ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafaj: Kompromosi politik, Rama larg Berishes

Shko poshtė

11032010

Mesazh 

Mustafaj: Kompromosi politik, Rama larg Berishes Empty Mustafaj: Kompromosi politik, Rama larg Berishes




Nga Edison Kurani
INTERVISTA/ Politikani dhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, flet me "Koha Jone", mbi angazhimet e tij aktuale. Ndalet ne pjesemarrjen aktive te Forumi Anna Lindh, por flet dhe per zhvillimet me te fundit politike ne vend. Kritikon kryeministrin dhe kreun e opozites si dy njerez qe sipas tij, nuk dine te bejne politike Zoti Mustafaj, ne jemi ne Forumin "Anna Lindh". Fillimisht pershkruani shkurtimisht per lexuesit se cfare eshte ky Forum qe po zhvillohet ne Barcelone, i cili, per here te pare ka marre permasa kaq te medha pasi marrin pjese perfaqesues nga 43 shtete. Mund te na thoni dicka mbi kete forum? Dua te ndaj dy gjera. Kemi fondacionin "Anna Lindh", i cili eshte eshte Formacioni Euro-mesdhetar per Dialogun Nderkulturor. Nuk eshte nje OJQ, eshte nje organizate nderqeveritare e krijuar nga Komisioni Evropian, qe financohet nga Komisioni Evropian dhe nga vendet anetare. E mban emrin "Anna Lindh", qe ishte ish-Ministrja e Jashtme e Finlandes dhe eshte vrare ne nje atentat te shemtuar nga nje serb. Anna Lindh ka qene nje ithtare e madhe e bashkepunimit euro-mesdhetar. Fondacioni "Anna Lindh" vepron prej dy vjetesh, une jam anetar i bordit i ketij fondacioni. Jane 43 vende anetare, 27 vende anetare te BE, kurse vendet e tjera jane Shqiperia, Kroacia dhe disa te tjera qe nuk jane vende anetare te BE, por qe jane anetare te fondacionit "Anna Lindh", pra te Unionit Euro-Mesdhetar. Fondacioni, ne 2-vjetorin e tij organizoi kete forum, qe eshte nje forum i shoqerise civile, ne bashkepunim me qeverine spanjolle dhe qe eshte absolutisht forumi i madh i shoqerise civile i organizuar ndonjehere ne Evrope, pasi jane mbi 900 organizata qe marrin pjese. Eshte fantastike kur njerez te shoqerise civile mblidhen, flasin, vendosin, ndertojne projekte, endrra mund te thuhet, per bashkepunimin euro-mesdhetar. Mendoni se ka ndikuar fakti qe Spanja ka Presidencen e radhes te BE ne nje pjesemarrje kaq te gjere, ne nje organizim kaq te madh? Ka ndikuar ne ceshtjen e rendesishme financiare, pasi Spanja duke pasur presidencen e radhes te BE, ka vendosur nje buxhet me te rendesishem per te perballuar me sukses. Te ftosh mbi 900 veta, pervec nje pune te jashtezakonshme organizative eshte edhe nje buxhet i rendesishem. Ne kete kuptim, Spanja ka treguar se ka nje fuqi organizative, ka nje vullnet per te punuar ne drejtim te bashkepunimit euro-mesdhetar. Une mendoj se Spanja duhet pare si nje drite interesante, te pakten per ne ne Shqiperi sepse ne jemi nje vend mesdhetar, jemi nje vend i ardhur vone dhe qe do te vijme vone, nga te fundit ne Bashkimin Evropian. Pra, detyrimisht per ne, eshte me interes edhe pikepamja diplomatike, edhe nga pikepamja ekonomike, te shohim me shume drejt Mesdheut ndaj une mendoj se eshte nje rast i mire per Shqiperine. Ne kuadrin e forumit "Anna Lindh" ketu po zhvillohet edhe nje panair i gjere ku marrin pjese shume organizata joqeveritare, mes tyre disa shqiptare. A mund te na thoni dicka perreth ketij panairi dhe pjesemarrjen e Shqiperise ne te? Shqiperia eshte anetare e fondacionit "Anna Lindh". Nje kemi rrjet OJQ-sh qe bashkepunojne me fondacionin "Anna Lindh". Organizata qe drejtoj une, qe quhet "Forumi Shqiptar per Aleancen e Qyteterimeve" eshte kryesja e rrjetit shqiptar. Jemi 18-19 organizata, nga keto 5 perfaqesues jane ketu, cka eshte shume e rendesishme ne raport ne numrin e vendit tone. Italia numeron mbi 300 organizata partnere te Fondacionit "Anna Lindh" dhe jane pak me shume se ne. Pra, ne kete kuptim, Shqiperia eshte e perfaqesuar shume mire dhe deshmon prezencen e saj shume te mire. Ju drejtuat dhe nje sesion te posacem, ku ishit President i tij. Mund te ndalemi mbi tematiken qe u zhvillua tek ky seksion? Ky eshte nje sesion i rendesishem qe perfaqeson rolin e shoqerise civile ne dialogun nderfetar dhe kishte shume rendesi per arsimin, dhe mesimi i fese ne shoqerine pluraliste. Pra, ne kete kuptim une mendoj se Shqiperia ka nje eksperience fantastike, eksperience qe nga trashegimia, por qe une jam i bindur se trashegimia nuk eshte kurre e mjaftueshme. Mendoj se duhet te punojme per ta ushqyer, pasi ne kontekstin global ketu ka informacione qe te vijne nga te gjitha anet. Mendoj se shtresa shqiptare eshte nje nga asetet me te rendesishme per sa i perket bashkejeteses fetare dhe harmonise nderinstitucionale qe kemi ne. Eshte nje aset shume i rendesishem qe ne mund ta eksportojme. Por, kjo nuk do te thote qe ne nuk duhet te punojme per ta ushqyer. Pra, une si president i asaj seance, isha i armatosur mire me trashegimine shqiptare, por nuk isha i armatosur mire me cfare behet sot, sepse ne ende nuk kemi nje kuader ligjor per ta ushqyer kete gje, ende shteti ben shume pak, ose pamjaftueshem le te themi, per t'i sherbyer laicitetit, mesimit te fese ne shkolle etj., per te mos hyre ne detaje te tjera. Por, nga ana tjeter, gjithsesi isha superior si shqiptar ndaj te tjereve qe kane problematika shume me te medha. Ne kete kuptim, une u perpoqa gjate drejtimit te sesionit qe te servir eksperiencen shqiptare, te ndertoj problematiken globale dhe te arrij ne konkluzionet qe i sherbejne te gjitheve. Ky eshte interesi i nje forumi te tille, te arrije ne konkluzionet qe t'i sherbeje te gjitheve. Dhe fakti qe Shqiperia ka nje prezence te rendesishme, thelbesore, te konfirmuar, me ben te ndihem mire duke menduar se edhe ketu mund te sherbej si formatin e nje roli te Shqiperise ne unionin euro-mesdhetar. Te mbetemi ne aspektin fetar, ta lidhim pak me Shqiperine. Tek vendimi i qeverise per regjistrimin e popullsise, ka ngjallur replika nga OJQ dhe subjektet fetare, pika qe lidhet me deklarimin e etnicitetit dhe fese. Si e vleresoni ju, a duhet realizuar kjo nisme? Ky eshte nje vendim i Qeverise per te bere regjistrimin e ri ku merret parasysh regjistrimi sipas perkatesise fetare dhe etnise. Mendoj se qeveria ka bere nje hap mbrapa, por gjithsesi ka respektuar disa konventa nderkombetare dhe kushtetuese, qe deklarimi i perkatesise fetare nuk eshte i detyrueshem. Pra, nuk mund t'i detyrosh shqiptaret ne shoqerine moderne, sidomos ne shoqerine laike si Shqiperia, te deklaroje perkatesine fetare. Une nuk kam arritur ta kuptoj akoma arsyen e thelle pse eshte marre kjo iniciative e tille. Shpresoj qe Qeveria ka bere mire prognozen e rezultateve qe mund te sjelle nje regjistrim i tille. Kam besim te shoqeria shqiptare, qe nuk eshte provokative ne deklarimin e tij zyrtar. Duhen pare rezultatet, gjithsesi pyetesori nuk eshte i perfunduar dhe une shpresoj qe Qeveria ne formulimin e pyetjeve do te marre parasysh nevojen qe ka Shqiperia per stabilitet dhe jo per destabilitet. Shume njerez besojne se me ne fund do te merret vesh se si eshte e ndare perkatesia fetare ne Shqiperi. Por vete fakti se deklarimi do te jete fakultativ, si mendoni, sa i besueshem do te jete rezultati? Nese respektojme standardet nderkombetare, konkretisht karten e Kopenhagenit, atehere kjo duhet te jete fakultative. Po ashtu, edhe ne Kushtetuten e Shqiperise nuk eshte e detyruar deklarimi i perkatesise fetare dhe perkatesise etnike. Ne asnje rrethane, nese Berisha respekton standardet nderkombetare dhe ato kushtetuese, rezultati nuk do te jete i besueshem. Kjo pasi shume njerez nuk do te mund ta deklarojne fene per arsye qe ata i dine, por duke mos qene i detyrueshem atehere mund te mos arrihet nje rezultat i pergjithshem mbi nje deklarim te pjesshem. Ne fillim te intervistes ju u shprehet per hyrjen e Shqiperise ne BE, qe thate se do te jete nder vendet e fundit te procesit. Kur mendoni ju se do te vije gjithsesi kjo hyrje? Po kaloj nje jete te gjate ne diplomaci, por akoma nuk eshte vendosur kalendari. Ne fakt eshte thene se ka nje date, qeveria greke ne bashkepunim me ate amerikane, kane folur per qershorin e vitit 2014, ne kuader te pervjetorit te Luftes se Pare Boterore. E besoni ju kete? Nuk e di kete kalendar, kam degjuar keshtu ne ajer. Me duhet te kujtoj qe SHBA nuk eshte anetare e BE, ndaj mund te them se vendimi i saj nuk eshte shume i rendesishem. Kurse qeveria greke eshte anetari me problematik ne BE, pra perseri vendimi i saj eshte shume i diskutueshem. Te ndalemi ne aktualitetin ne Shqiperi. Si e shihni aktualisht kete krize politike, ndersa PD thote se nuk ka krize, nga ana tjeter PS kembengul se ka nje bllokim per shkak te moszgjidhjes se problemit qe sipas saj vjen nga hapja e kutive. Si i shihni ju keto zhvillime? Une jam ithtar i demokracise. Une besoj tek demokracia. Ne demokraci gjerat ndertohen permes politikes. Se pari, PD ben sikur nuk po ndodh asgje dhe nuk prodhon politike sa duhet. Ndersa PS, qe i jep nje rendesi te paqene aksionit te vet, dhe ajo me te vertete nuk prodhon politike. Pra, ne gjendemi ne nje situate ku nuk prodhohet politike, ose prodhohet pak politike, ose prodhohet politike e keqe. Ne demokraci gjerat jashte politike nuk mund te zgjidhen, ose nuk eshte me demokraci. Shqetesimi im i pare dhe kryesor, eshte fakti se duke mos prodhuar politike, cenohet thelbi i demokracise. Ky eshte nje ngerc, te cilin nuk mund ta zgjidhe vetem njera pale, pavaresisht se nuk shohim vullnet te mjaftueshem as nga mazhoranca, e cila eshte gjithsesi ne pozita me komode per te prodhuar politike. Mendoni se hapja e kutive do te ishte zgjidhje per t'i dhene fund ketij debati politik? Po te hyhet ne politike, atehere politika gjithmone ka zgjidhje. Nje nga filozofet me te medhenj te shekullit te XX, Hajdeger, thote se arritja me e madhe eshte kompromisi. Une shoh qe Edi Rama nuk eshte i gatshem per kompromis, Berisha, pak i gatshem, por gjithsesi ka nje eksperience pozitive per kompromis. Por, gjithsesi, sic thoshin dikur, per te bere nje martese duhet te jene dakord dy vete. Ne ndodhemi ne nje situate ngerci, e cila nuk i sherben Shqiperise. Si do te ishte zgjidhja sipas jush? Te fillohet loja e politikes. Disa zyrtare te Parlamentit Evropian dhe BE, kane permendur rrezikun e pengimit te liberalizimit te vizave, per shkak te krizes politike. Mendoni se rreziku eshte evident? Ne asnje rrethane situata problematike e marredhenieve mazhorance-opozite nuk mundet teorikisht te kete influence mbi marreveshjen per vizat. Marreveshja per vizat eshte nje marreveshje jo e karakterit politik, eshte nje marreveshje e karakterit juridik, te sigurise, diplomatik. Shqiperia i prodhon te trija keto dimensione. Ka nje vullnet politik per bashkepunim te ngushte me Bashkimin Evropian dhe ka stabilitet politik te mjaftueshem per te prodhuar siguri ne vend. Pra, ne kete kuptim, mua me duket joserioze nga ana e atyre qe thone se nese nuk eshte Edi Rama ne Parlament nuk japim vizat. Vitet e fundit jeni larguar nga jeta aktive politike dhe shohim se po merreni aktivisht me perpjekjen per zhvillimet sociale. Mendoni se eshte me e frytshme se jeta politike e meparshme? Cdo njeri mendon se si ta beje jeten me mire. Une mendoj se e kam bere nje rruge te gjate ne politike, kam arritur te bej disa veprime te rendesishme per Shqiperine, aq sa e kam mundesine. Tani une jam kthyer tek librat e mi. Merrem edhe me shoqerine civile, aq sa mundem.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi