ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VRASJET E DIKTATURAVE

Shko poshtė

28042008

Mesazh 

VRASJET E DIKTATURAVE Empty VRASJET E DIKTATURAVE




VRASJET E DIKTATURAVE

Ne Shqiperi nga rregjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne internim 7 022 vete.

12,000 shqiptare te Kosoves u vrane vetem se ishin shqiptare nga sundimi diktatorial i rregjimit serb te kryekasapit Slobodan Miloseviq (Ne Kosove gjate luftes mars - qershor 1999 Serbia, ka vrare mbi 12.000 njerez te pafajeshem, ka djegur dhe shkaterruar mbi 120.000 shtepi, ka debuar rreth 1 milion njerez, ka dhunuar dhjetera mijera femra dhe ka rrembyer mbi 3.000 persona, prej te cileve shumica ende te pagjetur")

250,000 boshnjak te vrare gjate luftes rregjimin diktatorial serb

25 deri 62 milion sovietsa u vrane nga rregjimi komuniste i Joseph Stalinit ne BRSS.

25 milion Kinese u vrane gjate sundimit komuniste nen parrullen e Mao Tece Tungit "Great Leap Forward"

1.5 milion Armenians u vrane ne kohen e imperatorise Ottomane Turke.

· 3 million Ukrainians u vrane nga rregjimi totalitar i sundimit komuniste ne Ukraine

· 6 milion (Hebrenje)Jews, 6 milion(Rome) Gypsies u vranenga sundimi Hitlerian

· 1 million Nigerians u vrane nga rregjimi diktatorial

· 1.5 milion Bengales u vrane nen sundimin e Pakistanit

· 2.5 milion, te quajtur Mayan Indians, u vrane nga rregjimi Guatemaltenko

· 1.7 milion Kamboxhians u vrane nga rregjimi komuniste i Khmer Rouge ne fushaten e vrasjve "Cambodia's "killing fields"

· 800,000 Ruandas u vrane nga rregjimi diktatorial

· 2 million Sudanes u vrane nga fundamentalistet Musliman

· 1.6 million Koreano Veriore u vrane gjate sundimit komuniste ne Korene e Veriut"North Korean"


Edituar pėr herė tė fundit nga Bashkimi nė Tue Nov 24, 2009 9:30 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Bashkimi

Numri i postimeve : 14
Reputation : 0
Points : 29819
Registration date : 22/01/2008

http://www.albcom.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

VRASJET E DIKTATURAVE :: Komentet

anonymus

Mesazh Thu May 08, 2008 7:04 pm nga anonymus

Ne shqiperi numeri i te vrareve nga PP duhet te jete me i madh nese do te llogarisim vrasjet e kryera nen akuza ordinere por qe ne fakt kishin qellim zhdukjen e personave te caktuar, vrasjet e kryera nga komunistet 41-44 si brenda ashtu dhe jashte rradheve te tyre, vrasjet ne kufi gjate vitit 89-92 etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue May 20, 2008 11:50 pm nga emigranti

Duhen llogaritur edhe vrasjet pas 92.Sa dihen e sa nuk dihen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed May 21, 2008 9:42 am nga shqiptari

43 punonjėsit e administratės dhe 34 pronarėt e pushkatuar e dėnuar
Gjashtėmbėdhjetė tė pushkatuar, 6 tė vdekur nė burg dhe 21 tė burgosur. Ky ėshtė bilanci i dėnimeve nė vitet e para tė Ēlirimit tė vendit nė administratėn publike.
Rezarta Delisula
Panorama
Pjesa mė e madhe e tyre, tė arsimuar jashtė u dėnuan me akuzėn si antikomunistė. Po kaq tragjik ėshtė edhe situata nė listat e pronarėve dhe tregtarėve. Mes tyre janė 8 tė pushkatuar, 7 tė vdekur nė burg dhe 19 tė dėnuar. Akuzat mė tė zakonshme mes tregtarėve janė agjitacion e propagandė dhe pjesėtarė nė incidentin e ndodhur nė ambasadėn sovjetike.
Viti i I
Sipas qarkores sė datės 20.12.1944 konsideroheshin kriminelė lufte; Inspiratorėt, organizatorėt, ata qė kanė dhėnė urdhra si dhe ndihmesat dhe ekzekutorėt… pronarėt ose drejtuesit e sipėrmarrjeve nė Shqipėri dhe nė vendet e okupatorit, kryetarėt dhe anėtarėt e regjencės, kryetarėt dhe anėtarėt e Qeverive, tė dhomės koperative dhe tė asamblesė kuislinge tė Tiranės, organizatorėt dhe inspiratorėt e organizatave tradhtare mercenare, ushtria, milicia fashiste, Balli Kombėtar, Komanda e rinisė, Xhandarmėria, Legaliteti, Divizioni SS. Skanderbeg, ata qė janė bėrė vegla tė propagandės armike si agjitatorėt, propagandistėt dhe publicistėt… Nisur nga reformat e para tė komunizmit nė Shqipėri, grupi i nacionalistėve filloi tė kundėrshtojė hapur atė ēka po ndodhte. Tabloja e qartė qė u paraqitej ishte centralizim i pushtetit nė duart e komunistėve. Tė parėt qė u vunė nė veprim pėr tė ndaluar kėto reforma me mėnyra demokratike, ishin grupi i deputetėve. Mė pas ata hynė nė histori, sepse u ekzekutuan si kundėrshtarė tė diktaturės. Paralel me ta vepronte dhe grupi i rezistencės me Sami Qeribashin, Musine Kokalarin, Qenan Dibrėn, Profi Ēokėn… dhe tė gjitha kėto u shkrinė dhe u bashkuan nė lidhjen Bashkimi Demokrat. Ata kėrkuan shtyrjen e afatit tė zgjedhjeve dhe pranimin e vėzhguesve tė huaj. Por lėvizja e tyre shpejt u bė pre e asgjėsimit. Nė librin e Tomorr Alikos, “Genocidi mbi elitėn intelektuale tė kombit shqiptar”, gjejmė nė listėn e dėnimeve tė administratės disa deputetė tė parlamenteve shqiptare ndėr vite. Deputetėt e 1945, Riza Dani, Hysen Shehu dhe Kol Kuqali u pushkatuan nė vitin 1947 si kundėrshtarė tė regjimit. Vendimi erdhi pas pėrplasjeve qė kishin nė seancat parlamentare me drejtuesit mė tė lartė komunistė. Pas saj do tė vinte vendimi i Byrosė Politike i datės 14 maj 1947, i firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peēi, ku urdhėrohej arrestimi i 10 deputetėve, qė me vendimin e datės 30 gusht 1947 dėnohen me vdekje dhe ekzekutohen. Veē tyre janė dhe deputetėt korēarė tė legjislacionit tė vitit 1921 dhe 1924, Kristo Krika dhe Kol Rrodhe, tė cilėt vdiqėn nė burg. Kristo Krika shkon nė SHBA pėr themelimin e kishės autoqefale shqiptare. Mė 1921 ai zgjidhet deputet i Korēės, ndėrsa tre vjet mė vonė konsull i Shqipėrisė nė Boston dhe Neė York. Deri mė 1944 ai ishte prefekt i Korēės. Pasi kreu 10 vjet nga dėnimi prej 20 vjetėsh, ai vdiq nė burgun e Burrelit. Kol Rrodhe, nga ana tjetėr ėshtė deputeti i parė i Korēės nė parlamentin e vitit 1924, por si pjesėmarrės nė grupimin Bashkimi Demokrat, ai arrestohet dhe dėnohet me 30 vjet burg. 1 vit pas dėnimit, vdes nė birucė. Shumica e tė dėnuarve tė administratės, kishin shėrbyer pėr vite me radhė nė shtet dhe kishin mbaruar studimet jashtė pėr administrim. Edhe ish-kryetari i bashkisė sė Tiranės, Abedin Nepravishta, ėshtė njė ndėr punonjėsit e administratės tė dėnuar. Ai u dėnua me 20 vjet burg dhe pas lirimit u internua familjarisht.
Pronarė
Me vendim tė frontit tė gjithė ata qė dėnoheshin pėr krime politike iu sekuestrohej pasuria. Kėtė fat patėn tė gjithė tregtarėt dhe pronarėt, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė regjimit. Megjithatė kishte dhe raste si Ali Panariti qė u pushkatua pa gjyq. Shumica e tregtarėve u pėrfshinė nė skenarin e madh tė bombės nė ambasadėn sovjetike. Kėshtu, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, Haki Kodra, Thoma Katundi, Lluka Rankoviē u pushkatuan nė vitin 1951 pėr atentatin qė s’e bėnė kurrė. Pjesa tjetėr dėnohet me akuzėn armik i popullit dhe agjitacion propagandė. Ashtu sikurse ishte vendimi, shumė nga pronarėt vuajtėn edhe pėr moskallėzimin e pasurisė. Jonuz Shijaku, i cili u kap nė Selanik bashkė me tė vėllanė, u torturua nė mėnyrė ēnjerėzore deri sa dorėzoi 57.000 napolona floriri. Irakli Qirjakos pas dėnimit si kundėrshtar i regjimit iu konfiskua pasuria prej 20.000 napolona floriri dhe 7 dyqane me mallra tė ndryshme. Nė mes tė pronarėve ėshtė pėrfshirė dhe Mahmut Mėniku, i cili u angazhua nė frontin e opozitės sė parė Bashkimi Demokrat. Ai u dėnua me vdekje, por familja e tij vuajti gjatė gjithė regjimit. Djalin, Eqeremin, ia burgosėn pėr agjitacion e propagandė, ndėrsa fėmijėt e tyre shiheshin si tė deklasuar dhe s’mundėn tė bėnin pėrpara. Metodat e internimit ishin pjesė e shfrytėzimit dhe e riedukimit tė tė deklasuarve me frymėn e pushtetit popullor. Internimi ėshtė krijuar nė bazė tė dekret ligjės tė vitit 1949 dhe ėshtė ndryshuar mė vonė me dekretin e vitit 1954. Nė nenin 22 tė Kodit Penal tė vitit 1953 pėrcaktohet kėshtu masa e dėbimit; “Dėbimi ėshtė largimi i tė dėnuarit nga vendbanimi pėr njė kohė tė gjatė nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet, me ndalim ose jo tė qėndrojė nė njė ose disa vende tė caktuara. Kur dėnimi jepet si dėnim plotėsues bashkė me dėnimin me heqje lirie, koha llogaritet nga dita e vuajtjes sė heqjes sė lirisė. E gjithė jeta e kėtyre njerėzve ka qenė e dhimbshme, luftė pėr mbijetesė, frikė se mos ndonjė e keqe mė e madhe mund t’i ndodhte.
PRONARET E DĖNUAR
ALI PANARITI
Lindur nė Korēė 1903. Mbaron shkollėn tregtare nė Romė. Mė 10 nėntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane.
REXHEP PICARI
Lindur nė Vorė, Tiranė mė 1907. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me vdekje pushkatim si “Armik i Pushtetit”.
LLUKA RANKOVIĒ
Lindur nė Mal tė Zi, 1900. Antikomunist, ardhur nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Krijon njė agjenci udhėtaresh SATA. Pushkatohet nė vitin 1951.
RAMADAN ZDRAVA
Lindur nė Elbasan, 1911. Studimet e larta i kreu nė Itali. Nė 1939 formon shoqėrinė “Zdrava & Deliallisi”. Arrestohet nė 1946 si “armik i pushtetit”. Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet pėrsėri nė 1979 dhe vdes si pasojė e torturave nė hetuesi.
ADEM XHEPA
Lindur nė Tiranė mė 1885. Arrestohet nė vitin 1946 si pėrkrahės i grupit tė deputetėve. Lirohet nė 1950. Arrestohet pėrsėri nė 1952 pėr ēėshtje ari. Torturohet nė hetuesi derisa pėr t’i shpėtuar torturave hidhet nga dritarja ku gjen vdekjen.
TEMO SHEHU
Lindur mė 1892, Sevaster, Vlorė. Arrestohet nė vitin 1944 dhe dėnohet me 20 vjet burg.
HAJRI NEVIRI
Lindur nė Libohovė mė 1883. Mbaron Akademinė Ushtarake tė policisė nė Stamboll. Arrestohet nė vitin 1947 pėr veprimtari antikomuniste dhe dėnohet me 10 vjet burg.
PROF ĒOKA
Lindur nė Tiranė, nė 1908, tregtar. Kryen tė mesmen ekonomike nė Rumani. Gjykata e dėnon me pushkatim, por i kthehet nė 30 vjet burg.
VASIL PAPA
Lindur nė Himarė (Dhėrmi) mė 1879. Arrestohet nė vitin 1946 dhe dėnohet me 15 vjet.
MEDI QYTEZA
Lindur nė Korēė mė 1914. Arrestohet nė vitin 1950 dhe dėnohet 20 vjet burg. Vdes nė burg nga torturat e herėpashershme nė vitin 1956.
MANOL KUME
Lindur nė Gjirokastėr nė 1918. Mbaroi shkollėn tregtare. Tregtar grosist. Arrestohet nė 1945 dhe dėnohet me 20 vjet burg si armik.
JONUZ SHIJAKU
Lindur nė Dibėr 1895. Arrestohet nė vitin 1945 nė Selanik bashkė me vėllanė e tij. Dėnohet me 30 vjet burg si armik i popullit.
IRAKLI QIRJAKO
Lindur nė Topovė, Zagori nė 1889. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me 15 vjet burg si kundėrshtar i regjimit.
FAIK MĖRLIKA
Lindur nė Krujė nė vitin 1917. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me 15 vjet burg.
IMER SHEHU
Lindur nė Dibėr mė 1913. Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me 10 vjet burg. Ėshtė marrė me tregti. I sekuestrojnė tė gjithė mallin dhe e burgosin si kundėrshtar i regjimit. Lirohet nga burgu nė vitin 1955.
RUSTEM SHARRA
Lindur nė Kavajė nė 1909. Pronar fabrike. Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me 20 vjet burg. Pjesėmarrės nė grupin e deputetėve Opozita e Dytė, tė vitit 1947. Lirohet nga burgu nė 1964.
NEXHMI SHIJAKU
Lindur nė Dibėr, 1898. Arrestohet nė Selanik sė bashku me vėllanė. Dėnohet me 15 vjet burg.
RAM MARKU
Lindur nė Shijak, 1907. Pronar. Arrestohet nė vitin 1946 dhe dėnohet me burgim tė pėrjetshėm.
SHABAN QOSJA
Lindur nė Tiranė nė 1892. Kreu shkollėn tregtare nė Itali. Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me 7 vjet burg. I sekuestruan pronat dhe gjithė mallrat tregtare. Lirohet nė vitin 1951.
NIMAN BIBERAJ
Lindur nė Shoshan, Tropojė, nė 1918. Arrestohet nė vitin 1946 dhe dėnohet me 10 vjet burg pėr veprimtari antikomuniste. Dallohej pėr trimėri dhe burrėri. Lirohet nė 1956 dhe mandej arratiset jashtė shtetit.
MALIQ REKA
Lindur nė Dibėr mė vitin 1910. Tregtar (pastiēier), arrestohet nė vitin 1946 dhe dėnohet me 8 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Lirohet nė 1955.
MYFTAR KUPI
Lindur nė Krujė, 1920. Pinjoll i familjes Kupi me reputacion nė Krujė. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me 15 vjet burg si armik i popullit. Fisi Kupi persekutohet nga regjimi komunist qė gjatė luftės. Lirohet nė vitin 1958.
BAJRAM XHINDOLLI
Lindur nė Lushnjė, 1920. Pronar. Arrestohet nė vitin 1950 dhe dėnohet me 12 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. I sekuestrojnė shtėpinė dhe pronat. Lirohet nė vitin 1962.
ISMAIL SHEHU
Lindur nė Tepelenė, 1920. Kryen Medresenė e Tiranės. Familjarisht besimtari tė Tarikatit Helveti. I ati, Sheh Beqir Toēi, pjesėmarrės nė luftėn e Vlorės kundėr italianėve. Arrestohet nė 1948 dhe dėnohet me 10 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Lirohet nė 1953.
SHABAN PLAKA
Lindur nė Elbasan, 1918. Ka qenė pronar i disa pronave. Pjesėmarrės aktiv nė organizatėn “Balli Kombėtar”. Arrestohet nė vitin 1944 dhe dėnohet me pushkatim. I falet jeta dhe i kthehet dėnimi nė 25 vjet burg. Lirohet nė 1955. Arrestohet pėrsėri nė 1966 dhe dėnohet me 10 vjet burg. Lirohet nė 1975.
FUAT HALIMI
Lindur nė Gjirokastėr nė 1895. Arrestohet nė vitin 1946 dhe dėnohet me 8 vjet, sepse kundėrshtoi reformat e shtetit. Lirohet nė vitin 1951.
HYSEN MALI
Lindur nė Krujė mė 1885. Arrestohet nė 1947 dhe dėnohet 20 vjet burg pėr veprimtari antikomuniste. Lirohet nga burgu nė 1951 si i sėmurė i pashėrueshėm.
NEXHIP ZDRAVA
Lindur nė Dėshiraj, Elbasan, nė vitin 1909. Vėllai i Ramadan Zdravės. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me 15 vjet burg si pjesėmarrės nė organizatėn “Balli Kombėtar”. Lirohet nė 1955.
MUHARREM NEVIRI
Lindur nė Libohovė, 1860. Ėshtė marrė me tregti. Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me 5 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Lirohet nė vitin 1949. Arrestohet pėrsėri nė vitin 1951 dhe lirohet nė vitin 1953.

Punonjes te administrates
TĖ PUSHKATUAR

1. ISMAIL PETRELA
2. JORGJI MEMA
3. JAKUP DELIALLISI
4. KAPLLAN DELIALLISI
5. QAZIM PEZA
6. IRFAN MAJUNI
7. HAKI PENGELI
8. TELAT DRINI
9. ABDULLA KUSI
10. RIZA DANI
11. HIVZI GOLE
12. HYSEN SHEHU
13. XHELADIN KUQI
14. MEDI KUQI
15. KOL KUQALI
16. ZALO FAMA
VDEKUR NE BURG
1. MUHARREM BEJLERLI
2. KRISTO KIRKA
3. KOL RODHE
4. M XHIXHA
5. XHILE LLAHA
6. ALI MALIQI
TĖ BURGOSUR
1. ABEDIN NEPRAVISHTA
2. LUTFI SHEHU
3. SHEFKI TĖRSHANA
4. HAKI BUSHATI
5. ALI FORTUZI
6. SHEFKI MINAROLLI
7. ANTON DUKAGJINI
8. ZENEL PRODANI
9. IBRAHIM HASNAJ
10. ALI MENA
11. RAMAZAN TABAKU
12. ISMET KRYEZIU
13. PETRIT SHAHINI
14. QAZIM MERLIKA
15. RAMAZAN JARANI
16. REFAT TARTARI
17. HYSEN MECE
18. XHELAL NDREU
19. ISLAM NDREU
20. HYSEN MERLIKA
21. HASAN SAKOLLARI
PRONARE
TĖ PUSHKATUAR

1. ALI PANARITI
2. REIZ SELFO
3. JONUZ KACELI
4. HAKI KODRA
5. MAHMUT MENIKU
6. THOMA KATUNDI
7. REXHEP PICARI
8. LLUKA RANKOVIĒ

VDEKUR NE BURG

1. RAMADAN ZDRAVA
2. ADEM XHEPA
3. TEMO SHEHU
4. HAJRI NEVIRI
5. PROF ĒOKA (V.Internim)
6. VASIL PAPA
7. MEDI QYTEZA
TĖ BURGOSUR
1. MANOL KUME
2. JONUZ SHIJAKU
3. IRAKLI QIRIAKO
4. FAIK MERLIKA
5. IMER SHEHU
6. RUSTEM SHARRA
7. NEXHMI SHIJAKU
8. RAM MARKU
9. SHABAN QOSJA
10. NIMAN BIBERAJ
11. MALIQ REKA
12. MYFTAR KUPI
13. BAJRAM XHINDOLLI
14.ISMAIL SHEHU
15. SHABAN PLAKA
16. FUAT HALIMI
17. HYSEN MALI
18. NEXHIP ZDRAVA
19. MUHAREM NEVIRI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 29, 2008 3:28 pm nga Iliriada Portal

Edhe nė Qafė-Bari u vranė 3 tė burgosur politikė
Nga Bedri BLLOSHMI - Edhe 21 maji 1984 nė Qafė-Bari shpėrtheu reagimi i tė burgosurve politik.U bė e padurueshme super dhuna. Aty qe njė shpėrthim shumė i fuqishėm, saqė policia e dhunės u pėrlesh me ne, i lanė kapelet nė oborrin e kampit dhe ia mbathėn pėr tek porta jashtė. Oficeri i rojės mbasi pa se tė burgosurit po ndiqnin policėt, hapi zjarr kundėr nesh dhe plagosi Kostandin Gjordenin nga Durrėsi. Fati i tij qė plumbi e kapi nė supin e majtė dhe jo nė kokė. Ja pra, qė nė mes tė kampit vėrshonin plumbat e kallashit. A duhet pėrmendur ky fakt? A duhet pėrkujtuar edhe Qafa e Barit? Dhe atje njerėz u vranė. Pse nuk u bė organizim edhe pėr atje? Le tė ndodhte si nė Spaē qė tė burgosurit ngelėn rrugės e nuk mbėrritėn tek kampi i ferrit. Turp pėr ata qė e bėnė organizimin. Ē’ėshtė mė e madhja se dy tė pushkatuarit, tė ndjerėt Sokol Sokoli dhe Tom Ndaja akoma nuk kanė varr. Prokuroi akoma nė detyrė nuk begenis tė tregojė vendin se ku i pushkatoi, sepse nuk ka kush ta detyrojė. Kėta nuk e meritojnė tė kujtohen e nderohen? Instituti ēfarė bėn? Pse hesht? Nė Qaf-Bari ka akoma tė vrarė qė familjarėt nuk i kanė marrė se s’kanė mundėsi financiare. Ku e ēon instituti atė 1 % qė merr nga qeveria. Ku shkojnė paratė? Dhe atje shpėrthyen tė burgosurit politik nga dhuna e paparė. Nė Qafė-Bari ka qenė mė keq se nė Spaē. Pse them mė tmerr. Sepse, dhuna komuniste e sigurimit pėrdori tė gjitha mėnyrat e ekzekutimit. Vrau me plumb, por pėrdori edhe metodėn shumė tė vjetėr qysh nė kohėn e gladiatorėve. Jo, atė metodėn e mbretit tė hershėm tė Izraelit me gurė nga ku rrodhi dhe fjala lapidari. Pra, vrasje duke hedhur gurė mbi tė dėnuarin. Nė Qafė tė Barit. tė ndjerin Sandėr Sokoli e vranė me dru, e thyen nė mes. Madje me drutė e gjakosura nga trupi i tij e i tė tjerėve bėhej ēorba e tė dėnuarve. Ato dru shkonin nė kuzhinė. Banditėt komunist kursenin edhe njė plumb. Kurse druja kryente dy funksione; tė vriste dhe pėr tė mbijetuarit bėhej zjarr pėr tė gatuar nė kuzhinė. Kėto bėma, kėto lloj krimesh anashkalohen nga kush? Nga ata qė e kanė pėr detyrė ta bėjnė ata qė ēelėn fonde pėr Spaēin. Ky institut e ka pėr detyrė ta bėjė kėtė. Ata s’e kuptojnė se po tė kishin organizuar, fonde (para) do ishte shumė mė i madh pėrfitimi i tyre. Do vidhnin mė shumė sesa nė pėrkujtimoren e Spaēit. Po pse ndodhi kjo? Pėr mua qėndron sigurimi i shtetit, i cili ka levat e tij shumė tė fuqishme nė kėtė institut. Spiunėt e institut dihen. A i di shteti? E di, po pse i mbron? Mendon se i duhen dhe nė kėtė rast u kanė shėrbyer. Partia Demokratike i ka qejf spiunėt, hajdutėt, siē ėshtė rasti i Librazhdit. Ai qė pretendon tė bėhet kryetar partie i rrethit Librazhd, e vodhi P.D, nė 1997 e di i gjithė Librazhdi. Atė e ndihmon dhe sigurimi, i ka dhėnė edhe njė post tjetėr. Ēfarė? Drejtor elektriku, njė vend pėr tė vjedhur, pėr tu pasuruar. Po a e di selia qendrore e kėsaj partie? Sigurisht qė e di. Po pse e pėrkrah kaq shumė njė spiun dhe njė hajdut? Mė shumė se dy herė ka humbur ish-kryetari i P.D. tė Librazhdit dhe u shpėrblye. Po si u shpėrblye? E sjellin nė Tiranė dhe e vėnė drejtor rrugėsh. Kėto ndodhin nė Librazhd. Do tė marrėsh poste tė rėndėsishme! Vidh, spiuno, shiti votat dhe je i nderuar nė P.D. dhe tė shpėrblejnė. Ne tė klasės sė pėrmbysur qė shpresojmė tė na duan, tė na integrojnė, tė na shpėrblejnė, kanė vite qė tallen me ne, sidomos kėto 3 vitet e fundit. Kėrkojnė njė qerre me letra, na i kthejnė mbrapsh. Njė sorollatje e pafund dhe mė e “besueshmja” ėshtė kur thonė se marsin e 2009 do filloni tė merrni paratė. Pėrralla. Vitin qė vjen janė zgjedhjet dhe duhen votat. Po, a do tė votojnė tė burgosurit, tė internuarit? A do tė gėnjehet mė kjo shtresė? Kjo ka ngelur pėr t’u parė, kur tė vij koha. Megjithatė tani s’ka mė nevojė pėr vota sepse ka marrėveshje pėr marrjen e lėnien e pushtetit. Kaloi koha kur duhej vota, gjithsesi ne jemi dhe do tė mbetemi tė mundurit pa asnjė iluzion. Tregues tjetėr, qė pėrkrahen spiunė ėshtė edhe groposja e rezolutės sė BE pėr dėnimin e krimeve tė komunistėve qė pėrfshinė dhe sigurimsat gjysma e parlamentit nuk e votoi hapjen e dosjeve. Mirė bėri. Po gjysma tjetėr qė e votoi, ēfarė bėri? E votoi pėr ta groposur. Pse? S’kanė dėshirėn e duhur. Sepse ėshtė kundėr nesh! Ata kanė deklaruar se s’kanė punė me kėtė shtresė. Por unė e kam fjalėn pėr pjesėn tjetėr, qė pretendon se ėshtė krah nesh, qė s’ėshtė gjė tjetėr vetėm demagogji, e cila ka dhėnė prova dhe pėrkrah ata qė kanė bėrė krime. Tė gjithė ata qė gjeti nga qeveria e mėparshme i mbajti, por mori dhe tė tjerė qė vetė socialistėt i kishin pushuar nga puna. Revolucioni i 1997 bėri ato qė dihen. Nxori nga burgu kafepirėsit. Ata, qė pėr 50 vjet vranė e prenė cilin deshėn. Vranė, pushkatuan, burgosėn, internuan mijėra familje. Hapėn ēmendina dhe mbyllėn atje, atė qė donin pėr t’i marrė shtėpinė, pasurinė apo gruan qė e kishte tė bukur. Bėnė gjithė Shqipėrinė Kampe pėrqendrimi e burgje nga do. I mbushnin me skllevėr qė i shfrytėzonin deri nė palcė pėr tė ushqyer banditėt e kuq tė cilėt bėnin jetė pėrrallore. Po kush i bėri kėto? A kanė autorė si gjithė kėto krime? Sigurisht, qė kanė. A u pėrgjigj kush pėr gjėmat qė u shkaktuan shqiptarėve? Jo. Ata u dėnuan pėr kafet dhe u shpėrblyen qė tė nesėrmen e dalė nga burgu pa letra fare, pa ligje, pa dėshmi, pa certifikata, pa asnjė kėrkesė. U shpėrblyen nė mėnyrė tė rrufeshme edhe pėr burgun prej disa javėsh si ordiner. Kėta e kanė treguar dhe me njė fakt tjetėr qė s’na duan. Me padurim e presin ditėn e shėmtuar tė 5 Majit, qė tė shkojnė me buqeta me lule tek terrorristėt e parė komunistė. Mė pas bėjnė edhe vizita nė familjet e tyre. Po tek familjarėt e tė pushkatuarve e tė tė zhdukurve apo tek varrezat e tė munduarve, a ka ndodhur qė shtetarėt tanė tė kenė bėrė ndonjė vizitė? Kjo s’ka ndodhur dhe s’ka sit ė ndodhi, sepse njėra palė do pėrkujtohet, o xhelati ose viktima. Megjithatė ata do bėjnė si kanė bėrė dhe ne nuk presin tė veprojnė ndryshe se nuk i lidh gjė me ne, pėrveē vazhdimit tė urrejtjes nga bijtė e baballarėve vrasės. I vetmi shans qė na erdhi ne ishte ish ministri i K.T.R.S. z. Bujar Leskaj, i cili e mori seriozisht me kėtė shtresė. Ku janė 50 000 000 lekė qė u dhuroi pėr njė pėrmendore pėr tė burgosurit. Por, ai nuk pati jetėgjatėsi si ministėr. Kjo ėshtė e gjitha, pak a shumė gjėrat duken dhe besohen. Kėtu zė vend thėnia e Napoleonit “Pėr tė bėrė punė tė kėqija, duhen njerėz tė kėqij”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Jun 02, 2008 10:43 am nga Iliriada Portal

Pushkatimet nė diktaturėn komuniste/Ministria e Brendshme, sekret emrat e ekzekutorėve

Xhelatėt, si ekzekutonin nė diktaturė
Mė shumė se 1500 ekzekutime janė realizuar nė diktaturė. Dy ishin mėnyrat e dėnimit me vdekje atėherė, me pushkatim dhe varje. Ekzekutim nė diktaturė ishte njė gjė e zakonshme. Tė gjithė ata qė kryenin krime tė rėnda, sidomos vrasje, vriteshin me plumb ose vareshin nė litar. Nė njė farė mėnyre kjo ishte diēka brenda ligjeve tė asaj kohe, por e keqja qėndronte nė faktin se si bėhej ekzekutimi dhe denigrimi i mė pastajmė i kufomės, e cila qėndronte pėr ditė tė tėra nė vende tė dukshme, qė ishte njė presion psikologjik mbi njerėzit e thjeshtė. Pra, diktatura nė kėtė rast u thoshte njerėzve qė as tė mos e mendonin e jo mė tė bėnin njė krim. Mė tė frikshėm kanė qenė ekzekutimet e kundėrshtarėve politikė, pra gjoja armiqve potencialė nė krye tė PPSH-sė dhe qeverisė sė saj.
Ekzekutimet dhe ekzekutorėt
Kushdo qė mund tė dilte kundėr partisė apo mund tė ankohej pėr regjimin e atėhershėm, dėnohej jo lehtė nė diktaturėn komuniste, dhe kjo pėr faktin se binte ndesh me interesat e tyre. Pas gjyqeve farsė jepej vendimi i ekzekutimit me vdekje. Kėtu niste edhe trilli i historisė sė ekzekutimit. Komandanti i skuadrės sė pushkatimit dhe skuadra ishin njerėz tė zgjedhur qė dinin tė mbanin sekretet. Ekzekutorėt janė larguar nga jeta dhe ata qė mbetėn gjallė janė jashtė shtetit. Lufta e klasave, biografitė e dyshimta, lufta e klaneve, bėnė qė shumė njerėz dhe tė afėrmit e tyre tė internoheshin duke i vendosur nė vendet mė tė largėta. Ata dėnoheshin nė burgjet mė tė egra tė diktaturės komuniste tė largėta, dhe duke punuar punėt mė tė rėndomta nė shėrbim tė Partisė e Pushtetit Popullor. Kjo ndodhte jo vetėm pėr njerėzit e thjeshtė, por edhe pėr ata qė kishin legjislaturė nė Kuvendin Popullor ose poste tė larta shtetėrore. Me pretendime absurde, masat qė merreshin pėr to qenė katastrofike, burgime me vite tė tėra burg, por edhe pushkatime e varje nė litar, qė ishin dy rrugėt mė tė rėnda tė ekzekutimit qė realizoheshin. Kushdo qė dėnohej me vdekje gjykohej nga vepra e rėndė penale qė kishte bėrė, dhe mė e rėnda ishte tradhti ndaj atdheut. Personat qė dėnoheshin me vdekje i bėnin kėrkesė pėr falje presidentit tė presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ky i fundit merrte vendimin pėr falje ose jo. Kur nuk falej merrte skuadrėn e pushkatimit qė pėrcaktohej nga personeli i burgut. Pėr personat qė ishin me poste tė larta shtetėrore, skuadra e pushkatimit caktohej nga ministri i Brendshėm. Para se tė pushkatohej i pandehuri shkonte nė prokurori dhe thoshte fjalėn e fundit. Deri nė vitet 1967 qenė pėrfaqėsuesit e sekteve fetare qė i bėnin kėto ceremoni, por me ndalimin e besimit fetar nė Shqipėri, kėtė detyrė e kishte tė ngarkuar prokurori, zyrtarėt e lartė i mbanin tė izoluar nė njė institucion dhe nuk i lejonin t’i takonin familjarėt deri nė marrjen e njė vendimi tė formės sė prerė. Deri sa tė bėhej dosja, hetuesi nuk takohej me tė pandehurin. Dosja shkonte nė gjykatė. Prokuroria bėnte aktakuzėn dhe mė pas e formulonte prokurori.
Realizimi
Tė pandehurit, nė fillimin e seancės gjyqėsore pyeteshin nga kryetari i seancės pėr ndonjė keqtrajtim. Pastaj lexohej aktakuza, pasi merrej vendimi nga gjykata. Nėse i pandehuri qė kishte qenė zyrtar i lartė dėnohej me pushkatim, sipas rregullit shkonte prokurori, dhe i dėnuari thoshte fjalėn e fundit. Pas pushkatimit, shkonte mjeku ligjor dhe merrej nga tė afėrmit pėr nė varreza. Nė seksionin e mbrojtjes sė popullit bėnte pjesė seksioni i sigurimit, i cili merrej me informacionin, me biografitė me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Nė Komitetin Qendror ekzistonte njė zyrė e goditjes, qė planifikonte masat ndėshkimore dhe njė zyrė e thashethemeve qė drejtonte disinformacion pėr tė hutuar njerėzit. Nė vitin 1948, sigurimi i shtetit u nda nė organizata bazė tė partisė, ndėrsa Sigurimi i Shtetit kishte celulat e veta nė lagje e fshatra, ndėrmarrje, institucione dhe reparte ushtarake. Nga ana e saj, organizata bazė kishte nėn vėzhgim politik zonėn e vet dhe me anėn e anėtarėve aktivė tė partisė merrte nė shqyrtim raportimet, pėrgojimet, vėzhgimet me karakter politik ose tė dyshimtė dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit tė Partisė i cili kishte njė zyrė tė veēantė qė mblidhte ēdo raportim pėr ēėshtje tė dyshimta dhe ja komunikonte sigurimit pėr veprim. Ngjallja e frikės: imperializmi, revizionizmi, armiku i klasės sabotimi ishin kėto metodat e diktaturės tė synuara pėr tė krijuar gjithnjė psikoza nė popull. Tė gjithė familjet e tė arratisurve dhe tė dyshimtėve i largonin nga kufiri dhe i ēonin nė zonat kėnetore. Ata dėnoheshin nga 5 vjet deri mė 40 vjet. Gjyq pėr ta nuk kishte vetėm komunikim shtesė internimi. Ishte internimi ekonomik, e pėsonin njerėz qė kishin bėrė punė private pa leje. Internim pėr probleme morale qė e pėsonin njerėz pėr bixhoz, priftėrinjtė. Hapeshin dosje pėr shumicėn e popullsisė tė rritur dhe i internonin nė fshatra mė tė thellė e mė tė varfėr.
Ekzekutime tė tjera
Burgjet ishin kompetencė e Ministrisė sė Brendshme. Burgu i Burrelit ėshtė ndėrtuar nė 1938-ėn, kur ishte kryeministėr Koēo Kota. U ndėrtua pėr kriminelė tė posaēėm e ordinerė, se atėherė tė burgosur politikė nuk kishte. Pa mbushur dhjetė vjet Koēo Kotėn e vranė pa gjyq po nė kėtė burg. Te porta e rėndė dhe e hekurt tė prisnin me kėtė parullė: “Burrel hyn dhe s’del”. Nė Burgun e Burrelit kanė vdekur shumė njerėz, qė shpeshherė nuk kishte edhe njė aspirinė. Nė kohėt e vėshtira shumė kanė vdekur nga uria, edhe vetėvrasjet kanė qenė tė shpeshta, rrahje nė biruca dhe tortura me hekura ishte e zakonshme. .

Ekzekutimet e nomenklaturės sė lartė
Komandant i skuadrės caktohej me urdhėrsekret tė Ministrit tė Brendshėm
Mė pas ky zgjidhte dhe grupin e pushkatimit
Kriteret pėr zgjedhjen e tyre ishin tė rrepta: Njerėz tė besuar dhe ithtarė tė PPSH-sė
Sekreti ruhej edhe vendi i ekzekutimit, pasi me porosi nga lart kėta njerėz nuk duket tė kishin varr
Riti i ekzekutimit, pasi u hiqeshin prangat qėndronin pėrpara skuadrės sė pushkatimit
Prokurori kėrkonte fjalėn e fundit nga tė dėnuarit mė vdekje
Drejtuesi i skuadrės urdhėronte tė mbusheshin armėt dhe tė shėnjoheshin tė dėnuarit
Pas miratimit tė prokurorit, urdhėrohej hapja e zjarrit
Mjeku konfirmonte vdekjen e tė ekzekutuarve

Grupet e ekzekutimit tė zakonshėm
Njė skuadėr pushkatimi me ushtarė tė shėrbimit aktiv, nėn varėsinė e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve
Njė oficer komandonte skuadrėn nė ekzekutim
Tė dėnuarit vendoseshin pėrballė tyre nė njė distancė tė afėrt
Prokurori i ēėshtjes kėrkonte fjalėn e fundit nga tė dėnuarit
Hapja zjarr ndaj tė dėnuarve bėhej pas komandės sė oficerit
Njė mjek verifikonte vdekjen e tė ekzekutuarve dhe relatonte me atė
Sonila Yzeiri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi