ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Berisha, nje udheheqes legjitim

Shko poshtė

10062010

Mesazh 

SHBA: Berisha, nje udheheqes legjitim Empty SHBA: Berisha, nje udheheqes legjitim




Jela De Franceschi
UASHINGTON - Zevendessekretari Amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg tha dje se Shtetet e Bashkuara pranojne se Kryeministri i Shqiperise, Berisha eshte udheheqesi legjitim i vendit dhe i beri thirrje pozites e opozites te tregojne elasticitet per te lejuar qe vendi te ece perpara. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, zoti Stajnberg tha se qendrimi amerikan lidhur me statusin e Kosoves si shtet i pavarur nuk do te ndryshoje dhe se nje ndarje e Kosoves as qe vihet ne diskutim. Shqiperia Ne intervisten e tij Zevendessekretari Amerikan i Shtetit Stajnberg i beri thirrje forcave politike ne Shqiperi qe te tregojne elasticitet per zgjidhjen e problemeve mes tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kane mbeshtetur hapat qe anetaret e Parlamentit Europian kane ndermarre per te lehtesuar nje mirekuptim mes paleve. "Eshte nje situate e veshtire. Ne pranojme se kryeministri eshte udheheqesi legjitim i vendit dhe mendoj se duhet te shikojme perpara por mendoj se ekzistojne hapa qe mund te behen per te ndihmuar ne arritjen e pajtimit mes forcave politike ne Shqiperi", - deklaroi z.Steinberg dhe shtoi: "Ne i kemi mbeshtetur mjaft perpjekjet qe anetaret e Parlamentit Europian kane ndermarre per te lehtesuar nje mirekuptim mes paleve. Ne shpresojme se te dyja palet do te tregojne nje fare elasticiteti, te lejojne vendin te ece perpara. Shqiperia eshte ne prag te disa hapave qe mund ta forcojne te ardhmen e saj europiane krahas anetaresimit ne NATO", - deklaroi Xhejms Stajnberg. Kurse theksoi: Sic e permenda, kryeministri Berisha eshte udheheqesi legjitim ne Shqiperi por mendoj se mund te ndermarrim disa hapa perpara per te lejuar qe te dyja palet te perpiqen te punojne se bashku". Zoti Stajnberg tha se palet kane nevoje per nje shumice per te miratuar disa ligje ne parlament prandaj ky lloj te menduari qe mban parasysh te ardhmen do t'i ndihmoje ata te ecin perpara ne drejtimin ku te gjithe duan te shkojne. Kosova Zoti Steinberg tha se nuk duhet te kete paqartesi lidhur me qendrimin amerikan se Kosova eshte e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk do te ndryshoje. Por nderkohe qe punohet per keto ceshtje afatgjata ka rendesi qe te kete nje fare bashkepunimi praktik mes Kosoves dhe Serbise."Sepse eshte ne interes te te gjitheve zgjidhja e ceshtjeve te tilla si kufijte dhe doganat apo telekomi. Nese ndjekim qendrime pragmatike pra qe palet te bien dakord per te mos qene dakord per gjithcka, e ne te njejten kohe te bejne gjera ne interes te te gjithe popullit duke cuar ne me shume e jo ne me pak bashkepunim, kjo do te ishte dicka e mirepritur", - deklaroi nensekretari amerikan i Shtetit. Ai iu referua pastaj zerave qe degjohen kohet e fundit lidhur me te ashtuquajtura plane per ndarjen e Kosoves dhe tha se nje ndarje as qe diskutohet: "Shtetet e Bashkuara e kane bere shume te qarte dhe te gjithe partneret e kuptojne, duke perfshire vendet e Bashkimit Evropian, edhe ato vende qe mund te kene qendrim te ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do te ishte nje ide vecanerisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i nje mundesie te tille thellon tensionet duke e bere te veshtire te punohet lidhur me ceshtjet praktike. Do te na duhet te punojne ne suazen e shtetit ashtu sic eshte tani dhe shpresoj se me kalimin e kohes do te gjejme menyren per te punuar me koleget tane serbe ne kete suaze". Po ashtu, zoti Steinberg tha se ne Kosove po behet perparim ne zgjidhjen e problemeve te brendshme te vendit, megjithese ndertimi i shtetit eshte nje sfide e veshtire: "Kosova ka nje histori te veshtire sepse per nje kohe te gjate populli i saj ka qene i privuar nga mjetet dhe shanset per te ndertuar komunitetet dhe institucionet e tyre politike. Por mendoj se udheheqja e atjeshme ka ndermarre disa hapa shume te rendesishme". Ne kete kuader, z. Steinberg tha se gjate vizites se fundit atje, pati rastin te takonte disa nga kryetaret serbe te komunave te zgjedhur rishtazi ne pjesen jugore te Kosoves dhe shtoi: "Jam i inkurajuar nga keto hapa perpara dhe nga gatishmeria e qeverise, e presidentit dhe e kryeministrit per te treguar elasticitet dhe per te krijuar shanse qe popullsia serbe ta ndjeje se ka zerin e saj si ne veri edhe ne jug, per te cuar perpara elementet baze te planit Ahtisari dhe te zgjidhe disa nga problemet. Ata duhet te ndertojne institucione te forta shteterore, korrupsioni eshte nje problem i madh ne te gjithe Ballkanin Perendimor dhe eshte nje problem i vecante ne Kosove. Prandaj ne duhet te punojme me ta. Ne kemi nje numer programesh ne Shtetet e Bashkuara per te fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por ne teresi ata mund te vleresohen me nje note te mire per perpjekjet e tyre".

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi