ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je

Shko poshtė

24042008

Mesazh 

Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je Empty Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je




Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj jemi te detyruare te ndryshojme strategji",- u tha Ramiz Alija byroisteve ne vitin 1989.

[b]Byroistet u rrenqethen te gjithe nga keto fjale sepse ato depertuane si copa akulli ne trupat e tyre te djersitur.Mendjet e tyre te nxehta nuk mund ta "bluanin" dot kete gje qe u thuej.Me mire do ta ndjenin vehten para nje pushkatimi qe nuk zgjat shume se sa para ketyre fjaleve kaq te egra plot ankth qe i ngjanin skenes se nje pushkatimi qe zgjat pa fund...Te gjithe pa perjashtim ishin gati ta shqyenin kete njeri qe u fliste kaq pa turp se "...sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist...", fjalet e tjera se: "...ne jemi te detyruare te ndrojme strategji...", as qe munden te hyne fare ne trute e komunisteve me te devotshem te kombit shqiptar.
Ramiz Alija si nje dhelper dinake qe ishte dhe qe kishte kaluare furtuna edhe me te rrezikshme se kjo ne vitin 1974 kur u ndodh i vetem perballe "ortekut" Enver Hoxha,ne nje mal te zveshur pa asnje lloj mbrojtje dhe sulmet e tij i kaloi njerin pas tjetrit sikur te kishte qene mjeshter i "orteqeve' dhe jo viktime e tyre.Vete "orteku" Hoxha do te habitej me kete apollogji sugjestionuese dhe do ta linte rehat edhe per ca kohe sa te krijonte "orteqe" te tjera me te fuqishme...per te tjere armiq.
-Mos harroni dy gjera,- do tu drejtohej Ramiz Alija anetareve te Byrose Politike,-E para: Letren e Gorbacovit qe ma drejtonte mua para dy vjetesh dhe qe une jua kam lexuare juve...Ju e dini se sa kane ecur ruset keto kohe.E dyta:Mos harroni Causheskun dhe gruan e tij qe i vrane si qene rrugesh nga qe nuk hapen rruge...
Byroistet ishin vene ne siklet te madh.Neper mjegull u silleshin ne mendje fjalet e Gorbacovit se :"Ne doni te jetoni ndryshoheni pllaken!" Po ashtu edhe skena e vrasjes se udheheqesit bollshevik rumun Nikolae Caushesku.Heshtje.Mermerimat e etheve te ftohta sikur u shuane dhe te 11 kokat e kombit shqiptar prisnin me pa dyrim se c'mendonte udheheqesi i tyre per shpetimin e ketyre kokave.Aliaj e pa qe ata u tremben,filloi te flase me nje ton teper te sigurte per te ardhmen e tyre dhe te Shqiperise.
- Strategjija qe do te perpilojme eshte e thjeshte.Ne do te synojme te ngelemi ne pushtet te pakten edhe per 50 vjet te tjera.Taktikat qe do te ndjekim jane pak te komplikuara por kur vjen puna ne komunstet shqiptare nuk kemi lene kala pa marre.
Nese me lejoni,une do tua jap idene time teper te shkurter dhe shume te qarte per te gjithe.Nese bieme dakort,dhe,nuk ka asnje aresye qe te mos bieme dakort,une po jua jap qysh tani?
Mermerime dhe kruarje qe nuk u moren vesh nese ishin kundershtime apo miratime,megjitheate Aliaj vazhdoi i sigurte ne fjalen e tij:

- Strategjia qe synojme ka dy drejtime te rendesishme:
1- Ne respektimin e te drejtave te njeriut
2- Ne krijimin e pluralizmit politik.
Te drejtat e njeriut jane dicka brenda nesh dhe mund te abuzohet deri diku,pluralizmi do te behet se s'ben.Do te nxisim te krijohen parti sa me shume dhe sa te duane,te djathta,te majta dhe te qendres,por gjithesesi keto parti do te kontrollohen dhe drejtohen nga ne,programet e themelimit te tyre do ti formulojme ne.
Ne krye te tyre do te nxirren njerez qe te perkrahin strategjine tone,partia qe do te marre pushtetin,do ta shaje komunizmin ne themel e ne cati,ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit dhe te disidences antikomunsite.
Ata qe jane neper burgje,te denuarit dhe te persekutuarit politik do te thone per ne:"edhe keta e urrejne komunizmin". Ata do te na afrohen e do te na perkrahin.Ne na intereson karta morale e tyre do ti afrojme e do tu japim pune te parendesishme,po kurre nuk do ti leme te marrin Pushtetin sepse ata sapo te marin fuqine do te fillojne hakmarrjen dhe ne behemi hyzmeqaret e tyre.

Ne zbatimin e te drejtave te njeriut,duhet qe tu japim edhe kompesim ne para te burgosurve e ti kompletojme me komoditete banimi.
Te sekuestruareve dhe c'pronsuerve,do tu japim nga nje leter ne dore,qe tu njihet prona,por asnjehere nuk do tu japim pronen.Ne forma te ndryshne do tu ngarkojme njeri me tjetrin te kalojne ne Gjykate ku do te zbatohet rrotacioni,nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten dhe per difekte teknike,kthim per rigjykim ne shkallen e pare me parrullen "rifillojme se shpejti" Ju kujtohen difektet e TV Shqiptar ne hapat e para?E pra.Ata jane te moshuare dhe fuqi nuk kane te presin gjate.Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre,te cileve duke u dhene nga nje pashaporte per jashte,i nxjerrim neper bote.Ata qe do te na bejne presion dhe do te kembengulin,do tu kurdisim nga nje konflikt tokash dhe trojesh ku ata do te hane kokat..
A e dini se sa kuadro kemi neve per te udhehequr kete gje?Kemi sa per shtate Komitete Qendrore.Mos kini frike.Ne kemi studimin dhe platformen gati per zbatim.Do te kete shume intelektuale qe do te kundershtojne,atyre nuk do tu japim pune ne kete zbatim..Nje shqetesim do te mund te na krijojne intelektualet pleq.Atyre do tu krijome Shoqaten e Veterane te Luftes dhe te Punes,te cilet do te jen te ndare,ballistet e zogistet me njane dhe partizanet me njeane qe te zihen mes tyre dhe te mos kene kohe te na drejtohen neve.Do tu japim edhe nje pension minimal qe tu zeme fytin dhe do tu mbajme ison duke i lavderuare.
Kosova eshte ne prag te shpalljes se kushtetutes.Le te bejne si te duane,ne skemi pune fare me ta.Beni kujdes se po e fituane lirine ata do te jen te rrezikshem per neve.
Cdo gje eshte programuare kaq mire sa ska.Strategjine e dime,rruget per tja dale mbane i dime,sna ngelet gje tjeter vecse tja hyme punes sa me pare.Nen nje propogande anti komuniste dhe me ca ndeshkime qesharake ndaj nomenklatures se kuqe ne do te mbijetojme.E fundit eshte qe te ngulitni mire ne mendje ju se gjithecka qe ne kemi krijuare eshte e jona dhe e jo e kundershtareve tane.Nese neve do te kemi ekonomine ne duart tona,edhe politika do te jete po ne duarte tona.
Komunsitet reformatore do te bejne qe Kapitalistet dhe pronaret e ardhshem te ish Shqiperise Socialiste do te jemi perseri ne dhe me kete strategji,brenda dy a tre legjislaturave do te kemi "ish kalsen komunsite " ne "kalse kapitaliste"

Po parimet? - u degjua nje ze i mbytur nga turma njembedhjeteshe.
- Parimet askush nuk na i merr dot sepse ato i kemi ja ketu...-Dhe Ramiz Alija e qelloi ne koken e zbathur, Hekuran Isane.


MehmetAliDaci
[/size][/b]
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Apr 24, 2008 3:40 pm nga neni 55

Zagaret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Thu Apr 24, 2008 3:44 pm nga toni

Pse ēere kujtove ti, se do hiqshin dor ato aq kollaj nga pushteti, ene te t'thojshin ty, na merre ta kom fal pushtetin me gjith t'mirat qe ka.
Nryshimet i bon ene i bojn per vete. popllit i boft mire bari.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Thu Apr 24, 2008 3:46 pm nga Drini

"Kulla e barit nuk do te digjet"cheerscheerscheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Apr 24, 2008 7:18 pm nga emigranti

Dhe nuk esht djeg, ruhet per popullin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Apr 25, 2008 9:54 am nga ILIRI

E gjith kjo brishtesi ne stabilitetin politik te Shqiperise pikerisht tek kjo mbledhje e ka zanafillen. Shqiperia vazhdon te mbetet nje kavie me te cilen vazhdohet te eksperimentohet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Apr 25, 2008 3:31 pm nga Iliriada Portal

Lufta e klasave vazhdon, vetem se ajo sot ushtrohet ne forma te kamufluara te cilat gjejne shpjegim ne shkrimin me lart. Tani ka dale nje metode tjeter ne lidhje me ish te perndjekurit politik. Tani qe e kane pare se kjo shtrese gjithnje e me shume e ka kuptuar qe jo vetem qe "demokracia" nuk u solli ate qe prisnin, por perkundrazi pothuajse jane njelloj te persekutuar, sidomos persa i perket planit ekonomik dhe integrues, kane filluar qe aty ketu ndonjerit ti japin ndonje vend pune si nenpunes ne ndonje digaster ministrie, apo drejtues ne ndonje drejtori, por jo me shume se per 6 muaj. Pas 5-6 muajsh u gjejne ndonje sebep dhe i heqin perseri. Pra direktivat e dhena me lart jane zbatuar dhe po zbatohen 100%, madje edhe po sofistikohen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Fri Apr 25, 2008 6:14 pm nga toni

Ramiz Alia osht dhelper e vjeter. Ai ka qeveris ene o tu qeveris hala.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Apr 25, 2008 6:29 pm nga lali

Domosdo qe do qeverise. E keni pa si jan perēa te persekutumit 100 copash? Balli komtar o bo tre kater parti, legaliteti po ashtu, ca jan fut ne PD me shpresen se do kene me hajer.PD i perdor per numror topi sa here ka nevoje per votat e tyre, pastaj i le mas dere. Ede kto parti qe gjoja kan kan ven ne krye ose nga nji ish komunist, ose ndonje te pazotin. Mjafton te lexosh gazeten e Ballit kombetar. Nuk di ēfar te lexosh. Ul e ngre Abaz Ermenjin.Po te lexosh kete gazete te duket vetja se je ne vitet 30. Skandal. Ai motit qe ka thene "Bashkimi ben fuqine" nuk ka thene kot.
E ēu duhen ketyre 100 parti, e 100 shoqata? Ne vend qe te bashkohen e te behen force vendimtare ne pōlitike, jan nda e perēa si mos me keq. Zaten edhe Ramizi e ka ditur se me ke ka te bej, edhe sot e kesaj dite tall b... me keta te mjeret qe sa here ngre zerin Berisha kta duartrokasin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Apr 25, 2008 9:17 pm nga shqiptari

Ky shkrim nuk duhet te hiqet nga portali. Njerezve nuk duhet nguruar tu kujtohet, apo tu behen te qarta disa detaje me menyren se si u instalua sistemi i ri pluralist ne Shqiperi. Kush jane perfitusit e saj dhe pse.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Apr 26, 2008 3:58 pm nga neni 55

Ramiz Alia: Kurre nuk do te lejojme resataurimin e pushtetit politik te armiqve tane

--------------------------------------------------------------------------------

Fjalim i Ramiz Alise ne tetor te 1989, ne prag te shembjes se komunizmit dhe lejimit te sistemit pluralist. Nqftse kerkoni pergjigje per situaten e sotme te shqiperise, per mbrotjen e flakte qe i bejne komunizmit pinjollet e tij kudo ne bote dhe sidomos ktu ne forum dhe per shume pyetje te tjera i keni ne fjalet e numrit dy te Enverit, Ramiz Alise. Fjalimi s'ka nevoje shume per komentete, sepse cdo njeri me pak kapacitet dhe me mendje te hapur e kupton qarte. Nje plan djallezor, fatkeqesisht tani qe profeci e permbushur....

Do te arrijme qe nga klasa komuniste te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalisti, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji. Kjo strategji do te ndryshoje ne dy drejtime:
1. Ne respektimin e te drejtave te njeriut,
2. ne krijimin e pluralizmit politik.
Te drejtat se brenda nesh dhe mund te abuzohet me do deri diku, por pluralizmi do te behet se s'ben.
Kundershtaret tane do t'i nxisim qe te krijojne parti sa te duan, te majta, te djathta dhe te qendres, por gjithesesi keto parti do duhet te kontrollohen dhe te drejtohen nga ne. Programet e themelimit te ketyre, do t'i formulojme ne. Ne krye te ketyre partive, duhet te nxirren njerezit, qe te perkrahin strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje komunizmin, me themel e me cati. Ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit, dhe te disidences antikomuniste. Ata qe jane neper burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike antikomuniste, do te flasin per ne, dhe do te na shajne. Dhe keta dihet qe e urrejne komunizmin, por do te na afrohen dhe do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Keta do t'i afrojme dhe do t'u japim pune te parendesishme, por kurre nuk do t'i leme te na marrin pushtetin, sepse ata sa te marrin fuqine, do te fillojne te hakmerren, ne keshtu do beheshim hyzmeqaret e tyre.
Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, te burgosurit politike t'i kompletojme, me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t'u japim nje leter ne dore qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'u japim pronen e tyre, dhe ne forma te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri-tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do zbatohen nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per defekte teknike, do te kthehen perseri ne te paren. Te burgosurit dhe te persekutuarit, jane te moshuar dhe nuk kane fuqi, dhe jane te parrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, por keta duke iu dhene nga nje pashaporte dhe duke iu bere presion, do t'i largojme nga Shqiperia. Ata do te pretendojne, kundershtojne apo do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen. Pasuria e tyre na perket neve, sepse ne e beme.
Materiali qe me dergoi Gorbacovi, kam dy vjet qe po e studioj. Ata sovjetiket kane ecur shume perpara per kete ju jeni ne dijeni, sikur edhe i keni studiuar edhe me pare keto probleme.
Ne kemi kuadro sa per Shtate Komitete Qendrore, ndaj nuk ka asnje arsye qe te kemi frike. Ne kemi studime dhe platformat gati per zbatim. Do te jene me shume intelektuale, qe do te na kundershtojne, por ketyre do t'ua mbyllim gojen, dhe do t'u japim nga nje cope pune. Nje shqetesim mund te na krijojne intelektualet pensioniste. Ketyre do t'u afrojme krijimin e Shoqates te Veteraneve te Luftes dhe te Punes, pastaj do t'u japim nga nje minipension dhe do t'u mbajme iso.
Kosova eshte ne pragun e shpalljes te kushtetutes. Le te bejne si te duan, sepse ne kemi platformen tone, cdo gje e kemi te programuar. Strategjine e kemi te gjithe te qarte. Neper perputhje me kete strategji kemi percaktuar edhe rruget per zbatimin e qellimit dhe te misionit tone. N e nje propagande ekstreme, kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla, sa per sy e faqe, ndaj nomeklatures te larte komuniste.
Ne komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, sipas se ciles kapitalistet dhe pronaret e ardhshem, ne nje vend socialist, te jemi Ne dhe njerzit tane. Me kete strategji, brenda 2-3 legjislaturash, do te arrijme qe nga klasa komuniste, te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesojne ne pushtetin politik te se ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Te jemi te sigurte, qe e ardhmja do te jete e jona. Kurre nuk do ta lejojme restaurimin e pushtetit politik te armiqeve tane. E ardhmja e femijeve tane do te jete e mrekullueshme, per kete kemi derdhur gjak, dhe do te derdhim perseri (1997 kjo, shenimi im), po te jete nevoja. Shqiperine do ta gezojme ne dhe femijet tane. Nese ndodh, qe te na marrin pushtetin, dhe te na rrezikojne, atehere harram na qofte, nese nuk do te dime te mbrojme fitoret e arritura, qofte dhe me gryken e pushkes si ne rinine tone. Prandaj gjithmone ne jemi te pergatitur, per te dyja rruget e mbajtjes se pushtetit: rrugen paqesore dhe rrugen e luftes se armatosur. Ne jemi pergatitur, per te dyja rruget, dhe per kete kemi organet tona te dhunes, dhe njerez teper te vendosur qe i kemi pergatitur gjithe keto vite me mund dhe sakrifica. Mjere ata qe do te guxojne te na dalin perparae te na kundervihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikesoni. Nese lind nevoja do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te jashtem ideologjike ne pushtet, te cilet nuk eshte nevoja per tua permendur.
Pavaresisht problemeve qe na ndajne me ta, keni parasysh, se na bashkon kauza jone e perbashket, qe eshte pushteti i komunisteve, pavaresishte nga nuancat dhe diskondancat e perkohshme. Pervec aleateve ideologjike, nese do te jete nevoja, do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te perendimit, me te cilet kemi ruajtur fijet e lidhjeve te vjetera per hir te interesave te medha. Shoku Enver dhe une, i kemi ruajtur keto lidhje te domosdoshme dhe jetike, ne fund te fundit garantojne pushtetin tone popullor, te cilin do ta ruajme si syte e ballit. Dhe tani edhe ne te ardhmen dhe pergjithemone, pavaresisht nga rrethanat e veshtira aktuale, ndaj sido qe te rrokullisen punet, uji do te rrjedhe ne mullirin tone. Per kete, te jeni te garantuar sot e pergjithmone. Kerkoj nga ju, qe te shtrengoni rradhet dhe te mos dekurajoheni nga keto situata te veshtira qe po kalojne, sepse ne fund te fundit rendesi ka pushteti, qe do te jete plotesisht yni.
Ju uroj pune te mbare dhe mobilizim dhe mendje te kthjellet! Mbani mend: Fitorja dhe pushteti do te jene perjetesisht tonat! Do te bisedojme dhe do te vendosim perseri me evoluimin e situatave.

Pune te mbare!
Me kaq mbledhja mori fund.
Diten e mire dhe mirupafshim!

Tetor, 1989.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Apr 28, 2008 9:37 am nga i persekutuari

Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je Pix
Sistemi yne ka kapitulluare perballe atij kapitalist,ndaj je 20080427024631_artikull
Ramiz Alia, turizem ne Jug

Xhemil Beharaj
E Diele, 27 Prill 2008

Ish-udheheqesi i fundit komunist, Ramiz Alia, ka zhvilluar ditet e fundit nje tur vizitash turistike ne zonat e Jugut te Shqiperise. Ai eshte shoqeruar nga djali i tij, i cili ka mberritur nga Franca, si dhe nusja e shtepise, me origjine franceze. Persona qe kane shoqeruar ish-presidentin ne keto vizita tregojne per “Koha Jone” se qellimi i turit turistik treditor ka qene njohja e francezes me bukurite e natyres shqiptare dhe pasurite e medha historike e arkeologjike qe bart ky vend. Grupi i vogel ka levizur me nje veture private dhe ka mberritur fillimisht ne qytetin e Lushnjes. Ketu Alia eshte pritur nga ish-kryetari i LSI-se per qytetin e Lushnjes, Haxhi Kalluci. Pasi kane pire kafe ne nje prej lokaleve periferike prane autostrades, ish-presidenti Ramiz Alia, djali dhe bashkeshortja e tij franceze, jane drejtuar pikes turistike te Ardenices. Me pas vizita ka vijuar ne nje kafe ne “Art galeri Frasheri” ne Fier, per te vijuar me nje vizite disaoreshe ne Parkun Arkeologjik te Apolonise e me pas ne parkun arkeologjik ne Bylis te Mallakastres. Drejtori i Parkut Arkeologjik “Apolonia”, Marin Haxhimihali, pohon per “Koha Jone” se “i kam pritur, por nuk kam mundur qe t’i shoqeroje, pasi Ramizi ndenji ne lokalin "Leon rei" per te pire kafe nen shoqerine e miqve te tij, ndersa djali dhe bashkeshortja kane vizituar parkun”. Nga biseda me drejtorin Haxhimihali, por edhe nga persona te tjere, qe shoqeruan ish-presidentin shqiptar ne kete vizite, mesohet se per shkak te moshes Ramiz Alia ka preferuar qe te qendroje ne kafe nen shoqerine e miqve te tij, duke biseduar per tema shoqerore, por nuk kane munguar edhe opinionet e tij qe ka dhene per politiken e sotme shqiptare, si dhe per drejtuesit e partive politike shqiptare. Ish-presidenti ka vijuar me pas drejt qytetit te Vlores. Ai eshte ndalur per nje vizite ne keshtjellen e Ali Pashes, ne Porto Palermo, si dhe ne qytetin e Sarandes. Me pas, ai ka mberritur ne qytetin e Gjirokastres. Stacioni kryesor i vizites se ish-presidentit Alia ka qene keshtjella e gurte. “M’u duk pak e habitshme kur pash qe nje nga nje automjet se bashku me nje djale dhe nje vajze, disi te rinj ne moshe, zbriti edhe Ramiz Alia”, thote roja i deres se Kalase. Fillimisht ai ka kujtuar se mos e kishte ngaterruar me dike tjeter. “Por, pasi zbriti nga makina dhe beri disa hapa ne drejtim te portes se hekurt, atehere pash me vemendje dhe konstatova se nuk kisha gabuar ne percaktimin se ai ishte ish-presidenti Ramiz Alia”, rrefen roja i Muzeut te Kalase, minutat e para te kontaktit me familjen Alia. Plot xhentilese dhe miresjellje, ata i kane kerkuar nese mund te vizitonin mjediset e brendshme te Kalase se gurte. Roja ka treguar gatishmerine e vete per te shoqeruara mysafirin e vecante madje ka nxituar te vendose ne dijeni per ardhjen e tij edhe punonjeset e Muzeut te Kalase, zyra e te cilave ndodhet disa metra larg hyrjes kryesore te Kalase. Pasi ka pershkuar me kembe kalldremin e gurte pergjate galerise ne hyrje te keshtjelles ish -presidenti Alia, djali i tij dhe nusja e djalit kane kontaktuar me punonjeset e muzeut te Kalase. “Per mua ishte dicka emocionuese ta shikoja nga afer ate”, thote njera prej punonjeseve te Muzeut te Kalase. Pjesetaret e familjes Alia nen shoqerine e ciceroneve te Muzeut kane vizituar nga afer disa prej mjediseve te Kalase se Argjiros. “Eshte vertet emocionuese qe pas kaq vitesh te jem serish ne Keshtjellen e Gjirokastres”, ka dialoguar Alia me ciceronet e Muzeut. Sipas ketyre te fundit, krahas pranise ne Gjirokaster pas disa vitesh mungese, qellimi i vizites se familjes Alia ne keshtjellen e gurte duket se ka qene edhe njohja e nuses franceze te familjes me historine e kesaj keshtjelle, muret e se ciles mbartin ne vetvete legjenden e princeshes Argjiro qe me foshnjen ne duar u hodh nga lartesia e tyre per te mos rene e gjalle ne duar te turqve. Pas gati 30 minutash qendrimi ne Kalane e Gjirokastres, ish-presidenti Alia i shoqeruar edhe nga djali dhe nusja franceze e familjes eshte larguar, duke iu drejtuar qytetit te Beratit. Vizita eshte perqendruar vetem ne lagjen “Kala”, nje nga lagjet me te vizituara te ketij qyteti. Alia eshte ngjitur ne kembe ne keshtjellen e kalase ku ka qendruar rreth nje ore se bashku me familjaret e tij. Ai eshte pare te vizitoje se pari rrugicat e kesaj lagje nga ku mund te shohesh gjithe qytetin e Beratit nga larte, ndersa me pas ka vizituar muzeun Onufri.

Rrefimi: Si e prita Ramizin

Petrit Morina eshte pergjegjesi i lokalit "Leon Rei" ne kodren qe dominon parkun kombetar arkeologjik “Apolonia”. Ai ka qene personi qe i ka sherbyer ish-presidentit Ramiz Alia dhe personave te tjere qe ishin ne shoqerine e tij. Lidhur me kete fakt, Morina pohon se vizitori i shquar mberriti rreth drekes. “Ai, pasi pershendeti te pranishmit, qe ndodheshin ne oborrin e lokalit, preferoi qe te rrinte ne tavolinen nen hijen e ullirit shekullor. Pasi mora porosine e tavolines, Ramizi porositi kafe ekspres dhe nje shishe uji. Teksa po i sherbeja me pyeti: Nga te kemi? Kosovar, i thashe, kemi ardhur qe ne vitet '30. Nga c’vend i Kosoves je, me tha Ramizi, une u pergjigja: Nga Mitrovica. Po, e di, vazhdoi me poshte ai. Ne shkolle kur kam qene kam pasur shume shoqeri me djem Kosove, edhe ne banke kam pasur te tille. Me ne fund edhe Kosova u be, ajo qe ish enderruar prej shume vitesh. Ramizi pohon me poshte pergjegjesi i lokalit ishte i moshuar, por i fresket ne fytyre. Morina tregon se vizita e tij ne lokal ishte rreth 20 apo 30 minuta. Ashtu si e kemi tradite ne shqiptaret, i thashe: Do rrini te drekojme, sepse eshte kohe dreke? Jo, me tha Ramizi, jemi te shoqeruar dhe do te levizim per ne vende te tjera. Me pas, ata u ngriten dhe u larguan, tregon pergjegjesi i lokalit, Petrit Morina

Pedagogu: Po kalon nje pjese e historise

Ndersa ish-presidenti Ramiz Alia vizitonte parkun arkeologjik te Apolonise, ai perballet me nje grup studentesh te Universitetit “Aleksander Xhuvani” te qytetit te Elbasanit. Pedagogu qe shoqeronte studentet ngadaleson hapat, dhe iu afrohet te rinjve qe ishin ulur tek Odeoni. “Shikoni mire perreth, pasi ketu ndodhet edhe nje pjese e rendesishme e historise se ketij vendi”, tha pedagogu, duke iu treguar me dore studenteve ish-presidentin qe ne ate kohe po kalonte ne rrugen prane Odeonit. Ai shoqerohej nga djali i tij dhe bashkeshortja, ndersa nje numer i madh vizitoresh te rastesishem kishin mbushur rrugen ku ecte Ramiz Alia. Deshmitare ne vendngjarje treguan se studentet ngriten kokat dhe pane atje ku u tregoi pedagogu, por shume pak prej tyre njohen udheheqesin e fundit komunist dhe njekohesisht presidentin e pare te epokes pluraliste. E kuptueshme, pasi pjesa me e madhe e tyre ishin fare te rinj dhe kishin qene pothuajse foshnja kur ne Shqiperi ndodhen ndryshimet qe sollen demokracine.
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Apr 29, 2008 4:02 pm nga ILIRI

E megjithate ata duhet te kerkojne ta njohin njeriun qe ende dikton te ardhmen e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Apr 29, 2008 4:27 pm nga shqiptari

Dekreti, si u lejua pluralizmi ne Shqiperi
Pese dite pasi Partia Demokratike kishte shpallur themelimin e saj, si forca e pare politike opozitare, Ramiz Alia ka dekretuar pluralizmin ne Shqiperi. Me ane te dekretit qe boton sot "Korrieri", Alia, atehere kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, ka percaktuar se "ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise, ne baze te nenit 54 te Kushtetutes, shtetasve u njihet e drejta te formojne organizata (parti) ose shoqata politike e shoqerore." Dekreti mban daten 17 dhjetor dhe ne te thuhet, se "shtetasit qe deshirojne te formojne parti ose shoqate politike, detyrohen t'i drejtojne kerkese Ministrise se Drejtesise, duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statutin e partise apo te shoqates se tyre."

"Kerkesa per formimin e nje partie ose shoqate politike duhet te nenshkruhet te pakten nga 100 shtetas, kur veprimtaria e kesaj partie a shoqate do te shtrihet ne nje ose ne disa rrethe, dhe mbi 300 shtetas, kur veprimtaria e tyre do te shtrihet ne gjithe territorin e vendit", shkruhet ne dekret. Gjithashtu, vendimi i 17 dhjetorit 1990 ka percaktuar ndalimin e formimit te partive ose te shoqatave politike, "kur ato kane karakter fashist, racist, luftenxites, antikombetar ose nxitin urrejtjen kombetare, si dhe kur synojne permbysjen me dhune te rendit te vendosur ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise." Per me teper, dekreti ka urdheruar ndalimin e marrjes pjese ne formimin e nje partie ose shoqate politike dhe qenien anetare te tyre, te shtetasve te huaj dhe shtetasve shqiptare "qe nuk kane vendbanim te perhershem ne territorin e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise."

Ne dekretin me firmen e Ramiz Alise dhe Sihat Tozajt, partive ose shoqatave politike u eshte ndaluar te marrin drejtpersedrejti ose terthorazi ndihma financiare nga jashte, si shtete, parti, organizata, institucione, individe te huaj ose nga shqiptare qe nuk jane me banim te perhershem ne Shqiperi. "Ne rast te kundert shteti ben konfiskimin e ketyre ndihmave", ka urdheruar dokumenti i 17 dhjetorit 1990.

M.E

DEKRET

Nr.7442, date 17.12.1990

PER KRIJIMIN E ORGANIZATAVE E SHOQATAVE POLITIKE

Ne mbeshtetje te nenit 78 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

TE REPUBLIKES POPULLORE SOCIALISTE TE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1

Ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise, ne baze te nenit 54 te Kushtetutes, shtetasve u njihet e drejta te formojne organizata (parti) ose shoqata politike e shoqerore.

Neni 2

Veprimtaria e partive ose e shoqatave politike mund te shtrihet per nje a disa rrethe ose ne gjithe territorin e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise.

Neni 3

Shtetasit qe deshirojne te formojne parti ose shoqate politike, detyrohen t'i drejtojne kerkese Ministrise se Drejtesise, duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statutin e partise apo te shoqates se tyre.

Neni 4

Kerkesa per formimin e nje partie ose shoqate politike duhet te nenshkruhet te pakten nga 100 shtetas, kur veprimtaria e kesaj partie qa shoqate do te shtrihet ne nje ose ne disa rrethe, dhe mbi 300 shtetas, kur veprimtaria e tyre do te shtrihet ne gjithe territorin e vendit.

Neni 5

Ministria e Drejtesise, kur veren se nuk jane zbatuar rregullat e caktuara ne kete dekret, e kthen kerkesen per plotesimet perkatese.

Neni 6

Ministria e Drejtesise duhet te miratoje ose te refuzoje formimin e partise a te shoqates politike brenda 30 diteve nga data e marrjes ne dorezim te kerkeses.

Ne rast se brenda ketij afati nuk perfundon shqyrtimi i kerkeses, ajo konsiderohet si e pranuar.

Neni 7

Organi kompetent nuk miraton formimin e partive ose te shoqatave politike dhe ndalon vazhdimin e veprimtarise se tyre, kur ato kane karakter fashist, racist, luftenxites, antikombetar ose nxitin urrejtjen kombetare, si dhe kur synojne permbysjen me dhune te rendit te vendosur ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise.

Ndalohet formimi dhe veprimtaria e nje partie a shoqate politike, kur themeluesit ose ata qe bejne pjese ne udheheqjen e saj frymezohen nga idete e permendura ne kete dispozite.

Neni 8

Nuk mund te marrin pjese ne formimin e nje partie ose shoqate politike dhe as te jene anetare te tyre, shtetasit e huaj dhe shtetasit shqiptare qe nuk kane vendbanim te perhershem ne territorin e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise.

Neni 9

Kunder aktit te Ministrise se Drejtesise qe refuzon kerkesen per formimin e nje partie a shoqate politike ose qe ndalon vazhdimin e veprimtarise se tyre, mund te behet ankim, brenda 15 diteve nga dita e njoftimit, ne Gjykaten e Larte, e cila brenda 15 diteve merr vendim te formes se prere.

Neni 10

Rregullorja a statuti i partive ose shoqatave politike, nder te tjera, duhet te permbaje emrin e partise a te shoqates, organizimin e brendshem, qellimin e krijimit, qendren e tyre dhe territorin ne te cilin do te zhvillojne veprimtarine, si dhe burimin e mjeteve materiale qe do te perdorin.

Neni 11

Partite ose shoqatat politike jane persona juridike. Ato do te kene pasuri te nevojshme per kryerjen e veprimtarise dhe shtypin e tyre, si dhe do te administrojne te ardhurat qe vijne nga pagimi i kuotave te anetaresise dhe nga burime te tjera te ligjshme.

Partive ose shqoatave politike u ndalohet te marrin drejtpersedrejti ose terthorazi ndihma financiare nga jashte, si shtete, parti, organizata, institucione, individe te huaj ose nga shqiptare qe nuk jane me banim te perhershem ne Shqiperi. Ne rast te kundert shteti ben konfiskimin e ketyre ndihmave.

Neni 12

Partite dhe shoqatat politike detyrohen te shpallin nje here ne vit burimin, sasine dhe menyren e perdorimit te te ardhurave te tyre.

Neni 13

Ky dekret hyn ne fuqi menjehere.

PER PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TE REPUBLIKES POPULLORE SOCIALISTE TE SHQIPERISE

SEKRETARI

SIHAT TOZAJ



KRYETARI

RAMIZ ALIA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat May 03, 2008 4:34 pm nga Drini

Levizja e dhjetorit per mua eshte quajtur gabimisht "levizja studentore". Siē e tregon edhe shkrimi me lart, gjithshka ka qene e inskenuar dhe gjithshka qe ka ndodhur dhe ndodh edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi vazhdon te jete rrjedhoje e ketij skenari.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

leo110

Mesazh Sat May 03, 2008 9:23 pm nga leo110

Nuk vihet aspak ne dyshim, si nje politikan profesionist i thekur, dhe qe njeh shume bukur 'teorine e lojrave' me shume ndryshore, te te dyja sistemeve, me terheq kordat e verteta te pushtetit,
por sot realisht kush mund te perbeje dhe kush perben ate shtrese/kaste drejtuese te vendit ?

Sic thote vete bilbili i marksizmit, sfida eshte te kontrolli i aseteve themelore te ekonomise me pilotuar politiken dhe, akoma sfida vazhdon, sepse Shqipja ka ende nji kapitalizem te brishte, ku ekulibrat jane akoma delikat, sepse eshte pikerisht pushteti ekonomik e politik i perendimit qe kondicionon KATOVICEN ne planet e tyre, kushtu qe, shume mire qe flitet per platformat nen hije, po qe loja eshte e hapur, kush nuk i perket ish-kastes, nqs di te shtype tastet e duhura mund te trasformohet ne nji 'player', sepse njeriu, kushdoqofte, sheh dinamiken e interesat reale ne trasformim te vazhdueshem qe mund te mos perputhen me idene e para 20 vjeteve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon May 05, 2008 3:43 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Vetem ne vendet postkomuniste ndodh qe kryetaret e partive jane te pazevendesueshem. Shikoni seē ndodh tek ne.
Fatos Nano qendroi per 17 vjet kryetar partie derisa u detyrua te jap doreheqjen nga presioni i klaneve brenda PS.
Sali Berisha ka 17 vjet kryetar partie dhe nuk ngurron te deklaroje se do te qendroje ne politik (ne krye te PD) derisa ta "heqin" zgjedhesit.
Fatmir Mediu u emerua kryetar partie PDK nga Gode dhe vazhdon te drejtoje partine edhe pse pozitat e tij eshte tronditur nga ngjarja e Gerdecit.
Nard Ndoka eshte i emeruari i parardhesit te tij Lesi dhe jo i zgjedhur. Lesi gjithashtu nuk qe i zgjedhur por i emeruar nga Bushati.
Ne partite e tjera me te vogla gjithashtu ka ndodhur i njejti fenomen. Te gjithe jane persona te instaluar ne krye te partive perkatese dhe si te tille kohezgjatja e tyre ne krye te partive nuk varet nga sukseset apo deshtimet qe i sjellin partive te tyre keta individe por nga dora qe i ka instaluar dhe vullneti i instaluesit e keshtuqe
qe jo vetem qe nuk ka demokraci ne Shqiperi por nga nje vend i izoluar me nje diktator eshte kthyer ne nje vend te shkyer dhe izoluar e degjeneruar per shkak te shkyerjes, me shume diktatore. E sna mbetet gje tjeter veēse te kendojme kengen;
O Ramiz o Ramiz
i ke doēkat me oriz
me oriz e me hurma
lum Sala, Nano, Rama,
Gjinushi, Ceka, Meta,
Dule, Ndoka, Lesi,Fatmiri,Gode
legaliteti 1, legaliteti2,legaliteti 3...
ballikombetar 1,
ballikombetar 2 -, ballikombetar 3.....etj,
qe te ka:bball: Basketball Basketball cheers cheers cheers cheers bounce bounce bounce bounce bounce bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu May 08, 2008 6:47 pm nga anonymus

Ndersa per sistemin e djeshem tingellonte llogjik termi kapitullim, per sistemin e sotem termi kapitullim do te tingellonte absurd sepse, sistemi i sotem ka lindur i kapitulluar. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

leo110

Mesazh Thu May 08, 2008 9:39 pm nga leo110

Ndoshta do kish qene shume me efikase formula, ekonomi tregu me sistem monist, forca e ligjit ne ekonomine e tregut, si ne Kine, fundja prap ish-komunistet po qeverisin, e do kishin ec shume me para si shtet, edhe pse do konservohej hiearkia e xhaxhit.

E verteta eshte, qe fatet e kombit kushtezohen nga fuqite e medha(nuk jemi si Kina) qe, sdq nuk jane kundra interesave tona, po si gjithmone te keqen e kemi prej vetes, sepse nuk kemi baballare kombi, po skutha shkerdhatocracie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed May 21, 2008 9:35 am nga shqiptari

Dilemė!

Krijimi i mbi 60 partive nė njė shtet tre milionėsh nuk mund tė kuptohet nė asnjė mėnyrė si akt emancipues, akt pluralist apo aq mė pak akt qytetarie.

Qė nė vitin 1991, kur u hodhėn themelet e pluralizmit dhe shoqėria shqiptare braktisi totalitarizmin, filluan tė mbijnė partitė si dikur bunkerėt. Nė fillim, tė gjithė u entuziazmuam, dhe bashkė me ne edhe njė pjesė e konsiderueshme e ish-komunistėve. Edhe komunistėt mė fanatikė janė tė ndėrgjegjshėm se populli nuk e dedhi atė sistem, dhe se zgjedhjet e marsit 1992 ishin zgjedhjet mė tė ndershme tė ktyre 10 apo 11 viteve tė pluralizmit.

Studentėt e dhjetorit 1990, ishin forca promotore e ndryshimeve tė mėdha, qė do tė pėrmbysnin njė sistem despotik totalitar dhe ata ishin pararendės tė ndėrtimit tė shoqėrisė sė re demokratike. Nė atė dhjetor tė stuhishėm ku pėrleshej e reja me tė vjetrėn dhe ardhmėria me tė shkuarėn, tė binin nė sy dy parulla: “Liri-Demokraci” dhe “E duam Shqipėrinė si gjithė Europėn”. Qė nė fillimet e saj, Partia Demokratike, e cila e mori pushtetin pėrmes votės sė lirė dhe plebishitare (ku vulosej vullneti i shumicės), ajo filloi karierėn e saj me njė seri gabimesh: rinisė shqiptare, tė “rreshkur” nė diellin pėrvėlues tė aksioneve dhe tė dalė nga pluhuri i fabrikave (gjysėm primitive), ose tė ardhur nga brazdat e fshatit socialist, i serviri njė dozė “helmi” duke i “dhuruar” ēdo natė filma “porno”. Nė anėn tjetėr, nėn pretekstin absurd tė shtypit tė lirė, zbaviteshin tė rinjtė para revistave me tė njėjtat pamje! Kemi dėgjuar me qindra herė atė shprehje plot ironi e sarkazėm: “tė lumtė o Salė se na kėnaqe me shalė!...” Koha, po hapej dhe gjėrat filluan tė kthjellohen. Nė vizitėn e parė nė Vatikan, ish-Presidenti mburrej para Papės sė Shejtė se Shqipėria ėshtė vendi, me njė kristianizėm 2000 vjeēar, (thua se Papa nuk e dinte njė gjė tė tillė)! Nė udhėtimin tjetėr (nė fund tė botės), nė Brunej, Malejzi e Kuvajt, do tė deklaronte (jo pa mburrje) se, shqiptarėt nė masėn 80% janė tė besimit Islam. Kemi mendimin se nė tė dyja rastet dhėnia e kėtyre “evidencave” ishte krejtėsisht e panevojshme. Kjo politikė e dyfishtė (ndoshta krejtėsisht e paqėllimshme), bėri njė efekt tepėr negativ, si nė aspektin e politikės sė brendėshme dhe nė atė tė jashtme.

Dhe pikėrisht kėtu fillojnė dilemat: Me Europėn sė cilės i reklamohej pjesa mė e errėt dhe mė vulgare, - “lakuriqėsia”, apo me botėn Islamike, ku njeriu ėshtė i mbyllur hermetikisht si “bunker”? Kjo “dilemė” ėshtė e pranishme nė kokat e shqiptarėve edhe sot, dhe ėshtė pikėrisht kj “skemė” e pakėndėshme qė ia mbush “armėn” Abdi Baletės, tė sulmojė Perėndimin dhe tė na “predikojė” mbylljen hermetike tė femrės dhe nė vend tė kapeles “Republike”, fesin tamuz! Ky “organizim i ē’organizuar” i sillet si laku nė grykė shoqėrisė shqiptare – kė tė zgjedhė?!... Mbi kėto skema antishqiptare, spekulojnė politikanėt “biznesmenė” duke u tallur ēdo ditė me kėtė popull tė vuajtur dhe tė varfėr deri nė kufinjtė e ekstremes, pa pėrmendur qindra e mijėra analfabetė qė kujtojnė kohėn e merhumit...

Tė pakėt janė ata analistė qė i kanė bėrė njė pasqyrim real, kėtij realiteti tė hidhur, me pėrjashtim tė ndonjė intelektuali tė shquar dhe kurajoz, si Prof. Aurel Plasari, i cili dilemat e sipėrpėrmendura i ka trajtuar me mjaft kompetencė nė “esen” e tij tė famshme: “Vija e Teodosit rishfaqet”. Por ēuditėrisht, edhe pėr kėtė intelektual dhe personalitet tė shquar, i cili me njė pėrkushtim dhe vėmendje tė posaēme po kėrkon tė vėrė nė vend historinė, zbardhjen e atyre figurave aq tė ndritura, siē ėshtė Poeti ynė Kombėtar – Atė Gjergj Fishta, Dom. Ndoc Nikaj, e sa e sa figura tė tjera ndaj tė cilėve, historiografia shqiptare ėshtė mjaft defiēitare. Por edhe kėtu na shfaqet Baleta, i cili duke qenė “kampion” i shpifjes dhe pėrēarjes, edhe Profesorin e nderuar na e ka etiketuar si Vlleh, duke futur nė mes fenė. Gjithsesi tė merresh me Baletėn, duhet tė huazosh nga fjalori i jevgave. Por, qė tė mos dalim nga tema, ēdo shqiptar do tė bėnte kėtė pyetje fare tė thjeshtė: A i duhen dhe a i mban “kurrizi” i kėrrusur shqiptar, mbi 60 parti? Jo. Atėhere, a nuk do tė ishte mė e udhės qė tė kishim maksimumi 3-5 parti, tė grupuara: e Majta, e Djathta dhe Qendra?

Po tė vėrejmė me kujdes, do tė konstatojmė se mungesa e njė qendre tė fortė nė politikėn shqiptare, lejon pėrplasjen e dy palėve, tė majtės me tė djathtėn e cila ėshtė njėlloj sikur tė godasėsh kokėn me tė dyja duart.

Nė politikėn e ditės vėrejmė t’i serviret popullit njė diletantizėm i pa precedent. Dikush thotė, po na “pushton” Greku, kur edhe mė naivėt e dinė se nė Greqi kemi rreth 400. 000 shqiptarė, tė cilėt nė sajė tė punės dhe djersės sė ndershme po mbajnė familjet e tyre nė Shqipėri. Atėherė, kujt do t’ia “faturojmė” kėtė? Pra nė pamundėsi pėr tė siguruar jetesėn nė atdhe (dhe kryesisht pėr paaftėsinė e shtetit), ata punojnė nė njė vend fqinjė, tė cilin, duke e konsideruar “armik”, nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse “vetvrasje”. Nė Itali kemi mbi 100. 000 shqiptarė qė punojnė, jetojnė dhe mėsojnė. Shoqatat humanitare dhe kleri katolik italian jep nė ndihmė tė konsiderueshme pėr punėsim dhe shkollim tė shqiptarėve. Politikanėt dashakeqė dhe mediokėr shqiptarė kanė paturpėsinė tė vėnė gojė edhe mbi Vatikanin! A duhet tė pranojė Shqipėria nė gjirin e saj tė tillė politikanė, apo t’i flakė nga politika?
Nga: Mark Bregu

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi