ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turp pėr “BBC” ! ...

Shko poshtė

25042008

Mesazh 

Turp pėr “BBC” ! ... Empty Turp pėr “BBC” ! ...




Turp pėr “BBC” ! ...
Nga Agim Shehu - Para pak ditėsh, organi aq i njohur e i nderuar nė botė, BBC, Himarėn e jep “zonė minoritare” kur pėr trazirat atje thotė: “Njė grup banorėsh, pjesėtarė tė pakicės greke…Thirrje pėr autonomi tė Himarės nga disa pjesėtarė tė minoritetit grek gjatė njė takimi me zv. min. e jashtėm grek, i cili mbėrriti menjėherė pas kėtij incidenti…”(edhe incident gjatė takimit me tė, edhe ai arriti pas incidentit)! Mesa duket, gazetarė tė saj tė papėrgjegjshėm vazhdojnė t’i bien qė nga Londra njė avazi tė vjetėr qė tanimė ėshtė mbyllur. Ngrėnė nga varri njė kufomė, tė cilėn duan ta vėnė nė lėvizje brenda Shqipėrisė, t’i marrin dhe diēka mė shumė nga ē’i kanė marrė. Tė vazhdosh tė vėrtetosh qė Himara ėshtė «Shqipėri» ėshtė njėlloj si tė vihesh tė vėrtetosh se qielli ėshtė i kaltėr apo mjalti ėshtė i ėmbėl. E kishin dėgjuar dhe miqtė e mi nga Kosova nė Gjenevė, e po bisedonim si zakonisht te kafja jonė me «Tre yje» e Fadilit. -Ē’po bėhet kėshtu nė shtetin-amė, tha mė i rrėmbyeri, G. H., ne luftojmė me serbėt tė mbyllim Mitrovicėn, e tek ju hapet «Mitrovica» greke, Himara!?- -Nuk e hap shteti, e hap Greqia me veglat e saj,- tha tjetri. -Greqisė i lumtė, vazhdon ėndrrėn e vet tė gjatė tė ngrejė Bizantin! Po shteti, nėse ėshtė shqiptar, si e lejon kėtė fyerje nė shtėpinė e vet!? Kur dikush tė rrezikon Atdheun e ti s’je i aftė ta mbrosh, gjėja mė e parė ėshtė dorėheqja, tė vijė ai qė i del zot shtėpisė. Nė tė kundėrt, tė rrish nė kolltuk e t’i bėsh sehir, do tė thotė tė mbash pėrgjegjėsi ligjore ndaj Atdheut. Ē’na duhen zhurmat e brendshme, kur nga jashtė tė rrezikohet vendi?! Siguro Shqipėrinė, pastaj rregullo ekonominė. -E ka lėnė porosi Kenedi: «Gabimet e brendshme na dėmtojnė, gabimet e jashtme na shkatėrrojnė», shtoi shoku. -Ky Bollano ka shkelur kaq herė Kushtetutėn; pse nuk e nxjerrin para drejtėsisė!? -Atij i lumtė! Ai njeh ligjet e Athinės e, dhe sikur tė bjerė, faqen do ta verė mbi to! Mė rėndė se grekomani, Kushtetutėn e shkelin kryeshtetarėt shqiptarė qė lejojnė shkeljen e saj. I zoti i shtėpisė ka mė faj se ata qė i grabitin shtėpinė e dijetari Shatobrian gjykon: «Te udhėheqja e njė vendi nuk ka as gabime, as faje; ka krime. Ēdo gabim i tyre lart, pėr dėmin qė sjell poshtė do dėnuar si krim. Fjala shkoi te njoftimi skandaloz i BBC-sė. Ėshtė njė turp pėr veten e saj sa dhe fyerje e provokim i pashembullt pėr njė shtet sovran. Aty e afrojnė nė NATO dhe pėr ta mbrojtur si aleat tė barabartė, aty i vė minat nė shėrbim tė fqinjėve shovenė. Sigurisht janė lodra tė zeza jashtė NATO-s; megjithatė flet njė tribunė tė cilės i dėgjohet zėri. Dikush qė do jetė i prirė tė kundėrshtojė hyrjen e plotė nė NATO tė Shqipėrisė, mund tė pėrsėrisė ankesėn sado komike greke se po pengon helenizimin e Himarės si minoritet grek, dėshmuar kjo dhe nga BBC-ja! Me nėnzėra tė tillė nė metropolet evropiane ėshtė prerė e sakatuar kombi shqiptar. Nė kohėt e vėshtira, sidomos nė diktaturėn komuniste shqiptarėt BBC-nė e kanė pasur dritare tė lirisė dhe ajo ashtu ėshtė. Por tė vjen habi se si paska aty dhe ndonjė injorant nė kulturė historike apo dallkauk me tregti politike! Pėr mė tej si lejohet pėgėrja e njė krimi mbi tryezėn e pastėr tė njė agjencie me emėr! Na vjen habi si ndodh nė Londėr, se populli ynė tanimė ėshtė mėsuar me aktorė tė tillė nga jashtė: shpesh njerėz tė pahair nė vendin e vet i pėrcjellin nė Shqipėri me pullėn hijerėndė «BE» pėr tė mbyllur vitet e para pensionit: mbyll njė sy, thuaj dy lavdėrime e merr tre shpėrblime! Kėshilla kryesore e tyre, veē Greqia tė mos preket edhe kur e kanė nė shpinė! Nėn hijen e tyre zyrtare mund tė shoqėrojnė aty dhe Nikolla Gejxhin me hartėn e Vorio-Epirit nė ēantė, ku Himara ėshtė nė qendėr (njėlloj si ambasadori shqiptar nė Uashington tė priste e tė shoqėronte Bin Ladenin). Me dinjitetin qė ka, BBC-ja duhet ta hedhė poshtė mashtrimin e rėndė pėr Himarėn. Pėr kėtė i mjafton tė lexojė (nėse nuk i ka lexuar) qoftė dhe figurat e ndritura tė kombit tė saj zotni qė kanė shkruar pėr Shqipėrinė me aq vėrtetėsi e humanizėm. Bajroni kėndoi magjishėm pėr Himarėn te kėnga pėr Shqipėrinė. A guxon ta shkelė Bajronin gazetari urith me gjemba grekė nė kurriz!? A mund tė shkelen emra tė tillė tė Anglisė si Hobhauz, Hjuz, Lik, Finlej; diplomatėt me emėr Goncher e Fitzmauris, Alvarez, e madhja Miss Durham, A. Herbert, Ch. Vood, Lordi Cecill, V. Temperli a N. Brailsford, Nowl Malkolm e gjer te i paharrueshmi Toni Bler apo z. Gordon Braun sot. Janė njė vijė e ndritshme e gjatė nė histori. Por, gazetari i BBC-sė siē duket ka ecur pas vijės sė zezė antishqiptare tė diplomatėve horra politikė: ministri Grej, Gladston, Ēamberlen, Kim Fillbi e Bevini, gjer te Mejxher apo lordi Ouen…Mbėshtetja dhe njohja e Kosovės ėshtė dhe njė koregjim i tė kaluarės sė zezė ku njollat e shtetit treten te drita e kulturės. Ėshtė habi e trishtim qė mbi kombin shqiptar tė piketohen diku si pas krahėsh vija tė reja tė zeza si me Himarėn. Vitin qė shkoi, te njė shtyllė nė Astoria tė Nju Jorkut (qendėr me shumicė greke) me mikun tim Edmond Ismailati pamė varur hartėn e Vorio-Epirit me Himarėn brenda saj. Mė pas po e bisedoja me Mitro Mėrtirin nga Lukova, njė shqiptar i mrekullueshėm e me kulturė. Ai qeshi ēiltėr e tha: -Po greku, qė tė vejė nė Himarė duhet tė kalojė nė Lukovėn time. Si do kalojė, mbi kokėn tonė!? Ku e gjeti Himarėn ai, apo e mbolli nga qielli!? - I biri, Kleo po ashtu fisnik e me kulturė shtoi: -Kushėriri ynė, Petro Marko nga Dhėrmiu jo mė kot ia vuri emrin vajzės «Arianita» apo tė birit tė talentuar- «Jamarbėr», qė t’u ngulej nė vesh nga shkrimtari i madh himariot edhe Bollanove tė pasmė se Bregu ynė ėshtė Arbėri! Nga deti nuk e tėrheqin dot pėr nė Greqi. Himara ėshtė e lidhur nė vėllazėri Shqipėrie me malet e saj fqinjė. -Pohoi njė tė vėrtetė tė ditės: Greqia andej mund tė marrė ca arka me rėrė apo ca Bollano tė tėrė, por Himarėn s’e tėrheq dot bashkė me malet-sivėllezėr tė saj. Nė kėtė shqetėsim, edhe pėr Himarėn Athinės i vinė ndihmė veglat e saj tanimė tė shtuar nė Shqipėri (kur ftohet Athina, shtetarėt shqiptarė i zė teshtima). Nuk do shqetėsohej njeri aq, nėse fenomeni «Himarė» nuk do qe i gjatė e kėmbėngulės, si pjesė e pandryshuar e strategjisė greke. Athina e di mirė stinėn kur mbillet anēari (pema e helmit); studion rrethanat e nė ēastin e duhur nxjerr dhe kartėn e Himarės. Merr Pavarėsinė Kosova e Greqia, «aleate strategjike» e Shqipėrisė, nuk njeh ēlirimin e gjysmės sė saj tė robėruar, por shtron tezėn: «ē’tė kėrkojnė shqiptarėt pėr Kosovėn do kėrkojnė dhe grekėt pėr Vorio-Epirin» (po ashtu dhe himarjotėt «grekė» pėr Himarėn, shton me trimėri Bollanua). Pėr politikėn helene liria e popujve ėshtė tregėti: studio bursėn e ēmimeve dhe nisua veprimeve! «Greqia po vazhdon ta studiojė ēėshtjen e Kosovės!..Pėr ratifikimin e MSA-sė me Shqipėrinė ka njė vit qė po na pengon njė fjalė e pėrkthyer keq» - shfajėsohet nė Tiranė arvanitasja Dora e Bako-Janit! Dhe fėmijėve nė lodra do t’u vinte turp pėr kėtė shfajėsim tė «aleatėve strategjikė». Diplomati i shquar Kisinger mėson se politika e njė shteti edhe ndaj aleatėve do mbėshtetur nė ngjashmėrinė historike dhe interesin kombėtar. Qėndrimi i Athinės sot ndaj Himarės ka ngjashmėri tė palėvizur me tė kaluarėn. Pak vite pasi shteti grek shpalli fantazmėn e fantaksur tė «Idhesė sė Madhe», bandat greke (pėrfituar nga njė luftė e Rusisė kundėr Turqisė) sulmuan si pikė kyē Himarėn. Aty do vihej maja e thikės pėr tė prerė gjer nė Korēė (nė vijėn zyrtare Venizellos mė pas, qė qe dhe vija e udhėtimit tė zv. Ministrit Kassimis (Kasėmit shqip me «is» nga pas). Kaloi njė shekull e gjysmė, e mė 17-18 nėntor 1992, nė Kongresin e Vorioepirit nė Athinė mbėshtetur zyrtarisht (qe kryetari i Bashkisė, ministra, deputetė, akademikė etj.) pėr Himarėn u tha: «Nė Himarė po punohet mirė. Tė bėhet greqizimi i zonės sė Bregdetit duke influencuar dhe me investime ekonomike me burim nga Greqia. Tė kėrkojmė jo vetėm Himarėn por dhe Nartėn e Vlorėn» (Kassimis peripaton e kėtij behari jo kot e kaloi nga Narta!). Tė ngulim kėmbė qė ēėshtja e Vorio-Epirit tė ngrihet si ēėshtja maqedone, Qiproja dhe Kosova. Nė rast nevoje tė marrim dhe armėt. Forcat pėr greke janė tė mėdha dhe brėnda qeverisė shqiptare». Kur shėrbėtorin e ke vėnė nėn ēizme, flitet hapur e pa frikė. Pėr kėtė, tre shekuj paera Kisingerit dijetari ynė i madh, Frang Bardhi porosiste para Kisingerit: «Armiku i vjetėr nuk bėhet mik; dhe po ‘u bė’, mbetet ‘mik’ i keq». Sigurisht mbeten marrėdhėniet e mira si me fqinjin por nė barazi tė ndėrsjellėt: «Mė ep tė tė jap»! Greqia ka punuar e harxhuar gjatė qė greqishtja tė zotėronte nė Himarė duke e mėnjanuar shqipen. Por shqipja u ruajt e paprekur nė dy fortesa tė saj qė janė gati sfera tė tej ndėrgjegjes (subkoshiencės). Ato, vajet dhe kėngėt, janė tė papėrkthyeshme pasi gatuhen me dhimbjen e shpirtit dhe gjakun e zemrės. Nė ndihmė tė politikėve tanė tė shitur del dhe njė grekoman qė djersin tė spjegojė ēudinė se grave tė Himarės vajtimin shqip erdhėn ua mėsuan labet nga Dukati; kurse ato, dhe kur qanin shqip, gulēimėn nė gojė e kishin greqisht (njeriu ka dhe «nėnzėra» tė tjerė dhe teoriku ka harruar t’i ndajė, veēanėrisht qė tani ka dhe dyshtetėsi, se cilat «nėnzėra» janė shqip e cilat greqisht)! Ai harron tė shtojė se tė paharruarit Neēo Muka kush ia mėsonte kėngėt e tij? Ato janė tė pakrahasueshme nė asnjė vend tjetėr. Ahere shqipja e tij nė kėngėt brilante ka ardhur nga qielli, si predikimet e shenjta tė profetėve dhe shqipja e Himarės ėshtė dhe bekim Perėndie. Bollano guxon qė nė guidėn zyrtare tė bashkisė Bregdetin, me pėrjashtim tė Borshit, e shpall botėrisht «zonė ortodokse greke» (!). Bollano i freskon kėmbėt te Joni, dhe ne i afrojmė legjendėn e detit shqiptar rėzė bashkisė shqiptare pėr ta freskuar sadopak dhe nė tru: I lashti dijetar Stefan Bizantini thotė se emėrtimi Jon i detit «vjen nga heroi ilir Jon». Apiani spjegon legjendėn e veēantė ilire sipas sė cilės Joni qe biri i Durrahut e u vra nė luftim, dhe trupin ia hodhėn nė det prej nga mori emrin e Jonit. Vetė Durrahu ėshtė djali i tė bijės sė Epidamnit qė quhej Melisa; kjo ra nė dashuri me perėndinė e detrave dhe lindi Durrahun… Nėse Bollano dhe ‘bollanėt’ kėto i quajnė pėrralla, u kujtojmė Platonin helen; para gati 2500 vitesh duke gjykuar shpėrdorimet nė dashuri ai shkruan se kjo nuk ndodh «Nė Joni dhe nė shumė vise tė tjera ku mbizotėron popullsia johelene». Kufijtė janė vėnė me kohė. Nė mbi 30 Kushtetuta, Aristoteli Kushtetutėn e Epirit e trajton mėnjanė nga ajo e Greqisė. Teorikėt grekė tė Himarės i shqetėson afrimi i saj historik e gjenetik me Labėrinė. Duhej bėrė doemos njė ndarje prej saj. Qysh herėt, nė shtetin komunist radioja pastaj Televizioni, doemos me ndėrhyrjen e minjve grekė nė tė, pothuaj ēdo ditė jepnin njė emision tė veēantė, nė dukje pa tė keq: «Kėngė labe e himariote»! Nuk thuhej ndonjėherė, bie fjala «kėngė Kurveleshi e Mesapliku», apo «Kėngė Gjirokastre e Libohove»; brenda polifonisė dhe ato kanė nuanca ndryshimi. Ngulej kėmbė dhe nėn tinguj muzike pėr tė bindur tė gjithė se Himara dhe Labėria qenė dy gjėra tė ndryshme! Nė njė mbledhje tė famėkeqit Komitet Qendror ideologu i veēantė i Ramiz Alisė, Sofokli Lazri kėrkoi njė lloj autonomie pėr Himarėn! Aty pati megjithatė shqiptarė, qoftė pjesėrisht, qė e kundėrshtuan. Greqia nuk do mė shumė, veē Himara tė quhet «minoritet» i saj. Kaq. Ajo do vetėm skicėn, se di vetė si ta pret kostumin. Mė tej, do vetėm heshtjen e shqiptarėve pėr tė, qė tė thotė mė pas kur t’ia shtrojė zyrtarisht pėr veprim BE-sė: «pse ju shqiptarėt keni heshtur kaq kohė». Kėshtu tha Micotaqis pėr Ēamėrinė nė fillimet e demokracisė kur ia kėrkuan atė: «S’keni tė drejtė gjersa keni heshtur kaq kohė » (heshtjen e shtetit e marrin si heshtje tė kombit). Skicėn e parė zyrtare pėr Himarėn-minoritet grek, mbuluar pėr fat tė keq me vellon e demokracisė, ua pranoi ish Presidenti Berisha kur nė takimin me minoritetin nė Tepelenė pranoi qetėsisht dhe kryebashkiakun e Himarės, mjafton qė fliste greqisht. Ėndrra greke mori udhė zyrtare. (Kur erdha nė fillim nė Zvicėr, nė njė mjedis mjekėsor tė Bazelit njė zonjė doktoreshė qė fliste disa gjuhė e pyeta nxituar: «Ju, zonjė, gjermane»!? (pėr gjuhėn). Ajo mė pa nė sy e u pėrgjigj me krenari tė zemėruar: «Jam zvicerane, zotni! Ju, nga jeni»?! U mundova tė ndreqja bisedė duke i kėrkuar tė falur. Njė zviceran tė njohur nė Gjenevė i thamė nė humor se ē’do bėnin, nėse nė Gjenevėn frėngjisht-folėse, Zyrikun gjermanisht-folės apo Luganon italisht-folėse tė vinin si tutorė zyrtarė nga Parisi, Roma a Berlini, vetėm se kėto kanė gjuhėn e tyre!? Ai qeshi i habitur: «S’na shkon mėndja kurrė se mund tė ndodhė gjė e tillė. Ahere Zvicra do shuhej, siē do shuhej nga gjuha e tjetrit dhe Kanadaja mes Anglisė e Francės, apo Belgjika mes Francės e Gjermanisė. Tek ne, para kėsaj do rrėzohej sė pari menjėherė qeveria e do shkonin para gjyqit. Nga ju vjen kjo fantazi Don Kishoti juve shqiptarėve»? shtoi nė fund. «Nga Greqia» i thamė ne. «Mos ia kėrkoni asaj, kėrkojani shtetit tuaj» mbylli bisedėn. Njė skicė tė dytė, se Himara ėshtė «minoritet grek» e shpalli Gjergj Titani nga njė «Amnesty Internacuional» e tij (siē ia kundėrvumė menjėherė nė shtyp). Dy partitė kryesore simotra kaluan bashkė mė tej nė greqizimin e Himarės: e ndanė atė nga fshatrat motra tė Labėrisė duke krijuar «zonė minoriteti» se kėshtu e ka dhe Evropa, si gjithmonė pa thėnė se nė ē’vend tė Evropės (kur ishim tė vegjėl nė fshat, pėr tė na dhėnė njė ushqim qė s’e donim na thoshin «Haje se e ka bėrė frėngu)! Pėr ta zgjeruar nė njė ngjyrė, po ndodh ajo qė s’e bėjnė as fiset e Afrikės, e Himara prin nė ballė: shqiptarėt po ndėrrojnė kombėsinė, e shteti buzėqesh (si ėshtė ajo fjalė e urtė: fshati digjet e…). Mund tė ndėrrosh fenė, qoftė dhe emrin apo veēas dhe shtetėsinė, por kur je shqiptar nė tri treguesit e kombit - gjaku gjuha e toka - tė thuash «jam grek» ėshtė njėlloj si femra tė vejė nė gjendje civile e tė shpallė se « unė jam mashkull» e pas saj tė vejė burri tė plotėsojė: «Unė jam femėr»! Po tė afrojmė poemėn tragjike «Ndėshkimet» e Hygoit, ky sot ėshtė ndėshkimi kryesor i kombit shqiptar. Grekėt dhe shėrbėtorėt e tyre nė Kuvendin Shqiptar trumbetojnė se kombėsia, dhe nė Himarė, varet nga dėshira e njeriut, siē e pohon ai vetė. Mirėpo ēuditėrisht kėtė nuk ia pranojnė Skėnderbeut. Nė Letrėn dėrguar Princit tė Tarantos ai pohon me krenari publikisht: «Ti nuk i njeh shqiptarėt e mi! Ne rjedhim nga epirotėt tė cilėt romakėve u dhanė kundėrshtar Pirron, si dhe nga maqedonėt, tė cilėt dhanė gjer fitimtar tė Indisė, Aleksandrin». Mirėpo dhe Bollano s’ėshtė i njė mėndje me Skėnderbeun. Nga 5 shekuj larg i flet Atij qė nga Bashkia e vet qė tė korrigjohet se «ti je Jorgos. Pohimi yt si ‘Gjergj’ ėshtė njė perceptim yti i nxituar»! Kthimin nė grek dhe tė Skėnderbeut e bėjnė jo vetėm tė shtojnė lavdinė e kaluar helene, por dhe tė pėrligjin pushtimin e sotėm tė Shqipėrisė, si vazhdim i udhėheqjes sė saj nga greku Jorgo Kastriotis (!). Para se ta helmonin, Kullurioti shkroi te «Zėri i Shqipėrisė» nė Athinė, se Greqia asnjėherė nuk kish komanduar nė Shqipėri. Ka ndodhur nė tė kundėrtėn. Kryeministri i parė i Greqisė sė Pavarur qe shqiptari Kapodistria nga Cfaka e Gjirokastrės, me nėnė Marien nga Golemi i Kurveleshit. Nėse Bollano me shokė kėto i quan sajesa shqiptarėsh, i kujtojmė njė dokument tė huaj mbresėlėnės:
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Turp pėr “BBC” ! ... :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Apr 25, 2008 3:07 pm nga ILIRI

Karl Sonderchausen, prift ceremonie nė Oborrin Vajmar ku bėnte pjesė nė rrethin e Gėtes, mė 1821 paraqet nė Altenburg tė Thuringen dy poezi dramatike nėn emėrtimin «Ēlirimi i Greqisė»; aty Skėnderbeu ėshtė figurė qendrore. Te njėra Skėnderbeu rri nė krye; pastaj i tregohet rinia, shkėputja nga sulltani si «Mbret i Moresė e i Shqipėrisė» (thonjėzat janė tė autorit tė huaj). Njė teorik yni nė Athinė filozofon ēudinė tjetėr, se sot nė botėn moderne s’ka vlerė kombi! (provo thuaja kėtė njė francezi, gjermani a anglezi)! Filozofin tonė kur e pyesin grekėt, thotė «jam shqiptar»; kur e pyesin shqiptarėt -«Jam grek»! Nė Greqinė e terrorizmit shoveno-ortodoks ndodh e kundėrta. Tė ndėrrosh vetėm fenė, dėnohesh 3 vjet burg (mė duket). Kohė mė parė siē u botua, njė drejtor banke nė Athinė, Jani Bleta kur pohoi me krenari prejardhjen si arvanit, pėsoi dhe pėrndjekjet aq sa hodhi ēelėsat: «me kėta nuk punohet»! Kėshtu ua bėnė arbėrorėve tė ndritur Kullurioti, A. Kolia e tė tjerė, sa i helmuan. Dikush thotė se «ē’merreni me Bollanon, me njė mizė»! Mirėpo kur miza mbart virus epidemie, duhet vlerėsuar me rrezikun e epidemisė. Gozhdėn greke ai e ngul te e njėjta brimė (pika e ujit e shpon gurin jo me anė tė forcės po tė kėmbėnguljes - thonė latinėt). Njė gazetar tjetėr pėr ngjarjen e Himarės, sot fajin ua hedh policėve shqiptarė tė cilėt mbanin kallashė e nė rrugė kish gėzhoja! Me shqetėsimet qė gjykon, gazetarit do t’i pėlqente qė ushtari shqiptar i rendit nė vend tė armės tė mbante flamurin grek e mes rebelėve, ngjitur nė krah tė Kassimit tė kėndonte himnin grek; nė vend tė gėzhojave qė s’vranė njeri, udhėt tė qenė ngado me targa ilegale greke! Gazetari nuk gjykon se nė ēdo rrethanė, prekja e punonjėsit tė rendit ėshtė prekje e sovranitetit shtetėror e dėnohesh me ligj (pastaj shihet dhe puna e policit). Kohė mė parė, nė Zvicėr erdhi njė skuadėr sportive serbe. Punonjėsi i rendit thirri e kėshilloi njėrin (Durcoviq), qė ta vinte nė rregull makinėn e vet e t’i zbuste zhurmėn te tubi pas. Serbi fodull kundėrshtoi gjer duke guxuar ta mbėrthente kėrcėnueshėm pėr gjoksi. Punonjėsi i rendit nxori revolverin, e la nė vend dhe shkoi raportoi ngjarjen. Ėshtė ky dinjitet detyre qė nė Zvicrėn e vogėl sovrane dhe zogjtė kur fluturojnė, shikojnė nga semaforėt. Kurse gazetari ynė gjykon nė frymėn e keqe greke, se zv. Ministri Kassimis (Kasėmi) s’dinte gjė pėr atė qė ndodhi! Por ēudi, histeritė pėrgreke nė Himarė marrin zjarr me afrimin e zyrtarėve grekė (tė kujtojnė fėmijėn grindavecė tė shokėve: kur i afrohet e ėma, zė qan i pari si i pafaj. Pas tij, qan dhe gazetari). Mė tej Kassimis ėngjėllizohet si njė njeri kseriko, qė ka dalė pėr njė peripato behari nga Narta nė Korēė, pa lėnė asnjė metėr mėnjanė nga «Vija Venizellos» dhe Kongresi mė i ri Voprio-Epirit. Si nuk pyet gazetari se ē’kėrkon ky emisar zyrtar grek nė kėtė hapėsirė shqiptare!? E shfajėson, se e ka lejuar shteti ynė. Mirėpo shteti lejoi dhe Gėrdecin. Ē’njeri me pak mėnd sot s’e ndjen se asgjė nuk ėshtė mė e rrezikshme se Gėrdecet greke me miratim zyrtar nė themelet e Shqipėrisė siē nuk guxoi t’i bėnte as diktatura. Kujtoni shkollat greke gjer nė Korēė e Himarė, Varrezat Greke (po u lejuan) qė janė projektuar si «Graēanica greke» dhe «varreza» tė Shqipėrisė sė Jugut; ushtria greke nė Bisht Pallė; bankat greke dhe rezervat e saj tė naftės nė Durrės; studentėt qė i zgjedh vetė pėr t’i mėsuar (shumicėn si agjentė se tė vjetėrit po plaken)…Kisha e Janullatosit nė qendėr tė kryeqytetit hipur mbi ministrinė e Mbrojtjes (Nė shtetet e Bashkuara pėrballė njė ndėrtese me rėndėsi shtetėrore dukej shumė larg njė zyrė e huaj, dhe e larguan menjėherė. Shikoni Pentagonin, njė ujdhesė e veēuar pa asgjė rrotull saj). Sipėr zyrtarėve tanė me sekrete e harta nė duar tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ēdo mėngjes priftėrinjtė grekė do zgjatin kokėn t’i pėrshėndesin: «Kalimera, qirje»! Kur tė shohin njė tė pakėnaqur prej tyre, ata do qeshin djallėzisht me vete: «Nuk e di mavrua, mė shumė se nga ne lart tė keqen ua vumė nga poshtė, nėn tunel)! Mbase pėr kėtė qeshte ashtu mes policėsh dhe Delijorgji!. Nė strategjinė e shkallėzuar, tani u shtua dhe nėnshtetėsia kolektive greke e shqiptarėve. Ėshtė fryt i ri me rrėnjė tė vjetra. Mbi njė qind vjet mė parė po kėtij fenomeni grek i ėshtė pėrgjigjur me gjeninė prej atdhetari De Rada: «Grekėt duan tė bashkojnė nė njė atdhe edhe grekėt e Shqipėrisė. Ahere Shqipėria tė bashkojė 200 mijė shqiptarė qė ndodhen nė Greqi» (nuk bėhej fjalė qė vetė shqiptarėt tė ushqenin hemorragjinė e Shqipėrisė. Shtetarėt e sotėm tė «demokracisė» kanė kaptuar ēdo kufi). E nė fund, pėr habi tė habive, gazetari pėrgrek shovenėt nė Himarė pėr t’i mbrojtur, i vesh me vello Krishti: po cilėsohet «njė komunitet i tėrė fetar si kundėrshtar»! Ku e shpike kėtė, zotni!? Ku gjetkė shqiptarėt qė mbrojnė Shqipėrinė u janė kundėrvėnė bashkėsive fetare!? E di qė fajtorėt nuk shfajėsohen dot nė tokė para drejtėsisė, dhe i ngrenė nė qiell nėn mbrojtjen e Perėndisė! Nė fund e mbyll me kėrcėnim, tė gjatė gjer nė Athinė: «Incidenti vulgar nė Himarė mund tė krijojė pėrplasje nė Shqipėri e tė shtyjė drejt vetizolimit njė komunitet(!)». Vetėm gazetari e di, sesi njė si fshat mund tė guxojė pėr pėrplasje (luftė civile) brenda njė shteti, e mė tej dhe tė vetizolohet! Ai nuk di, se pas njė guximi tė tillė do jetė populli qė do marrė nė dorė zgjidhjen, t’i japė fund njėherė e pėrgjithmonė, qoftė dhe kundėr shtetit asnjanės apo tė shitur. Himara ėshtė, si kudo, truall vetjak i himarjotėve; po nė tė njėjtėn kohė ėshtė truall kombėtar i Atdheut, ndaj tė cilit asnjė shqiptar nuk do rrinte asnjanės. Gjithsesi, Bollanua e ka njė meritė: fytyra e tij e errėt hedh dritė mbi fytyrėn e shtetarėve e deputetėve tanė. Mbetet gjithashtu turpi i BBC-sė pėr gjykimin e saj, gjersa ajo ta kundėrshtojė nėse e ruan dinjitetin qė ka.
SOT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Apr 25, 2008 10:05 pm nga shqiptari

Ilir ky komenti qenka rroman. U dashka 10 dite me e lexu.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi