ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ju tregoj per biseden me Fatos Nanon

Shko poshtė

20042010

Mesazh 

Berisha: Ju tregoj per biseden me Fatos Nanon Empty Berisha: Ju tregoj per biseden me Fatos Nanon




Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, zbardhi dje takimin e zhvilluar ne Vjene me ish kundershtarin e tij, Fatos Nano. Duke e cilesuar si liderin historik te se majtes, Berisha tha se nuk mund ta anashkalonte takimin me te, ne nje moment kaq te rendesishem per Shqiperine, si dorezimi i pergjigjeve per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. "Pavaresisht se ku ndodhet, ai ka meritat e tij, qe askush nuk ia mohoi. Fatos Nano mori Partine e Punes dhe e shnderroi ate ne nje parti qe per 50 vite, e zgjodhi kryetarin duke e pasur edhe anetar te thjeshte. E anetaresoi ne Internacionalen socialiste. Te gjitha marreveshjet qe kam firmosur me Fatos Nanon i kane sherbyer kauzes nderkombetare shqiptare", vleresoi Kryeministri. Berisha nuk la pa permendur qendrimin civil qe ai e quajti, te largimit te Fatos Nano nga posti i kreut te Partise Socialiste, pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare te korrikut 2005. Veprim i cili nuk u pasua nga kryetari aktual Edi Rama, pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. "Gjate takimit, shpreha nje respekt per te majten dhe kontributin e saj ne te gjitha proceset e vendit. Takimi u zhvillua ne nje darke, 20 vjet pas darkes se perbashket, ne Trieste. Ku shuajta kureshtjen e fundit qe kishte mbetur pa plotesuar. "Sot vertete qe kreu i PS-se eshte Edi Rama, por Fatos Nano eshte kryetari historik. Do te kisha dashur shume qe ne Bruksel te kishim edhe perfaqesues te opozites, por sidoqofte opozita do te kete rastin te marre pjese ne punimet e nenkomitetit te perbashket mes Parlamentit shqiptar dhe Parlamentit Evropian. Te shprehin edhe te gjitha mendimet dhe qendrimet e tyre ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi", vijoi Kryeministri. Ne kete kuader, Berisha ftoi edhe nje here opoziten qe te dialogoje edhe te gjeje zgjidhjet per kerkesat e saj ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. Teksa eshte pergjigjur ne lidhje me pyetjen se cfare kerkoi realisht nga ish-kryetari socialist, Berisha tha se "Nuk eshte se une diskutova me zotin Nano per ndonje nderhyrje te tij direkte ne kete problem ndonese ai ka bere te qarte ne publik qendrimin e tij se eshte antibojkot. Ne qofte se theksova se z Nano eshte lideri historik i se majtes shqiptare, kjo eshte e vertete sa c'eshte e vertete se kryetari i Partise Socialiste sot eshte Edi Rama dhe une nuk ngaterroj keto", tha kryeministri. Berisha tha se eshte i gatshem per cdo lloj transparence, ne rast se ajo behet ne baze te kushtetutes dhe parimit te ndarjes se pushteteve. "Hapesira per opoziten, eshte totale. Nese opozita eshte e interesuar te beje transparencen, institucionet demokratike te vendit, kushtetuta e tij, shteti ligjor, kane te gjitha procedurat e percaktuara, jo vetem per te hapur kutite e votimit, por edhe kasafortat ne sekretet e ketij shteti. E rendesishme eshte ti permbahesh kushtetutes", tha Kryeministri. Ai vleresoi edhe nje here kontributin qe ka dhene e majta ne procesin e integrimit, duke i dhene nje rol shume te madh ish kreut te PS-se, Fatos Nano. Vleresimi Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje takimin e zhvilluar ne Vjene me Fatos Nanon. Duke e cilesuar si liderin historik te PS-se, Berisha tha se ai ka shume merita ne procesin e integrimit, si hapja e negociatave per MSA-ne, pas nje marreveshje te arritur ne vitin 2002.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi