ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherbetoret e diktatures gradohen ne demokraci

Shko poshtė

02052008

Mesazh 

Sherbetoret e diktatures gradohen ne demokraci Empty Sherbetoret e diktatures gradohen ne demokraci




Sherbetoret e diktatures gradohen ne demokraci

Spiunet po na shkruajne historine

TIRANE - NEW YORK : Jo vetem nje here historia njerezore e popujve njeh shembuj te dhimbshem, kur e ardhmja e kombeve, ose e shteteve ne te cilat historia i ndau ose i grupoi ata, eshte deformuar brutalisht deri ne ate pike sa qe jo rrallehere pasoja eshte shfaqur ne ekstremin me te dhunshem, ate te asgjesimit te plote te saj. Dhe, ndonese popujt kane vazhduar te ekzistojne (pasi te pakten sot, nuk eshte me aq e thjeshte te zhdukesh etnikisht nje popull te tere), personaliteti i tyre historik ka pesuar plage aq te thella, sa qe as sherimi i mepastajme i tyre nuk ka mundur te zevendesoje humbjet e gjakut te rrjedhur, i cili ne rastin konkret, larg figurave metaforike, nuk eshte as me shume dhe as me pak, perveē nderit dhe dinjitetit te tij kolektiv. Ne kete kontekst, as shqiptaret nuk ka pse te bejne perjashtim.

Tek e fundit, jemi nje popull si gjithe te tjeret nen kete diell, me te mirat dhe te keqijat tona, me fatin e hidhur ose te bardhe, gjithashtu njesoj si gjithe te tjeret, me heronjte dhe tradhtaret tane, me te ndershmit, por edhe me te pandershmit tane, te cilet duam apo nuk duam ne, kane lindur, jane rritur, kane vdekur, por edhe jane kalbezuar mes nesh, duke na lene pas, jo pak epidemi, nje pjese e te cilave do te vazhdoje te na molepse per shume kohe. Eshte pikerisht ekzistenca e ketyre te fundit, ajo qe na imponon, fundja, ashtu si ēdo populli tjeter ne bote, shkruarjen dhe rishkruarjen e historise, rikonsiderimin e herepashershem te saj duke iu pershtatur para se gjithash fakteve dhe zbulimeve te reja, por qe mbi gjithēka tjeter na imponon ruajtjen te paprekur te te vertetave te medha (jo thjesht, te lidhur me debate dhe sterdebate qesharake per data dhe emra lufterash, apo individesh), pa i lene, veē te tjerash qe keto te verteta, te cilat te bardha ose te zeza qofshin perbejne perlat reale te zinxhirit tone historik, te behen objekt provash krijuese te stazhiereve ose debutanteve gjysme te deshtuar ne artin e shkrimit historik.

Per me teper, kur keta individe, pa ndonje personalitet te spikatur letrar dhe krijues ne domenin perkates, pasuksesin e merituar ne vendin e tyre, perpiqen ta kthejne ne sukses te pamerituar ne vendet e sapodale nga regjimet diktatoriale komuniste, duke pasur ne kete perpjekje, sa makiavelike, aq edhe donkishoteske, nje pjese te shtypit te vendeve ne fjale. Ne raste te tilla, demi i shkaktuar eshte shume here me i madh se sa nje shtremberim momental i historise, sepse nese ky i fundit vjen nje dite qe edhe mund te riparohet (qofte edhe nepermjet replikave te specializuara te historianeve vendas apo edhe gazetareve te qyteteruar), ksenomania e mbjelle ne trurin e publikut te gjere lexues, duke i krijuar atij idene se ēdo gje qe serviret nga nje pene e huaj per jeten dhe historine tone duhet te jete e vertete, edhe kur vete "e verteta" e shprehur prej saj eshte shume larg formes me banale te ekzistences.

"E kane thene te huajt"

Shume kohe me pare, ne ditet e para te demokracise ne Shqiperi, nje nga kanalet radiofonike qe emetonte ne gjuhen shqipe dha gabimisht nje lajm per nje termet qe paskesh rene ne jug te Shqiperise dhe qe paskesh shkaktuar jo pak deme. Rasti e solli qe ato dite te isha me sherbim ne qytetin ne fjale dhe kur u ktheva miqte ne Tirane me kerkuan te dinin per ēfare kishte ndodhur dhe se a kishte pasur vertete aq shume deme sa ishte raportuar ne radio. I habitur per ēfare po degjoja u thashe se asnje termet nuk kishte rene dhe, per pasoje, asnje dem nuk kishte pasur. Atehere ata disi edhe te zemeruar, duke menduar se po neglizhoja, me thane se nuk kishte se si te mos ishte e vertete, pasi e kishin degjuar me veshet e tyre ne radio. Kembengulja ime e bazuar ne faktin se kisha qene vete ne "vendngjarje", nuk mund te ishte nje argument per ta perderisa gjithmone kishin ende ne veshe jehonen e lajmit te dhene ne radion ne fjale.

Derisa erdhi nje moment qe "nderin'" tim, per te mos u quajtur "genjeshtar", "snob", apo ndoshta edhe "i hutuar" e shpetoi, jo kembengulja ime, por perseri radioja ne fjale, e cila te nesermen duke kerkuar ndjese e pergenjeshtroi lajmin e dhene. Atehere edhe fjalet e mia u besuan(!) Eshte thjesht nje detaj i shkeputur nga nje pervoje thjesht individuale, por qe ne fund te fundit, shumekush nga ne mund ta pasuroje me fakte te tjera dhe pervoja personale, te cilat gjate gjithe kesaj kohe kane zene vend ne jeten tone, duke na kthyer ne servile te tille ndaj informacionit qe vjen nga jashte, deri ne ate pike, sa qe edhe ngjarjet qe kemi jetuar vete dhe qe shpeshhere duke qene te hidhura i kemi ndjere dhimbshem ne kurrizin tone, jemi te prirur t'i besojme me shume kur na jepen ne gjuhe te huaj (natyrisht te perkthyer me zell dhe si "zbulime" te rralla, duke u paraqitur me shkallen maksimale te ekzaltimit, ne shtypin shqiptar), ndonese shpesh here edhe te deformuara.

Dhe, duke qene se, "bashkefajtori" kryesor ne kete servilizem te peshtire ndaj ēdo rrefimi qe nuk behet ne shqip dhe nga shqiptare deshmitare ne rrjedhat dhe epokat perkatese (Vini re! Behet fjale, jo me per nje ngjarje te shkeputur, siē mund te jete nje termet apo nje vrasje, e cila edhe mund te ngaterrohet si pasoje e deshmive te dhena ose edhe nivelit profesional te korrespondentit perkates, por per epoka te tera historike, faktet e te cilave kane luajtur dhe luajne rol ne vete rrjedhat e ekzistences se nje kombi te tere) duket qarte se eshte bere nje pjese e shtypit shqiptar, tani na ndodh qe shpesh debatet per ēfare shohim, ndjejme, vuajme ose perjetojme vete ne shqiptaret ne vendin tone, te mos i mbeshtesim me ne pervojen tone te perditshme personale, por ne ēfare kane thene dhe kane shkruar te huajt per ne. Dhe si pasoje e kesaj vjen qe per te pohuar ose jo, per shembull qe ka apo jo korrupsion, te perdorim si reference deklarimet ose artikujt ne gjuhe te huaj per rastin konkret dhe jo praktiken me te cilen ndeshemi per dite ne zyrat e administrates sone; po keshtu edhe per nivelin e sigurise, mireqenies ose varferise, progresit ose ngecjes ne vend, ecurise se reformave ose bllokimit te tyre dhe keshtu me radhe.

Shtremberime skandaloze te historise

Te gjitha keto mu kujtuan teksa lexoja para disa ditesh nje artikull te gjate, te perkthyer ne nje nga te perditshmet me prestigjioze ne vend, per nje liber te botuar diku ne perendim per ish-diktatoret e vendeve komuniste, midis te cileve pa dyshim qe nuk kishte si te mungonte edhe familja Hoxha. Te linte shije te hidhur fakti se, nje rrefim me te vertete i nivelit amator, pa kurrfare vlere, qofte letrare, ashtu edhe historike ishte paraqitur si nje "scoop", si nje zbulim sensacional dhe gati-gati sa nuk thuhej se materiali ne fjale duhej lexuar me ēdo kusht qe shqiptaret te kishin mundesine te mesonin se... ēfare u kishte ndodhur vetem disa vjet me pare, madje, duke pare gjera qe ata nuk i paskan ditur se paskan qene prezent ne jeten e tyre. Nuk po i hyjme analizes se qellimit te autorit per sjelljen ne jete te nje rrefimi te tille. Pasi, siē na eshte bere e ditur nga vete te huajt (ja qe edhe ne, te molepsur nga klima e pergjithshme nuk i shpetojme referimit te tyre) ka shume pena qe duke mos gjetur dot suksesin e deshiruar ne vendin e tyre rendin te vetesensacionalizohen duke qemtuar tema ne vendet e "Botes se trete".

Ajo qe nuk mund te mos te te irritoje eshte se rrefime te tilla kryekeput te deformuara po qarkullojne ne driten e diellit duke krijuar klishe te rreme per gjykimin e historise se Shqiperise, duke goditur para se gjithash vete shqiptaret dhe reputacionin e tyre neper bote, i cili edhe pa keto shkarravitje diletanteske eshte demtuar jo pak tashme. Dhe, me shume akoma te irriton fakti se keto lajthitje delirante perhapen ne opinionin shqiptar nga vete shtypi yne, madje duke u paraqitur edhe si zbulime te rralla dhe me vlera. Mund t'i linim menjane per shembull shtremberime te tilla si "pjesemarrja e Enver Hoxhes ne inaugurimin e Muzeut te tij (Piramides), me fytyre te lodhur dhe te merzitur", e cituar ne dokumentin ne fjale, kur nga te gjithe shqiptaret dihet mire se kur ndodhi ngjarja ne fjale, Enver Hoxha kishte disa vjet qe kalbej nen dhe. Fundja edhe ngjarjen me te fresket, ate te piramidave financiare, njera prej te cilave, sipas shkrimtari "drejtohej nga nje ish-gjeneral", kur dihet mire se i vetmi ish-ushtarak ne listen e ish-boseve te fajdeve, Vehbi Alimuēaj kishte qene vetem nenoficer, madje edhe ai ne kohen kur ushtria shqiptare nuk kishte grada.

Edhe nese ne kunderargument te kesaj kritike, shkrimtari ose perkthyesit dhe botuesit e tij do te referonin titullin e "gjeneralit" akorduar te ndjerit Rrapush Xhaferri, duhet te dine se kjo ishte thjesht nje nofke, gjysme-servile, gjysme-tallese qe i ishte ngjitur te siperpermendurit nga bashkeqytetaret e tij lushnjare, te cilet e dinin shume mire se ai vete nuk kishte pasur kurre me ushtrine me shume lidhje se sa oborri 9-ditor qe ishte i detyrueshem per te gjithe shtetasit e Republikes se kohes se komunizmit. As me shume dhe as me pak, te tilla lajthitje tregojne se autori i librit ne fjale, nuk ka studiuar seriozisht as Shqiperine dhe as fenomenet qe e shkunden per vdekje ate, por ka nxituar te jape nje botim aspak serioz, i cili veē fitimeve financiare te realizuara nga shitja (eventualisht, ish-Perandoria komuniste dhe bemat e diktatoreve te saj vazhdojne ende te jene teper terheqese per lexuesit perendimore) dhe nje fare suksesi momental ne raport me emrin e tij, nuk sjell asgje te mire ne fondin letrar apo historik. Ne fund te fundit, do t'i falnim te gjitha keto lajthitje edhe nese nuk do te kishim te benim me nje botim te tipit letrar, por historik, megjithese per kete te fundit, gafa te tilla nuk jane te pranueshme edhe sikur t'i perkasin kontingjentit te hollesirave. Por nuk mund te falnim pohimin me skandaloz qe e lexuam gjithashtu ne shqip, ne faqet e gazetes ne fjale, ne lidhje me menyren e raportimit dhe funksionimit te Sigurimit te Shtetit dhe rrugeve, nepermjet te cilave ai mblidhte informacionin per shtetasit e tij...

avatar
loki

Numri i postimeve : 84
Reputation : 0
Points : 29890
Registration date : 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sherbetoret e diktatures gradohen ne demokraci :: Komentet

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 6:36 pm nga loki

I gjithe populli "spiun"



Pa qene nevoja te citojme fjale per fjale, ne kontekst thuhej pak a shume se Sigurimi nuk kishte nevoje te kerkonte fakte dhe dokumente per denimin e shtetasve te tij, pasi vete keta te fundit denonconin njeri-tjetrin. Do te besohej pjeserisht nje gje e tille, natyrisht nga ata qe e kane jetuar ne nje moshe sadopak te pergjegjshme periudhen ne fjale, sikur te mos shtohej nje shpifje, sa e ulet aq edhe poshteruese per te gjithe shqiptaret. Sipas se ciles, ēdo familje shqiptare paska qene e detyruar qe ne ēdo fundviti te hartonte nje raport biografik per vete dhe per ambientin qe e rrethonte, duke perfshire ketu edhe komshinjte, pra, duke i raportuar ata. Me sa kuptojme, kjo sipas autorit, i cili me sa duket mund te kete qene ne Shqiperi, e shumta vetem si ndonje "turist kalimtar", paska qene e shkruar ne ligj dhe, madje qenka aplikuar vazhdimisht nga ēdo familje. Pavertetesia e nje pohimi te tille skandaloz mund te konfirmohet edhe nga vete familjaret e botuesve dhe drejtuesve te gazetes ne fjale (vetem nese per arsye te ndryshme, ndonje prej tyre mund te kete hartuar raporte te tilla ne fund te ēdo viti per komshinjte), pa llogaritur ketu masen e gjere te shqiptareve, pjesa me e madhe e te cileve nuk e ka pasur per detyre nje raport te tille.



Prandaj edhe nuk ia vlen te zgjatesh ne debatimin qe normalisht duhet te provokoje duke sjelle fakte dhe skema, pergenjeshtrimi i ketij devijimi pa vlere. Ajo qe te irriton eshte se, nese thellohesh ca me shume ne analizen e nje fakti te tille eshte se, edhe ne mos qofte me shume (ne rastin me te mire) se sa nje budallallek i shumefishte dhe naiv, dalja e tij ne drite te diellit, jo vetem qe eshte nxitur nga spiunet e dikurshem te Sigurimit te Shtetit (dosjexhinjte, siē i quajme sot), por edhe u sherben krejt atyre vete. Sepse, tashme, konteksti eshte i qarte: Shqiptaret e denuar dhe te trembur per te mos u rebeluar, nuk kane qene viktima te spiunlleqeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, por te njeri-tjetrit. Madje, mund edhe te shkonim shume me tej, pse jo edhe duke deklaruar se vete "spiunet" nuk paskan ekzistuar, por jane pjelle e fantazise politike te paskomunizmit. Denoncimet qenkan bere (ndonese akuza duket sikur zbutet ne kete rast kur thuhet se paskemi qene te detyruar me ligj qe ta bejme!!!) nga ēdo familje per ēdo familje.



Dhe duke evokuar stilin e shkrimeve dhe propagandes se kohes mund te thuhet: "I gjithe populli spiun". Keshtu, vete spiunet shpetojne, te pakten duke e ndare turpin qe rendon mbi ta, ne disa qindra mijera pjese. Sepse tani, pershtypja e pare qe le tek lexuesi perendimor nje liber i tille eshte se jemi vetem nje popull pa karakter, te gjithe spiune te njeri-tjetrit, te gjithe servile dhe ushqyes te komunizmit, te gjithe te gatshem per te denoncuar, madje vullnetarisht, fqinjin tone, te afermin dhe kedo. Nuk mund te mohohet se karakteri yne njerezor mori goditje te renda ne epoken ne fjale, duke perēudnuar shume ane pozitive dhe vlera universale te moralit njerezor. Por te hedhesh pleh mbi nje popull te tere, duke mohuar ekzistencen e bashkepunetoreve te Sigurimit dhe dosjeve per ta, kuptohet se kujt i intereson ta beje nje gje te tille dhe se ēfare sherbimi i ben nje gje e tille atyre qe edhe pse me dosje, edhe pse imorale dhe kriminele, edhe pse denoncues te rendomte, por qe ne fund te fundit kane ēuar ne burgje, deri edhe ne pushkatim njerez dhe kane shkaterruar ne menyre te pariparueshme fate te tera brezash njerezore, ulen sot ne karriget e larta te shtetit, duke arritur madje qe pa u skuqur te predikojne demokracine dhe tolerancen si vlere e saj, deri edhe ne Kuvendin e Shqiperise

Heshtja qe na ēon tek asgjesimi

Nuk mund te ndalim dot plotesisht qe mjerane te tille si autori ne fjale te botojne paēavure si ajo per te cilen po flasim. Por te pakten mund te reagojme. Dhe jo vetem duke mos i botuar gjera te tilla, thellesisht antishqiptare, ne shtypin tone, por edhe me forma te tjera me aktive, ekzistenca dhe aplikimi i te cilave mund te gjendet jo me shume veshtiresi. Mendoni per shembull se si do te reagonte nje vend perendimor nese duke botuar biografine e nje personaliteti te tij, qofte ky edhe ish-diktator te servirnim edhe deformime te tille, te cilat mbi te gjitha me pavertetesine e tyre, jo vetem qe deformojne te vertetat historike, duke perbaltur nje popull te tere, por edhe mbrojne, duke justifikuar kriminelet-vrases me deponimet e tyre si bashkepunetore te armes se krimit, Sigurimit te Shtetit. Me e pakta, do te ishte reagimi publik, kolektiv ose zyrtar dhe diskreditimi profesional i vete librit dhe autorit te tij. Kurse ne, jo vetem qe nuk e bejme nje gje te tille, teper minimale ne thelb, por i shkojme zullumit me tej, duke i botuar vete belbezime te tilla mjerane dhe per me keq akoma, duke i servirur ato si "zbulime te rralla per racen tone".





Tani te pakten perpara brezave qe vijne, femijeve tane nuk kemi se si te mbrohemi, pasi "lajmin per termetin" e kane dhene te huajt dhe sado te justifikohemi duke thene se e kemi jetuar vete ate kohe, e shumta qe do te bejme do te provokojme dyshimin se gjithēka paska qene e vertete dhe nga turpi po mundohemi ta fshehim. Dhe kjo ndodh sot, kur nuk kane kaluar as 20 vjet nga shembja e atij sistemi dhe kur spiunet jane ende gjalle, siē jemi gjalle edhe ne viktimat e tyre. Mendo se ē'mund te ndodhe pas 50 apo 100 vjetesh kur gjalle do te jene vetem libra te tille dhe koleksionet e gazetave qe na i kane sjelle ne shqip. Ndoshta pasardhesve tane do t'u vije turp per ne dhe kur kjo ndodh kolektivisht do te thote fillimi i shuarjes se nje kombi, identitetit dhe dinjitetit te tij. Sepse keshtu eshte kur spiunet fillojne te shkruajne historine dhe dosjet per ta rrine ende ne gjume. Dhe kjo ben qe paradoksalisht, kjo kategori gjirizesh, ne epoken e demokracise te ndjehet me e nderuar dhe me e vleresuar se sa ne ate te diktatures. Sepse, nese kjo e fundit, per hir te se vertetes duhet pohuar se i trajtonte me perēmim siē trajtohet ēdo sherbetor amoral, demokracia, ndoshta edhe per te zezen e vet i ka veshur me harrese, disa here me nder, pse jo edhe me imunitet.



Shenim: Shkrimi eshte huazuar nga "memedheu"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat May 03, 2008 4:21 pm nga Drini

Ndoshta spiunimi nuk ka qene ne ate shkall qe sipas autorit te shkrimit eshte pershkruar nga nje autor i huaj, por ama nuk mund te mohohet se shqiptaret kishin frike nga njeri tjetri. Nuk mund te mohohet se gjeja e pare qe mesohej ne shkolle qe ne klase te pare madje, ishte se si duhej te ishim vigjilente e te zbulonim (spiunonim) "armikun" e brendeshem. Keshtuqe duam apo sduam ne ky realitet i dhimbshem ka ekzistuar dhe pasojat e tij po na ndjekin edhe sot e kesaj dite.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi