ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (pjesa e II)

Shko poshtė

28042008

Mesazh 

Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (pjesa e II) Empty Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (pjesa e II)






Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (pjesa e II)

Udhėheqėsi komunist i Kinės, Mao, kishte dy udhėrrėfyes: njėri prej tyre, siē e kemi pėrmendur mė parė, ishte Darvini, kurse tjetri ishte Stalini. Maoja krijoi njė regjim shtypės dhe gjakatar, njėlloj si aleati i tij, Stalini, i cili e pėrkahu mjaft. Kina u bė skena e ekzekutimeve tė panumėrta politike. Nė vitet qė do tė vinin, militantėt e rinj tė Maos, tė njohur si "Rojet e Kuqe", do ta fusnin vendin nė njė atmosferė tmerri tė vėrtetė. Maoja shpalli hapur bazėn filozofike tė sistemit qė krijoi, duke thėnė: "Socializmi kinez mbėshtetet te Darvini dhe teoria e evolucionit."
Sipas shkrimtarit kinez Hu Shin ("Living Philosophies:", 1931), kur nė vitin 1898 u botua libri i Thomas Huxley, "Evolucioni dhe Etika", ai u brohorit dhe u pranua menjėherė nga intelektualėt kinezė. Populli kinez, i mashtruar nga idetė darviniste, rrinte e bėnte sehir kur kryheshin tė gjitha masakrat e Mao Ce Dunit, njė prej vrasėsve mė tė papėrmbajtur tė historisė. Gjashtė deri nė dhjetė milionė njerėz u vranė me urdhėr tė Maos, dhjetra miliona "kundėr-revolucionarė" kaluan pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre nė burg, ku 20 milionė prej tyre vdiqėn. 20 deri nė 40 milionė njerėz vdiqėn nga uria nė vitet 1959-1961, gjatė periudhės sė quajtur "Hapi i Madh Pėrpara", si pasojė e politikave ekstremiste tė Maos. Masakra e qershorit 1989 nė Sheshin "Tienanmen" (rreth 1000 tė vdekur) ėshtė njė shembull i asaj qė Kina ka vuajtur nė historinė e saj tė kohėve tė fundit. Pasi komunistėt e udhėhequr nga Maoja morėn pushtetin nė vitin 1949, presioni mbi Turkistanin Lindor u rrit mė tepėr se mė parė. Politika e regjimit komunist synonte shkatėrrimin fizik tė muslimanėve qė refuzonin asimilimin. Numri i muslimanėve tė vrarė arriti pėrmasa tė frikshme. Nga 1949-1952, 2.800.000 njerėz; nga 1952-1957, 3.509.000; nga 1958-1960, 6.700.000; nga 1961-1965, 13.300.000. Kėta njerėz u vranė nga ushtria kineze ose vdiqėn si rezultat i krizės sė bukės, tė shkaktuar nga regjimi. Bashkė me masakrat pas vitit 1965, numri i turkmenėve lindorė tė vrarė arriti shifrėn e pabesueshme prej 35 milionėsh. Pėrveē shfarosjes sė muslimanėve qė kishte filluar qysh nė vitin 1949, regjimi sillte kolonė kinezė nė mėnyrė sistematike. Nė njė kohė qė nė vitin 1953, 75% e popullsisė ishte muslimane dhe 6% kineze, nė vitin 1982 shifrat kishin ndryshuar nė 43% muslimanė dhe 40% kinezė. Regjistrimi i popullsisė i vitit 1990, qė provoi se popullsia tani ishte 40% muslimane dhe 53% kineze, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njohjen e shkallės sė spastrimit etnik. Ndėrkohė, administrata kineze pėrdori muslimanėt e Turkistanit Lindor si kafshė eksperimentale nė provat bėrthamore. Si pasojė e provave bėrthamore, qė sė pari filluan nė vitin 1964, vendasit janė infektuar nga sėmundje vdekjeprurėse dhe kanė lindur rreth 20,000 fėmijė handikapatė. Dihet se numri i muslimanėve qė kanė vdekur pėr shkak tė provave bėrthamore ėshtė 210,000. Me mijėra njerėz janė gjymtuar dhe me mijėra tė tjerė kanė rėnė pre e sėmundjeve tė tilla si verdhėza e kanceri. Nga viti 1964 e deri tani, Kina ka shpėrthyer rreth 50 bomba atomike e hidrogjeni.

Jo vetėm nė Kinė, por edhe nė shumė vende tė tjera, Komunizmi ishte shkaku i pėrleshjeve, akteve tė pėrgjakshme, terrorizmit dhe luftės civile. Turqia ishte njė prej tyre. Nė vitet '60 dhe '70, grupet qė rrėmbyen armėt kundėr shtetit, me ėndrrėn qė tė zhvillonin njė revolucion komunist nė vend, e futėn Turqinė nė njė atmosferė tė errėt terrorizmi. Pas 1980-ės terrorizmi komunist u bashkua me rrymėn e separatizmit, duke u bėrė shkaku i vdekjes sė dhjetėra mijėra turqve. Ideologjia komuniste, qė solli gjakderdhje nė botė nė kėtė mėnyrė pėr 150 vjet rresht, u gjend gjithmonė krah pėr krah me Darvinizmin. Vrasjet dhe genocidi kundėr turqve muslimanė nė Turkmenistanin Lindor vazhdojnė ende. Shembuj tė ngjashėm barbarizmi pati nė ēdo vend qė gllabėroi Komunizmi, Kamboxhia, Korea e Veriut, Laosi, Vietnami dhe nė vendet e Evropės Lindore apo Afrikės. Kjo listė e pėrgjakur parashtrohet nė "Librin e zi tė Komunizmit" si vijon: Ekzekutimet me mėnyra tė ndryshme, si p.sh. skuadra pushkatimi, varje, mbytje, rrahje, gaz helmues, "aksidente me makinė", zi buke, internim, punė e detyruar. BRSS: 20 milionė vdekje Kinė: 65 milionė vdekje Vietnam: 1 milion vdekjeKore e Jugut: 2 milionė vdekjeKamboxhia: 2 milionė vdekjeEvropa Lindore: 1 milion vdekjeAmerika Latine: 150 000 vdekjeAfrikė: 1.7 milionė vdekjeAfganistan: 1.5 milionė vdekje etj. Shuma e pėrgjithshme tregon afro 100 milionė njerėz tė vrarė. Kėto lėvizje ēnjerėzore mendonin se kishin fituar respektin me vėnien e maskės sė rreme shkencore. Arsyeja e vetme pse udhėheqėsit bolshevikė flisnin kaq hapur e me guxim pėr agresion, terrorizėm e masakra ishte se kishin miratimin e teorisė sė evolucionit.

Arsyeja kryesore qė materialistėt dhe komunistėt u kapėn fort pas Darvinizmit ėshtė pėrkrahja qė siguron Darvinizmi pėr ateizmin. Filozofia materialiste ka ekzistuar gjatė gjithė historisė, por, deri nė shekullin XIX, shumica e filozofėve nuk kishin shkuar mė tej se librat e teorisė. Shkaku kryesor pėr kėtė ishte se deri nė atė kohė shumica e njerėzve tė shkencės besonin nė Zot dhe nė realitetin e krijimit, por nė shekullin XIX, filozofia materialiste dhe teoria e Darvinit filluan tė zbatoheshin nė shkencat natyrore. Ideologjitė qė lindėn nga kjo kulturė materialiste, siē e kemi shqyrtuar, u bėnė shkaku i dy luftrave botėrore, i luftrave civile tė panumėrta, i akteve terroriste, i genocidit, i shfarosjeve dhe barbarizmit. Pėr shkak tė kėtyre katastrofave, dhjetėra milliona njerėz humbėn jetėn, ndėrsa qindra miliona u shtypėn paturpėsisht dhe provuan mbi kurriz keqtrajtimet mė barbare. Shembja e qindra kishave dhe xhamive nga Stalini e mė vonė Enveri nė Shqipėri, ėshtė thjesht njė tregues i urrejtjes sė Komunizmit ndaj fesė. Masa tė dhunshme kundėr fesė u morėn edhe nė Shqipėri. Udhėheqėsi komunist i Shqipėrisė, Enver Hoxha, nė vitin 1967 e shpalli Shqipėrinė si vendin e parė "tė pafe". Besimtarėt u arrestuan pa asnjė arsye e disa prej tyre u vranė kur ishin nė arrest. Nė vitin 1948 dy peshkopė dhe 5.000 besimtarė u qėlluan. Edhe muslimanėt u trajtuan nė tė njėjtėn mėnyrė. Revista letrare mujore "Nėntori" njoftoi se 2169 xhami dhe kisha ishin mbyllur, nga tė cilat 327 ishin vende adhurimi katolike. Pretendimet e Darvinizmit, tė cilat i siguruan mbėshtetje ateizmit dhe justifikuan tė gjitha llojet e shtypjes dhe barbarisė, inkurajuan nė kėtė mėnyrė tė gjitha ideologjitė qė sollėn gjakderdhje dhe e cilėsuan jetėn njerėzore si diēka tė pavlerė.

Nė 1931 Papa Piu XI u shpreh nė kėtė mėnyrė rreth dhunės qė ushtronte Komunizmi nė botė nė qarkoren "Quadragesimo Anno": Komunizmi mėson dhe synon dy objektiva: luftė tė rreptė klasash dhe zhdukje tė pronės private. Ai s'e bėn kėtė fshehurazi apo me metoda tė maskuara, por publikisht dhe duke pėrdorur ēdo lloj mjeti tė mundshėm, madje edhe mė tė dhunshmin.

Magjia e ideologjisė komuniste Darviniste ėshtė prishur

Eshtė e qartė se njė ideologji qė mbėshtetej nė mungesėn e besimit nė Zot dhe besonte se baza e vetme pėr zhvillim ishte konflikti dhe se qeniet njerėzore, nė thelb, janė kafshė, njė ideologji qė pėrmbyste vlerat morale si familja, besnikėria, dhe afria njerėzore, duke i konsideruar si tė panevojshme, nuk do t'u sillte njerėzve paqe e lumturi. Por kėtyre grupeve shoqėrore u mungonte largpamėsia dhe logjika pėr t'i vlerėsuar e analizuar kėto. Ata shihnin fotografitė e Marksit e Engelsit dhe mendonin se ata ishin mendimtarėt mė tė "mėdhenj", "mė tė thellė" e "mė tė ditur". Shihnin pamjen e jashtme mashtruese shkencore e tė mistershme dhe magjepseshin nga Komunizmi e Materializmi. Kurse sot, po tė ishin gjallė, do ta kishin kuptuar se tė gjithė udhėheqėsit komunistė kanė qenė tė paditur e primitivė. Sot, shumė nga komunistėt "e orėve tė para" e kanė kuptuar se ēfarė gabimi tė madh kanė bėrė nė tė kaluarėn dhe janė penduar. Secili prej tyre e ka kuptuar se ka shkuar verbėrisht pas njė ideali jofrytdhėnės ose mė mirė, pas njė zhurme tė madhe boshe. Tė tjerė pėrpiqen tė tregojnė se nuk kanė hequr ende dorė nga ideologjia e tyre qė tė mos pranojnė humbjen dhe tė vėrtetėn se vitet u kanė shkuar kot e thonė: "Ne do tė triumfojmė!" Ka ardhur njė kohė kur shkenca dhe dija e lirė mund tė arrijnė kudo e kurdo, kur ēdo qenie njerėzore mund t'i kuptojė faktet shumė mė lehtė se mė parė. Nė njė ambjent tė tillė, metodat e sugjestionit, metodat e komunistėve, materialistėve dhe darvinistėve, fjalėt dhe thirrjet e tyre kobndjellėse pėr luftė, tashmė e kanė humbur fuqinė e tyre. Ideologjitė boshe si Komunizmi, Materializmi dhe Darvinizmi, fuqia magjepsėse e tė cilave mund tė zhduket.

Kur mendon pėr masakrat, vrasjet dhe vuajtjet e shkaktuara qėllimisht nga komunistėt, nazistėt apo kolonialistėt, kushdo pyet veten se si arritėn pėrkrahėsit e kėtyre ideve ta distanconin veten kaq shumė nga ndjenjat njerėzore. Arsyeja e vetme pėr barbarizmin dhe shtypjen e ushtruar nga kėta udhėheqės ėshtė mungesa e fesė dhe fakti se kėta njerėz nuk i frikėsoheshin Zotit. Njė qenie njerėzore qė i frikėsohet Zotit dhe qė ka besim tė patundur nė jetėn e pėrtejme, pa dyshim qė nuk do tė ishte nė gjendje tė kryente asnjė nga shtypjet apo padrejtėsitė qė kemi pėrshkruar. Pėr mė tepėr, atė qė beson nė Zot dhe nė jetėn e amshuar nuk e bind dot kurrė tė ndjekė njė ideologji tė tillė tė shtrembėr, sado qė ta nxisėsh. E vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar pėrsėritjen e kėtyre katastrofave ėshtė qė njerėzit tė jetojnė me besimin te Zoti dhe jeta e amshuar.

Marre me shkurtime nga libri I Harun Jahjes “FATKEQESITE E DARVINIZMIT PER NJEREZIMIN” Pjesa e IV.
avatar
Bashkimi

Numri i postimeve : 14
Reputation : 0
Points : 29724
Registration date : 22/01/2008

http://www.albcom.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi