė kėtyre "mjeteve". Ndėrsa sot, rrugėt janė robėruar nga: kaosi i qarkullimit, gropat e aty-kėtushme, pusetat, qė tė mbetura pa kapak ngjajnė si gropėzat e ferrit nė pritje tė gllabėrimit tė fatziut qė bie nė kurthin e tyre papritur, blloqe betonash qė nuk merret vesh nėse bllokojnė hyrjen apo daljen aq absurde ėshtė prania e tyre nė disa prej rrugėve tė sapo rindėrtuara tė kryeqytetit, tė cilat prej pllakave tė kuqe e dritave nėn trotuar i kanė dhėnė ish-Bllokut pamjen e njė rruge tė kuqe, qė spiunon nėn fustane femrash mbrėmjeve tė nxehta.
Parkimet janė ose prona tė pakundėrshtueshme tė tė parit qė i teket tė tė marrė lekė nė kėmbim tė njė vendpushimi automjeti. Ose tė urbanėve, zona tė cilat janė shndėrruar nė mbretėri lulesh "mos mė shkelni vizat e verdha". Ose, mbi hapėsira parkimi gjithashtu, mbillen kazanė nėpėr plehra.
Njė tjetėr aksioner i zaptimit tė parkimit ėshtė edhe biznesi i vockėl. Dikur, shqiptarėt prenotonin vend nė radhė qumėshti duke braktisur njė bidon, ndėrsa tani shqiptarėt me pushtetin e ndonjė karrigeje apo vazoje lulesh, apo kova e materiale ordinere prej kauēuku, ndėrtojnė perandori nė hapėsirat e parkimit publik.
S'PO MERREM MĖ ME KĖTĖ PUNĖ, SE TĖ GJITHĖ E DIMĖ MIRĖ SI JANĖ GJĖRAT KĖTU!
Dikur, varrezat qenė pronė e tė ndjerėve, tė cilėt fisnikėronin tė vetmin truall vėrtet tė shenjtė pėr njė komb, me modestinė e gurėve tė thjeshtė e tė rėndė nė vend tė tyre. Ndėrsa sot, varrezat janė jo vetėm pronė e manisė sė shqiptarėve pėr tė themeluar institucione mermeri e graniti nėn mbiemrin e familjes, por edhe tė ēdo lloj injoranti katunar qė shet lule ciklaminė, rozė, tė kuqe, portokalli e ēdo ngjyrė tjetėr "tė gėzueshme", apo siē i thonė ndryshe "tė qeshur", qė ekziston nė planet, aty pari. Ose janė pronė e fėmijėve 5-vjeēarė qė iu turren pėrcjellėsve tė tė ndjerėve pėr nė banesėn e fundit, me shishe uji nė duar, duke ia shkatėrruar tė gjithė dramėn e humbjes sė tė dashurit/ės me fjalitė e shqiptuara keq e mos mė keq: do i lash durėt? 200 lekė.
Duke t'u ngjitur keqaz e duke tė kėrcėnuar vėngėr me shikim nėse tenton t'i largosh nga halli yt!
Ē'ėshtė e vėrteta, javėn e kaluar kisha nisur njė klasifikim tė institucioneve shqiptare, tė cilin do ta vazhdoja kėtė herė. Mirėpo, kuptova se PARODIA ėshtė e pamjaftueshme pėr tė pėrshkruar gjendjen e mjerueshme tė vendit tim. Mė falni qė sa vjen e mė troē po i shpreh opinionet e mia, por kam njė problem. Jetoj nė Shqipėri!
Unė kritikohem nė: kuzhakuzha@gmail.com dhe lexohem nė: http://inidagjatazhaku.wordpress.com
Dhe mos harroni tė pasuroheni me dramėza!
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kam njė problem! Jetoj nė Shqipėri! :: Komentet

emigranti

Mesazh Thu Apr 24, 2008 7:17 pm nga emigranti

Eh mi goce, nuk eshte vetem problemi yt, eshte i 3 milionve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Apr 25, 2008 9:56 am nga ILIRI

Kurse une kam nje tjeter problem; DUA TE KTHEHEM NE SHQIPERI E TE JAP KONTRIBUTIN TIM, PO KU TE KTHEHEM? TE LE NARDI NDOKA. Laughing Laughing Mad Mad Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi