ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės

Shko poshtė

05052008

Mesazh 

Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės Empty Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės




Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės

Udhėtimet tė profesorit tė Harvardit, George Ticknor dhe takimi me Ali Pashė Tepelenėn
Historia e rrallė e mardhėnieve tė Luanit tė Epirit me kontinentin e ri

Auron Tare

Kur Lordi Bajron dhe miku i tij i udhėtimeve, Hobhouse, i dhanė lamtumirėn rojeve shqiptare atė pranverė tė 1810-ės, ata nuk mund tė mendonin kurrė se si udhėtimi i tyre nė Shqipėri dhe Greqi do tė influenconte njė numėr tė madh personalitetesh evropiane tė shek. tė 19, tė cilėt do tė donin tė ndiqnin gjurmėt e tyre. Ėshtė e vėrtetė se territoret shqiptare tė asaj kohe ishin vizituar nga disa evropianė, si agjenti i shėrbimeve sekrete britanike, William Martin Leake, apo konsulli i Francės Pouqueville, por askush deri mė atėherė nuk kishte shkruar me aq vėrtetėsi dhe madhėshti mbi kėto vise malore tė ashpra. Lordi Bajron dhe miku i tij, Hobhouse, jo vetėm kishin udhėtuar nė rrugėt dhe shtigjet e vėshtira, shpesh tė sulmuara nga banda hajdutėsh qė plaēkitnin udhėtarėt, por kishin mundur tė ēanin midis malesh tė egra pėr t’u futur nė territoret e thella tė viseve shqiptare pėr tė takuar pashain e famshėm tė Tepelenės. Ali Pasha, njė figurė sa kontraverse aq edhe ekzotike pėr shumė personazhe tė asaj kohe, falė edhe vargjeve tė pavdekshme tė Bajronit, do tė kthehej nė njė pikė referimi pėr kėdo qė do tė kėrkonte tė eksploronte viset qė kontrolloheshin nga pashai shqiptar. Megjithėse disa figura interesante tė shek. tė 19 vizituan oborrin e pashait shqiptar, shumė pak prej tyre kanė mundur tė hedhin nė letėr, nė mėnyrė aq brilante, bukurinė e natyrės dhe karakterin e njerėzve; tė gjitha kėto me njė sy aq tė qartė dhe mendje aq kritike sa Bajroni dhe Hobhouse. Publikimi i Kėngės sė Parė tė “Child Harold Piligrimage” nė Londėr, pas kthimit tė Bajronit nė Angli jo vetėm bėri tė famshėm poetin anglez, por pėr herė tė parė njė publik i gjerė kishte mundėsi tė lexonte mbi viset dhe banorėt e njė vendi, i cili nuk njihej mė parė nga askush. Shqiptarėt dhe Shqipėria, e panjohur deri mė atėherė pėr publikun evropian, papritmas gjeti bardin e saj, i cili i shkroi me plot dashur, duke krijuar kėshtu njė lloj kurioziteti dhe kėrshėrie pėr tė gjithė ata qė do tė udhėtonin nė kėto vise. Dhe kėshtu, nė gjurmėt e njė poeti, i cili arriti tė frymėzonte disa breza me radhė njė numėr udhėtarėsh, artistėsh, agjentėsh e aventurierėsh filluan tė arrinin nė oborrin e pashait, i cili kishte frymėzuar “Poetin Gjeni” Lord Bajron. Ėshtė i njohur fakti se gjithkush qė shkruan pėr periudhėn e udhėtimeve tė evropianėve nė territoret e Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė shek. e 19 ka nė qendėr tė vėmendjes figurėn dominante tė Lordit Bajron. Megjithatė duhet thėnė se ai nuk ėshtė i vetmi “I ēmendur i Levantit”, siē do ta quante ai shpesh duke qeshur figurėn e tij dhe tė bashkudhėtarėve qė ndeshte nė kėto anė. Megjithėse udhėtimet nė Turqi e Greqi ishin penguar pėr njė farė kohe, pėr shkak tė luftėrave evropiane tė Napoleonit, falė kėmbėnguljes sė njė shoqėrie tė rinjsh aristokratė tė quajtur “Shoqėria Diletanti”, njė numėr arkitektėsh, arkeologėsh, shkrimtarėsh e aventurierėsh ndėrmorėn udhėtime nė kėto territore, me synim studimin e monumenteve antike, popujve kulturės dhe traditave tė kėtyre vendeve. Njė grup “tė ēmendurish levantinė”, po aq entuziastė e po aq kėmbėngulės sa Bajroni, do ndiqnin gjurmėt e tij nėpėr Athinė nė shtėpinė e motrave Makri, nė monumentet antike tė Nicopolis apo do tė kėrkonin qė tė takonin personazhin enigmatik tė Ali Pashė Tepelenės, i cili tashmė, falė poemės “Child Harold Piligrimage” (qė kishte shitur 20 mijė kopje nė njė ditė) ishte njė nga figurat mė tė njohura nė qarqet intelektuale evropiane. Megjithėse ėshtė shkruar shumė mbi udhėtimin e Lordit Bajron nė Shqipėri, deri mė sot nuk njihet aspak interesimi i tij i madh, pasi u kthye nė Angli pėr ēėshtjet qė kishin tė bėnin me Shqipėrinė apo me “mikun tonė tė dashur”, siē shkruan ai pėr Aliun. Njė sėrė letrash tė shkruara prej tij nga Londra apo Venecia, tregojnė qartė se poeti i madh jo vetėm vazhdonte tė interesohej pėr lajme nga Shqipėria, por me sa duket qartė ai ka pasur njė korrespondencė tė vazhdueshme me Ali Pashė Tepelenėn, deri nė ditėt e fundit tė jetės sė pashait. Sigurisht, nevojitet njė studim mė i plotė pėr tė pasur njė ide tė qartė mbi kėtė korrespondencė, por nga letrat qė janė nė dispozicionin tonė kohėt e fundit nga arkiva personale tė pasardhėsve tė poetit, sjellim fakte shumė interesante dhe duket qartė se Lordi Bajron dhe Ali Pasha kanė pasur njė korrespondencė tė vazhdueshme. Njė fakt ky qė pėr herė tė parė vjen nė vėmendjen e studiuesve shqiptarė, tė interesuar pėr atė periudhė. Interesimi i Bajronit, pėr personat qė ai takoi nė udhėtimin e tij nė Shqipėri dhe Greqi, tė habit pėr nga detajet tė cilat janė edhe pėr gjėra nga mė tė thjeshta. Bajroni kėrkon tė dijė jo vetėm pėr pashain e famshėm, por edhe pėr rojėn e tij personale, Vasili, dhe marrėdhėniet e tij me njė prej kushėrirave tė motrave Macri, Dudu Roque, pėrkthyesin qė ju dha nė Janinė, Andreas Zantachi, si dhe pėr myslimanin Dervish Tahiri, njė tjetėr roje i tij nga viset shqiptare. “Dje mora njė letėr nga Ali Pasha, dėrguar me dr. Holland,- Bajroni i shkruan mikut tė tij Tomas Moore- i cili sapo ėshtė kthyer nga Shqipėria. Letra ėshtė nė latinisht dhe fillon me “Excellentissime, nec non Carissime” dhe mbaron me pėrshkrimin e njė arme qė dėshiron tė bėhet pėr tė. Ėshtė nėnshkruar Ali Veziri. Si mendon ēka bėrė gjithė kėtė kohė? Holland mė thotė se pranverėn e kaluar ai mori njė qytet kundėrshtar, i cili para 42 vjetėsh i kishin turpėruar nėnėn dhe motrėn. Ai e mori qytetin, zgjodhi tė mbijetuarit rreth 600 vetė dhe i vrau tė gjithė pėrpara tij. Megjithatė ai i kurseu tė tjerėt dhe e kontrolloi veten mė shumė se ēdo tė bėja unė.
Kėto ishin tė rejat pėr mikun tonė tė dashur.
8 shtator 1813, Bajroni

Megjithatė, nė korrespondencėn midis Bajronit dhe Ali Pashės qė na ėshtė vėnė nė dispozicion, pėrmendet njė fakt jashtėzakonisht shumė interesant, i cili tregon pėr pėrmasat qė fama e Ali Pashės kishte marrė tashmė pas botimit tė “Child Harold Pilgrimage”. George Ticknor, njė profesor amerikan i Harvardit, themelues i librarisė sė parė tė Bostonit, mik i njė sėrė personalitetesh amerikane, pėrfshirė edhe Tomas Jefersonin, i cili udhėtonte nėpėr Evropė, kėrkon njė takim privat me Bajron gjatė vizitės sė tij nė Angli. Takimi, sipas informacionit qė disponojmė midis prof. Ticknor dhe Bajronit, ėshtė kryer nė Londėr, nė prani edhe tė mikut tė Ticknor, Edward Everett, presidenti i ardhshėm i Harvardit, mė 23 qershor 1815 dhe tema e bisedės ka qenė Ali Pasha dhe udhėtimet e Bajronit nė viset shqiptare. Nė dorėshkrimet e botuara nga George Ticknor ėshtė edhe njė pėrshkrim i takimit tė tij me Bajronin, ku ndėr tė tjera ai shkruan: “Ai mė tregoi detaje tė shumta mbi historinė, ndjenjat, mendimet dhe impresionet e vėshtirėsitė nėn tė cilat shkroi ‘Child Harold”. Me sa duket profesori i Harvardit, i frymėzuar nga “Child Harold” kishte ndėrmend tė udhėtonte pėr nė Shqipėri dhe pėr kėtė arsye i ka kėrkuar Bajronit jo vetėm tė dinte pėr figurėn e Pashait tepelenas, por edhe njė letėr rekomandimi tė firmosur nga Bajroni. Bajroni, me ē’kuptohet, e ka mbėshtetur kėtė udhėtim, pasi nė dorė ne kemi njė letėr tė shkruar prej tij, drejtuar Aliut, ku i flet pėr vizitėn e udhėtarit shumė tė rrallė nga Amerika e largėt, pėr tė cilėn nuk dimė nėse Aliu kishte njohuri apo jo. Kjo letėr mban datėn e 25 qershor 1815 dhe ėshtė shkruar vetėm njė javė mbas betejės sė famshme tė Vaterlosė. “Vezir – Jam i nderuar nga letra e Lartėsisė Suaj dėrguar me dr. Holland. Jam i lumtur tė dėgjoj pėr shėndetin dhe mirėqenien Tuaj - shpresoj se do tė vazhdojė pėr shumė vjet. Njė xhentėlmen amerikan (z. Ticknor) mė ka premtuar se do t’ju sjellė njė dhuratė nga unė pėr Shkėlqesinė Tuaj, njė armė shumė tė veēantė (pėrdorimin e sė cilės ai do t’ua bėjė tė ditur), tė cilėn do tė isha shumė i nderuar nėse Ju do ta pranonit. –Shpresoj se njė ditė do tė mund pėrsėri tė vizitoj Shqipėrinė - njė vend – pėr tė cilin kujtimet e pėrkujdesjes pėr tė huajt qė Ju tregoni, janė shumė tė dashura pėr mua.
Me respektin mė tė madh mbetem shėrbėtori i Juaj Bajron
25 qershor 1815

Deri mė tani, nga studimi i letrave tė Bajronit nuk kemi njė ide tė qartė, nėse prof. George Ticknor e ka ndėrmarrė udhėtimin e tij nėpėr viset shqiptare. I pajisur me rekomandime tė shkėlqyeshme dhe me dhuratėn e veēantė qė Bajroni i dėrgonte Ali Pashės, duket se ky udhėtim do tė ishte shumė i mundshėm pėr profesorin amerikan, megjithatė deri mė tani nga dokumentet qė disponojmė nuk kemi fakte tė mjaftueshme se Profesori i Harvardit e ka takuar pashain plak tė Janinės. Studimi i mėtejshėm i letrave dhe i korrespondencės sė prof. Ticknor do tė na sjellė njė informacion mė tė detajuar pėr tė mėsuar nėse ai e ndėrmori udhėtimin e tij nėpėr malet shqiptare pėr tė takuar mikun e Bajronit, pashain tepelenas. Megjithatė, pėr herė tė parė ne biem nė gjurmėt e njė fakti mjaft interesant pėr figurėn e kėtij shqiptari tė famshėm, i cili me sa duket kishte tėrhequr edhe interesin e personaliteteve amerikane, ndėrmjet tė cilėve prof. Ticknor, Everett dhe Joseph Coolidge, dhėndri i ardhshėm i presidentit amerikan, Thomas Jeffersonit. Deri mė tani informacioni qė kemi ėshtė mjaft i pakėt, pėr tė kuptuar qartė pėrse studiuesi i Harvard dėshironte tė takonte pashain shqiptar. Megjithatė, nėse do tė marrim parasysh se emri i Bajronit ishte i njohur nė sallonet aristokrate amerikane dhe poezitė e tij lexoheshin nga njė numėr i konsiderueshėm lexuesish, mund tė themi me bindje se figura e Aliut ishte njė figurė e njohur midis inteligjencės amerikane. Sigurisht, deri mė tani nuk kemi asnjė fakt pėr tė mbėshtetur kėtė hipotezė, por nėse do tė kemi parasysh se nė takimin e prof. Ticknor nė Londėr me poetin anglez, tema e bisedės ka qenė Ali Pasha, atėherė mund tė themi se kjo hipotezė nuk ėshtė pa baza. Udhėtimi i Bajronit nė Shqipėri, sigurisht kishte njė rėndėsi shumė tė madhe pėr kohėn, pasi botimet e poetit anglez sollėn njohjen e kėtij vendi tė mbyllur pėr udhėtarėt e huaj, por edhe pėr publikun evropian. Megjithatė, pėr herė tė parė ne mėsojmė se Shqipėria dhe emri i Ali Pashė Tepelenės kishte kaluar oqeanin, duke u bėrė njė objekt diskutimesh nė sallonet letrare tė elitės aristokrate amerikane.
George Ticknor
Profesori i parė nė Universitetin e Harvardit pėr gjuhėt moderne. Shkrimtar, bashkėthemelues i bibliotekės sė parė publike tė Bostonit. Ai studioi nė Kolegjin e Dartmouth dhe u specializua nė gjuhėt latine dhe greke tė vjetėr, ku mėsues kishte pastorin John Gardiner i Trinity Church. Pasi bėri disa klasė nė Universitetin e Masachuset pėr Magjistraturė, ai vendosi tė udhėtojė nė Evropė, pėr tė marrė njė edukim mė tė mirė se ai qė mund tė gjente nė Amerikė. Me rėnien e Napoleonit mė 1815-ėn, kontinenti evropian ishte i hapur pėrsėri, pėr ata qė dėshironin tė lėviznin lirisht nėpėr shtetet evropiane. Sė bashku me mikun e tij nga Bostoni, i cili do tė bėhej mė vonė njė prej oratorėve mė tė famshėm tė Amerikės, Edward Everett, u regjistruan nė Universitetin e Gottingenit, ku ai qėndroi pėr gati dy vjet. Biblioteka e pasur e kėtij Universiteti, si dhe influenca e librit tė Madam de Stael De l’Allemagne mbi epėrsinė e filozofisė dhe literaturės gjermane, me sa duket kanė luajtur njė rėndėsi tė madhe nė vendimin e Ticknor pėr t’u vendosur nė Gottingen. Megjithatė, pėrpara se Ticknor tė ndėrmerrte udhėtimin e tij evropian, ai takoi presidentin amerikan, Madison, si dhe shkoi nė fermėn e Monticelos, ku Tomas Jefersoni i shkroi disa letra prezantimi pėr njė numėr miqsh me influencė nė qarqet evropiane. I pajisur me letrat dhe kontakte nga kėta dy personalitete amerikane, kur Ticknor arriti nė Paris, ai u prit si njė pėrfaqėsues i ri i republikanizmit amerikan, nga qarqet liberale evropiane. Madame de Stawl, megjithėse shumė e sėmurė, dėshironte ta takonte patjetėr kėtė amerikan tė ri dhe ndėr tė tjera, nė njė shkrim tė botuar mbi kėtė takim shkruante pėr Ticknor dhe idetė qė vinin me tė nga pėrtej oqeanit. “Ju jeni avangarda e racės humane, ju do tė jeni e ardhmja e botės”. Pėr dy vjet me radhė, Ticknor udhėtoi nėpėr Evropė, ku takoi njė numėr tė madh shkencėtarėsh, historianėsh, shkrimtarėsh dhe persona tė tjerė me influencė. Gjatė qėndrimit tė tij nė Evropė, Kolegji i Harvardit i ofroi atij katedrėn e gjuhėve franceze dhe spanjolle. Ticknor qėndroi pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė kėsaj katedre dhe kur mė nė fund dha dorėheqjen nė vitin 1835, u zėvendėsua nga poeti i famshėm, Henry Longfellow. Njė studiues skrupuloz, ai vazhdoi tė jepte leksione mbi Danten dhe Shekspirin, si dhe lėndėt e tij tė preferuara spanjisht dhe frėngjisht. Vila e tij elegante nė Boston u shndėrrua nė njė sallon tė rėndėsishėm tė kulturės evropiane, ku ai jetonte si njė aristokrat i vėrtetė. Gjatė gjithė aktivitetit tė tij studiues, ai mbajti njė korrespondencė tė vazhdueshme me njė numėr tė madh intelektualėsh dhe aristokratėsh evropianė, tė cilėt kishin interesa intelektuale tė pėrbashkėta. Pėr njė kohė tė gjatė ai punoi pėr tė pėrgatitur vėllimin voluminoz “Historia e Letėrsisė Spanjolle”, si dhe njė studim mbi arkivat evropiane tė literaturės. Megjithėse u largua nga aktiviteti i Kolegjit tė Harvardit, Ticknor ishte gjithnjė prezent nė tė gjitha ēėshtjet qė kishte kjo shkollė, e cila nė tė ardhmen u kthye nė njė prej universiteteve mė tė rėndėsishme nė botė.
Tirana Observer
shqiptar e bir shqiptari
shqiptar e bir shqiptari

Numri i postimeve : 98
Reputation : 0
Points : 29315
Registration date : 13/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės :: Komentet

avatar

Mesazh Wed May 07, 2008 4:08 pm nga Iliriada Portal

Eksponentet shqiptar te permasave te tilla jane te pakte, por megjithate ata mbeten figura te rralla ne madheshtine e tyre ne rrafshin nderkombetar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Wed May 07, 2008 4:12 pm nga interesanti

Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės 250px-Lord_Byron_in_Albanian_dressLord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės Default
Njė valle tipike Ballkanase u hodh kėto nė Londėr. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kėrcye nga breza tė ndryshėm rinorė dhe u pėrgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua nė Festėn e Flamurit tė komunitetit shqiptar tė Londrės dhe u duartrokit prej tė gjithėve. “Ėshtė vallja qė vallėzohet nė tė gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit nė njė sallė plot me njėrėz tė moshave tė ndryshme. Ajo vallėzohet nė Greqi, Shqipėri, Bullgari, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjė e Hercegovinė, Kroaci, Serbi, Vojvodinė, Rumani e nė disa pjesė tė Hungarisė. Ajo ka njė emėr, ka njė timbėr, njė ritėm, njė lidhje lėvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka njė emėr qė lidhet me historiken, qė lidhet me orrigjinėn e bukur tė valles. Njė emėr qė ndoshta tingėllon ndryshe nė gjuhėt e Ballkanit, ndoshta ėshtė krijuar gjetkė nė mes festives, ndoshta ėshtė njė valle si gjithė tė tjerat, ndoshta ka vetėm emrin valle, ndoshta ėshtė dashuruar me njėrėzit dhe njėrėzit natyrshėm janė dashuruar me tė. Askush s’do tė dijė pėr kėtė retorikė kur dėgjon, sheh dhe madje e vallėzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkėn”.
Pra vallja si pjesė e Kulturės Popullore ka kryer prej kohėsh misionin e saj nė heshtje, pa mbledhje, pa mitingje, pa shantazhe, pa kundėrshti, pa djadhėzi. Ajo me forcėn e saj ka kohė qė ka bashkuar njėrėzit dhe brezat, kombet dhe shtetet, traditat dhe folklorin, historinė dhe etnografinė, koreografinė dhe muzikėn. “Pajtushka” u duartrokit kėto ditė Nėntori nė mes tė Metropolit Botėror, Londrės. Ajo u duartrokit edhe nė “Dancė of the World”, pak ditė mė parė, aty nga fundi i Tetorit 2007. U duartrokit nga Britanikė vendės, Amerikanė, Aziatikė, Australianė dhe Europianė ne kete festival. Ajo u duartrokit si simbol bashkimi dhe urė lidhėse e Kulturave dhe Traditave Ballkanase. Ajo u interpretua nga njė grup modest shqiptar dhe ‘foli’ nė njė gjuhė tė kuptueshme, nė njė gjuhė qė vetėm vallja ka shans t’a shpalosė, nė njė gjuhė qė sfidon tė gjitha gjuhėt.
Vallja hidhet e qetė, ėshtė tėrheqėse dhe tė rrėmben dalėngadalė nė mesin e saj. Hyn nė valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka njė ‘ilac’ tė cuditshėm. Ka mesazhin e fshehur nė tė. Ka frymėzimin e gjallė Ballkanas, frymėzimin e lashtė. Nė gjirin e saj mban tė ngrohtė lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkėjetesės, ndoshta lajtmotivin mė tė hershėm njėrėzor qė buron nga skarpat e rrėpamat malore tė Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymėzim e mbajnė ende gjallė vallen Ballkanase, vallen qė kėndohet shqip nė tė gjitha Kombet, nga tė gjithė popujt e Ballkanit.
“Pajtushka” ėshtė vallėzuar nga Lord Bajroni i Madh nė festėn e Ali Pashė Tepelenės, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, qė dy herė iu dha kurora e Mbretėrirsė Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom nė mes tė stadiumit Kombėtar tė Tiranės, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair nė festive shqiptarėsh dhe ndoshta edhe nga politikanė e profesionistė tė tjerė, ndoshta vallėzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe nė plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingėllon bukur dhe mencur edhe nė mes tė Londrės, edhe nė mes tė Ballkanit me probleme tė tjera.
Copyright Fatmir Terziu
<BLOCKQUOTE>.</BLOCKQUOTE>

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed May 07, 2008 4:28 pm nga Iliriada Portal

Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės Default Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės Pixel-vfl73

pajtushka /payduska
pajtushka /payduska

Shqiptar (shkupjan)ne turqis. Des albanais de turquie d origine shkupjan www.arnavutum.com www.arnavutuz.com dibreli@hotmail.com jabollēishtė Shqiptar (shkupjan)ne turqis.
Des albanais de turquie d origine shkupjan

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi