Trojet, taksa ne favor te pronareve
Faqja 1 e 1
21042010
Trojet, taksa ne favor te pronareve
Rozeta Rapushi
Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi dje projektligjin i cili vendos takse ne masen 10% te vleres se truallit, per te gjithe ata qe kane te drejten e perdorimit te truallit shteteror. Para` qe sipas deputeteve do te mblidhen nje here ne vit dhe do te shkojne per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Me shumice votash, mazhoranca kaloi per votim ne seance projektin qe rregullon menyrat e perfitimit te ardhurave qe do te mblidhen nga taksa e perdorimit te truallit shteteror. Me konkretisht, taksa do te aplikohet ndaj te gjithe atyre personave qe kane ndertim ne trojet e paprivatizuara te ndertesave te shitura nga ndermarrjet shteterore, para hyrjes ne fuqi te Ligjit 7512, per trojet dhe ndertesat e privatizuara nga shtetasit me ligjin 7512, trojet ne perdorim te personave juridike dhe tregtare ne perputhje me parashikimet e vendosura nga nje ligj i vecante. Keshtu te gjithe keta persona, qe e kane ndertuar pronen e tyre mbi nje truall shteteror, do te paguajne nje here ne vit, ne masen 10 per qind te vleres se truallit ne perdorim. Sipas relatores se komisionit, Mesila Doda, nuk bejne pjese ne kete kategori, trojet turistike, ato ne proces legalizimi, apo troje shteterore te dhena me qellim investimi. Te drejten e vjeljes se takses per shfrytezimin e truallit shteteror e kane Drejtorite Rajonale te Tatimeve. Detyrimi per t'u paguar, llogaritet duke shumezuar nivelin e takses me vleren e truallit ne perdorim dhe detyrimi per pagese ne rast privatizimi nepermjet blerjes se truallit, llogaritet proporcionalisht vetem per periudhen e vitit gjate te cilit eshte ushtruar e drejta e perdorimit te truallit shteteror. Sipas procedures ligjore, brenda dates 15 shkurt te vitit paraardhes, subjektet qe i nenshtrohen zbatimit te ketij ligji kane detyrim te dorezojne ne drejtorine rajonale ku jane regjistruar, apo ne territorin e te cilave banojne, formularin e deklarimit te takses, i cili miratohet nga Ministria e Financave. Taksa do te paguhet ne banke, per llogari te organeve tatimore. Per subjektet te cilet zoterojne nje prone te ndertuar mbi nje truall shteteror, ky projektligj parashikon, privatizimin nepermjet blerjes se trojeve shteterore, nen ndertesen e privatizuar te blere, apo te ndertuar prej tyre. Kontrata e privatizimit nenshkruhet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike dhe nje kopje i dergohet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Gjithashtu individi qe kerkon te bleje truallin shteteror, mbi te cilin ndodhet prona e tij, mund ta beje nje gje te tille edhe me keste, por pagesa me keste nuk duhet te kaloje afatin 12-mujor. Fondet Te tjera te ardhura per kompensimin e pronareve, pritet te hyjne ne buxhetin e shtetit nga miratimi i projektligjit per "Taksen mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror". Takse e cila do te mblidhet nje here ne vit, ne masen 10% te vleres se truallit. Kthimi dhe kompensimi i pronave, pronaret skeptike Deri me sot, pronaret e ligjshem te tokave, kane dale pothuajse kunder cdo nisme ligjore te qeverise per ceshtjen e kthimit dhe kompensimit te pronave. Ankesa me e fundit e tyre, ishte per procedurat e reja te qeverise per pergatitjen e dosjes per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, shpjegoi dje per gazeten "Koha Jone" dokumentacionin e ri te percaktuar nga qeveria, qe ngarkon me shume pronaret ne procesin e kerkimit te kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas tij, pronareve u kerkohen rreth 14 dokumente te reja sipas ketij vendimi, nese ata duan te realizojne te drejten e tyre, dokumente te cilat jane shume te veshtira per t'u plotesuar, sidomos pjesa hartografike e cila kerkohet qe te firmoset dhe vuloset dhe gjykata. Por nga ana tjeter, sipas tij, dokumentet e reja qe kerkon qeveria jane edhe te kushtueshme per pronaret dhe ka nga ata te cilet nuk mund te paguajne shtrenjte per te kerkuara vetem te drejten e tyre ne baze te kushtetutes. "Na kerkohen harta te vjetra dhe harta te reja per pronat tona. Po pse nuk i nxjerr vete qeveria hartat qe ka ne institucione dhe t'i veje ne dispozicion", vijoi ankesat Toro.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi