ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria midis dy komunitete vlerash

Shko poshtė

06052008

Mesazh 

Shqipėria midis dy komunitete vlerash Empty Shqipėria midis dy komunitete vlerash




Shqipėria midis dy komunitete vlerash

Dyzet vjet nga dalja prej paktit tė Varshavės, Shqipėria, dikur vendi mė i izoluar, ėshtė ftuar pėr tė hyrė nė Nato. Nė tė njėjtėn kohė Fifa, e pezullon pėrkohėsisht. Nė sport dhe nė politikė ka standarte tė ndryshme.

nga Martin Woker

NZZ, 22.04.08, Nr. 93, Seite 9

Ftesė nė NATO - Pėrjashtim nga Fifa
“Mami, cfarė ėshtė njė kompromis?” Dorina 11-vjeēare lufton me detyrat e saj tė shtėpisė. Mė nė fund e ėma e ndihmon, dhe tė dyja gjejnė sė bashku njė perkufizim tė pėrshtatshėm. E ėma nuk ja ka treguar sė bijės qė nė moshėn e saj, si nxėnėse, ajo mėsonte tė tjera tema. Shqiptarėt nuk e njohin kompromisin. Tė vegjėlve dhe tė mėdhenjve nė shtetin socialist, iu thuhej se kompromis do tė thoshte tė dorėzoheshe pėrpara armikut dhe rrethimit imperialist-revizionist tė atdheut krenar. Nė rrugėn e unitetit marksist-leninist tė projektuar nga Enver Hoxha nuk kishte nevojė pėr kompromise. I mjeri ai, qė nuk e shihte kėtė.
Njė Shangri-La ateist
Sot gjėrat janė ndryshe. Shqipėria ėshtė rikthyer nė skenėn botėrore. Dorina, njė fėmijė nga njė familje e shtresės sė mesme nė Tiranė, rreshton pėrmendėsh tė gjitha kryeqytetet evropiane dhe flet rrjedhshėm nė dy gjuhė tė huaja. Italishten e ka mėsuar nga televizori. Anglishten nė shkollė. Me ftesėn pėr tė hyrė nė Nato, nė fillim tė prillit, Shqipėria e ka kapėrcyer pėrfundimisht izolimin. Ngjarja u festua nė gjithė vendin pėr ditė tė tėra, dhe kudo u fol pėr njė hap historik. Me plotėsisht tė drejtė. Pas prishjes sė Hoxhės fillimisht me Moskėn dhe mė pas me Pekinin, Shqipėria ishte deri nė fillim tė viteve nėntėdhjetė mė e izoluar se vetė Korea e Veriut. Ftesa e Natos bėhet dyzet vjet pas daljes sė Shqipėrise nga Pakti i Varshavės, nė shtator 1968.
Ndėrsa Shqipėria socialiste, bastioni i fundit i vlerave tė marksizėm-leninizmit dhe i pari shtet ateist i botės, do tė kurorėzohej ndėrmjet tė majtėve perėndimore si Shangri-La, rinia shqiptare ishte e zenė kryesisht me njė pyetje: Ku mund tė kapej nė sekret stacioni i televizionit italian? Pamjet drithėruese hapnin njė botė tė panjohur dhe pėrcillnin vlera tė tjera.
Shqiptarėt mėsojnė shpejt. Shtatėmbėdhjet vjet pas ndryshimit tė sistemit, mbas atij “revolucioni” qė ishte mė tepėr njė lloj puēi i organizuar, ata kanė mėsuar se si tė sillen me vlerat perėndimore. Tė paktėn, nė rrethet e Natos e shohin kėshtu, tek e fundit kjo lloj lidhje mbrojtėse e nėnkupton veten edhe si njė komunitet vlerash. Pėr cilat vlera bėhet fjalė? Tė paktėn Good Governance - Njė qeverisje e mirė. Po, pikėrisht aty ēalon puna. Nė mes tė marsit, organizata botėrore e futbollit, me qendėr nė Zürichberg, i komunikon organizatės shqiptare tė futbollit pėrjashtimin. Arsyeja: “ndėrhyrje tė forta tė politikės”. Sanksioni ka pėr pasojė qė Shqipėria, deri nė njė vendim tė dytė, nuk mund tė marrė pjesė nė asnjė ndeshje ndėrkombėtare, bile as edhe nė ndjeshje miqėsore, dhe gjithė lidhjet e tjera me futbollin botėror janė tė ndėrprera. Pėrse kjo rėnie pėrsėri nė izolim (futbolli)? Nato po, Fifa jo, kjo ėshtė e pamundur!
Miku i Joseph Blatter
Ai ėshtė njė njeri shumė inteligent. Zemėrmirė, i menēur, demokratik dhe diktator nė njė, shkurt: njė tip gjenial. Komplimenti i madh i drejtohet presidentit tė Fifas Joseph Blatter, i cili ka gjetur tek personi i Armand Dukės njė adhurues tė zjarrtė. Armand Duka, ashtu si gjithė bashkėkombasit e tij, e gjeti veten mbas ndryshimit tė sistemit pėrpara njė hiēi material dhe ju desh ta fillonte nga zero. Sot, ai zotėron njė fermė pulash nė periferi tė Durrėsit dhe, siē thuhet rėndom, ka influencė tė madhe nė kėtė rajon. Ai i pret miqtė nė njė zyrė pompoze shefi. Nė kyēin e dorės mban njė byzylyk floriri (origjinė zvicerane), me siguri mė tė madhen tė prodhuar ndonjėherė, dhe nė kėmbė kėpucė me majėn mė tė gjatė tė prodhuar ndonjėherė (bėrė nė Ballkan). Nėse ai do tė ishte shfaqur si personazh nė ndonjė film, regjisorin do ta kishin akuzuar pėr tendencė karikaturizmi. Por, Duka do qė ta marrin seriozisht, tek e fundit ai ėshtė presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, dhe rrjedhimisht, njėri nga njerėzit mė tė pushtetshėm dhe me mė influencė nė vend. Pikėrisht kėtu qėndron problemi.
Kundėrshtari i tij ėshtė Ylli Pango, ministėr i Sportit, Turizmit, Rinisė dhe Kulturės nė qeverinė e kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, udhėheq nė Shqipėri krahun e demokratėve. Por, Armand Duka, vėllai i tė cilit nė qeverinė paraprake tė udhėhequr nga socialisti Fatos Nano ishte ministėr bujqėsie, i pėrket krahut kundėrshtar. Socialistėt dhe demokratėt luftojnė me njėri-tjetrin prej shtatėmbėdhjet vjetėsh deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Lufta pambarim midis dy partive tė mėdha mban peng zhvillimin e drejtėsisė. Kjo armiqėsi nuk mund tė shpjegohet me diferencat ideologjike. Nė loje janė mė tepėr sjellje tė karakterit social psikologjik: Kompromisi do tė thotė dobėsi.
Aleatė myslimanė
Ylli Pango, i cili mban titullin e Profesorit tė Psikologjisė, mohon kategorikisht ēdo lloj konflikti midis tij dhe Dukės. Organizata e futbollit ka njė statut qė bie nė kundėrshti me ligjet shqiptare. Akoma mė keq: ekziston dyshimi se kjo organizatė shet ndeshje, apo ndryshe, bėn match-fixing. Mbas humbjes sė Shqipėrisė njė vit mė parė nė kualifikimin pėr EM 2:4 kundėr Bjellorusisė dhe 6:1 kundėr Rumanisė, Berishės, i njohur pėr ataket e tij kolerike, i humbi durimi. Fajin pėr kėto humbje ai ja ngarkoi Dukės, tė cilin e akuzoi pėr aktivitet mafioz. Akuza ishte e bazuar, nėnvizon Pango, prandaj ai ju lut Fifės pėr tė filluar njė proces hetimi. Dhe, ja ku u dėnua e gjithė Shqipėria me pėrjashtim. Kėtė Pango nuk e kishte menduar. Ēarku funksionoi, por pėr tė zėnė zuri vetė tė zotin.
Duka ndihet i pafajshėm. Qėllimi i vetėm i ministrit ėshtė tė vėrė nėn kontroll organizatėn e futbollit. Shitja e ndeshjeve dhe dhuna nėpėr stadiume janė fenomene globale, tė cilave nuk ju ka shpėtuar as Shqipėria. Por, probleme tė tilla, zgjidhen brenda pėrbrenda familjes. Tek e fundit, edhe njė burrė i tradhėtuar nuk vė tellallin pėrpara botės pėr tradhėtinė. Edhe nė futboll njėlloj funksionon. Ka rregulla dhe parime tė qarta, tė cilat i kontrollon Fifa – njė komunitet vlerash, pra. Duka mendon se krahasimi me Naton qėndron. Por shton me idhtėsi se, futja nė lidhjen transatlantike nuk ishte rezultat i respektimit tė parimeve. “Dikush donte qė ne tė ishim aty”, - thotė ai dhe hesht. Pėr kė e ka fjalėn? Natyrisht pėr SHBA-nė. Influenca dominuese e Washington-it nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė ėshtė njė sekret i hapur dhe subjekt i barcaletave tė pafundme. Miqėsia amerikano-shqiptare ėshtė reciproke. Ndėrsa shqiptaret prej eksperiencave historike kėrkojnė gjithmonė miq tė fortė, amerikanėt sigurojnė aleancė me njė vend mysliman.
Tė paktėn nė letra, Shqipėria figuron vėrtet si njė vend me shumicė muslimane dhe nė 1992 hyri nė konferencėn islamike si njė anėtar i plotė. Prandaj, pjesėmarrja e ushtarėve shqiptare nė luftė kundėr terrorit islamik ka njė domethėnie qė nuk duhet nėnvleftėsuar, dhe jo vetėm simbolike. Ushtria me gati 14 000 ushtarė vė nė dispozicion 350 ushtarė nė shėrbime ndėrkombėtare. Prej tyre, gati njė e treta ėshtė me shėrbim nė Mosul tė Irakut dhe njė e tretė tjetėr nė Herat tė Afganistanit.
Ushtarėt shqiptarė shėrbejnė edhe nė misionin e paqes nė Bosnjė-Herzegovinė, por jo nė Kosovė. Atje, ju dha Natoja tė nėnkuptonin, ėshtė mė mirė tė mos pėrzihen. Ndoshta sepse Shqiperia ėshtė palė nė konflikt? Thimi Hudhra, gjeneral dhe pėrgjegjės pėr trupat shqiptare jashtė, refuzon tė japė pėrgjigje. Por, thotė oficeri, angazhimi i trupave shqiptare jashtė ka qėnė shumė vendimtar pėr futjen e Shqipėrisė nė Nato. Momentin, kur nė Bukuresht u bė ftesa zyrtare, nuk do ta harroj kurrė. Nė 1992 ushtria shqiptare kishte 100 000 ushtarė aktivė dhe 400 000 rezervistė. Edhe atėherė ishte oficer Hudhra; i pėrgatitur nė njė kohė kur Nato ishte armiku numėr njė.
Kosova si arsye kryesore
Sot, lidhja transatlantike ėshtė e detyruar tė bashkėpunojė me Tiranen. Bile me shumė se kurrė. Tė paktėn, kėshtu e interpreton njė diplomat shqiptar ftesėn e Shqipėrisė nė Nato. Ai i referohet situatės nė Kosovė, ku pėr shkak tė vetos sė Rusisė nė OKB, ėshtė e domosdoshme gjetja e njė rruge tjetėr. Shqiperia ka shėrbyer si rrugė pėr trupat e huaja qė nė vitin 1999 kur Nato ndėrhyri nė Kosovė. Nėntė vjet mė vonė nuk duket akoma ndonjė shenjė pėr largimin e kėtyre trupave nga Kosova. Futja e Shqiperisė komshije nė Lidhje, dhe me kėtė edhe tėrheqja nė pėrgjegjėsi, duket njė strategjie e arsyeshme.
Postskript: Sapo na mbėrriti njoftimi se ministri i sportit dhe presidenti i organizatės sė futbollit kanė arritur njė marrėveshje nė sherrin pėr statutin. A tė jetė ky njė kompromis?
avatar
loki

Numri i postimeve : 84
Reputation : 0
Points : 29885
Registration date : 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi