ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini d

Shko poshtė

01052008

Mesazh 

Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini d Empty Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini d




Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini dhe dyshja Berisha - Rama)

Fatos Lubonja shkruan posaēėrisht pėr Korrieri-n

Nė njė faqe interneti gjeta shkrimin tim "Ku po na ēon marėveshja PD - PS" (Korrieri, 24 prill 2008) me titull tė ndryshuar: "Po shkojmė drejt njė kapitalizmi autoritar tė tipit Putin" (www.peshkupauje.com). Ky ndryshim kishte shkaktuar njė debat midis disa komentuesve, nėse ishte apo jo ky konkluzioni i shkrimit. Nė fakt shkrimin e kam mbyllur me njė parashikim kontradiktor. Pasi them: "Kėsisoj e ardhmja duket drejt njė kapitalizmi autoritar tė tipit Putin ku s'pėrjashtohet edhe mbetja nesėr e njė partie tė vetme tė madhe qė siguron 70 - 80 pėrqind tė votave." shtoj dhe se: "ndryshe nga nė Rusi, ajo qė mund ta hedhė shumė shpejt nė erė kėtė ėndėrr tė keqe tė putinėve tanė ėshtė fakti se ekonomia e ngritur nga oligarkėt tanė ėshtė shumė e brishtė, shumė aventureske dhe spekulative pėr tė hedhur themele tė qėndrueshme tė njė kapitalizmi autoritar". Duhet ta pranoj se ideja vetėm sa ėshtė skicuar dhe lexuesit kanė tė drejtė tė ngatėrrohen. Po pėrpiqem me kėtė shkrim tė sqaroj mė mirė se ēfarė kam dashur tė them. Mė sė pari le tė shpjegoj se ēfarė kam parasysh me "kapitalizmin autoritar tė tipit Putin". Nė njė intervistė tė Gorgaēovit tė para do kohėsh dhėnė gazetės italiane La Republica, i pyetur pėr qėndrimin e tij ndaj Putinit, Gorgaēovi tregohej kritik ndaj Perėndimit duke e akuzuar kėtė se nė kohėn e Jelcinit kishte qenė shumė mė i kėnaqur me Rusinė sesa nė kohėn e Putinit, tė cilin e akuzon vazhdimisht pėr autoritarizėm dhe shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Por, sipas Gorbaēovit, nė kohėn e Jelcinit Rusia ishte e dobėt ngase kishte shpėrthyer fenomeni i grabitjes sė pasurisė publike ruse nga oligarkėt qė kishin privatizuar gjithēka. Sipas tij Putin po rivendoste autoritetin e Shtetit duke shkatėrruar pushtetin informal tė oligarkėve, qė, veē tė tjerash, po i transferonin paratė jashtė shtetit. Pra, sipas tij Putini po ringrinte nė kėmbė Rusinė dhe Perėndimi duhet tė ishte i kėnaqur me kėtė, pasi njė Rusi e shėndoshė ishte edhe nė tė mirė tė Perėndimit. Nga sa kam mundur tė njoh fenomenin Putin mė rezulton se ai gėzon vėrtet njė autoritet nė Rusi pėr tė cilin duket se kanė ndikuar jo vetėm kultura politike ruse e lidhur me historinė e pushtetit tė pakufishėm tė carėve (pa dyshim edhe kjo), por edhe ēfarė thotė Gorbaēovi: rimėkėmbja ekonomike e lidhur me njė kontroll shumė mė tė madh nga ana e shtetit tė ekonomisė informale e tė abuzimeve tė oligarkėve. Pėr tė realizuar kėtė rivendosje tė autoriteti tė shtetit Putin duket se ėshtė mbėshtetur nė tri kėmbė: Sė pari, Putini po shfrytėzon idenė e ringritjes sė asaj kohe kur Rusia (edhe si BRSS) ka qenė superfuqi - kėmba ideologjike. Sė dyti strukturat politike: Putini si njeri i ish KGB duket se ka ruajtur rrjetin e kėsaj strukture tė fuqishme qė, pėr mė tepėr, ka lidhje organike me ideologjinė qė pėrmenda mė sipėr. Sė treti, ringritja ekonomike: Rusia ka burime tė mėdha natyrore, mbi tė gjitha gazin. Kontrolli i kėsaj pasurie, qė nė kohėn e oligarkėve kalonte mė sė shumti nė xhepat e tyre pa paguar as taksa, i ka dhėnė asaj mundėsi tė rimėkėmbet ekonomikisht duke siguruar njė mirėqėne dhe zhvillim mė tė madh pėr rusėt nė pėrgjithėsi. Kėtė sistem politologu amerikan Azar Gat nė njė artikull tė botuar nė “Foreign Affairs” (korrik/gusht 2007) e quan "kapitalizėm autoritarist". Njė kapitalizėm, pra, ku vendoset njė aleancė midis elitės politike, industrialistėve dhe ushtarakėve mbi bazėn e njė ideologjie nacionaliste. Pak a shumė tė njėjtėn gjė ai sheh edhe nė Kinė, duke mos e pėrjashtuar mundėsinė qė kėto vende tė mbeten kėshtu pėr njė kohė tė gjatė, pra pa kaluar doemos e shpejt e shpejt nė liberaldemokraci. Tani le tė kthehem tek ballafaqimi i kėtij procesi rus me ēka ka ndodhur e po ndodh nė Shqipėrinė postkomuniste. E para gjė qė mund tė them ėshtė ngjashmėria e Shqipėrisė me periudhėn e Jelcinit. Nano i shėmbėllen mė shumė Jelcinit jo thjeshtė pėr faktin se ėshtė pijanec, por pėr faktin se periudha socialiste e Nanos ka qenė periudha e kulmit tė lulėzimit tė pakontrolluar tė oligarkėve. Nuk mund tė mohohet se Berisha erdhi nė pushtet me premtmin se do tė vinte nėn kontroll oligarkėt, "dukėt e krimit", "klanin e Zemunit". Sipas meje nuk gabojmė po tė themi se Berisha erdhi edhe me ėndrrėn e fshehtė qė tė bėhej njė Putin nė kuptimin qė pėrshkrova mė lart. Pyetja sot shtrohet: a u bė dot njė Putin, a ka perspektivė tė bėhet njė Putin apo mos vallė do tė bėhet Rama njė Putin? Mjafton Gėrdeci pėr tė arritur nė konkluzionin se Berisha nuk ėshtė bėrė dot njė Putin, se oligarkėt, - tani njė pjesė tė lidhur mė shumė me PD, - vazhdojnė tė jenė mė tė fortė se shteti. Po atėhere pse analizėn mbi marrėveshjen PD - PS e kam konsideruar si rrugė tė mundėshme drejt Putinit, por edhe jo? Le tė shpjegohem. Ajo ēka kam dashur tė them ėshtė se kjo marrėveshje ėshtė: sė pari, shenjė e monopolizimit tė pushtetit nga kėto dy parti, ēka pėrputhet me tipare karakteriale tė Berishės dhe Ramės pėr tė grumbulluar tėrė pushtetin nė duart e tyre: sė dyti, duke patur parasysh se tė dy pėrfaqėsojnė interesa oligarkėsh, shpesh tė njėjtėt, kjo marrėveshje ėshtė edhe shenjė se interesi i oligarkėve politikanė dhe politikanėve oligarkė tė tė dy krahėve sot ėshtė tė sigurojnė pasurinė qė kanė vėnė e tė ndajnė me mirėkuptim pushtetin dhe paranė e nesėrme, e jo tė akuzojnė njėri tjetrin pėr korrupsion; sė treti, se me eliminimin e njėrit ka shumė gjasa qė partia e tjetrit tė mbetur nė pushtet tė bėhet shumė e fuqishme edhe pasi me kėtė kod zgjedhur ėshtė gati eliminuar mundėsia qė parti tė tjera t’u rrezikojnė pushtetin. Kėshtu mund tė arrijmė nė njė parti tė gjithpushtetshme si ajo e Putinit nė Rusi qė sundon thuajse e pashqetėsuar. Megjithatė nxitoj tė shtoj se kjo mund tė jetė veēse njė ėndėrr e shkurtėr sepse ne nuk mund tė ndėrtojmė njė kapitalizizėm autoritar si ai i Putinit. Pse? Sė pari, e mbi tė gjitha, sepse, siē them nė shkrimin para kėtij "ekonomia e ngritur nga oligarkėt tanė ėshtė shumė e brishtė, shumė aventureske dhe spekulative pėr tė hedhur themele tė qėndrueshme tė njė kapitalizmi autoritar". Putini e ka rritur realisht mirėqėnien ekonomike. Oligarkėt rusė prodhojnė realisht, nxjerrin gaz e naftė sė paku. Kanė kėshtu njė pushtet ekonomik, e pėr rrjedhojė politik, shumė mė tė qėndrueshėm dhe shumė mė formal. Kurse oligarkia jonė nė mė tė shumtėn pasurohet nė sajė spekulimesh, trafiqesh, informaliteti dhe grabitjeje tė publikes, pa prodhuar gjė dhe kjo e bėn pushtetin e saj ekonomik e politik shumė mė tė paqėndrueshėm. Po ashtu kapitalizmit tonė i mungon ideologjia, njė besim dhe njė vizion pėrbashkues qoftė edhe nacionalist dhe i mungojnė edhe strukturat tė tilla politike tė organizuara dhe disiplinuara nėn kėtė frymė si ish KGB- ja e Putinit. Shqipėria e Sali Berishės dhe Edi Ramės sot po vazhdon kapitalizmin anarkik, tė informalitetit Nė kapitalizmin anarkist shteti e ligji nuk kanė kontroll as mbi territorin as mbi ekonominė, pėrkundrazi ata punojnė thjeshtė nė interesa tė oligarkėve qė kanė kapur shtetin duke e mbajtur atė qėllimisht tė dobėt. Gėrdeci e ilustroi kėtė mė sė miri. Kemi tė bėjmė pra mė shumė me njė pushtet njerėzish pa vizion afatgjatė, pa frymėzim kolektiv nė atė qė bėjnė dhe pa mbėshtetjen e qėndrueshme tė njė ekonomie tė ligjshme. Kjo i bėn tė jenė mė shumė njė bandė qė jeton me plaēkitje tė pėrditėshme, e qė njerėzve u premton liberal-demokracinė pėr komoditetin e vet tė brendshėm e tė jashtėm. Diēka e ngjashme me pėrshkrimin qė i bėn Putinit nė Rusi opozita. Kasparovi e akuzon atė se edhe ai ėshtė i korruptuar se po majm vetėm oligarkėt e tij dhe se nė emėr tė interesave tė kėtyre dhunon tė drejtat e njeriut midis tė tjerash edhe lirinė e shtypit. Edhe nė qoftė kėshtu pėrsėri nuk mohohet se atje kėta oligarkė KGB-istė prodhojnė, jo vetėm grabisin dhe duket se edhe paguajnė taksa nė emėr tė njė Rusie tė fuqishme edhe ushtarakisht. Prandaj mendoj se nuk ėshtė e gabuar qė ai rus tė quhet kapitalizėm autoritar pėrballė kapitalizmit tonė anarkist e informal. Por kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist nuk ndahen nė ēdo gjė. Njė nga tė pėrbashkėtat ėshtė se ata mund tė jenė qė tė dy burime pushtetesh tė rrezikshėm pėr liritė ndoshta me ndryshimin se ky i dyti ėshtė mė pak i qėndrueshėm e mė pak jetėgjatė pėr shkaqet qė u pėrpoqa tė shpjegoj. Sot, duke pėrjashtuar njė pakicė njerėzish qė kanė mė tė shtrenjtė lirinė sesa xhepin pjesa mė e madhe e shqiptarėve do ta pranonte, megjthatė, njė kapitalizėm autoritar tė tipit Putin pėrpara kėtij qė kemi. Por nuk mund tė mos ngrihen disa dilema duke ballafaquar kėta dy lloje kapitalizmash. Dilema tė tilla si: a mund tė kalohet mė lehtė nė liberal-demokraci nga kapitalizmi autoritar apo nga ai anarkik? Mos vallė kapitalizmi anarkik ka si rrugė tė tij drejt liberal-demokracisė kapitalizmin autoritar? Apo mos vallė ne na duhet njė forcė njerėzish tė rinj, me njė besim tė ri dhe njė organizim i ri qė t'i luftojė tė dy kėta rreziqe nė emėr tė lirisė dhe demokracisė? Personalisht mendoj se duhet tė luftojmė pėr kėtė tė tretėn.
Korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini d :: Komentet

leo110

Mesazh Thu May 01, 2008 3:55 pm nga leo110

E treta, mire do ishte,
po edhe brezi i ri, nqs do t'ia kalojne stafeten(pushteti nuk dhurohet,po fitohet), do ia ngecin virusin, e duhet me pase nji imunitet prej hekuri mos me u infektuar nga keto specilistet qe shofin deri te fundi i xhepit tyne dhe egoja e pushtetit.

Sdq, me hyrjen ne NATO dhe ne BE, ku prej monitorimit nga jashte, ku prej nevojes me qene me homogjen me Evropen, domosdoshmerisht duhet te kete nji ndegjegjsim shtetror me qene me largpames dhe nji kapitalizem me solid, per aq vend i vogel qe jemi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi