ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti Evropian: Vizat, para veres

Shko poshtė

23032010

Mesazh 

Parlamenti Evropian: Vizat, para veres Empty Parlamenti Evropian: Vizat, para veres




Rozeta Rapushi
Delegacioni i Parlamentit Evropian, kryesuar nga Eduard Kukan, shprehu dje mbeshtetjen e plote per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe per liberalizim te vizave para te pushimeve verore. Gjate takimit me Presidentin Bamir Topi, Kukan sugjeroi vijueshmerine dhe forcimin e dialogut politik ne vend. "Shprehim mbeshtetjen e plote dhe pa rezerva, ndaj aspirates mbarepopullore shqiptare per t'u integruar edhe zyrtarisht ne gjirin e familjes evropiane, si dhe do te bejme cmos, pas vleresimit dhe permbushjes se kritereve teknike, qe procesi i liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare te behet realitet para fillimit te pushimeve verore", tha Kukan gjate takimit me kreun e shtetit. Ai cmoi perparimin e Shqiperise, qe jo vetem arriti te behej anetar i NATO-s, por ecen i sigurt drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pjese e diskutimeve ne Presidence, ishte dhe debati politik ne vend per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Eurodeputetet vleresuan lart rolin moderator dhe pozitiv te Presidentit Topi, per realizimin e tryezes politike mes udheheqesve te mazhorances dhe opozites, qe prodhoi rifillimin e dialogut politik dhe hyrjen e opozites ne Parlament, duke apeluar qe ky dialog i nisur te vazhdoje e te forcohet sa me shume duke i dhene zgjidhje perfundimisht situates politike ne vend. Nga ana e tij, kreu i shtetit, informoi delegacionin e Parlamentit Evropian ne lidhje me ecurine e reformave ne vend. Ne kete kuader, ai vuri ne dukje angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur te shtetit shqiptar per te realizuar me sukses nje sere reformash te rendesishme, sidomos ne sistemin e drejtesise, qe do te plotesonin kuadrin e nevojshem te standardeve integruese, nje aspirate kjo madhore e qytetareve shqiptare, po aq sa dhe perparesia kryesore e politikes sone te jashtme. Ne kete drejtim, Presidenti Topi ritheksoi faktin se liberalizimi i vizave per Shqiperine me BE-ne do te ishte nje hap teper pozitiv qe do te afronte me teper dhe jo vetem shpirterisht, shqiptaret me familjen e madhe evropiane. Ne menyre te vecante, gjate bashkebisedimit me zotit Kukan, Presidenti i Republikes u ndal ne prezantimin e situates aktuale politike ne vend. Duke shprehur besimin se partite politike do te dine te tregojne vullnetin e tyre per kapercimin e kesaj situate, Presidenti Topi nenvizoi se zgjidhja institucionale e saj do te t'u sherbente interesave madhore te qytetareve shqiptare per nje te ardhme integruese ne BE, nje te ardhme me te sigurt dhe me prosperitet. Kreu i shtetit shqiptar dhe delegacioni i europarlamentareve, ndane te njejtin mendim per sa i perket realitetit te qendrueshem ne Ballkan dhe rendesise se bashkepunimit politik e ekonomik, mes te gjitha vendeve te rajonit, te orientuara qarte tashme drejt integrimit ne strukturat euroatlantike dhe evropiane. Vleresimi "Shprehim mbeshtetjen e plote dhe pa rezerva ndaj aspirates mbarepopullore shqiptare per t'u integruar edhe zyrtarisht ne gjirin e familjes evropiane, si dhe do te bejme cmos qe procesi i liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, te behet realitet para fillimit te pushimeve verore", tha kreu i Delegacionit te Parlamentit Evropian,

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi