ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperimenti Rama dhe shansi Blushi

Shko poshtė

22052010

Mesazh 

Eksperimenti Rama dhe shansi Blushi Empty Eksperimenti Rama dhe shansi Blushi




Luan Laze
Pas disa dėshtimeve tė suksesshme tė Edi Ramės, ēdo njeriu i lind vetvetiu dilema: ēdo tė bėhet mė tej me opozitėn shqiptare? Kryetari aktual i konsumoi tė gjithė energjitė e tij opozitare me mjetet mė ekstreme dhe krejtėsisht tė paefektshme. Mjete ekstreme, pėr arsye banale. Arsye banale nė vitin e synimeve madhore kombėtare.Kėshtu, Edi Rama, duket se nuk bėn pėr politikan. Ai ėshtė djalė i menēur, me humor, radikal, por pėrbuzės ndaj ēdo vlere qė ėshtė jashtė tij. Hakmarrės, mosmirėnjohės e dhunues i ēdo vlere njerėzore. Vendosja e ēadrave tė urisė nė qendėr tė bulevardit, ishte hakmarrje e trefishtė. Ndaj Berishės, Evropės dhe kryeqytetasve. Tė parit donte t’i rikujtonte shprehjen e tij tė dikurshme se: “edhe unė ta ngrij buzėqeshjen e fitores nė buzė”. Tė dytėve, u kėrkonte aleancė pėr tė larguar Berishėn nga skena politike, me formulėn se kėtu nuk ka demokraci. Ndėrsa kryeqytetasve, pėr mungesėn e mbėshtetjes. Me atė veprim, ai donte tė na thoshte se, unė ju bllokoj edhe rrugėt e ecjes, edhe rrugėt e Evropės, nė qoftė se ju nuk luftoni qė unė tė bėhem kryeministėr! Hakmarrje qė i ėshtė kthyer si bumerang ėndrrės sė tij pėr karrierė.Edi Rama, njė kryetar qė i dha shkėlqimin e merituar vetes, nė dy mandatet e para nė krye tė Bashkisė. Si administrator, meritoi pothuajse nga tė gjithė notėn dhjetė. Kjo iu shpėrblye me vota. Por vetėm kaq dhe deri kėtu. Pastaj nisi ėndrra politike. Nuk priti qė ta kėrkonin njerėzit, por u sul drejt selisė sė PS-sė. Por, frutat dhe veprimet e papjekura, tė rrudhin gojėn dhe elektoratin. Si kryetar i Partisė Socialiste, njollosi veten duke i bėrė dėm edhe kėsaj force tė madhe. Atė dėm qė i ka bėrė imazhit tė tij politik, vėshtirė se do t’ia bėnte ndonjė kundėrshtar, apo koalicion kundėrshtarėsh. Edi Rama ka dhe shikon kudo armiq. Mė parė i prodhon ai, pastaj ata nisin tė lėvizin sipas tė njėjtės moto, urrejtjes. Miq e shokė tė sportit dhe tė artit, bashkėqytetarėt dhe gallataxhinjtė e rinisė sė tij, tani i ka pothuajse tė gjithė kundra. Ilir Meta dhe LSI- armiq, analistėt- armiq, intelektualėt- armiq, Ben Blushi me shokė- armiq, Fatos Nano- armik. E si mund tė fitosh njė kauzė kundra tė gjithėve? Njė kondrapedal intelektual dhe politik qė kėrkon votat e atyre qė urren dhe i ka mohuar. Ekstravaganca e mendimeve, performancės personale, shijeve tė jetės dhe hobeve, janė normale brenda qenies tėnde. Por kur merr pėrsipėr tė drejtosh njė komunitet tė madh njerėzish, nuk mund t’i japėsh formė sipas dėshirave tė tua. Sepse nis e urrehesh qė kur je nė opozitė. Por, opozita ėshtė shpresė. E kur kėtė shpresė na e dhunon, nuk je veēse… Njė personazh i Balzakut thotė: Kam respekt pėr diktatorėt, sepse ata kanė neveri pėr racėn njerėzore.Ndėrkohė, mė vjen pėr tė qeshur kur shoh pėrballė tij ose nė krah tė majtė, tė paimunizuarit Ngjela dhe Zogaj, e nė tė djathtė Legisin e Gjinushin. Medemek, i ka aleatė dhe i respekton! Ne qė e njohim Edin, e dimė si do t’i flakė sapo, larg qoftė, tė realizojė synimin e tij kryeministror. Nuk pyet Edi Rama pėr njeri! Aq mė pak pėr ata tė pėrdorur nga tė tjerėt. Prandaj nuk ėshtė politikan. Politikani gėnjen nė premtime dhe fsheh urrejtjet. Edi Rama, bėn shumė mirė tė parėn ndėrsa nxjerr hapur tė dytėn. Ai nuk mban miq. Nuk ka respekt pėr askėnd. E keni dėgjuar tė thotė fjalė tė mira pėr ndonjė piktor, skulptor, shkrimtar kėngėtar? Asnjėherė! Ėshtė e drejtė e kujtdo tė mos dojė asnjė. Por, si politikan, je i detyruar tė bėsh edhe sikur i do. Sepse ato janė vota pėr partinė tėnde. Duke qenė i gjatė, tė tjerėt i duken tė vegjėl nga shtati, mendja, aftėsia, talenti. Por burri nuk matet me pėllėmbė, por me zemėr. Gjatėsia e tij, oratoria, nuk po i sjell fitore Partisė Socialiste. Protestat me metoda tip shoqatash dhe gjimnazistėsh, nuk i shkojnė njė force kaq tė madhe politike. Me Edi Ramėn, jo vetėm nuk po afrohen tė lėkundurit, por po shkulen edhe tė ngulurit. Sepse, ai tė ngjall frikė. Ėshtė i dhunshėm dhe shkelės i parė i ligjit. Kryetar qė nuk njeh partinė e tij. Ai kėrkon vetėm ushtarė, dhe nuk pranon mendimin e lirė, nuk njeh forume dhe vendime. Ato qė merr, janė pėr tė tjerėt, dhe jo pėr tė. Pėr Edi Ramėn, partia ėshtė mjeti pėr tė arritur qėllimin e tij, dhe jo tė elektoratit. Njė diktator nė opozitė. Merreni me mend po tė ishte nė krye tė shtetit!Nėse do tė kishte njė karrige magjike tė sė vėrtetės, e aty do tė ulej ai, do kishim njėrin nga kėto dy procese: ose karrigia do tė bėhej gėnjeshtare, ose ne do tė lemeriseshim pėr konsideratėn qė ka ai pėr nocionin parti, forum, degė, anėtar, militant. Njė kryetar, qė vė vazhdimisht partinė, elektoratin, Shqipėrinė nė elektroshok dhe Evropėn nė elektrozotni, duke u shkaktuar spazma tė pakuptimta, nuk tė bind pėr kryetar. Njė opozitė e rrėzon pushtetin me keqqeverisjen e tij. Njė opozitė i fiton zgjedhjet kur ngjall besim se do tė qeverisė mė mirė se paraardhėsi. Po kur mė kall datėn qė nė opozitė, njerėzit janė tė detyruar tė thonė, rroftė pushteti! Askush nuk dėshiron tė bjerė nga shiu nė breshėr. Shkurt, Edi Rama ka pastruar, me dashje apo pa dashje, imazhin e Sali Berishės. Dhe atė pjesė tė errėt, e ka marrė mbi supet e veta.Mė duket se ka ardhur koha qė, pėr tė mirėn e Partisė Socialiste, tė demokracisė dhe tė Shqipėrisė, ai njeri tė largohet. Ėshtė dėm i madh. Eksperimentoi dhe dėshtoi. A mund tė fitojė ndeshjen njė trajner qė urren treēerekun e ekipit tė tij, katėr gjyqtarėt, gjithė stadiumin me tifozė, federatėn, dhe ekipin kundėrshtar? Asnjėherė! Ky ėshtė Edi Rama.
Pėrballė tij, Ben Blushi po ngjan gjithnjė e mė shumė si shpresė elektorati dhe jo karrierė personale. Nėse pas zgjedhjeve, periudha e krizės shpalosi ēudirat e kryetarit aktual, pėr kundėrshtarin e tij tė ideve, Ben Blushi, ishte njė periudhė e artė shkėlqimi. Gjatė gjithė kohės, ai paralajmėroi me shumė dhimbje kryetarin dhe partinė e vet, pėr dėmet qė po i sillte kauzės sė tyre me kėto veprime. E kam ndjekur Blushin pothuaj nė tė gjitha debatet. I saktė nė arsyetime, logjikė, aspak ironik ndaj kundėrshtarėve dhe gazetarėve. Ai ka fituar zemrat e njerėzve tė paanshėm dhe socialistė. Shumė miqve tė mi u ėshtė kthyer nė obsesion besimi se, nėse nė krye tė PS-sė vihet Ben Blushi, ajo parti do tė pėrjetonte ditėt e saj mė tė begata nė opozitė dhe nė qeverisje. Ai ėshtė krejt i kundėrt nė karakter, formim dhe sjellje nga Edi Rama. Ėshtė i thjeshtė, njerėzor, i arsyeshėm, opozitar i fuqishėm dhe argumentues i shkėlqyer. Kujtoni periudhėn kur ishte kryetar i grupit parlamentar i partisė sė vet. Njėri nga deputetėt e PD-sė, miku im, mė thoshte: shyqyr qė Beni nuk ėshtė kryetar partie, se me kėtė logjikė na hedh nė tapet nė zgjedhje! CV-ja e tij personale dhe politike ėshtė e pasur dhe e pastėr.
Gjithnjė kam menduar gjatė kėtyre muajve tė krizės sė Edi Ramės, se nė vend tė tij, Blushi do tė kishte mbledhur rreth vetes aleatė tė shumtė dhe njė numėr tė madh njerėzish. Jo me urdhėr administrativ Bashkie, por me argumentet e njė opozitari tė fuqishėm. Pyetini ata pesėqind intelektualė anti-Rama, kujt do t’ia jepnin votėn nė zgjedhjet e ardhshme nėse nė krye tė PS-sė do tė ishte Blushi? E them me bindje se do tė votonin kėtė forcė politike. Paēka se kryetari aktual i lėndoi pa masė krejt padrejtėsisht. Ben Blushi tė ngjall besim. Ai ėshtė i hapur me tė vetėt, i respektueshėm, dhe opozitar i rreptė ndaj ēdo qeverisje tė gabuar. Ben Blushi, mbi tė gjitha njeh elektoratin e majtė. E di ēfarė kėrkon ai, dhe premton ato qė kundėrshtari nuk i realizon.Nėse do tė flakim paragjykimet, klanet, e do tė vendosė e ardhmja e Partisė Socialiste dhe e elektoratit tė saj, Blushi e meriton dhe justifikon vendin e kryetarit tė kėsaj force. Nėse nuk doni tė dėshtoni sėrish nė kriza artificiale dhe zgjedhje tė humbura, vlerėsoni politikanin dhe opozitarin e fuqishėm e tė pjekur, Blushi. Sepse ėshtė tjetėr politikani dhe tjetėr administratori. I pari mund tė ketė nė mbikėqyrje tė dytin, dhe jo anasjelltas. Rasti i Ramės ishte njė eksperiencė e hidhur. Ben Blushi di t’i bashkojė njerėzit, vlerat dhe tė majtėn. Edi Rama, jo. Imazhi i mirė i kryetarit, i bind njerėzit se e gjithė partia ashtu ėshtė. Por, edhe e kundėrta. Gjatėsia fizike e bėri Ramėn t’i duket elektorati njė turmė mizash pa vlerė e shėrbėtorė. Blushi, me shtatin normal, i sheh ata si tė barabartė. Jo vetėm fizikisht.Personalisht mė ka bindur gjithė e kaluara e tij. Sidomos alarmi qė dha nė kėto kohė krize pėr dėmet qė po i vinin partisė sė tij. Dhe fjala i doli. Nuk ėshtė Profet, por duket se e do shumė partinė e tij dhe elektoratin e majtė. Shumė.

tirana observer
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi