ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėr njė shesh zyrtar grevash urie

Shko poshtė

31052010

Mesazh 

Pėr njė shesh zyrtar grevash urie Empty Pėr njė shesh zyrtar grevash urie




Edmond Tupja

Tėrė analizat, pro ose kundėr, pak rėndėsi ka, qė kam lexuar pėr grevėn tragjikomike tė urisė socialiste zhvilluar kohėt e fundit, por sidomos analizat e thella serioze tė zotėrinjve Fuga e Plasari, mė shtyjnė tė mendoj, madje tė besoj se sapo ėshtė krijuar nė Shqipėrinė tonė tė brishtė demokratike njė precedent historik: sa herė qė njėra nga dy partitė tona tė mėdha do tė humbė zgjedhjet nė tė ardhmen, ajo, jo me pak gjasė, do tė kėrkojė hapjen e kutive; pėr t’ia arritur kėtij synimi, ajo, jo me pak gjasė, do tė organizojė njė grevė urie me deputetė e militantė, simpatizantė apo mbėshtetės tė saj; gjithashtu, jo me pak gjasė, do tė shohim organizma europiane tė ndėrhyjnė pėr t’i ulur tė dy palėt nė tryezėn e bisedimeve e tė dialogut, sė pari nė Tiranė, mandej jashtė shtetit, nė ndonjė restorant tė tipit “Crocodile” si nė Strasburg.
Para disa muajsh, ndoshta edhe mė shumė, kam shkruar pėr prejardhjen e fjalės “grevė”. Po tė dini ca frėngjishte e tė kėrkoni nė fjalorin “Le Grand Robert”, 2001, version elektronik, do tė gjeni kėtė shpjegim qė unė po e kthej nė shqipe pėr ata qė nuk e lexojnė frėngjishten: “Greva, sheshi i Grevės: shesh nė Paris, qė ndodhej nė breg tė lumit Senė, atje ku sot ėshtė Bashkia, nė tė cilin bėheshin ekzekutimet publike”; pra, tė dėnuarit torturoheshin, ekzekutoheshin me guijotinė ose vareshin nė atė shesh; mė vonė, tė papunėt nisėn tė vinin aty pėr tė gjetur punė (ashtu si vijnė sot tė papunėt te monumenti i Partizanit tė Panjohur bash nė qendėr tė Tiranės); mė vonė akoma, atje u bė e zakonshme tė dilnin ata qė bėnin grevė.
Rrjedhimisht, gati i sigurt qė nė tė ardhmen do tė kemi greva tė tjera urie tė organizuara nga parti apo grupime tė ndonjė lloji tjetėr, i frymėzuar edhe historia e fjalės “grevė” nė frėngjishte, po marr guximin tė sugjeroj sot diēka shumė praktike nė mėnyrė qė grevat e ardhshme tė urisė tė organizohen nė njė hapėsirė tė kryeqytetit tonė tė rrėmujshėm ku tė mos pengojnė lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe qarkullimin normal tė automjeteve. Ja, pra, disa variante:
Duke u nisur nga prejardhja e fjalės “grevė” nė frėngjishte, mė saktė nga fakti qė ky term emėrtonte atė shesh qė shtrihej dikur atje ku, nė ditėt tona, gjendet Bashkia e Parisit, them se nuk do tė ishte keq sikur grevat e ardhshme tė urisė, pavarėsisht se cila parti i organizon, tė zhvilloheshin pikėrisht nė trotuarin para Bashkisė jo tė Parisit, natyrisht, por tė Tiranės, madje, pse jo, edhe rreth e rrotull kėsaj Bashkie, por pa e bllokuar rrugėn; me njė minimum zgjuarsie e imagjinate, Bashkia do tė mund tė hapte aty pranė, pas disa vitesh, njė muze tė grevės sė urisė ku do tė ftoheshin tė vinin pėr vizitė e pėrvojė grevistė tė ardhshėm urie nga tė gjitha vendet e botės.
Duke u nisur nga fakti se Sheshi i Grevės nė Paris gjendej buzė lumit Senė dhe duke mbajtur parasysh realitetin meteorologjik tė kryeqytetit tonė, them se nuk do tė ishte keq sikur grevat e ardhshme tė urisė tė zhvilloheshin poshtė urave tė pėrroit apo, mė saktė, tė kanalit Lanė, ku nuk do tė kishte nevojė pėr ĖC portative: nė kėtė mėnyrė nuk do tė ishte e nevojshme tė ngriheshin ēadra madhėshtore dhe Bashkia do tė mund tė vinte nė dispozicion tė organizatorėve dhe tė mbėshtetėsve tė grevės, tė kureshtarėve dhe tė gazetarėve, anije tė tipit “bateau-mouche” si ato qė shėtisin turistėt nė lumin Senė; gjithsesi, po tė binin shumė shira e Lana tė fryhej e tė kėrcėnonte tė dilte nga shtrati i saj modest, grevistėt do tė mund tė hipnin nė anijet e tipit “bateau-mouche” e ta vazhdonin grevėn poshtė e lart Lanės, madje, pėr tė sensibilizuar opinionin ndėrkombėtar, mund tė dilnin nė det tė hapur e tė shkonin deri nė Paris, ku tė bėnin njė xhiro turistike (ha, ha, ha, bota do tė mahnitej nga kėta grevistė-turistė apo turistė-grevistė origjinalė!).
Sė fundi, por jo mė sė paku, mund tė konceptohej e tė realizohej, sigurisht me konkurs ndėrkombėtar tė organizuar nga Bashkia e Tiranės, njė vend greve urie nėn ujė nė njė tip akuariumi gjigant futuristo-postsurrealist prej qelqi tejet tė tejdukshėm nė mėnyrė qė grevistėt e ardhshėm tė urisė, tė cilėsdo parti qofshin, tė mos akuzohen nga partia kundėrshtare se ushqehen fshehurazi nėpėr ēadra jotransparente me fruta deti ose liqeni (nėse ky akuarium sdo tė ndėrtohej nė ujėrat e pastra e tė kthjellta tė liqenit tė Tiranės); madje, nuk do tė ishte ide e gabuar sikur brenda tij tė zhvilloheshin edhe greva etjeje, tė cilat prania e gjithanshme e ujit tundues deri nė vegime e mirazhe do t’i bėnte edhe mė heroike.

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi