ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manjani: Grupi i PS, komisariat politik policie qe ruan pronat e Dashit

Shko poshtė

05062010

Mesazh 

Manjani: Grupi i PS, komisariat politik policie qe ruan pronat e Dashit Empty Manjani: Grupi i PS, komisariat politik policie qe ruan pronat e Dashit




Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, ne nje interviste te dhene dje per gazeten "Koha Jone", tha se "grupi i deputeteve te PS-se se Rames, ka 10 muaj qe nuk perfaqeson me interesat e zgjedhesve te tyre". "Ata jane kthyer ne komisariat politik policie qe ka marre detyre te ruaje pronat e Dashit, kudo qofshin ato", vleresoi Manjani. Nderkohe, sipas tij, institucionet e vendit kane rene te gjitha dhe opozita nuk ka ndermend te kontribuoje per te ruajtur ato. Mesa duket, thote ai, as kesaj opozite nuk i interesojne institucionet e forta, sepse nese ata do te funksiononin deputetet e "komisariatit politik" te Rames, do te duhet te jepnin llogari per origjinen e parave me te cilat kane ndertuar kullat dhe jetesen e tyre superluksoze. Ne kete interviste, ai komenton dhe procesin e liberalizimit, ku thote se , "zoti Rama dhe grupi i tij, duke e konsideruar levizjen e shqiptareve ne Evrope si "thyerje qafe", u pozicionua kunder liberalizimit te vizave". Si i vleresoni zhvillimet e fundit ne Samitin e Sarajeves? Padyshim qe lajmet e fundit qe vijne nga Evropa edhe Samiti i Sarajeves, jane te mira per shqiptaret. Samiti konfirmoi edhe njehere se Perendimi nuk po na le ne balten ku na ka zhytur politika jone, e cila eshte mesuar te mbijetoje ne nje vend te varfer dhe te mbyllur. Evropa me ne fund ka kuptuar se nuk mund te ndeshkohen popujt, per shkak te politikes qe i drejton. Evropa ka hapur dyert per shqiptaret dhe jo per politikanet, sepse keta te fundit ne Evrope kane qene me kohe. Me pasaporta diplomatike e me para te fituara nepermjet pushtetit ata nuk levizin, por shetisin lirisht ne Evrope e me gjere, nderkohe qe shqiptaret rrenohen cdo dite nga varferia dhe nga izolimi politik e gjeografik, qe i ka bere politika shqiptare. E pare keshtu, mendoj se lajmet qe vijne nga Evropa jane te mira. Nderkohe qe ne Shqiperi ka mendime te ndryshme, per sa i perket procesit te liberalizimit, qe lidhet me karakterin teknik apo tekniko-politik. Sa ndikon situata aktuale politike ne procesin e liberalizimit te vizave? Me thene te drejten ka pak konfuzion ne komunikimin publik dhe nuk po arrijme te perceptojme qarte, se cfare po ndodh me ceshtjen e liberalizimit te vizave. Me aq sa e njoh une kete proces, levizja e lire ne hapesiren Shengen kerkon disa standarde teknike, te tipit, leshimi i nje dokumenti udhetimi kredibel, ruajtja e kufijve ne menyre te integruar jo ndaj Evropes me shume se sa ndaj Lindjes, aftesia per te ndaluar elementet kriminale, etj. Nderkohe qe kohet e fundit kam degjuar shume deklarata per kete ceshtje, qe me bejne konfuz. Kam pershtypjen se nje pjese e mire e deklaratave te leshuara ne shtypin tone, ngaterrojne procesin e statusit te Kandidatit te Shqiperise ne BE me liberalizimin e vizave. Kurse nje pjese e vogel e deklaratave kane qene te qarta kunder liberalizimit te shpejte te vizave. Kush jane keto deklarata? Kam te regjistruar ne memorien time Edi Ramen dhe Johanes Svoboden. Edi Rama ne nje nga deklaratat e tij vetem nje dite pasi kishte filluar greva e urise tha: "Ne jemi nje grup njerezish qe nuk pranojme qe t'u thuhet shqiptareve thyeni qafen ne Evrope, ose rrini ketu t'i sherbeni Sali Berishes". Pra e thene shqip, zoti Rama dhe grupi i tij, duke e konsideruar levizjen e shqiptareve ne Evrope si "thyerje qafe", u pozicionua kunder liberalizimit te vizave. Pastaj u mundua ta laje disi ate mbeturine qe nxori nga goja duke shkruar letra qe t'i lexoje populli ketu, por ne thelb sjellja e tij mbeti kunder liberalizimit te vizave. Kete qendrim ai e perpunoi, jo se i interesojne shqiptaret dhe e drejta e tyre, themelore per te levize lirisht, por thjesht nga inati infantil qe per kete proces meritat po i merr Berisha. Kjo eshte e turpshme! Kjo eshte e papergjegjshme per nje kryetar partie qe perfaqeson gjysmen e zgjedhesve shqiptare. Nga ana tjeter javen qe shkoi degjova ne televizor, Svoboden qe pak a shume tha se "nese nuk gjeni zgjidhje politike per krizen, do te bllokojme liberalizimin e vizave". Edhe kjo ishte nje deklarate teper e rende qe u leshua nga nje europarlamentar, per me teper i majte. Domethene sipas Svobodes (qe per fat eshte i vetmi) shqiptaret meritojne te privohen nga e drejta e tyre themelore per te levizur lirisht, vetem per shkak te cmendurise se partnerit te tij vendor, Edi Rama. Kjo eshte gjithashtu e papergjegjshme, pavaresisht se ne fund te fundit fajin nuk kemi pse t'ia kerkojme atij. Opozita ka paralajmeruar shtyrjen e procesit te liberalizimit te vizave, ne rast te mos kryerjes se transparences te kerkuar prej tyre. A besoni realisht nje gje te tille? Sidoqofte cdo shtyrje e procesit te liberalizimit te vizave nuk eshte gje e mire, jo vetem per te drejten tone themelore qe sanksionohet ne konventen e te drejteve te njeriut, por edhe arsyen tjeter se nuk mund te vazhdohet te faktorizohen me politika dhe politikane qe cmendurisht shpikin ceshtje, krijojne alibira, mashtrojne njerezit dhe shkaterrojne institucionet. Une kam bindje se shqiptaret duke levizur me shume ne Evrope do te ndryshojne me shpejt vendin e tyre. Kete do ta bejne fillimisht duke injoruar masivisht kete lloj politike dhe ne vijim duke ndertuar nje politike krejt tjeter nga kjo e sotmja. Levizja e lire do t'i ndihmoje ata te shohin se si keto gjera behen ne Evrope. Eshte komplet tjeter gje nga e thena e para ne vend e gjerave. Kete mesa duket e dine mire politikanet tane prandaj dhe i tremben disi liberalizimit. Por sic e thashe, lajmi i mire eshte se sado ta vonoje politika jone kete proces, Evropa ka vendosur te mos ndeshkoje shqiptaret. Prandaj liberalizimi i vizave eshte nje marredhenie e shqiptareve me BE-ne dhe jo e BE-se me politiken ne qeveri apo ne opozite. A po i pergjigjet si duhet Partia Socialiste, vecanerisht grupi parlamentar, kerkesave te Shqiptareve per levizje te lire dhe anetaresim ne BE? Shikoni, nje pjese e madhe e grupit parlamentar te Edi Rames (sepse nuk jane te Partise Socialiste ata) kane hyre ne Evrope me kohe. Ata jane me pasaporta diplomatike ose te huaja (ne rastin me te keq me viza afatgjata te sigurta), kane para te mjaftueshme per te siguruar jeten dhe familjet e tyre, por u mundon pushteti qendror per t'i multiplifikuar ato para dhe per te shitur mend me privilegjet qe te jep pushteti. Tani me thoni ju lutem cfare interesi kane keto njerez qe Shqiptaret te levizin lirisht? E kunderta eshte e vertete, ata i duan (per fat se arrijne dot) shqiptaret ketu te mbyllur, te nenshtruar dhe mundesisht ne rresht duke lypur lemoshe jo tek pushteti i Berishes por tek ai i Rames. Per fat te keq kjo quhet politike nga keto njerez! Qe do te thote...?! Grupi i deputeteve te PS-se se Rames ka 10 muaj qe nuk perfaqeson me interesat e zgjedhesve te tyre. Ata jane kthyer ne "komisariat politik policie" qe ka marre detyre te ruaje pronat e Dashit, kudo qofshin ato. Nderkohe, institucionet e vendit kane rene te gjitha dhe opozita nuk ka ndermend te kontribuoje per te ruajtur ato. Mesa duket as kesaj opozite nuk i interesojne institucionet e forta sepse nese ata do te funksiononin deputetet e "komisariatit politik" te Rames do te duhet te jepnin llogari per origjinen e parave me te cilat kane ndertuar kullat dhe jetesen e tyre superluksoze. Edi Rames nuk i interesojne institucionet por pushteti. Ai po e nxit Berishen t'i marre te gjitha institucionet nen kontroll politik sepse shpreson t'i kontrolloje vete kur te marre pushtetin, nese e merr. Rasti i dorezimit te Prokurorise, ekzekutivit, ku Edi Rama dha konsensus per ligjin e fundvitit 2008 e provon katerciperisht kete teze. Bisedoi: Denis Dedej

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi