ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tanket tek Ura e Lanės!? Ndal!...

Shko poshtė

26042008

Mesazh 

Tanket tek Ura e Lanės!? Ndal!... Empty Tanket tek Ura e Lanės!? Ndal!...




15-vjet mė parė. Flet ish-kryetari i Bashkimit tė Gazetarėve tė Shqipėrisė

Tanket tek Ura e Lanės!? Ndal!...
Marash Hajati

Pusullat e Hekuran Isait
Atė 20 shkurt, kur pjesėtarėt e K.Q. dhe sekretarėt e parė tė rretheve nuk kishin arritur akoma nė qytetet e tyre, studentėt thyen kufirin e qetėsisė, tė pritjes e tė durimit e vėrshuan drejt sheshit “Skėnderbej”. Kjo ishte njėra pamje e mėngjesit tė asaj dite. Pamja tjetėr ishte hutimi dhe pasiguria e udhėheqjes sė Partisė dhe tė qeverisė pėr ato qė po ndodhnin. Kjo jo, sepse nuk pritej njė kundėrpėrgjigje nga studentėt, por jo deri nė atė shkallė sa pėrmasat e ngjarjeve tė dilnin nga kontrolli.
Nė Komitetin Qendror me urgjencė tė jashtėzakonshme ėshtė mobilizuar gjithė ekipi i shėrbimit dhe sekretarėt e aparatit pėr tė njoftuar me telefona cilin tė mundnin, nga gjithė udhėheqja, pėr njė mbledhje tepėr tė rėndėsishme tė paparashikuar. Ata, qė arritėn tė lajmėroheshin, ecnin drejt selisė sė plenumit kundėr rrymės sė njerėzve, duke u pėrplasur me mijėra e mijėra studentė qė vėrshonin drejt sheshit.
Pesė nga anėtarėt e Byrosė Politike qėndronin nė presidium pas tavolinave tė vėna me nxitim e pa rregull. Nė sfond, lart nė mure, hija e rėndė e klasikėve tė Marksizėm-Leninizmit stononte aq shumė me qetėsinė e humbur. Mbledhja e improvizuar pa protokoll, pa mikrofona, nisi me njė thirrje tė R. Alisė.
- E shikoni, ē’bėhet?! Hekurani mė informoi se studentėt qenė nisur pėr kėtu, ku jemi ne tani, po ua ndalėn vrullin. Tani janė kthyer nga sheshi. Si mendoni, ēfarė qėndrimi tė mbajmė?!
Nė sytė e vėshtrimet e ashpra tė tė moshuarve tė partisė, qė
kishin ardhur nė historinė e kėtyre dekadave nė udhėheqje pėrmes luftės partizane e mė pas kishin mbijetuar me besnikėrinė e tyre, duke i shpėtuar likuidimeve e spastrimeve tė njohura, u ngjall urrejtja pėr ato qė po ndodhnin. Atyre nuk iu tremb e nuk iu drodh fjala.
- Ku po e ēojmė Shqipėrinė. Ku po e ēojmė partinė. Ku po e ēojmė shokun Enver!
Tė gjithė ngriheshin me radhė, diskutonin si betim. Nė ndėrprerje pas ēdo folėsi, badigardėt e udhėheqjes, sillnin nė presidium pusullat e palosura tė H. Isait. Ai qėndronte jashtė “kalasė” e informonte pėr ngjarjet nga sheshi e nė rrugėt qė kryqėzoheshin aty. Ramiz Alia lexonte pėrmbajtjen e letrave qė kėsaj radhe vinin tė sakta, pa zbukurime.
- Nė shesh po vėrshojnė mijėra njerėz. Ka tė inatosur, sehirxhinj, indiferentė. Studentėt komandojnė situatėn. Ata kanė rrethuar shtatoren e Enverit me britma e parulla. Disa janė kacavjerrur mbi trupin e hekurt.
Diskutimet vazhdonin. H. LLeshi. S. Koleka, A. Ēarēani, R. Marko, S. Stefani e me radhė, kėrkonin llogari qė, pse erdhi partia deri nė kėtė falimentim. Nuk do tė na e falė as historia, as populli. Pusulla tjetėr sipas komentit tė R. Alisė, qė ndiqte me vėmendje rreshtat e saj, bėnte tė ditur: “ Nė piedestalin e shtatores ndjehen goditje.. Monumenti po lidhet me kavo ēeliku. Policia e ushtria mundohen mė kot tė afrohen, tė shtėnat nė ajėr me armė dhe krismat as qė pėrfillen”
Dikush nga salla foli tepėr i nervozuar: - Po ē’janė ato tė shtėna! Manovre!! Folėsi kishte pasur tė drejtė. Krismat shurdhaqe tė fishekėve pėr manovra vinin deri tek salla e plenumit. Pusulla e fundit njoftonte: “Monumenti i Enver Hoxhės ra”.
Lotėt e Nexhmije Hoxhės
Nė heshtjen e zisė Nexhmije Hoxha, qė kishte zėnė vend nė mesin e dy kolonave tė rėnda, ndoshta pėr tė mos rėnė shumė nė sy, e qė kishte ndjekur gjithė mbledhjen me habi, me pabesim, me keqardhje, me inat , ėshtė ngritur nė kėmbė, ka vėnė ēantėn poshtė krahut e ka ikur.
Ka ikur duke mbajtur lotėt me vėshtirėsi. E mallėngjyer si kurrė ndonjėherė, me kokė ulur ka lėnė prapa trokitmėn e hapave tė nxituar mbi parket. Ajo i mbajti lotėt edhe nė pėrcjelljen aq publike nė banesėn e fundit tė bashkėshortit E. Hoxha, kurse aty jo. Tė gjithė pėr njė ēast kanė heshtur. Mė ngushtė nga tė gjithė u ndie R. Alia. Ai nuk ka folur asnjė fjalė e vetėm ka ndjekur figurėn e saj, veshur me tė zeza deri sa ėshtė zhdukur nė derėn e rėndė e tė gjatė para kolonave. Nexhmije Hoxha iku nga ajo sallė jo vetėm nė mėnyrė tė figurshme, por iku realisht e shpirtėrisht nga “tradhtia” qė i bėri partia e saj, shokėt e bashkėpunėtorėt e bashkėshortit, tė pėrulurit gjithmonė para tij. Dhe kėtė e vėrtetuan mė sė miri ditėt qė rrodhėn mė pas. Mbas asaj heshtjeje tė imponuar mbledhja po shkonte drejt zbehjes. Njoftimet nga sheshi “Skėnderbej” bėnin me dije se turmat e studentėve me britmat e brohoritjet e tyre, po kalonin nė ekstazė. Ato dėgjoheshin fare afėr. Me Enverin monument kishin mbaruar punė, po s’dinin tashmė ēfarė tė bėnin. Shumė tė rinj apo ēfarė mund t’i quaje, me vare e qysqi, tė grumbulluar si milingonat nė kokrrat e grurit, ēapitnin pėr tė thyer monumentin. Pjesa dėrmuese e studentėve, tė udhėhequr tanimė nga drejtues tė Partisė Demokratike, arritėn deri tek Ura e Lanės. N. Ceka, me megafon nė dorė, bėnte thirrje pėr qetėsi e maturi: - Tė mos dalim jashtė kėrkesave tona!
Tė dalin tanket!
Tre-katėr vetė tė Sigurimit arritėn deri tek dyert e plenumit me informacionet se manifestuesit do tė sulmonin K.Q. Dikush kėrkoi me vendosmėri tė nxirreshin tanket pėr t’u mbrojtur e jo pėr manovra. Tė tjerėt kanė kėrkuar tė armatosen. Njė pėshtjellim gati pa rrugėdalje. Por gjithēka ra nė njė farė paqėtimi.
R. Alia njoftoi se turmat kanė lėnė bulevardin kryesor e janė kthyer unazės tek Lana pėr tė vazhduar marshimin. Ne jemi kthyer nė shtėpi pėrsėri kundėr rrymės sė njerėzve. Grupe studentėsh kishin lidhur me kavo “copat” e monumentit e po ktheheshin nė strofkėn e sheshet ku kishin nisur grevėn, por tashmė tė kėnaqur nga fitorja.
Me kėtė ngjarje u mbyll ajo mbledhje e atij plenumi tė K.Q., pėr tė cilėn nuk u bė kurrė komunikatė nė shtyp. Ēdo gjė edhe sot e kėsaj dite ka mbetur si enigmė pėr ato ngjarje. Persona tė gjallė, ata tė udhėheqjes mė tė lartė tė Partisė sė Punės, kanė bėrė deklarata e kanė shkruar artikuj tepėr kontradiktorė. Disa pohojnė se pėr tė mos ndodhur si dikur nė Rumani me pėrgjakje, policia e ushtria jonė qenė urdhėruar tė bėnin vetėm rezistencė pasive me shkopinj gome, ujė nga zjarrfikėset, krisma me plumba manovrash. Nė realitet kėshtu u zhvillua gjithēka atė ditė. Nė mbi njėqind mijė vetė, qė kishin dalė nė shesh, as nuk u vra njeri, as nuk u plagos njeri, as nuk u arrestua kush. Mjetet e rėnda pėr tė rrėzuar Enverin kishin ardhur pa pengesa deri nė qendėr. Tė tjerė thonė se policia e ushtria mund tė kishin qėlluar e mund tė kishin bėrė kasaphanė, por unė filani nuk pranova.
Ramiz Alia eviton gjakderdhjen
Nė vazhdim tė asaj dite dhe tė 20 shkurtit, qė do tė bėjė vend tė veēantė nė histori, dua tė shkruaj pak radhė edhe pėr njė mbledhje tjetėr, qė u thirr po me urgjencė tė jashtėzakonshme atė ditė nga Ramiz Alia nė presidencė. Edhe ai kuvend kishte pėr temė ngjarjen e rrėzimit tė monumentit. Aty ishin ftuar dy-tri parti politike ( aq ishin nė tė kohė) dhe subjekte zgjedhore mė vete si, sindikata, rinia apo Lidhja e Shkrimtarėve. Ne, tė Bashkimit tė Gazetarėve ishim vėzhgues. Fjala e R. Alisė dhe e pjesėmarrėsve ka nisur pa ceremoni e gradualisht u kthye nė grindje e deklarata tė ashpra mes dy palėve. Do tė ishte me interes tė dėgjoheshin sot shiritat e regjistruar nga studiot e shėrbimit tė Presidencės. Mes tė tjerash R. Alia i ėshtė drejtuar ballė pėr ballė Sali Berishės:
- Do tė mbani pėrgjegjėsi historike pėr tė gjitha ngjarjet qė keni kurdisur! Sapo jam njoftuar (ora ishte tre-katėr mbas dreke) se grupe tė rinjsh e njerėz pa adresė, qė pretendojnė se janė studentė, tė lidhur me partinė tuaj, po organizohen pėr t’u ngjitur drejt varrezave tė kombit dhe aty duan tė nxjerrin nga varri Enver Hoxhėn. Ta dini mirė, se kjo nuk do tė shkojė e nuk do tė lejohet. Kush tė dojė tė luajė me jetėn, le tė guxojė tė afrohet.
Sali Berisha sy mė sy s’ka pranuar asgjė tė tillė. Partia Demokratike dhe studentėt, - tha ai, - nuk janė pėr rrugėn e dhunės. Shikoni se kėto i organizon sigurimi juaj.
Nė realitet hijet e grupeve tė njerėzve nėpėr pyllin poshtė sanatoriumit, filluan tė teren, tė zhduken. Kėtė e bėnė tė ditur grupet e gazetarėve qė kishin vajtur me kohė e prisnin tek monumenti “Nėnė Shqipėri” pėr ndonjė ngjarje tė mundshme. Ata gjithashtu bėnė tė ditur se “gardhi” i forcave tė armatosura tė ushtrisė dhe jo dosido, por deri me armė tė rėnda, mitralozė e tanke, kishin krijuar njė unazė tė pakapėrcyeshme. Ajo qė nuk u bė atė ditė nė zjarrin e demonstratave tė 20 shkurtit pėr tė nxjerrė nga varri Enver Hoxhėn, u realizua mė vonė, bile tepėr sekret e nė fshehtėsi me ardhjen e Partisė Demokratike nė pushtet.
Vdekja e dytė e E. Hoxhės
Gjithēka kishte ndodhur atė ditė tė 20 shkurtit, ishte si njė ėndėrr e frikshme, qė s’diheshin pasojat e saj nė ditėt qė do vinin. Si kurrė ndonjėherė nė atė mbledhje, nuk u nxorėn konkluzione, nuk u formuluan detyra, nuk u hartuan as komunikata pėr shtyp e pėr Radiotelevizion, nė tė cilin zakonisht lexuesit viheshin nė dijeni pėr rėndėsinė e takimit dhe detyrat qė u dilnin organizatave tė masave, si rripat e transmesionit tė pėrparimit.
Byroja Politike nė atė forum tė pėshtjelluar, edhe pse nė dukje tė jepte pėrshtypjen si monolite, nė realitet ishte mjaft larg mendimit, “unik” pėr ato qė po pėrjetoheshin. Veē aty pėrjashtohej ndonjė tradhti e hapur, sepse besimin tek udhėheqėsi trashėgimtar akoma tė gjithė e kishin njėlloj, por nga mėnyra e diskutimit dhe ashpėrsia e toneve dhe mendimeve kundėr studentėve e pėrkrahėsve tė tyre, pėr tė cilėt, siē mendonin ata, partia nuk kishte kursyer asgjė, duke u dhėnė shkollė e dije, krahasuar me shtresat e tjera tė popullsisė, pėsuan njė diziluzion tė plotė pėr punėn e njėshit tė partisė.
Tė nesėrmen, po tė nesėrmen, mendonin tė gjithė se ēfarė do tė bėnin, si do tė informohej partia, si do tė informohej populli pėr atė vdekjen e dytė tė E. Hoxhės. Pėr ironi tė fatit, busti qė u tėrhoq zvarrė, bėri po atė rrugė drejt Varrezave tė Kombit, ku afro 6 vjet mė parė nėn hijen e monumentit “Nėnė Shqipėri” kishte pushuar trupin nė varrin e plumbtė.
Mbledhja e thirrur atė ditė tė 20 shkurtit, qė u zhvillua paralel me shembjen e monumentit tė E. Hoxhės, si u komentua mė vonė pati dhe njė kompaktėsim tė gjithė udhėheqjes sė pėrgjithshme tė vendit. Aty ishin thirrur me urgjencė jo vetėm Komiteti Qendror, por edhe drejtuesit e organizatave tė masave nga prokuroria, gjykata me idenė e qėllimin qė tė mos kishte diversion mendimi e veprimi. Gjithēfarė ishte jashtė selisė sė Komitetit Qendror, ato orė trishtimi e ankthi do tė dirigjoheshin nga Hekuran Isai nė marrėveshje tė plotė me Ramiz Alinė. Mė vonė janė paraqitur teza gjoja konfliktesh mes tyre. Nuk dimė, por gjatė zhvillimit tė ngjarjeve tė asaj dite, koordinimi ka qenė i plotė. Enver Hoxha u rrėzua me kavo ēeliku dhe u mbrojt me plumba manovre nė sytė e forcave ushtarake politike shqiptare.
Tė nesėrmen, po tė nesėrmen, nga komitetet e partive nė rrethe, nga qendrat e punės, institucionet e ndryshme me gjysmė zėri filloi tė kėrkohej llogari pėr ngjarjet. Nė realitet ajo ka qenė mė shumė njė vėrejtje e pėrgjithshme sidomos nė bazėn poshtė, por qė kurrė nuk iu dhanė shpjegime tė formuluara apo tė nxjerra nga ndonjė forum i lartė partie. Ajo qė pati tėrhequr mė shumė vėmendjen ato ditė, qe revoltimi i punonjėsve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe i Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė tė dy ato dikastere tė rėndėsisė sė veēantė, u insistua tė bėheshin takime tė mbyllura me Ramiz Alinė, qė nė fakt u realizuan, por asnjėherė nuk u bėnė publike konkluzionet e atyre mbledhjeve. Sipas shumė pjesėmarrėsve gjėrat nuk kishin kaluar aq lehtė. Por siē ishte nė ato kohė, shpjegimet, autokritika, qėllimi pėr tė evituar ndonjė gjakderdhje tė mundshme, kishin bindur pjesėmarrėsit se ajo qė ndodhi kishte qenė e vetmja rrugė e mundshme dhe ajo u realizua. Pėr kuriozitet tė lexuesve do tė sjellim kėtu poshtė nja dy pasazhe tė diskutantėve dhe mendimet e tyre nė takimin me Ramiz Alinė, se si mund tė evitohej rrėzimi i monumentit tė E. Hoxhės. Njė nga folėsit, pasi pėrshkoi situatėn e asaj dite, nxori edhe pėrgjegjėsitė e partisė e duke rreshtuar fjalėn e tij nė stilin ushtarak theksoi pėr mungesėn e vigjilencės, tėrheqjen e pajustifikuar tė forcave ushtarake, pėrgjegjėsinė e rojeve tė caktuara, e veē tė tjerave kėrkoi llogari, se pėrse monumenti ishte derdhur nė bronx me parete tė holla. Duhej tė kishte kėtu gisht edhe Italia ( vendi ku ishte derdhur skulptura), po tė kishte qenė ajo e rėndė e monolite, e salduar mirė me themelet, s’do tė binte. Njė tjetėr nė vazhdim bėri vėrejtje pėr piedestalin: “Pse nuk ishte ngritur lart mbi shesh, dy apo tre kate, qė tė mos arrihej nga keqbėrėsit! Mendje-mendje kjo botė!

Sqarim

Titujt e dossierit tė numrit tė kaluar (si e filmuam rrėzimin e bustit tė Enverit) dhe (Ramiz Alia jep urdhėr tė dalin tanket) ishin tė redaksisė.
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 29408
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tanket tek Ura e Lanės!? Ndal!... :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Apr 26, 2008 4:01 pm nga shqiptari

Kur rrezohej Enveri
E Hėnė, 10 Mars 2008


Marre nga KOHA JONE

20 shkurti i vitit 1991 ka hyre ne kujtesen historike si dita kur u permbys monumenti i diktatorit ne qender te kryeqytetit. Ngjarjet qe e paraprine dhe momentet qe shenuan ndarjen me te kaluaren

Ndersa ne dhjetor te vitit 1991 ne Shqiperi u sanksionua pluralizmi politik, ne qender te kryeqytetit, me nje lartesi prej afro 7 metrash, e derdhur ne bronz, shtatorja e Enver Hoxhes ishte ende ne kembe. Per shume nga viktimat e komunizmit, monumenti i diktatorit ishte nje fyerje per Tiranen, ndersa per nostalgjiket, ai perfaqesonte shpresen e fundit per te rikthyer sistemin e vjeter. Byroja Politike e perbere kryesisht nga nomenklatura e vjeter e regjimit, kishte nxjerre nje urdher per te mbrojtur me cdo kusht monumentet e “babait shpirteror”, duke autorizuar deri edhe perdorimin e armeve te zjarrit per te mbrojtur bustet e njeriut, qe, per me se 40 vjet, udhehoqi vendin me dore te hekurt. Dekreti numer 7459 “Per respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve” u firmos me 22 janar te vitit 1991 nga Presidenti i fundit komunist Ramiz Alia.

Per te gjithe ishte e qarte se dekreti i Alise kishte per qellim mbrojtjen e busteve te Enver Hoxhes, te cilet ndodheshin pothuajse ne cdo cep te Shqiperise, te Stalinit apo te klasikeve te tjere te marksizmit. Ndonese akte vandaliste te pakontrolluara ishin verifikuar ndaj ndonje monumenti qe nuk i perkiste periudhes komuniste, kuptohej se ato nuk kishin synim te perbaltnin figurat e kombit. Nese dikush mund te ngaterronte Leninin me Jeronim de Raden apo Stalinin me Luigj Gurakuqin, kjo vinte nga injoranca apo urrejtja per gjithcka te ngritur ne “epoken e kuqe”.

Levizja antikomuniste e dhjetorit te vitit 1990 dukej sikur i kishte rene paksa vrulli, derisa nje iniciative e studenteve te Universitetit te Tiranes rindezi atmosferen. Me 18 shkurt te vitit 1991 disa prej tyre hyne ne greven e urise, duke kerkuar, ne kuader te depolitizimit, heqjen e emrit te diktatorit nga tempulli i dijes. Komisioni i greves, i perbere nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkepia kerkoi vec te tjerave anulimin e dekretit famekeq qe mbronte monumentet e diktatorit dhe lirimin e te burgosurve te fundit te ndergjegjes qe mbaheshin ende ne birucat e Spacit, Burrelit e Qafe-Barit.

Greva filloi ne mjediset e kinoteatrit te Qytetit Studenti. Sipas te dhenave te kohes, ne salle u ngujuar 723 studente e pedagoge, ndersa dera u mbyll me celes. Emrat e tyre, nuk dihet per c’arsye, nuk jane bere kurre publike. Shume studente te tjere shprehen deshiren te bashkoheshin me grevistet, por Komisioni nuk lejoi askend te hynte ne salle. Nje grup perfaqesuesish te Komitetit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut vizituan grevistet, duke bere disa foto. Imazhet e djemve dhe vajzave te mbeshtjelle me batanije dhe me shami ne koke shetiten boten. Nderkaq drejtuesit e opozites kishin firmosur me Ramiz Aline paktin e stabilitetit per shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo pengonte udheheqesit e rinj te opozites per t’u bashkuar zyrtarisht me nje greve te shpallur “te jashteligjshme” nga qeveria shqiptare, e kryesuar nga Adil Carcani.

Shqiperia vertet rrezikohej nga nje lufte civile. Nje shoqate me emrin “vullnetaret e Enverit” kishte filluar te vringellonte armet, duke deklaruar se “Enveri duhej mbrojtur, qofte edhe me gjak”. Njerez te armatosur te ekstremit te majte apo te djathte shikoheshin perdite ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera shqiptare. Ne disa rrethe te jugut, nostalgjiket kishin arritur deri ne forma organizimi te njesive te armatosura, te cilat kercenonin kryeqytetin. Ne te vertete, pas renies se monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes, perleshje te armatosura do te verifikoheshin ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve.

Me daten 20 shkurt, perpjekjet e pushtetit per te thyer rezistencen e studenteve kishin deshtuar. Me gjithe problemet shendetesore qe filluan te evidentoheshin, grevistet ishin te vendosur per te mos u terhequr. Jo vetem kaq. Sindikata e Pavarur e Shqiperise kishte kercenuar me nje greve te pergjithshme, e cila mund te paralizonte gjithe vendin. Mijera qytetare te Tiranes dhe te rretheve te aferta mberrinin cdo dite ne Qytetin Studenti, duke inkurajuar grevistet dhe duke organizuar demonstrata me pjesemarrje gjithnje e me masive. Ne keto kushte, pakti i stabilitetit mes qeverise dhe opozites dukej teper i brishte per te perballuar nje levizje te tille popullore dhe shume prej politikaneve te rinj filluan te benin levizje individuale, duke u rreshtuar perkrah te ngujuarve. Turma fryhej ore e minute, derisa rreth mesdites filloi te drejtohej per ne qender te kryeqytetit.

Populli i kryeqytetit theu me lehtesi barrikadat policore te vendosura ne rrugen e Elbasanit, te Liceu Artistik, si dhe gjate bulevardit kryesor, duke u derdhur ne sheshin “Skenderbej”. Nje numer i madh policesh, te pajisur me shkopinj gome, mburoja e skafandra dhe qen kufiri ishte vene ne mbrojtje te statujes prej bronzi. Policia tentoi te reagonte, duke bere te terhiqeshin demonstruesit e pare, por pas tyre turma rritej gjithnje e me shume. Ne keto kushte policia u detyrua te terhiqet dhe te lere Enverin te vetem perballe popullit te tij. Per minuta te tera turma u perpoq te rrezonte masivin e bronzte, derisa ne ndihme erdhi nje autovinc, tip “Saurel”.

Ne kujtesen historike te shqiptareve do te mbeten te ngulitura momentet kur shtatorja e diktatorit filloi te lekundej, derisa ra e u zhduk mes turmes. Te ekzaltuar, demonstruesit i hodhen diktatorit kalon e celikte rreth fytit dhe e terhoqen zvarre monumentin pergjate rrugeve kryesore te kryeqytetit, duke e sjelle ne Qytetin Studenti. Perpara kinoteatrit ku ishin ngujuar studentet, turma u ndal, si te sillte nje trofe lufte. I poshteruar nga mijera njerez, monumenti i Enverit filloi te copetohej ne pjese. Ishte ndarja nga miti i ngritur per me shume se pese dekada.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi