ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandant, nga mori malli, komandant!!

Shko poshtė

01052010

Mesazh 

Komandant, nga mori malli, komandant!! Empty Komandant, nga mori malli, komandant!!




Komandant, nga mori malli, komandant!! Normal_edi_rama_ppshNga Besi BEKTESHI


Nuk ka pasur shprehje "mė tė madhe" se sa tė njė burri nga Tropoja i cili e quajti Edi Ramėn... komandant!! Nė fakt shprehja e burrit hallexhi i cili ju ankua Ramės ishte:

Me buqeta me lule nuk ikėn Saliu... o komandant!! Nejse, zoti Rama mbajti njė qėndrim jo shumė sqarues dhe inkurajues pėr burrin qė ai vetė e pyeti nga ishte, sepse nė fakt dialekti po kuptohej. Ky ėshtė edhe momenti pėr tė reflektuar qartė, edhe pse nuk ka asgjė pėr tė reflektuar nė tė vėrtetė. E gjithė strategjia e deri tanishme e PS-sė dhe sidomos e Ramės, ka qėnė qė nė fund tė fundit njerėzit ta thėrrasin "Komandant" kreun e Partisė Socialiste Shqiptare. Nė njė formė tė pėrsėritur si Rama dhe Hoxha ishin mė tė gjatė se populli, e shikonin atė nga lart poshtė, ishin me tė vėrtetė njė kokė mė lart se sa njerėzit qė ishin anash, dhe nuk do shumė mėnd se lartėsia e tyre ishte njė aksesor i mirė, pėr ti vendosur edhe realisht mbi popullin.
Pastaj fjalitė nė emėr tė tij, angazhimet nė emėr tė popullit, lufta politike qė proklamohet nė emėr tė popullit, betejat e reja nė tė ardhmen pėr tė drejtat e popullit, lufta deri nė fund pėr hapjen e kutive po nė emėr tė popullit, dhe lufta deri nė fund qė ėshtė rrėzimi i qeverisė Berisha (nėqoftėse nuk hap kutitė) po nė emėr tė njerėzve dhe popullit. Tė gjithė termat, si luftė, beteja, pėrballje, rezistencė... janė terma qė i shkojnė njė "Komandanti", njė luftėtari tė madh qė lidhjen e vetme e saktė ėshtė me "luftėn" dhe patjetėr qė lufta ka njė komandant. Por edhe Enverin, kėshtu e thėrrisnin "vegjėlia"... komandant e thėrrisnin, kur ai futej midis popullit dhe i pyeste si jetonin!! E populli i pėrgjigjej... jemi mirė, kemi pėr tė ngrėnė, kemi tė gjithė tė mirat, nuk na mungon asgjė, tė plasi nga inati kapitalizmi amerikan dhe social imperializmi sovjetik, ty tė kemi sa malet o komandant...etj., etj. Pastaj komandanti i gjatė, ju fėrkonte kokėn njerėzve dhe popullit lavdėrues, plakave dhe pleqve, por edhe vogėlushėve me shallin e pionierit nė qafė edhe kur ishte mbasdite vonė.
Kurse komandanti i ri Rama (sė paku kėshtu i thanė gjatė vizitės si tij nė popull) kur e pyet popullin i thonė: Jemi keq, nuk kemi se ē'tė hamė, kemi pension tė vogėl, energjia ėshtė shtrenjtė, uji po ashtu, ilaēet dhe veshmbathja, si t’ia bėjmė o komandant si t’ia bėjmė... Saliu na varfėroi... ai na mori shpirtin, por na rruaē ti... tė marrtė nėna tė keqen oooo komandant!!
E Rama ju thotė tė gjithėve: Te sheshi, tė gjithė te sheshi, me rob shpie tė gjithė, me motra dhe nėna, baballarė dhe vėllezėr me djem dhe vajza, ku ti keni, tė vini tė sheshi qė tė bėjmė rezistencė dhe tė largojmė kėtė qeveri, qė nuk hap kuti. Ai shpesh herė ja fėrkon kokėn popullit ankues, dhe atij sigurisht i bėhet qejfi dhe i ēohet nė maksimum entuziazmi. Komandanti i ri i shqiptarėve tanimė, ėshtė nė drejtim tė punėve tė pikėrisht komandaturės qė ėshtė PS-ja, por qė populli qė dikur i gėzohej Enverit komandant, sot i gėzohet Edit po komandant.
Kur Berisha takohej me Rasmunssen ose "Sekretarin e NATO-s" komandanti i madh i popullit tė majtė shqiptar takohej pėr problemin e protestės me Erion Veliajn dhe Spartak Ngjelėn. Po, dy nga komandantėt mė tė vegjėl, por qė kanė ushtri tė mėdha pas tyre. Komandantėt Veliaj dhe Ngjela janė normalisht edhe njerėzit qė frymėzojnė turmat, i udhėheqin ato nė beteja tė mėdha, qė ideohen nga Kryekomandanti Rama. Kėto dy komandantė janė akoma mė tė saktė nė batutat e tyre tė frymėzimit tė turmave dhe batutave tė forta qė kanė tė bėjnė me beteja historike tė mėdha... mė tė mėdhatė tė para ndonjėherė nė historinė e Shqipėrisė.
Komandantėt mė tė vegjėl se Rama, Veliaj dhe Ngjela, janė sot "shtyllat vertebrale" tė PS-sė liberale, qė po ndėrton Kryekomandati Rama. Tė egėrsuar nga "padrejtėsitė", komandantėt Veliaj dhe Ngjela, tė mbetur pa bukė, pa fonde dhe pa tė drejta dhe liri, po pėrpiqen tė mbajnė "frontin" revolucionar kundėr Berishės. Strategjitė e tyre janė tė mėdha. Bie fjala Veliaj shpallte edhe mbėshtetjet e mėdha nga Kongresi Amerikan dhe bota dhe me sa duket e kishte fjalėn pėr "Chavistin" Bill Delahunt, qė nė shtator del nė pension. Veliaj ka denoncuar edhe shtypin, sepse e ka akuzuar se fut duart nė para qė nuk janė tė tijat.
Ndėrsa komandant Ngjela, me siguri qė ka botėn anglosaksone pas, dhe nuk ka dyshim, qė aty ai ėshtė njė person mjaft i njohur nė drejtim tė aseteve tė mėdha elektorale qė ka...!! Ėshtė edhe komandante zonja Leskaj qė ka porositur perėndimin tė ketė kujdes me shqiptarėt se do ta mbysin Europėn po tė largojė vizat, kjo e fundit. Se mos vetėm komandante Leskaj... edhe komandante Dade po ashtu si Veliaj ėshtė e sigurtė se bota ėshtė mė PS-nė dhe komandantėt e saj.
Tė tillė komandantė nuk kanė lėnė pa bėrė asgjė, pėr tė vonuar integrimin pse pėr faj tė tyre nuk kanė fituar zgjedhjet. Nuk kanė lėnė asnjė lloj sulmi pa pėrdorur pėr rrugėn e Kosovės, duke ditur se ėshtė njė mrekulli ekonomike dhe strategjike. Fjalėt mė tė kėqija pėr Bechtel-Enka kanė thėnė kėto komandantė edhe pse dihet qartė se ku ka punuar kjo kompani, ka edhe cilėsi mė tė lartė, biles shumė mė tė lartė se sa aty ku kanė punuar kompani shqiptare!! Ku tė ketė suksese... nga komandantėt do tė ketė luftė dhe beteja...!
Sepse kėshtu ėshtė mentaliteti i Komandantit tė Madh dhe legjendar. Nė qoftėse dje "Komandanti" donte tė dėgjonte ēdo gjė mirė, sot ai do tė dėgjojė se ēdo gjė ėshtė keq. Sepse nuk ėshtė sistemi i tij politik. Por ama, nė njė pikė "komandanti" ėshtė si dje dhe sot. Ai sillet si njė "komandant" nė takim me popullin, sepse asnjėherė nuk ėshtė njė komandant nė luftė tė vėrtetė. Asnjėherė komandantėt e tillė, nuk janė pėr luftėra tė vėshtira, ku progresi ėshtė diēka e domosdoshme. Izolimi dhe frika si tabu, ndaj ndarjes sė popullit kėtu me njerėzit nė botė, ėshtė njė dėshirė e komandantėve tė tillė. Joshja e njerėzve dhe mbushja e mendjeve me sabotimin e plotė tė dėshirave pėr integrimin, ėshtė njė nga momentet mė tė dobėta tė historisė politike pluraliste tė Shqipėrisė.
Kur njerėzit e thėrrasin "komandant" Ramėn, nė fakt (ai mbase nuk shqetėsohet) ėshtė pėr tu shqetėsuar. Shumė, dhe sidomos pėr vetė Ramėn. Sepse njerėzit te ne, turmat dhe populli, si njė diēka e mesme si koncept midis tė dyjave kur afeksionohet shumė, kur arrin tė pasionohet dhe tė besojė kaq shumė gati verbėrisht... ndodh diēka. Diēka jo e mirė, pėr "Komandantin", dhe pėr historinė e tij nė dekada dhe ndoshta shekuj.
Gjithsesi sot, komandantėt e popullit, do ta marrin edhe njėherė atė pėr dore, apo pėr koke, pėr tė bėrė protestėn e re dhe betejėn e re. Komandantėt dhe Komandanti, po e thėrrasin edhe njėherė popullin qė tė protestojė pėr komandantėt duke e siguruar se pastaj do tė hajė mė mirė, do tė ketė pension mė tė mirė, do tė ketė portofol mė tė madh dhe tė fryrė, dhe nuk do tė paguajė drita dhe ujė.
Komandanti dhe komandantėt e vegjėl, po pėrgatiten edhe njėherė tė luftojnė dhe kėtė e bėjnė edhe nė emėr tė popullit dhe nė emėr tė "Don Kishotit" qė nė fakt ishte vėrtetė i varfėr, kur komandantėt e sotėm tė PS-sė, janė mė tė pasurit nė Shqipėri, por pėrfaqėsojnė ( thonė ato) tė varfėrit. Komandantit i duhet edhe kjo beteje qė tė marrė edhe gradėn e fundit. Po, gradėn e fundit nė spaletat e mėdha qė si dikur edhe sot... Komandanti nė Shqipėri, kishte dėshirė tė vishte. Por ama "komandatėt Don Kishot" nė demokraci, bėjnė edhe dėm, sidomos ku pėrkrahen edhe nga sharlatanė qė nuk meritojnė as nominimin Sanēo Panēo. Prandaj kujdes dhe vėmendje, duhet tė kenė ato, qė "Don Kishotin" e kanė lexuar pėrpara komandantėve, dhe sidomos e dinė se ēfarė "komandantėsh prodhon ky vend nė kohė krizash ideologjike dhe pasioni politik nė pasurim". Sot kutia e kėrkuar ėshtė Dylqina e djeshme, por kur kalojmė nė vite, arsyeja pėr Dylqinėn me tė vėrtetė qė shfrytėzon idiotizmin, pėr tė pasur pastaj pushtetin"
Kujdes!



SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi