ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eurovizion degjeneron serish ne votim gjeografik

Shko poshtė

30052010

Mesazh 

Eurovizion degjeneron serish ne votim gjeografik Empty Eurovizion degjeneron serish ne votim gjeografik




F. Shahaj
Me 246 pike, trofeun e Eurosong 2010 e rrembeu kengetarja 18-vjecare gjermane, Lena, me kengen e saj moderne "Satellite", ndersa kengetarja shqiptare Juliana Pasha u rendit ne vendin e 16-te. Edhe pse dhuroi nje performance te shkelqyer e mjaft te vleresuar, qe u pasua nga bekimi i saj "Zoti ju bekofte", kengetarja 30-vjecare Juliana Pasha, mbylli mbreme interpretimin e saj me te njejten renditje sikurse edhe Ledina Celo, 5 vite me pare. Shtetet e kontinentit te vjeter deshmuan edhe njehere mbreme ne Oslo te Norvegjise se ende vijojne te votojne per njeri-tjetrin ne baze te etnive dhe interesit. Ne skenen e stadiumit "Telenor Arena" u ngjiten mbreme 25 kengetare, te cilet u kualifikuan ne dy fazat gjysmefinale qe prezantuan gjithsej 39 kenge europiane. 5 kenge prej tyre hyne automatikisht ne gare, fale pozicionit qe zune vitin e kaluar ne kete kompeticion; Gjermania, Franca, Spanja, Britania e Madhe dhe Norvegjia. Nen prezantimin e moderatoreve Erik Solbakken, Haddy Jatou N'jie & Nadia Hasnaoui, pas performances se shkelqyer te fituesit te vjetshem te Eurosong, Alexander Rybak me kengen "Fairytale", festivalin e celi Azerbajxhani me kengen "Drip Drop", te kenduar nga Safura. Perfaqesuesja e Shqiperise, Juliana Pasha, u ngjit ne skene e 15-ta ne radhe, e e shoqeruar nga tri kengetaret amerikane, Glenys Vargas nga New York City, Desiree Keedjour nga Cikago dhe Joy nga New York-u, si dhe nga tingujt e muzikes se violinistit te njohur shqiptar, por jo vetem, Olen Cezari. Sipas sitit sctoday.com, te pyetur per parashikimet e fituesit te mundshem te ketij kompeticioni, gazetaret e Meksikes, Greqise, Spanjes, Shteteve te Bashkuara, Gjermanise dhe Serbise, thane paraprakisht se Shqiperia me Juliana Pashen ishte nje nga me te favorizuarat, edhe pse kjo fatkeqesisht nuk u vertetua. Me nje komunikim perfekt me kameren, me nje veshje skenike, te cilen e kishim pare qe ne provat paraprake, si dhe e shoqeruar nga violinisti i njohur Olen Cezari, Juliana, nuk mund te mos spikaste nga publiku ne skenen e purpurt te zbukuruar me sfera te argjendta. Por, realiteti eshte qe jurite e vendeve evropiane i japin arbitrarisht votat. Sipas kritikeve te Eurovizionit, 30-vjecarja me ze brilant, zoteron pervec zerit te forte, edhe nje performance te kohes. Gazetari amerikan Will Adams eshte shprehur me heret se "Juliana Pasha, eshte transformuar nga nje kengetare e veshur pa shije, si me nje paruke ne koke, ne nje yll diskoteke qe leviz ijet aq lirshem sa floket". Ajo performoi shkelqyeshem kengen me ritme moderne "It's all about you", te kompozuar nga Ardit Gjebrea, e shkruar ne bashkepunim me Pirro Cakon dhe me orkestrim te Shpetim Saracit renditej dje nder pretendentet kryesore per te fituar Festivalin Europian, mes shteteve si Belgjika, Izraelit, Gjermanise dhe Azerbajxhanit. Vete Juliana Pasha tha ne nje prononcim se "Tirana do te ishte shume e lumtur te mirepriste Festivalin Europian ne rast se Shqiperia fitonte, megjithate e pranoi se gara ishte shume e forte. "Nuk mundem pa ty", kenga fituese e edicionit te 48-te te festivalit te RTSH-se, u perzgjodh ne gjysmefinalen e pare me 25 maj. Kete vit, ne edicionin e 55-te te Eurovisionit, ku merrnin pjese 39 vende (ne ndryshim nga 42 qe konkurronin ne vitin 2009), organizatoret kishin menduar qe votimi te kryhej gjate gjithe kohes se transmetimit, dhe jo vetem ne 10 minuta e fundit. Per me teper, cdo spektator kishte te drejte per te votuar permes telefonit per kengetarin e tij te preferuar, ne nje raport ku shikuesit kishin 50 per qind te peshes se vendimit total, ndersa pjesa tjeter i takonte jurive kombetare, te perbera nga 5 anetare, qe per hir te transparences, ndodheshin ne stadiumin "Telenor Arena". Eshte lavderuar shume kjo menyre votimi, per shkak se sipas mediave, i jep fund votimeve te "parashikuara" per vendet fqinje, (sikurse ka ndodhur me vendet skandinave ose ato te Europes Juglindore), qe ose per shkak te traditave te ngjashme muzikore, ose per shkak te interesave te tjera i atribuonin piket maksimale njera-tjetres. Shqiperia u perfaqesua me Juliana Pashen ne Festivalin Europian per here te shtate. Kete vit, nuk kishte perfaqesi ne kete festival nga Cekia, Mali i Zi, Hungaria dhe Andorra, thuhet per shkak te krizes ekonomike boterore. Eurosong eshte kompeticioni me i madh i muzikes pop ne Europe, qe u ndoq nga te pakten 125 milione persona. Shtate perfaqesuesit e Shqiperise ne Eurovizion Viti 2004 "Imazhi yt", Anjeza Shahini, E. Zhulali-A. Doci, vendi i 7-te Viti 2005 "Neser shkoj", Ledina Celo, A. Hila-P. Laco, vendi i 16-te Viti 2006 "Zjarr e ftohte", Luiz Ejlli, K. Qafoku-Dr. Flori, vendi i 15-te Viti 2007 "Balada e gurit", Frederik Ndoci, A. Hila-P. Laco, vendi i 17-te Viti 2008 "Zemren e lame peng", Olta Boka, A. Hila-P. Laco, vendi i 17-te Viti 2009 "Me merr ne enderr", Kejsi Tola, E. Zhulali-A. Doci, vendi i 17-te Viti 2010 "Nuk mundem pa ty", J. Pasha, A. Gjebrea-P. Cako, vendi i 16-te Finalistet e Eurosong 2010 Azerbaxhani- Safura, "Drip-Drop" Spanje- Daniel Diges, "Algo Pequenito" Norvegjia- Didrik Solli-Tangen, "My heart is mine" Moldavia- Project & Olia Tira, Run Away Qipro- Joh Lilygreen & The Islanders, "Life looks beter in spring" Bosnje-Hercegovina- Thunder and Lightning, Belgjika- Tom Dice, "Me and my guitar" Serbia- Milan Stankovic, "Ovo je Balkan" Bjellorusia- Butterflies Irlanda- Niamh Kavanagh, "It's for you" Greqia- Giorgos Alkais & Friends, "Opa" Britania e Madhe- Josh Dubovie, "That sounds good to me" Gjeorgjia- Sofia Nizharadze, "Shine" Turqia- Manga, "We could be the same" Shqiperia- Juliana Pasha, "It's all about you" Islanda- Hera Bjork, "Je ne sais quoi" Ukrahina- Alyosha, "Seeet pople" Franca- Jessy Matador, "Alllez olla ole" Rumania- Paula Seling & Ovi, "Playing eith fire" Rusia- Music grup of Peter Nalitch, "Lost and forgotten" Armenia- Eva Rivas, "Apricot stone" Gjermania- Lena, "Satellite" Portugalia- Filipa Azevedo, "Ha dias assim" Izraeli- Harel Skaat, "Milim" Danimarka- Chanee & N'Evergreen, "In a moment like this"

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi