ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (Pjesa e I)

Shko poshtė

28042008

Mesazh 

Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (Pjesa e I) Empty Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (Pjesa e I)




Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (Pjesa e I)

Ideologjia qė i solli dėmin mė tė madh njerėzimit nė shekullin e mbushur me dhunė e barbarizėm dhe njėkohėsisht mė e pėrhapura nė botė ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, qė arriti kulmin e saj historik me dy filozofėt gjermanė Karl Marks dhe Frederik Engels nė shekullin XIX, derdhi kaq shumė gjak nė botė. Komunizmi shkaktoi nė vdekjen e njerėzve tė pafajshėm dhe pėrhapi e nxiti dhunė, frikė e dėshpėrim ndėr njerėz. Sado qė njerėzit mendojnė se Komunizmi u shemb nė vitin 1991, gėrmadhat qė la pas ekzistojnė ende. Sado "liberalė" tė jenė bėrė njė pjesė e komunistėve dhe marksistėve "tė papenduar", filozofia materialiste, ana e errėt e Komunizmit dhe e Marksizmit qė i largoi njerėzit nga feja dhe morali i mirė, ende vazhdon tė ndikojė te kėta njerėz. Kjo ideologji qė pėrhapi terror nė ēdo cep tė botės, nė fakt, pėrfaqėsonte njė ide tė ardhur qė nga kohėt e lashta. Dialektika ėshtė njė bindje se i gjithė zhvillimi, nė gjithėsi, erdhi si rezultat i konfliktit. Nė bazė tė kėtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan tė analizonin historinė e botės. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punėtorėve e kapitalistėve dhe se punėtorėt sė shpejti do tė ngriheshin dhe do tė organizonin njė revolucion komunist. Tipari mė i spikatur i dy themeluesve tė Komunizmit ishte se, si tė gjithė materialistėt, ata ushqenin njė urrejtje tė madhe pėr fenė. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistė tė bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbėsore nga pikėpamja e Komunizmit. Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diēka e rėndėsishme: me qėllim qė tė bėnin pėr vete njė publik sa mė tė gjerė, e panė tė nevojshme t'i jepnin ideologjisė sė tyre njė pamje shkencore. Dhe kėshtu, u krijua aleanca e rrezikshme qė solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje tė vėllait kundėr vėllait gjatė shekullit XX. Darvini bėri tė njohur teorinė e evolucionit nė librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante ėshtė qė pretendimet bazė qė ai paraqiti ishin pikėrisht shpjegimet qė po kėrkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqėn si rezultat i "luftės pėr mbijetesė" apo "konfliktit dialektik". Pėr mė tepėr, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtė besimet fetare. Pėr Marksin dhe Engelsin ky ishte njė rast qė s'duhej humbur. Darvinizmi pati aq shumė rėndėsi pėr Komunizmin, sa vetėm disa muaj pas botimit tė librit tė Darvinit, Engelsi i shkroi Marksit: "Darvini, tė cilin e kam nė dorė duke e lexuar, ėshtė i shkėlqyer.”

E megjithatė, vetė historia ka treguar se periudha evolucionare qė propozoi Marksi nuk ishte e vėrtetė. Asnjė shoqėri, nė asnjė kohė nuk ėshtė parė tė kalojė nėpėr fazat evolucionare tė propozuara nga Marksi. U kuptua qė teoritė e Marksit nuk ishin tė zbatueshme brenda 10 vjetėve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njėri pas tjetrit, kombet mė tė zhvilluara kapitaliste do tė pėsonin revolucione komuniste, por njė periudhė e tillė nuk erdhi. Lenini, njė nga pasuesit mė tė mėdhenj tė Marksit, u mundua tė shpjegonte pse nuk kishin ndodhur kėto revolucione e pastaj parashikoi qė revolucionet komuniste do tė bėheshin nė vendet e Botės sė Tretė. E megjithatė, tė gjitha pretendimet e Leninit i pėrgėnjeshtroi vetė historia. Shkurtimisht, historia e kohėve tė fundit e ka pėrgenjėshtruar periudhėn e parashikuar nga filozofia marksiste tė evolucionit historik. Teori tė tilla, si "dialektika e historisė" dhe "evolucioni historik" nė vėllimet e shumta tė shkruara nga ideologėt materialistė si Marksi dhe Engelsi, janė thjesht fryt i fantazisė.

Nė njė letėr qė Marksi i shkroi Lasalit, njė tjetėr mik i tij socialist, mė 16 janar 1861, shkruan: "Libri i Darvinit ėshtė shumė i rėndėsishėm e mė shėrben si bazė nė shkencėn natyrore pėr luftėn e klasave nė histori." Marksi e shfaqi simpatinė e tij pėr Darvinin, duke ia kushtuar atij veprėn e tij mė tė rėndėsishme, "Das Kapital" (Kapitali). Kopja e kėtij libri qė iu dėrgua Darvinit pėrmbante njė dedikim nga ana e vetė Marksit. Edhe Engelsi e pranon admirimin e tij pėr Darvinin: Natyra ėshtė prova e dialektikės dhe nuk duhet lėnė pa thėnė se, fundja, natyra vepron nė mėnyrė dialektike e jo metafizike… Lidhur me kėtė, Darvinit duhet t'i pėrmendet emri para tė tjerėve. Engelsi lavdėronte Darvinin njėlloj si Marksin. Ai shkruan: "Ashtu sikurse Darvini zbuloi ligjin e evolucionit nė natyrėn organike, po ashtu edhe Marksi zbuloi ligjin e evolucionit nė historinė njerėzore." Nė njė vepėr tjetėr tė tij, Engelsi theksoi rėndėsinė e nxjerrjes nga Darvini tė njė teorie qė i kundėrvihej fesė: Ai (Darvini) i dha konceptit metafizik tė natyrės goditjen mė tė rėndė, duke provuar se bota e sotme organike - bimėt, kafshėt, e si rrjedhim edhe njeriu - ėshtė produkt i njė procesi evolucioni qė vazhdon prej miliona vjetėsh. Pėrveē kėsaj, Engelsi tregoi se si e kishte pranuar ai teorinė e Darvinit, duke shkruar njė artikull tė titulluar "Roli qė ka luajtur puna, nė kalimin nga majmuni te njeriu". Siē e kemi parė, Marksi dhe Engelsi besonin me gėzim se koncepti i evolucionit pėrbėnte njė pėrkrahje shkencore pėr botėkuptimin e tyre ateist, por ky gėzim doli i parakohshėm. Teoria e evolucionit u pranua gjerėsisht, sepse ishte propozuar nė njė ambjent shkencor primitiv, si ai i shekullit XIX. Ajo ishte e mbushur me pasaktėsi dhe nuk mbėshtetej nė asnjė lloj prove shkencore. Shkenca qė njohu zhvillim tė madh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, e nxori tė pavlefshme teorinė e evolucionit.

Ishte Lenini ai qė bėri tė mundur qė projekti i Marksit pėr revolucionin komunist tė realizohet. Lenini, udhėheqėsi i lėvizjes bolshevike komuniste nė Rusi, synonte tė rrėzonte me forcėn e armėve regjimin e carit. Kaosi pas Luftės sė Parė Botėrore u krijoi bolshevikėve mundėsinė qė po kėrkonin. Nė tetor 1917, me Leninin nė krye, komunistėt morėn pushtetin me forcėn e armėve. Ashtu si udhėheqėsit e tjerė komunistė, Lenini shpesh theksonte se teoria e Darvinit ishte baza themelore e filozofisė materialiste dialektike. Njė prej thėnieve tė tij zbulon mendimin e tij pėr Darvinizmin: Darvini i dha fund besimit se llojet e botės bimore e shtazore nuk kanė asnjė lidhje me njėra-tjetrėn dhe se ato janė krijuar prej Zotit e, si rrjedhim, janė tė pandryshueshme. Edhe Trocki, qė pranohej si arkitekti mė i rėndėsishėm i Revolucionit Bolshevik pas Leninit, i dha rėndėsi tė madhe Darvinizmit. Ai e pohoi admirimin e tij pėr Darvinin kėshtu: Zbulimi i Darvinit ėshtė triumfi mė i madh i dialektikės nė gjithė fushėn e materies organike. Pas vdekjes sė Leninit nė vitin 1924, Stalini, qė njihet si diktatori mė gjakatar nė historinė e njerėzimit, u vu nė krye tė Partisė Komuniste. Gjatė 30 viteve tė tij nė pushtet, Stalini do tė vėrtetonte se sa sistem i pamėshirshėm ishte komunizmi. Lėvizja e parė e rėndėsishme e Stalinit ishte marrja, nė emėr tė shtetit, e tokave tė fshatarėve qė pėrbėnin 80% tė popullsisė sė Rusisė. Nė emėr tė kėsaj politike kolektivizimi, qė kishte pėr qėllim zhdukjen e pronės private, tė gjitha prodhimet e fshatarėve rusė u mblodhėn me dhunė nga zyrtarė tė armatosur. Pėr pasojė, plasi njė zi buke e tmerrshme. Miliona gra, fėmijė dhe pleq qė nuk gjenin asgjė pėr tė ngrėnė vdisnin, duke u pėrpėlitur nga uria. Numri i tė vdekurve vetėm nė Kaukaz arriti 1 milion. Stalini dėrgoi qindra mijėra njerėz qė tentuan tė mos i bindeshin kėsaj politike nė kampet e tmerrshme tė punės nė Siberi. Kėto kampe, ku tė burgosurve u dilte shpirti nė punė, u kthyen nė varr pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtyre njerėzve. Nga ana tjetėr, dhjetra mijėra njerėz u ekzekutuan nga policia sekrete e Stalinit. Me kėto politika gjakatare e mizore, Stalini vrau 20 milionė njerėz. Historianėt kanė zbuluar se ky barbarizėm i jepte atij kėnaqėsi tė madhe. Kur analizojnė kėto ngjarje, disa komentues tė historisė bėjnė gabim kur mundohen tė provojnė se shkaku kryesor i gjithė kėsaj barbarie e mizorie tė pashpirt ishte se njerėz si Lenini, Stalini, Mao, Hitleri dhe Musolini karakterizoheshin nga psikopatia dhe ēekuilibri mendor. Ēfarė rastėsie ėshtė kjo qė e gjithė bota ra nė duart e njerėzve tė ēekuilibruar psikologjikisht nė tė njėjtėn kohė? Shkaku qė kėta udhėheqės tė pashpirt tėrhiqnin pas vetes miliona njerėz dhe qė u lejoi atyre tė bėnin krime, ishte pėrkrahja "shkencore" qė u dha filozofia materialiste dhe Darvinizmi. Pushtimi i Ēeēenisė nga Rusia nė vitin 1991, pavarėsisht se u zmbraps nga i ndjeri Xhokar Dudajev, u kthye nė njė luftė tė vėrtetė mė 11 dhjetor 1994, fill pas trazirave tė rėnda nė nėntor tė po atij viti. Ndėrkohė qė mė shumė se 100,000 ēeēenė humbėn jetėn e tyre nė atė luftė, dhjetėra mijėra u detyruan tė shpėrngulen. Ēeēenia humbi qindra burime historike dhe ekonomike nė luftė. Kur Rusia shpalli se Ēeēenia ishte njė "ēėshtje e brendshme", asnjė protestė nuk erdhi nga bashkėsia ndėrkombėtare. Tonelata me bomba u hodhėn nė Ēeēeni. U zhvillua njė genocid i paparė ndonjėherė nė historinė e botės, me armė kimike, pėrdorimi i tė cilave ishte i ndaluar. Ky genocid vazhdon edhe sot e kėsaj dite, por pavarėsisht nga vėshtirėsitė e shumta, nė gusht 1996 rusėt u detyruan tė pranojnė humbjen me ēeēenėt, tė cilėt qėndruan tė paepur dhe luftuan pėr lirinė e atdheut tė tyre me tė gjitha mjetet qė kishin nė dispozicion. Rusia, qė u detyrua ta pranojė Ēeēeninė si shtet tė pavarur nė marrėveshjet e firmosura nė instancat mė tė larta nė gusht 1966 dhe maj 1997, dukej se e kishte pranuar kėtė situatė, por nė tetor 1997 rusėt u rifutėn nė territorin ēeēen dhe filluan pėrsėri reprezaljet. Objektivat civile u bombarduan pa pushim pėr muaj tė tėrė. Me qėllim qė tė thyenin rezistencėn popullore, si objektiva zgjidheshin spitalet, maternitetet, tregjet dhe autokolonat me refugjatė. Nė fund u vendos qė rusėt tė pėrdorin bomba kimike, raketa "Skud" dhe me napalm kundėr ēeēenėve. Krahas kėsaj, rusėt hodhėn helm nė lumin Argun, qė pėrdorej nga shumė fshatra ēeēene. Ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e grave dhe fėmijėve qė pinė ujin e helmuar vdiqėn, qindra tė tjerė prisnin vdekjen nė dyert e spitaleve. Pėr shkak se uji i lumit ishte helmuar, popullsia civile qė nuk kishte ku tė gjente ujė pėr tė pirė, kaloi kohė tepėr tė vėshtira.

Marre me shkurtime nga libri I Harun Jahjes “FATKEQESITE E DARVINIZMIT PER NJEREZIMIN” Pjesa e IV.
avatar
Bashkimi

Numri i postimeve : 14
Reputation : 0
Points : 29729
Registration date : 22/01/2008

http://www.albcom.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Barbaritė Komuniste erdhėn nga ateizmi. (Pjesa e I) :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Apr 29, 2008 3:20 pm nga Iliriada Portal

Besoj se komunizmi shqiptar duke qene nje teori e huazuar dhe ne praktik e instaluar nga eksponente te huaj nuk ka nje lidhje te mirefillte me Darvinizmin, por ka qene nje kopje e keqe e sistemeve te tjera totalitare ne kampin socialist. Shqiperia mbetet nje shembull unik persa i perket menyres se praktikimit te teorise M-L. Pavaresisht pasojave negative, te ketij sistemi, Shqiperia qe i vetmi vend qe doli tejet i varfer nga ky sistem perveē te jerash, dhe gjithashtu mbetet i vetmi vend ish komunist qe nuk po arrin as pas 17 vjetesh te konsolidoje demokracine, kjo si pasoje e faktit qe sistemi demokratik ne Shqiperi u instalua dhe vazhdon te funksionoje si nje pseudodemokraci.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi