Ne qytetin e Vlores permes varrezave kalon rruga e makinave, duke u prishur atyre qe "rrine shtrire atje" gjumin e perjetshem. Ndjehem keq kur mendoj zhurrmen, pluhurin dhe balten!
Faqja 1 e 1
12032010
Ne qytetin e Vlores permes varrezave kalon rruga e makinave, duke u prishur atyre qe "rrine shtrire atje" gjumin e perjetshem. Ndjehem keq kur mendoj zhurrmen, pluhurin dhe balten!
Per ATA qe rrine shtrire atje
Ne qytetin tim, rruget jane ashtu sic duken, te trishta dhe te zymta, njerezit jane ashtu sic duken te lodhur dhe fjaleshume.
Ne periferi te qytetit, jane varrezat, ku prehen te vdekurit , te vdekurit e stolisur ne varre te medha a te vogla, ne varret e permbysura nga pluhuri i rruges qe kalon permes, ku makinat kalojne si te cmendura, cdo minute mbi kokat e tyre duke u prishur gjumin! Ate te perjetshmin!Qe duhej te ishte i qete!
Ne qytetin tim kurre nuk kishte ndodhur dicka e jashtezakonshme, deri ate nate, kur nje lum i frikshem te vdekurish zbriste nga "rruga e spitalit", kocka dhe recke e kurme akoma patretur.
Banoret nuk po kuptonin cfare ndodhte, dritare hapeshin dhe mbylleshin duke u perplasur.
Te vdekurit ne proteste!
Rrija brenda ne makine e ngrire, me e vdekur se te vdekurit.
Nje turme e stermadhe kufomash, skeletesh, te rinj, femije, pleq, shume pleq, po suleshin drejt makines.
Dikush me terhoqi per flokesh zvarre , duke me perplasur koken ne toke me nje force te eger skeletesh duke bertitur;
-Ketu, vendose koken ketu !
Kishin hipur vete ne makina, ata te vdekurit, te vdekurit nga aksidentet, viktimat dhe autoret
Makinat leviznin me nje shpejtesi te frikeshme siper kokes sime, ktheja syte e tmerruar perreth, pluhuri me hynte shtellunge ne goje, permes hundes, nje centimeter ngjitur me fytyren ,asfalti hynte brenda syve, behej sy, sy qe po cakerdisej, makina qe me shtypnin floket, shume makina njera pas tjetres, Nje i vdekur i cmendur kercente siper kokes sime, brenda kokes sime, zgjaste koken brenda trurit tim, dic terhiqte, fuste doren ne xhep dhe dic fuste brenda trurit tim , nje si lecke, dhe qeshte, qeshte lecka brenda trurit tim.
Me pyesnin
- A ndien frike, frike?
- Jo - thoja, -jo,jo,jo,- dhe tundja koken e cmeritur,- jo,jo,jo.,
- Tmerr,- me thonin,ankth?
- Jo - tundja koken ,syte , me syte e zmadhuar, te rrumbullakuar, veshtoja siper kokes se tyre , - jo , jo ,jo, jo tmerr, jo ankth
-Jo, jo jo,- me perqeshnin- jo.jo.Po ne qe rrime shtrire atje, te pafuqishem per levizur , gjithe diten makinat na shtypin koken, ne, te vdekur te cmendur, shpirt e trup paprehur, ne perjetesi torturuar nga ju vdekatare te pakallur!Te vdekur qe sfleme!
Po ne qe Rrime shtrire, atje, Rrime shtrire atje!
O zot!
-Ne bashki, - shkoni ne Bashki!-zeri turfullues i nje te dehuri, te dehurit me te dehur te qytetit i solli ne vete! Ne bashki ankohuni, te kryetari!
E te vdekurit pane njeri-tjetrin ne gropat ku me pare ishin syte, dhe te vdekurit qe kishin akoma sy pane te tjere ne gropat e syve, njeri tjetrin dhe ne te gjallet ne sy!
- Ne bashki, keshtu sic thone te gjallet!
Kryetari duhet te zgjidhe gjithshka!
Te vdekurit drej bashkise se qytetit!
Ku te gjallet qeverises rregullonin, gjithkarregulluesit rregullonin!
Rregullonin te gjallet!
Po tani u duhej te rregullonin te vdekurit!
Te rregullonin te vdekurit?
elpiza gaxhazi- Numri i postimeve : 3
Reputation : 0
Points : 26909
Registration date : 28/02/2010
Ne qytetin e Vlores permes varrezave kalon rruga e makinave, duke u prishur atyre qe "rrine shtrire atje" gjumin e perjetshem. Ndjehem keq kur mendoj zhurrmen, pluhurin dhe balten! :: Komentet
Re: Ne qytetin e Vlores permes varrezave kalon rruga e makinave, duke u prishur atyre qe "rrine shtrire atje" gjumin e perjetshem. Ndjehem keq kur mendoj zhurrmen, pluhurin dhe balten!
Komplimente Elpiza. Keni trajtuar nje teme shume interesante. Problemi qe shtroni nuk eshte me nje problem sporadik vetem per Vloren por eshte nje problem edhe per qytete te tjera. Ne qytetin ku un kam lindur, dheu ne varrezat e qytetit po rreshqet ēdo dite e me shume, dhe nuk eshte ēudi qe nje dite te kthehet ne realitet ajo qe ju pershkruani ne pjesen e pare te shkrimit tuaj. Uroj qe ky shkrim ti sensibilizoje sadopak shoqerine ne Vlore por edhe me gjere.
Similar topics
» "Ndotja, rruga e vetme protestat"
» Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e fluksit turistik
» Vajzat e varrezave
» Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e fluksit turistik
» Vajzat e varrezave
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi