ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės

Shko poshtė

05052008

Mesazh 

Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės Empty Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės




Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės

DRITAN PRIFTI

Rilexova sot librin e Edi Ramės dhe Adrian Klosit “Refleksione”, tė botuar nė kohėn kur Edi Rama ishte nė krah tė Berishės dhe kėrkonte qė opozita antikomuniste qė krijoi Berisha nė vitin 1991 tė ishte shumė mė e egėr se aq. Edi Rama nė shkrimin e tij: “Kundėr ngushtimit tė nocionit opozitė”, nė faqen 179 tė librit “Refleksione” analizon opozitėn qė bėn Berisha me Partinė Demokratike dhe thotė se, “nuk e gjen veten nė atė opozitė, sepse nuk arrin tė identifikohet me atė”. Shumėkush mund tė mendojė se Edi Rama nė kėtė mėnyrė nuk ishte dakord me opozitėn destruktive, tė shkatėrrimit dhe persekutimit, qė filloi tė bėnte Berisha qė nė 1991 dhe mė pas. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Edi Rama mendonte se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet tė ishin mė tepėr antikomunistė, shumė mė tė egėr me ish-komunistėt, duke hapur dosjet dhe duke goditur pa mėshirė gjithė ata qė kishin qenė komunistė apo kishin punuar nė atė sistem. Edi Rama donte tė ishte shumė me ekstremist i djathtė se Berisha. Ata qė janė socialistė tė vėrtetė dhe nuk e kanė lexuar kėtė “xhevahir” tė Edi Ramės, nuk e besojnė qė Edi i ka urryer kaq shumė ata, origjinėn dhe historinė e tyre.
Nė faqen 180, paragrafi tretė i kėtij libri, Edi Rama shkruan: “Duhet pranuar mė nė fund, hapur, qė lufta kundėr okupatorit degjeneroi nė njė luftė tė pėrgjakshme civile..... Prandaj nuk sjell ndonjė fryt tė madh pajtimi midis Partisė Demokratike me atė Socialiste ose Ekologjike, por nė radhė tė parė pajtimi midis ish-palėve pjesėmarrėse nė Luftėn Civile (dhe trashėgimive tė tyre), shkaktare e sė cilės ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarėt jugosllavė. Historia e luftės pėr pushtet qė kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunė qė ka qenė thelbi politik i ēdo lėvizje komuniste, ėshtė shkaku i vetėm qė ajo luftė e nisur kundėr okupatorit, degjeneroi nė lufte civile... Prandaj nuk kanė asnjė kuptim thirrjet pėr harresė dhe pėr mbyllje dosjesh, kur nuk janė zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile.....”
Kurse nė faqen 182, Edi Rama godet pa asnjė hezitim Partinė Socialiste nė origjinėn dhe historinė e saj. Ai shkruan: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare ... Pėr sa kohė PS-ja nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe historisė sė saj, ajo s’mund tė ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme.”
Nė kėtė shkrim Edi Rama denoncon faktin qė Sali Berisha nuk e nxjerr jashtė ligjin e Partinė Socialiste. Ai i kėrkon Berishės qė tė detyrojė Partinė Socialiste tė mohojė origjinėn dhe historinė e vet, tė mohojė kėshtu Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare, luftėn qė i dha Shqipėrisė fitoren ndaj fashizmit, dhe lirinė e shumėpritur. Pėr ironi tė fatit Edi Rama sot ėshtė nė krye tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Ai me imoralitetin e vet, me njė politikė shtirjeje dhe mashtrimi kėrkon tė mbajė brenda partisė sė tij, qė ka tradhtuar socialistėt e vėrtetė, veteranėt, familjet dhe pasardhėsit e dėshmorėve.
Sot, mė 5 Maj, Edi Rama do shkojė nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit tė vendosė atje kurorėn e tradhtisė ndaj dėshmorėve dhe gjakut tė tyre. Ai do shkojė te varrezat e dėshmorėve tė bėjė detyrėn qė i ka dhėnė Sali Berisha: tė gėnjejė socialistėt se gjoja respekton origjinėn dhe historinė e tyre, dhe kėshtu me dredhi t’i mbajė ata sa mė gjatė nėn ombrellėn e partisė, qė me atė nė krye, ka tradhtuar ēdo socialist tė vėrtetė dhe tė ndershėm. Edi Rama nuk ėshtė socialist. Edi Rama ka qenė dhe mbetet ekstremist politik. Edi Rama ėshtė njė ekstremist i djathtė, i cili ka marrė me dredhi kreun e Partisė Socialiste. Kėshtu ka qenė nė 1991-1992, kur ka shkruar dhe botuar librin “Refleksione”, kėshtu mbetet dhe sot.
Shikoni ēfarė ka shkruar Edi Rama pėr referendumin popullor pėr formėn e regjimit, nė faqen 182 dhe 183 tė kėtij libri: “Ata qė mund tė kenė harruar historinė e Shqipėrisė, kujtojmė se nė Konferencėn e Pezės ėshtė vendosur qė ēėshtja e formės sė shtetit shqiptar do tė zgjidhej me njė referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Pėrmetit, me fitimin e Luftės Civile nga komunistėt, ia mohoi popullit shqiptar me dhunė kėtė tė drejtė politike.... Mendojmė se referendumi nuk e cenon spektrin e demokracisė, por pėrkundrazi prezumon nė vetvete rritjen e spektrit tė demokracisė, sepse demokraci do tė thotė qė secila shtresė sociale, ēdo grup individėsh, bile dhe ēdo individ i veēantė duhet tė ketė tė drejtė pėr tė gjetur tek fryma demokratike mendėsinė e tij.”
Ēfarė ka ndodhur me Edi Ramėn qė mendimet qė ka botuar nė kėtė libėr, sot t’i ketė ndryshuar? Edi Rama dhe Sali Berisha para disa ditėsh kanė ndryshuar thelbin e shtetit shqiptar duke ndryshuar Kushtetutėn e Shqipėrisė, dhe kėta dy lider diktatorial nuk lejojnė deputetet e partive tė tyre tė firmosin qė Kushtetutėn e pazarit tė tyre, ta votojė populli me referendum. Pse ka ndryshuar Edi Rama konceptin e vet pėr demokracinė dhe referendumin? Ai ka ndryshuar mendje, sepse tani nuk ėshtė i pavarur nė vendimet e tij. Ai ėshtė shėrbėtor i Sali Berishės dhe vendos nėn ndikimin e tij. Me ndryshimet kushtetuese tė votuara nga PS-ja dhe PD-ja, Sali Berisha bėhet i plotfuqishėm. Berisha merr nė dorė tė tij tė gjitha pushtetet e vendit. Berisha ka nė dorė Parlamentin dhe mund ta shpėrndajė kur tė ketė dėshirė. Berisha bėhet Kryeministėr qė nuk mund tė rrezohet as me mocion besimi dhe as mosbesimi. Berisha me votat e partisė sė tij zgjedh dhe shkarkon tani dhe Presidentin, duke e nėnshtruar atė dhe gjithė sistemin e drejtėsisė qė varet prej tij. Askush tjetėr nuk mund t’i bėnte Sali Berishės njė dhuratė tė tillė nė Kushtetutė, por vetėm ndonjė socialist i shitur apo ndonjė i djathtė ekstremist si Edi Rama.
Edi Rama ka pėrdorur nė librin “Refleksione” njė shprehje tė Faik Konicės qė thotė: “Ideja e pushtetit tė shqiptarit nuk i ka tejkaluar ndonjėherė caqet dhe mezhdat e qytetit apo tė malit te tij. Sa herė qė nė tė kaluarėn ėshtė nėnshtruar Shqipėria, kjo ka qenė pasojė e mungesės sė rezistencės sė pėrbashkėt”. Me kėtė shprehje tė Konicės, unė po i jap njė pėrgjigje tradhtisė sė Edi Ramės dhe shitjes tek Berisha. I them Edit me bindje: “Z. Rama, ti je dorėzuar pėrpara Sali Berishės, por socialistėt nuk janė dorėzuar akoma. Socialistėt do tė ngrėne njė koalicion tė ri politik e zgjedhor, pa tė shiturit qė tė shėrbejnė akoma ty Edi, dhe nuk do tė nėnshtrohen pėrpara Berishės. Ne do tė fitojmė nė 2009. Do tė fitojmė dhe pėr tė mos lejuar ty apo seren tėnde qė tė tallet me Luftėn Ēlirimtare tė partizanėve dhe dėshmorėve tanė. Do tė fitojmė qė nė krye tė socialistėve mos tė jenė kurrė njerėz si Berisha apo mė tė djathtė se ai.”
Panorama
shqiptar e bir shqiptari
shqiptar e bir shqiptari

Numri i postimeve : 98
Reputation : 0
Points : 29405
Registration date : 13/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh Mon May 05, 2008 4:17 pm nga Iliriada Portal

Edi Rama i djeshem ishte produkt i sistemit diktatorial ne fuqi, Edi Rama i sotem eshte produkt i sistemit te sotem qe nuk mund ta quash ndryshe perveēse sistemi rrumpalla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Mon May 05, 2008 4:19 pm nga lola

Se mos vetem Rama funksionon "rrumpalle". sot e gjithe shoqeria shqiptare, i madh e i vogel jane perfshire nga "rrumpallhanja".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Mon May 05, 2008 6:06 pm nga emigranti

Edi Rama e nisi mire me librin "Refleksione" por shume shpejt u fut edhe ai ne tufe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon May 05, 2008 6:36 pm nga ILIRI

Gezuar 5 Majin?
Lufta antifashiste dhe tė vėrtetat e Edi Ramės NenashqiperiMe 5 maj u vra Qemal Stafa.Jo pak eshte aluduar dhe jane dhene madje dhe deshmi qe Qemal Stafa u vra i nga fashistet i tradhetuar nga Enver Hoxha.
Enver Hoxha ishte ai qe caktoi 5 majin si diten e deshmoreve duke vulosur hipokrizine e tijdhe te sistemit qe ai drejton, dhe jo vetem kaq por nuk ka perqeshje me te madhe se sa te caktosh si nje dite te shenuar diten e viktimes tende. Ne fakt per hoxhen kjo dite duhet te kete patur shume rendesi perderisa ai vendosi qe ta shenonte kete date ne histori. Rendesia qendron ne faktin se Qemal Stafa duhet te kete qene i vetmi rrezik real per te dhe zhdukja e tij padyshim qe i hapi rrugen Hoxhes duke e bere ate triumfator. Pra 5 maji nuk eshte gje tjeter perveēse dita e triumfit te hoxhes dhe duke rrespektuar kete dite ne fakt nderohet triumfi i tradhetise. Qemal Stafa nuk eshte e vetmja viktime e tradhetise se Hoxhes, ndoshta dhe jo i pari, por padyshim i pari nder me ete rendesishmit. E pare ne kete prizem sot Edvin Rama dhe politikanet e tjere shqiptar ne fakt nuk bejne asgje tjeter veēse vazhdojne traditen. Ata jane gjithashtu njerez qe per te arritur qellimet e tyre karieriste kane shkelur mbi ēdo princip. Nese ata duke rrespektuar kete dite vazhdojne ti perqeshin deshmoret dhe familjet e tyre, kjo nuk eshte ndonje ēudi. Si pasardhes te denje te ish klikes diktatoriale eshte ne stilin e tyre te ndjekin me perpikmeri traditen e ish udheheqesit te tyre shpirteror Hoxha. Tek e fundit pse te mos e bejne, kur ende ka guxim Alia qe akuzohet se ka tradhetuar Margarita Tutulanin dhe te vellane pse te mos e bej Rama i cili ne ate kohe as qe mendohej se do te ekzistonte nje dite.
Ne djalle te veje se si u vra Qemali, Vasil Shanto, 5 heronjt e vigut, Vojo Kushi me shoke, Ramize Gjebrea, Margarita Tutulani me te vellane etj, perderisa veteranet vazhdojne ti besojne kesaj hipokrizie pse u dashka qe keta te tjeret te vrasin mendjen. Hajt pra E nderuar qofte dita e deshmoreve te tradhetuar nga shoket e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon May 05, 2008 8:11 pm nga neni 55

Ajo qe eshte me interesante eshte qe gjate gjithe ketyre 17 viteve kane dale deshmi nga veterane te ndryshem qe kane treguar per shoke te tyre te vrare dhe kane hedhur dyshimet se ata jane tradhetuar nga shoket e tyre, por asnjehere gjate ketyre 17 vjeteve figura qe jane akuzuar per bashkpunetor te fashizmi dhe nazizmit nuk jane akuzuar per gjera te tilla nga veteranet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi