ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja Mulliri, proteste me arkivole

Shko poshtė

24052010

Mesazh 

Familja Mulliri, proteste me arkivole Empty Familja Mulliri, proteste me arkivole




Bilisht- Familjare dhe te aferm te tre vellezerve Mulliri te ekzekutuar me arme mesditen e 29 janarit ne fshatin Vidohove, protestojne me arkivole te improvizuara dhe flamuj kombetar ne rruget e qytezes se Bilishtit. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, nje grup prej rreth 20 personash, me ne krye babane e tre viktimave, Xhevahir Mulliri, kane nisur tubimin dhe marshimin pergjate bulevardit kryesor te qytetit. Protesta ka krijuar probleme dhe ne qarkullim, ndersa grupi i eshte afruar komisariatit te Devollit. Tre persona mbanin ne duar nga nje arkivol te vogel te mbuluar me flamur kombetar dhe me portretet e tre vellezerve Taulant, Xhiljan dhe Etlevan Mulliri. Qellimi i protestes ka qene sensibilizimi i opinionit dhe venia ne dukje e vendimit qesharak te Gjykates se Korces te dhene per Besim Karajin, 40 vjecarin e denuar si autor vetem me 25 vjet burg. Familjaret akuzuan drejtesine si te implikuar, pasi edhe pse vrau tre vellezer pa meshire, autorit nuk iu dha denimi kapital dhe iu pranua gjykimi i shkurtuar. Protesta qe krijoi tension ne rruge alarmoi edhe policine vendore, qe menjehere nxori patrullat dhe forcat e rendit per t'i ndaluar, duke e cilesuar tubimin te paligjshem. Rezistences se protestuesve policet i jane pergjigjur me shoqerimin e disa te rinjve ne komisariat dhe shperndarjen me force te te tjereve qe i kundershtuan. Babai i tre vellezerve te vrare, Xhevahir Mulliri, deklaroi dje per mediat se fajtore per ngjarjen dhe denimin e bute eshte drejtesia. "Edhe pse i armatosur, edhe pse ishin vene ne dijeni organet e rendit, autori nuk u ndeshkua, por pas krimit u denua vetem me 25 vite burg dhe jo me denim te perjetshem apo me vdekje", theksoi Mulliri ne fjalen e tij. Me arkivole te improvizuar, lule, kurora dhe qirinj, familjaret e tre vellezerve Mulliri te vrare ne fshatin Vidohove kane protestuar kunder vendimit te gjykates i cili denon autorin me 25 vjet burg. Raportohet se protestuesit kane tentuar te futen edhe ne komisariat dhe me pas kane lene arkivolet para deres se ketij institucioni, qe nenkuptonte akuzat indirekte per neglizhencen e treguar nga policia per konfliktin e nisur ne fshat prej muajsh mes dy familjeve. Ngjarja e rende ndodhi me 29 janar 2010, kurse denimi u dha vetem rreth nje muaj me pare nga Gjykata e Korces qe pranoi pendesen dhe gjykimin e shkurtuar per Besim Karajin. Ky i fundit pranoi se ekzekutoi tre vellezerit pas cnderimit qe i bene dhe vazhdonin t'i benin familjes se tij, pasi Taulant Mulliri shkonte me gruan e tij prej kohesh dhe dyshonte se nga kjo lidhje e kishte lene shtatzene. Dy muaj para krimit Karaj, emigrant ne Greqi, por qe jetonte ne Vidohove te vjehrri, ka kapur ne flagrance bashkeshorten ne tradhti, por pas negociatave dhe per hir te tre femijeve ia ka falur. Disa jave me pas ai mesoi per vazhdimin e lidhjes dhe pretendoi se gruaja kishte bere nje abort pas raporteve me Taulant Mullirin, ende te panderprera. Prokuroria Prokuroria kerkoi denimin me burgim te perjetshem per 40 vjecarin nga Fushe-Kruja, Besim Karaji, per vrasje te trefishte dhe armembajtje pa leje. Por Gjykata e Korces vleresoi pranimin e akteve te hetimit nga i pandehuri dhe pendesen e tij, ndersa eshte mbrojtur se krimin e ka kryer i ndikuar edhe nga rrethanat. Krimi Mesditen e 29 janarit, ndersa gjendej ne lokalin e fshatit Vidohove, Besim Karaji eshte konfrontuar fillimisht me Taulantin dhe sipas pretendimit te te denuarit, 25 vjecari i ka thene se po vazhdonte lidhjen me bashkeshorten e tij. Kaq ka mjaftuar qe 40 vjecari te shkrepte automatikun dhe te vriste tre vellezerit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi