ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė shportė me vezė pėr Henri Ēilin!

Shko poshtė

11052010

Mesazh 

Njė shportė me vezė pėr Henri Ēilin! Empty Njė shportė me vezė pėr Henri Ēilin!




Agron TUFA*

Mbrėmė, ndėrsa (apo tek) ndiqja ndeshjen e futbollit Sevilja-Barcelona,s'kisha si ta ndjek edicionin e lajmeve tė orės 20:00 nė RTSH, qė tė shihja njė protestė simbolike tė opozitės kundėr institucionit tė medias publike, tė cilin e gjuajtėn me vezė. E pashė mė vonė kėtė folklor vulgar tė opozitės me burra thinjoshė e gra nė tatėpjetė tė moshės, tė cilėt tė zėnė pėrdore hidheshin e kėrcenin pupthi duke rrahur shuplakat, derisa u ulėn kacipup nė pozicionin e... pikė pėr pikė si njė seri vizatimesh groteske tė Rembrandit. I vetmi efekt qė ta nginte mishin kokėrr nga banaliteti e neveria, ishte turma e prirė nga udhėheqėsit e Partisė Socialiste me kryqtarėt militantė, qė tashmė thirren me radhė nga provincat e Shqipėrisė. Njė njeri me mendje tė shėndetshme e me njė higjienė mesatare shpirtėrore, kėshtu do tė kishte ndjerė, ashtu sikundėr nė njė rast tjetėr tė ngjashėm kur njė shoqatė-parti, e shpėrfillur krejtėsisht nga elektorati, pak muaj mė parė, solli nė hyrjen e TVSH-sė njė arkivol.
U habita shumė, nė planin mendor dhe estetik, kur pashė shkrimin e mikut tim Henri Ēili, i cili jo vetėm identifikohej me thelbin banal tė kėsaj proteste tė socialistėve, por do tė kishte dėshiruar tė kishte vetė njė vezė pėr ta hedhur, apo mė saktė akoma, do tė kishte dashur ndoshta tė ishte vetė veza qė hidhnin tė pangushėlluarit. Si pra vallė njė intelektual, qė ka pirė ujė nė gjurmėt e kuajve tė mendimit liberal, tė njėjtėsohet me direktivat e njė udhėheqėsi opozite qė kėrkon medoemos pėrmbysje, puē ose revolucion? Nė pėrgjithėsi, z. Ēili njihet si shigjetė e ndjeshme ampermetri, qė anon pro, sipas situatės politike, herė me njėrėn palė tė konfliktit, herė me tjetrėn, ose me tė dyja palėt njėherėsh, e po pati mė shumė palė, ėshtė dakord me tė gjitha. Politkorrektesė me tė gjithė. Vetėm njė gjė nuk mund ta ndeshėsh tek Henri: mendimin apo pikėpamjen e tij individuale, tė qėndrueshme e koherente. Me sa duket, themelet e formimit tė pikėpamjeve tė tij janė bimė pa rrėnjė, tė cilat i merr era dhe shumohen nė ajėr me spore.
Nė shkrimin e vet mė 9.05. 2010 tek "Panorama", "Njė vezė mė shumė kundėr TVSH-sė", Henri bėn njė surrogato autopsie pėr TVSH-nė dhe jep disa mendime pėr periudhat mė tė emancipuara tė kėtij institucioni (pėr tė cilat ndaj mendim krejt tė kundėrt), pėr lajmet tejet tė pabalancuara, si dhe mėnyrėn si duhet vepruar me kėtė media publike. Mendimi mbizotėrues i Henrit (ēka pėrbėn tė vetmen vlerė tė shkrimit tė tij) ėshtė alternativa, nė duhet ta reformojmė TVSH-nė apo ta privatizojmė pėr fare.
E para, desha ta sqaroj Henrin se TVSH, prej dy vitesh gjendet tashmė nė prag tė njė transformimi rrėnjėsor teknologjik e konceptual, nė prag tė zėvendėsimit tėrėsor tė teknologjisė, qė sjell tė gjitha ndryshimet e tjera, me njė legjislacion tė njėjtė me tė gjitha televizionet publike tė BE, i hartuar nė pjesėn themelore nga specialistė po tė BE.
E dyta, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, TVSH nuk ka nevojė tė privatizohet pėr tė prodhuar njė TV Klan, njė Top Channel apo njė Vizion Plus mė shumė, sepse as privatizimet nuk i kanė zgjidhur punėt e ndjeshme nė nahijen tonė, siē bėn mu apo mjau, privatizimi i arsimit tė lartė (nė kėtė pikė jam krejt dakord me Edi Ramėn). E treta, gjendja e sotme e TVSH-sė, edhe nė lidhje me lajmet e pjesės politike, shpreh mė besnikėrisht gjendjen e demokracisė shqiptare, parlamentare, intelektuale e shoqėrore, prej tė cilave nuk abstragon dot. Sidomos Televizioni Publik.
E katėrta, nėse gjuhet me vezė Televizioni Shqiptar, politika godet vetveten, pse pjellė e saj ėshtė. Nė tė gjitha aspektet, financiare, legjislative, pėrfaqėsimore.
Nė kėto ditė tė grevės sė urisė, opozita kėrkon ta ketė TVSH-nė si zgjatim tė rėnkimit tė saj, tė vetėviktimizimit tė saj, tė paraqitjes vetėm nė dritėn heroike tė romantikės sė tyre revolucionare, pa dhėnė asnjė efekt tjetėr jashtė kėsaj heroike romantike. Tė mos harrojmė, vetėvrasja dėnohet me ligje tokėsore dhe hyjnore, si vetėvrasja personale, ashtu dhe vetėvrasja nė grup. E, sigurisht, Henrin aspak nuk e shqetėson pėrzėnia e gazetarėve tė TVSH-sė nga vendi i grevės, tė cilėt nė njė rend tė barabartė me mediat e tjera kanė tė drejtėn kushtetuese pėr informim. Henrin liberal aspak nuk e shqetėson kėrcėnimi i liderit tė opozitės se "nuk do tė mbaj pėrgjegjėsi as unė, as Partia Socialiste pėr ēfarė mund tė ndodhė me gazetarėt e TVSH". Si ka mundėsi qė njė grevė "paqėsore" tė mund tė ushtrojė kaq hapur kėrcėnimin dhe shantazhin? Sigurish, Henri e ka nė xhep pėrgjigjen, e cila nė frymėn e tij pėrkthehet: "Dakord jam edhe me ty", por... Dhe kjo "por" nėnkupton qė TVSH-ja tė tregojė tė njėjtin zell, siē fjala vjen, "News 24", qė mandej tė lėvdohet e tė ngrihet nė qiell nga opozita. Unė desha t'ia bėj me dije Henrit, para se ai tė ndėrrojė mendje (siē bėn pėrgjithėsisht), se TVSH-ja po shfrytėzohet sot maksimalisht jo nga pozita, por nga opozita. Se opozita kėrkon tė pėrshkallėzojė alibinė e vetėviktimizimit nė talk show-n e vet nė shesh, duke rrėmbyer nė mėnyrė ordinere prej TVSH-sė argumentet e veta tė munguara ankestare. Asgjė tjetėr jashtė kėsaj maskarade nuk ka. Vetėm simulim me imazhin. Butafori. Ndėrsa diskursi mbi tė ardhmen e TVSH-sė nuk duhej tė ishte pėrdorur nė kėtė mėnyrė konjukturale, siē ndodh pėrherė me Henrin, nė frymė politkorrekte me situatėn. Por do tė kalojė... e deri sa tė kalojė, jepini Henrit njė shportė vezėsh dhe mos e pengoni tė gjuajė TVSH-nė. Gjithsesi, do tė ishte mė pak banale se pėrhedhja pupthi dhe kėrcimi i Arta Dades, Namik Dokles, Pandeli Majkos e tė tjerė burragra nė vakt tė moshės. Ndėrkohė, unė i premtoj se nuk do ta ndjek gjuajtjen e tij me vezė mbi TVSH-nė, se ndėrkohė do tė jem duke ndjekur njė tjetėr ndeshje futbolli.
*Kryetar i Kėshillit Drejtues tė RTSH

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Njė shportė me vezė pėr Henri Ēilin! :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue May 11, 2010 1:12 pm nga lidabica

ky Henri Ēili,nuk ka kellqe

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue May 11, 2010 4:57 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:ky Henri Ēili,nuk ka kellqe
Cka don me thane <KELLQE> !!?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed May 12, 2010 11:09 am nga lidabica

hahaha....kellqe,ku di une si te ta them....kocka,kembe ...te qendroje ne kembe vete....
D.m.th. te jete ne nje plan te vetin,ne nje mendim te vetin.... Njė shportė me vezė pėr Henri Ēilin! Icon_smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi