ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studentja: Leka me tha ti je shpetimi im

Shko poshtė

20032010

Mesazh 

Studentja: Leka me tha ti je shpetimi im Empty Studentja: Leka me tha ti je shpetimi im




Redinalda Caushaj
Vajza qe u kthye ne heroine te dites, pas mbajtjes peng per 30 minuta nga Romeo Leka, ka treguar dje, gjate nje interviste televizive te gjithe ngjarjen. Lori Hatellari, 19-vjecarja nga Skrapari, eshte studente ne vitin e pare, dega Juridik. "Kam qene duke dale nga filiali i bankes BKT, kur nje person me kapi nga xhupi. Me vuri nje pistolete ne koke. Isha shume konfuze ne ato momente, sa nuk po i besoja syve, po ja qe ndodhi", ka nisur rrefimin vajza. Sipas saj, pengmarresi nuk ishte aspak i dhunshem, por shume i qete me te. "Ishte i armatosur qe ne fillim dhe ne doren tjeter, kishte thesin me leke. Ne momentin qe me kapi mua me shpine, leshoi leket dhe u larguam disa hapa. U ulem tek shkallet e vogla te "Euromax-it", perballe Qendres Tregtare Vesa dhe biseduam disa minuta qetesisht. Me vone erdhi policia", ka vazhduar me tej studentja. Me tej, ajo ka treguar se Romeo Leka, e ka pyetur per emrin, mbiemrin nga vinte, madje i kishte treguar edhe fotografine e te dashures se tij, qe mbante ne portofol, nje vajze rreth 25-vjec, sa mosha e vete Lekes. Hatellari ka treguar ne nje interviste per "Ora Nees" se me 25-vjecari ishte treguar me te shume i qete. "Me mua ishte shume i qete, ndersa me policine shume i acaruar, nderkohe qe bisedonte me mua, bisedonte edhe me policine. Qendruam rreth 20 minuta plot, me policine acarohej shume shpejt, leket i hidhte, i gjuante me shkelm, i gjuante policise me leke, bente disa gjeste shume te cuditshme. I numeruam leket, ishin nje milion. Ishte si i droguar, nuk kuptohej me pak fjale here qeshte e here acarohej. Me thoshte nuk do te vras, jam nga Lezha, kam qene ne Amerike, nuk do te vras, mos u bej merak, per zotin qe nuk do te vras, nuk do ta marr jeten une ty, kam bere shume krime ne Amerike, me thoshte shume-shume gjera. Me mua ka qene shume i qete, nderkohe qe i thoshte policise, qe do ta vras kete dhe ndonjerin prej jush, ndersa mua me thoshte ne vesh se nuk te bej gje une ty dhe kete ma ka permendur shume shpesh", ka vazhduar me tej ajo. Vajza ka shtuar se "kemi qendruar rreth 20 minuta, me kapi prej dore dhe me thoshte mos e lesho doren time dhe nderkohe qe me vinte pistoleten ne koke, rreth dy apo tre here, thoshte qe nuk te bej gje, po e bej per policine, te dukem ne sy te policise. Keto leket do t'i mbash ti, nuk do ti dorezosh ne polici", pohoi dje vajza e marr peng. Gjate deshmise se saj, ajo ka treguar se autori i ka kerkuar policise te pinte redbull, ndersa ne momentin qe i kane sjelle uje, ai ka refuzuar duke kerkuar redbull, duke detyruar edhe vajzen qe ta pinte. "Ishte shume i qete, sikur me njihte prej kohesh. Me kap prej dore me thoshte, nuk me kapte me dhune. Donte vetem te ikte policia dhe ky me pas te largohej. "Dua te iki thoshte. Ai dhe vete e kuptonte qe nuk kishte shpetim, nuk kishte nga t'ia mbante. Kur shikonte police te fshehur acarohej shume dhe perpiqej ta shprehte tek une ate acarimin qe kishte", ka treguar me tej Hatellari. Duke perseritur fjalet e pengamrresit, ajo ka pohuar se "me tha qe leket i vodha ne banke, nuk ma tha banken, e bej cdo gje per leke, ja i shikon keto cdo gje behet per keto, ishte shume i qarte". Vajza ka treguar se Leka e ka lejuar qe te flase ne telefon. "Me ka marre shoqja ime, e fakultetit nje here dhe une ja mbylla, pastaj me mori dhe per here te dyte. Ai me thoshte fol ne telefon qetesisht, nuk eshte problem. Fola ne telefon, nuk me tha asnje lloj gjeje. Ne lidhje me momentin qe ishte duke perjetuar, ajo ka shpjeguar se kishte menduar qe nuk do te zgjaste shume, pasi edhe ai vete ishte shume i ndergjegjshem qe nuk kishte nga t'ia mbante, pasi ishte i rrethuar nga te gjitha anet nga forcat e policise. "E kuptoi dhe para se te dorezohej, hodhi pistoleten dhe mua me tha ik. Rruges kerkonte nje makine, por makines nuk dinte qe t'a ngiste me marshe, dinte vetem me kamio automatike. Kerkoi, por nuk e gjeti. Nderkohe qe pame nje makine aty te parkuar, nuk kishte njerez brenda e pa qe ishte me marsh, e qelloi me tyten e pistoletes pjesen e parme te xhamit per ta thyer, perpiqej qe te shkaterronte gjerat. Edhe motoret qe gjente rruges i shtynte, i rrezonte. Gjate kohes qe udhetonin gjate presidences, me thoshte qe nuk te bej gje, ishte shume konfuz. Kur u dorezua ne polici ishte ne nje moment shume kritik, kishte tre police me uniforme te veshur, i kishin drejtuar armet nga ai. Pjesa tjeter ishte e rrethuar dhe ai nuk kishte rruge tjeter. E kuptoi qe ne castin e pare qe ishte i pashprese, por mendonte se duke me pasur mua peng do zgjaste. Me tha disa here qe "ti je shpetimtarja ime ketu, vetem duke te pasur ty mund te shpetoj nga kjo situate", pohoi ne deshmine e saj studentja, te njejten deshmi qe ka deklaruar edhe ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku u mor ne pyetje.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi