ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imoraliteti i tentativave tė post-komunistėve pėr t’iu rikthyer pushtetit

Shko poshtė

08062010

Mesazh 

Imoraliteti i tentativave tė post-komunistėve pėr t’iu rikthyer pushtetit Empty Imoraliteti i tentativave tė post-komunistėve pėr t’iu rikthyer pushtetit




Klodian Shehu
Opozitarizmi nga bijtė e elitės komuniste

Me ndryshimet politiko-ekonomike nė vitet 90”, shumė besuan dhe menduan qė i dhanė fund njė regjimi totalitar, duke shpallur pluralizmin politik, ekonominė e tregut tė lire dhe pronėn private. Duke shpresuar qė nėpėrmjet kėtyre reformave Shqipėria do tė ndahej njė herė e mirė nga njė regjim qė jetonte me iluzionin, amoralitetin dhe krimin, njė regjimi politiko-ekonomik tė pėrqendruar nė dhunėn e pakicės ndaj shumicės.
Por Komunizmi si nė vendet e Evropės Lindore ashtu dhe nė Shqipėri ėshtė drejtuar dhe vėnė nė jetė nga Klane tepėr tė ngushta dhe miqėsorė te Elitės Komuniste. Forca e tyre konsistonte nė ashpėrsinė e tyre pėr tė mbajtur pushtetin me ēdo kusht dhe mjet. Ajo ēfarė i bėn ato akoma tė fuqishėm nė arenėn politike nė Shqipėri ėshtė fakti se Elita Komuniste e para 90” kishte mundėsi qė pėr 45 vjet tė formonte njė shoqėri dhe breza tė tėrė sipas teorisė dhe moralit komunist. Ato shkolluan fėmijėt e tyre nė Universitet mė tė mira Perėndimore dhe gjithashtu pasardhėsit e tyre bėnin njė jetė shumė mė tė mirė se sa pjesa tjetėr e shoqėrisė.
Duke i pasur kėto mundėsi dhe privilegje dikur, pavarėsisht se nė ēfarė sistemi ato tashmė jetojnė, dinė se si tė jenė akoma bashkė pėr tė krijuar pėrsėri njė lob tė fortė nė mėnyrė qė tė kenė pėrsėri pushtet dhe privilegje ekonomiko-politike.
Horizonti, mundėsia pėr tė kuptuar pėrpara tė tjerėve sistemin qė po vinte, lidhjet e tyre tė forta me pushtetin politik ju krijuan mundėsinė atyre pėr tė pasur kontroll dhe mbi shumė burime tė tjera fitimprurėse dhe qė krijojnė njė pushtet ekonomik tė qėndrueshėm, si nė media, tregti, industri, prona tė paluajtshme e tjera.
Sot shumė prej ish-komunistėve apo dhe bijve tė tyre kanė dhe njė karrierė administrative tė suksesshme dhe nė poste shumė kyēe tė vendit, si nė Gjykata, Prokurori, Qeverisje Vendore apo dhe nė Pushtetin Qendror. Shumė prej tyre sot kanė partitė e tyre dhe madje kanė pasur dhe role drejtuese deri nė rangje Ministrash dhe Zėvendėsministrash. Opozitarizmi sot drejtohet pikėrisht nga ato personazhe dhe bijtė e asaj elite Komuniste qė drejtoi vendin pėr 45 vjet dhe qė Shqiptarėt menduan qė e hodhėn prapa krahėve. Fuqia e tyre buron nė mundėsinė e tyre pėr tė qenė bashkė, nė kontrollin e tyre mbi median vizive dhe tė shkruar dhe gjithashtu nė forcimin e tyre ekonomik nė kėto 20 vite.
Problemi nuk qėndron nė faktin qė kjo elitė apo fėmijėt e tyre kanė mundėsi tė punojnė dhe tė jetojnė, sepse dhe ato si ēdo qenie tjetėr njerėzore e kanė kėtė tė drejtė nė rendin e ri demokratik. Por problemi qėndron se nė brumin e tyre jetėsor ato janė tė ideosur me njė ideologji dhe mėnyrė tė tė parit tė gjėrave qė vetėm do ja shtonin akoma mė shumė zvarritjen vendit pėr tu integruar nė institucionet qė do tė garantonin pėrfundimisht lirinė, demokracinė dhe shtetin ligjor.
Duke parė zvarritjen 20 vjeēare tė vendit dhe pamundėsinė e tij pėr tė forcuar institucionet dhe pėrshpejtuar hapat drejt integrimit Evropian, sjell nė vėmendje rrezikun qė vjen nga forcimi i njė lobi tashmė post-komunist, tė forcuar ekonomikisht dhe qė synon pushtetin politik me ēdo kusht. Do tė ishte akoma shumė e rrezikshme pėr demokracinė e brishtė tė vendit qė ato tė riktheheshin nė pushtetin politik, sepse kjo do tė krijonte njė ruso-demokraci autoritare.
Elita e tyre tashmė ka burime financiare tė shumta dhe mundėsi tė shumta qė nė njė vend qė ka probleme me korrupsionin dhe konsolidimin e shtetit tė sė drejtės, tė mund tė ktheheshin nė pushtet nėn maskėn e kujtdo dhe nėn projektin politik mė demokratik nė dukje.
Kultura e mosndėshkimit qė tashmė ėshtė ngulitur ndėr Shqiptarėt, do ti bėjė ato mė tė fortė dhe mė tė vendosur nė synimin e tyre drejt pushtetit. Ato nuk njohin rregulla loje as brenda klaneve ku sundojnė dhe guxojnė qė mė pas tė shfaqen nė publik me lloj- lloj nismash dhe idesh nė emėr tė vlerave qė as i kanė njohur dhe as qė ju bie nė mend pėr to.
Mėnyra se si ato mund tė “ndalen” nė projektin e tyre tė rikthimit do tė ishte ndalja nėpėrmjet metodave demokratike, si mos votimi, mosmbėshtetja e tyre nė aksionet politike tė stisura, konsolidimi i shtetit tė sė drejtės dhe pėrshpejtimi i hapave drejt Integrimit Evropian tė vendit.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi