ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duke jetuar nė njė botė jopolare

Shko poshtė

05052008

Mesazh 

Duke jetuar nė njė botė jopolare Empty Duke jetuar nė njė botė jopolare




Duke jetuar nė njė botė jopolare

Nga Riēard N.Has*

Bota e sotme zotėrohet jo nga njė ose dy, ose qoftė dhe nga disa fuqi, por saktėsisht ndikohet nga duzina aktorėsh shtetėrorė ose joshtetėrorė, qė ushtrojnė lloje tė ndryshme pushteti. Njė shekull i njėzet i zotėruar fillimisht nga pak shtete, pastaj, gjatė Luftės sė Ftohtė nga dy shtete, dhe pėrfundimisht nga epėrsia amerikane nė fund tė Luftės sė Ftohtė, i ka lėnė vendin njė shekulli tė njėzet e njė qė nuk zotėrohet nga askush. Ta quajmė jopolar.
Kėtė e shkaktuan tre faktorė. Sė pari, disa shtete u fuqizuan krahas me rritjen e ndikimit tė tyre ekonomik. Sė dyti, globalizimi dobėsoi rolin e tė gjitha shteteve, duke u mundėsuar etniteteve tė tjera tė grumbullojnė fuqi thelbėsore. Dhe, sė treti, politika e jashtme e Amerikės ka pėrshpejtuar dobėsimin relativ tė Shteteve tė Bashkuara nė raport me shtetet e tjera. Si rezultat, kemi njė botė ku fuqia shpėrndahet gjithmonė e nė mėnyrė tė njėtrajtshme, duke mos u pėrqendruar.
Shfaqja e njė bote jopolare mund tė rezultojė mė tepėr negative, duke i bėrė mė tė vėshtira reagimet kolektive ndaj sfidave tė mprehta rajonale dhe globale. Kjo e bėn dhe mė tė vėshtirė marrjen e vendimeve nga ana e mė shumė udhėheqėsve. Jopolariteti gjithashtu rrit edhe numrin edhe rrezikun potencial tė kėrcėnimeve, qofshin tė shteteve kriminale, grupeve terroriste ose rebelėve.
Ndėrkaq, nėse jopolariteti ėshtė i pashmangshėm, nuk ėshtė e tillė natyra e tij. Shumė mė tepėr mund dhe duhet bėrė pėr t'i dhėnė trajtė botės jopolare. Por rregullimi nuk lind vetvetiu. Pėrkundrazi, duke e lėnė tė pėrpiqet vetė, njė botė jopolare do tė bėhej mė e ērregullt me kalimin e kohės.
Lufta kundėr shpėrndarjes sė armėve bėrthamore dhe materialeve bėrthamore tė paruajtura, ėshtė njė nga detyrat mė tė rėndėsishme. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare administron banka tė uranit tė pasuruar ose tė karburantit tė konsumuar, vendet do tė kenė akses nė energjinė bėrthamore, por nuk do tė mund tė pėrfitojnė materiale tė nevojshme pėr bomba. Ėshtė e domosdoshme qė shteteve t'u jepen garanci pėr sigurinė dhe pėr sistemet mbrojtėse, nė tė kundėrtėn, ato do tė jenė tė detyruara tė zhvillojnė programe tė veta bėrthamore si kundėrpeshė ndaj atyre tė fqinjėve. Gjithashtu, mund tė vendosen sanksione tė ashpra pėr tė ndikuar nė sjelljen e shteteve tė ardhshme bėrthamore.
Gjithashtu, ėshtė e rėndėsishme tė vazhdohet lufta kundėr terrorizmit, nėse nuk duam qė epoka jopolare tė shndėrrohet nė Mesjetė moderne. Ka shumė mėnyra se si mund tė dobėsohen organizatat terroriste ekzistuese, duke pėrdorur shėrbimet e zbulimit, organet e ruajtjes sė rendit dhe kapacitetet ushtarake. Por kjo lojė nuk mund tė fitohet nėse nuk bėhet diēka nė uljen e numrit tė terroristėve tė rinj.
Prindėrit, figurat religjioze dhe udhėheqėsit politikė duhet tė delegjitimojnė terrorizmin, duke damkosur ata qė e ushtrojnė. Ē'ka mė tepėr rėndėsi, qeveritė duhet tė gjejnė mėnyra pėr tė integruar nė shoqėritė e tyre tė rinjtė dhe tė rejat e mėnjanuar/a, gjė qė kėrkon liri mė tė madhe politike dhe mundėsi ekonomike.
Tregtia gjithashtu mund tė jetė njė forcė e stėrmadhe nė njė botė jopolare, pasi i bėn shtetet tė interesuara nė shmangien e konflikteve, gjeneron mė shumė mirėqenie dhe forcon themelet e rendit politik tė brendshėm; sė kėtejmi, pakėson gjithashtu gjasat e bllokimeve tė sistemeve tė drejtimit tė shtetit (state failure). Pėr tė arritur kėtė synim, do tė duhej tė zgjerohej rrezja e veprimit tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė nėpėrmjet negociatave tė marrėveshjeve globale tė ardhshme, qė pakėsojnė subvencionet, si dhe barrierat tarifore dhe jotarifore.
Mund tė duhen pėrpjekje tė njė niveli tė ngjashėm pėr tė siguruar fluksin e pandėrprerė tė investimeve. Si objektiv do tė duhej tė ishte krijimi i njė Organizate Botėrore tė Investimeve (OBI), e cila, me anėn e nxitjes sė flukseve ndėrkufitare tė kapitaleve, do tė minimizonte rrezikun qė "proteksionizmi investues" tė pengojė aktivitete (sikurse ėshtė tregtia), tė cilat janė tė leverdishme ekonomikisht dhe qė ndėrtojnė mburoja kundėr paqėndrueshmėrisė. Njė OBI mund tė nxiste transparencėn nga ana e investitorėve, tė pėrcaktonte kur siguria kombėtare ėshtė arsye e ligjshme pėr tė ndaluar ose kufizuar investimet, si dhe pėr tė vendosur njė mekanizėm pėr zgjidhjen e debateve.
Gjithashtu duhen mė shumė pėrpjekje pėr tė parandaluar bllokimet e sistemeve tė drejtimit tė shtetit dhe pėr tė trajtuar pasojat e tyre. SHBA-tė dhe vendet e tjera tė zhvilluara ėshtė e nevojshme tė rrisin kapacitetet e tyre ushtarake pėr tė trajtuar kėrcėnime tė tipit, me tė cilat jemi ndeshur nė Irak dhe Afganistan, si dhe pėr tė krijuar njė panel talentesh civile pėr asistencė nė detyrat bazė tė ndėrtimit tė kombeve. Do tė ishte gjithashtu shumė e rėndėsishme njė ndihmė mė e madhe ekonomike dhe ushtarake, pėr tė rritur aftėsinė e shteteve nė marrjen e pėrgjegjėsive tė tyre para qytetarėve dhe fqinjėve tė vet.
Parimi i marrėdhėnieve shumėpalėshe - multilaterizmi - do tė jetė vendimtar nė njė botė jopolare. Megjithatė, pėr njė zbatim tė suksesshėm tė kėtij parimi, ėshtė e domosdoshme qė ai tė rishikohet pėr tė pėrfshirė nė tė jo vetėm fuqitė e mėdha, por edhe entitete tė tjera. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė dhe G-8 duhet tė rikompozohen pėr tė pasqyruar gjendjen e sotme nė botė dhe jo periudhėn e pas-1945-ės. Gjithashtu do tė jetė e nevojshme tė shqyrtohet mundėsia e pjesėmarrjes sė aktorėve joqeveritarė nė organizatat dhe proceset shumėpalėshe.
Multilaterizmi, ndoshta, duhet tė jetė jo aq gjithėpėrfshirės dhe mė pak formal, tė paktėn, tė ruajė karakterin fillestar. Krahas organizatave ėshtė e nevojshme tė krijohen rrjete mė tė gjera. Ėshtė e vėshtirė qė tė gjithė tė jenė nė njė mendje pėr gjithēka; nė vend tė kėsaj, do tė na duhet tė merremi vesh me mė pak palė dhe pėr objektiva mė tė ngushtė.
Kėtu tregtia ėshtė njė nga modelet, nė atė kuptim qė marrėveshjet dypalėshe dhe rajonale mbushin vakuumin e krijuar nga paaftėsia pėr tė pėrfunduar njė cikėl tregtar global. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr ndryshimet klimatike: njė marrėveshje pėr disa aspekte tė problemit (ta zėmė, shpyllėzim) ose involvim i vetėm disa vendeve (pėr shembull, atyre qė emetojnė mė tepėr karbon) mund tė jetė mė dobiprurėse nė dallim nga njė marrėveshje, qė pėrfshin ēdo vend dhe qė synon tė zgjidhė ēdo problem.
Multilaterizmi "me zgjedhje" i pėrgjigjet plotėsisht porosisė sė ditės. Kjo ende nuk ėshtė optimale, por varianti mė i mirė nė njė botė jopolare mund tė rezultojė i parealizueshėm.
*Riēard Has (Richard Haass), ish-drejtor i Planifikimit Strategjik (Policy Planning) nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, ėshtė President i Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Ky artikull ėshtė variant i shkurtuar i njė sprove, qė botohet nė numrin e maj/qershorit tė revistės "Foreign Affairs".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi