ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Venusi me ferexhe

Shko poshtė

21062010

Mesazh 

Venusi me ferexhe Empty Venusi me ferexhe




Nga Kastriot ]MYFTARAJ

Nė demonstratėn e mbajtur nė Prishtinė kundėr ndalimit qė u bėhet nė shkolla vajzave muslimane praktikante vura re disa fytyra femrash tė mbuluara me shami, tė cilat nėse do t’ i kishin pasur para syve piktorėt e mėdhenj tė Rilindjes Italiane,

Sandro Botiēelli, Tiziano Vecelli, Giorgione, apo edhe Diego Velasquez, kur pikturuan Venusin, perėndeshėn antike tė dashurisė dhe bukurisė, do tė qenė nė dilemė nėse tė zgjidhnin femrat qė patėn si model, apo kėto Venusė shqiptare tė Kosovės. Duke parė demonstratėn mendova se si mund tė ishte biseda ime me njė nga kėto vajza tė mbuluara. Natyrisht qė unė nuk do ta filloja bisedėn duke i rrėfyer mendimin e mėsipėrm se ajo do ta kundėrshtonte kėtė gjė me me pėrēmim, si degjenerim tė idhujtarisė perėndimore. Nėse ajo do tė shikonte tablotė e piktorėve tė pėrmendur, si “Lindja e Venusit” e Botiēelli, ku perėndesha e bukurisė, e lindur nga shkuma e detit qėndron mbi njė guaskė, “Venusi qė fle” e Giorgiones, “Venusi me pasqyrė”, e Tizianos, apo edhe “Venusi nė pasqyrė e Velasquezit”, ato me siguri do t’ i pėrēmonin si pornografi. Biseda do tė vijonte sigurisht nga ana vajzės sė mbuluar me njė lumė retorike pėr vlerat e larta morale qė bart Kurani. Kėshtu, biseda nuk do tė kishte qenė mė e kuptueshme se sikur ne tė dy tė flisnim dy gjuhė tė ndryshme, secila e panjohur pėr palėn tjetėr.
Por unė do tė bėja edhe njė pėrpjekje, duke i thėnė se nė origjinė tė konceptit islamik pėr femrėn ėshtė dyshimi, frika supersticioze, dhe tekefundit urrejtja e popujve hėnorė ndaj femrės. Arabėt, para Muhametit dhe pas tij qenė atėherė dhe janė edhe sot njė popull hėnor. Kalendari arab, si nė kohėn idhujtare, ashtu dhe nė kohėn islamike, ishte kalendar hėnor. Hyjnitė pagane arabe paraislamike qenė hyjni hėnore, me Hėnėn si instancė supreme hyjnore, e cila adhurohej dhe pėrcaktonte formėsimin e mėnyrės sė jetesės. Volksgeist (shpirti i kombit) arab ėshtė hėnor. Nė besimet idhujtare tė popujve hėnorė, cikli hėnor lidhet me ciklin menstrual femėror. Prej kėtej perceptimi i femrės si njė forcė demoniake, e cila duhet mbajtur nėn kontroll, e nėnshtruar.
Adhurimi i Hėnės ėshtė shumė i pranishėm edhe nė magjinė e zezė tė botės sė krishterė, nė shtriganėrinė. Nė magjinė e zezė ekziston kulti i Madonės sė Orientit. Nė vitin 1390 Inkuizioni ekzekutoi dy femra italiane tė cilat ushtronin magjinė e zezė duke u paraqitur si ndjekėse tė Madonės sė Orientit. Madona e Orientit ishte njė emėr qė i jepej Hėnės si hyjneshė e okultizmit tė magjisė sė zezė.
Unė do t’ i thosha bashkėbisedueses se nuk i fola rastėsisht pėr Venusin. Unė do t’ i thosha se i fola pėr Venusin se kam pėrshtypjen se vajza nė fjalė, mė tepėr se besimtare muslimane ėshtė njė adhuruese e perėndeshės arabe Allat, ekuivalentit arab tė Venusit nė idhujtarinė arabe paraislamike. Historiani antik grek, Herodoti, thotė se arabėt e quanin Afroditėn (homologia greke e Venus) Allat. (Historitė: 1: 131) Nė periudhėn paraislame arabėt qenė njė popull primitiv, tė dhėnat pėr ta i kemi kryesisht nė gjuhėt e tjera. Allat ishte njė nga tre perėndeshat kryesore tė Mekės. Sipas “Kitab al Asnam” (“Libri i Idhujve”), i Hisham Ibn al Kalbi, i botuar nė 1952, Allat kishte njė kult nė Kaaba, nė Mekė, e cila mė pas do tė bėhej vendi mė i shenjtė i Islamit. Allat-i adhurohej edhe nga fisi i Kurejshi, tė cilit i pėrkiste Muhameti.
Allat, si tė gjitha perėndeshat hėnore-ekuivalente tė Venusit, ishte njė perėndeshė e zymtė, nė dallim nga Venusi. Perėndeshat antike greke dhe romane tė dashurisė dhe bukurisė, Afrodita dhe Venusi qenė hyjni tė ēelura, plot dritė, se ato janė hyjni tė popujve diellorė. Pėr Platonin perėndesha Afrodita-Venus ishte njė perėndeshė tokėsore, e cila u frymėzonte njerėzve dashurinė seksuale, por edhe njė perėndeshė qiellore, e cila u frymėzonte dashurinė intelektuale, dashurinė pėr kėrkime intelektuale. Prej kėsaj dihotomie statusi unik i femrės nė qytetėrim perėndimor, nė krahasim me qytetėrimet e tjera, qė prej Antikitetit dhe deri nė ditėt tona. Prej kėtej ajo butėsi qė buron nga skulpturat dhe tablotė e Venusit-Afrodita, tė bėra nga meshkuj, ajo butėsi pėr tė cilėn kjo fjalė shqipe nuk ėshtė e pėrshtatshme se nuk e ka konotacionin e fjalės latine “tenere”, e cila ka njėherėsh kuptimin e butėsisė, delikatesės, sensitives, femėrores, diellores tekefundit. Ky imazh i perėndeshės sė dashurisė dhe bukurisė ka influencuar me siguri shumė qė statusi i femrės tė ndryshojė nė kulturat perėndimore qė nė kohėt antike, duke u kaluar nė martesėn monogame, e cila ishte njė pėrmirėsim i madh i statusit tė femrės. Nuk ėshtė gjė e rastit qė nė kohėn e Rilindjes Europiane, e cila ishte ndėr tė tjera dhe njė revolucion intelektual, piktorėt e mėdhenj tė cilėt i pėrkisnin llojit tė intelektualėve tė Rilindjes, dhe qė donin tė nxisnin revolucionin intelektual, u joshėn aq shumė nga Venusi. Ata e perceptuan atė nė sens platonian, si nxitėse tė shpirtit intelektual.
Hyjnia hėnore Allat nuk bart kurrgjė tė ngjashme me homologet diellore Afrodita dhe Venus. Hallat ėshtė thjesht njė hyjni e riprodhimit seksual, tek e cila femra paraqitet njėlloj si deveja, njė gjallesė e nevojshme funksionale. Asgjė qė ka tė bėjė me dashurinė intelektuale, me frymėzimin e kėrkimit intelektual, nuk ekziston tek ajo. Femrat arabe paraislamike, tė cilat adhuronin Allat qenė tė mbuluara. Ato qenė nė fakt qenie riprodhuese tė cilat qenė tė pėrjashtuara nga ēdo raport intelektual me meshkujt. Pėr kėto femra tė mbuluara kishte njė kod tė rreptė normash sjelljeje, por kjo nuk kishte tė bėnte aq me etikėn se sa me garantimin e pronėsisė sė meshkujve mbi kėto qenie riprodhuese tė seksit tjetėr. Fakti qė njė mashkull kishte tė drejtė tė martohej me mė tepėr se njė femėr, i bėnte tė nevojshme kėto norma tė rrepta. Pėr tė bėrė tė mundur kėtė Allat kishte marrė trajtėn e njė hyjnie antifemėrore. Femrat, duke adhuruar Hallat, adhuronin statusin e tyre tė diskriminuar dhe poshtėrimin e tyre.
Derisa Islami ruajti poligaminė nga periudha idhujtare, ai do tė ruante statusin e femrės nė periudhėn idhujtare arabe. Kėshtu qė Islami e sanksionoi nė normat e tij statusin e femrės sipas hyjnisė sė zymtė hėnore, Allat. Femrat islame tė mbuluara, ngjajnė si hije, si imazhe tė hyjnisė sė zymtė hėnore Allat. Normat morale tė Islamit janė nė fakt njė mėnyrė pėr tė pėrjetėsuar modelin e femrės-Allat. Normat e rrepta tė Kuranit dhe haditheve pėr femrėn, janė mė tepėr njė mėnyrė pėr tė zhdukur qetėsuar frikėn, ndjenjėn e rrezikut, qė i krijon femra mashkullit tė njė populli hėnor.
Nė normat e rregullimit total tė jetės njerėzore qė ofron Kurani dhe Hadithet e Muhametit, vėrehet njė ngrirje intelektuale, e cila nuk mund tė mos ketė lidhje me ngrirjen qė i bėhet femrės, e cila refuzohet nė imazhin Venus-Afrodita, tė burimit tė dashurisė intelektuale. Feja islame ėshtė njė doktrinė urrejtjeje ndaj femrės. Ashpėrsia me tė cilėn muslimanėt reagojnė nė debatet pėr fenė e tyre, nė kohėn kur nė librin e tyre tė shenjtė fyhen dhe poshtėrohen fetė e tjera, vjen nga dyshimi dhe pasiguria qė ata kanė pėr fenė e tyre. Kjo ėshtė pasiguria e pėrjetshme e popujve hėnorė. Popujt hėnorė, nė dallim nga popujt diellorė, janė irracionalė.
Mentaliteti dhe shpirti i popujve hėnorė islamikė u projektua nė Shqipėri me pushtimin osman, dhe me islamizimin e dhunshėm qė pasoi atė. Ėshtė shumė interesante se si malėsorėt e thjeshtė shqiptarė, njerėz analfabetė, e perceptuan rrezikun qė paraqiste Islami pėr shpirtin e nacionit, rrezikun e tjetėrsimit tė shpirtit venusian tek femra shqiptare, ēka shprehet tek kėto dy vargje, tė kėsaj kėnge tė kryengritjeve te hershme shqiptare pas pushtimit osman:
“Malet tona bjeshkė me zana,
s’ un i ndėrrojm; ksulat me ēallma!”
Zana, hyjnia parakristiane shqiptare ėshtė qartėsisht homologia iliro-shqiptare e Venusit dhe Afroditės. Nė mos vetė perėndesha ilire e dashurisė dhe bukurisė, Zana ėshtė me siguri pjesė e shpurės sė nimfave tė saj. Dy vargjet e mėsipėrme vlejnė pėr Volksgeist, shpirtin nacional shqiptar, sa tė gjithė tablotė e Venusit tė Botiēelli, Tiziano, Giorgione, Velasquez, se nė kėto dy vargje u ruajt thelbi i kumtit qė pėrcollėn kėto tablo pėr njerėzimin. Kėto dy vargje shprehin shpirtin e njė populli diellor! Kėto dy vargje tė bėjnė tė mendosh se nėse nuk do tė kishte qenė pushtimi osman, do tė kishte pasur shkolla tė pikturės, paralel me Rilindjen Europiane, nė Shkodėr, Prizren, Vlorė, Tetovė, Preshevė, Janinė, Ulqin, nga tė cilat do tė trashėgonim tablo tė zanave, si ato tė Venusit.
Me pushtimin osman, nacionit (kombit) shqiptar iu imponua shndėrrimi nė njė popull hėnor, dhe u kėrkua qė t’ i imponohet shpirti hėnor, ēka ishte nė kundėrshtim me formėsimin e tij historik kulturor. Por nacioni shqiptar i rezistoi kėsaj pėrpjekje tjetėrsuese dhe me largimin e Imperisė Osmane, shqiptarėt e kthyer me forcė nė fensė islame, e braktisėn masivisht identitetin hėnor tė imponuar. Atė e ruan vetėm njė minorancė muslimanėsh praktikantė, e cila kėrkon t’ i imponojė Shqipėrisė, Kosovės dhe pjesės tjetėr tė trojeve shqiptare identitetin arabo-hėnor. Kjo bėhet duke u ndėrtuar njė numėr shumė i madh xhamsh, nė shpėrpjestim me numrin e besimtarėve muslimanė qė i frekuentojnė ato, duke pasur ēdo xhami nė kulmin e vet gjysmėhėnėn, simbolin e shpirtit hėnor. Nga minaret e kėtyre xhamive, megafonė tė fuqishėm, shpėrndajnė periodikisht ditėn dhe natėn tingujt e ezanit nė arabisht,
kumtin e shpirtit hėnor.
Ky identitet arabo-hėnor i imponuar ėshtė njė gjė artificiale pėr shqiptarėt. Arabėt paraislamikė qenė njė popull hėnor, dhe Islami u pėrshtat me kėtė identitet, ēka ėshtė prova mė qartė se Islami qe evoluim i idhujtarisė hėnore arabe. Por pėr shqiptarėt, njė popull diellor, identiteti hėnor ėshtė njė gjė qė tjetėrson shpirtin nacional. Identiteti hėnor qė u jep Islami shqiptarėve ėshtė aq i papranueshėm pėr konstitucionin shpirtėror shqiptar, sa ē’ do tė ishte identiteti diellor pėr arabėt. Ēka do tė thoshin arabėt nėse do t’ u kėrkohej tė shndėrroheshin nė popull diellor? Prandaj deislamizimi i trojeve shqiptare, nė dy anėt e kufirit ėshtė njė gjė e natyrshme pėr tė eliminuar anomalinė qė ka ndodhur me shpirtin nacional, me identitetin nacional gjatė pushtimit osman.
Ēka do tė thoshte Venusi me ferexhe e demonstratės sė Prishtinės pas gjithė kėtyre qė do tė thosha unė? Ndoshta do tė fillonte pėrsėri me atė retorikėn pėr vlerat e larta morale qė bart Kurani, pėr normat etike qė janė tė nevojshme sot mė tepėr se kurrė. Dhe unė do t’ i thosha se antropologėt habiten me normat etike qė gjejnė nė fiset primitive, gjithandej botės, ku popujt kanė nė njė masė apo nė njė tjetėr sensin e sė mirės dhe tė sė keqes. Por nuk ėshtė e nevojshme qė pėr tė pasur norma tė tilla, njė nacion diellor si shqiptarėt, tė shndėrrohen nė njė popull hėnor. E kur ajo tė mė thoshte se normat e Kuranit e kanė origjinėn tek Allahu, unė do t’ i thosha se si ėshtė e mundur qė Allahu paska pasur kėtė prirje pėr tė ricikluar realitetin idhujtar arab paraislamik?! Do t’ i thosha se ka diēka qė duket shumė e dyshimtė tek feja islame, pėr shkak se ajo ėshtė
trashėgimtare e qartė e idhujtarisė arabe paraislamike, dhe se kurrgjė nuk e vėrteton kėtė mė mirė se statusi i njėjtė i femrės nė dy rastet.
Do t’ i thosha se nė genin e saj janė 10-15 gjenerata tė shpirtit tė instaluar hėnor-islamik, por pas tyre qėndrojnė 100-150 gjenerata tė shpirtit natyral diellor, iliro-shqiptar. Unė do t’ i thosha se kėto 100-150 gjenerata peshojnė shumė mė tepėr se tė parat, dhe se ajo ka detyrime ndaj tė parėve tė saj paraislamikė, mė tepėr se ndaj tė parėve islamikė. Se nėse ajo, nėpėrmjet Islamit e ndjen veten tė pėrkushtuar ndaj idhujtarisė arabe paraislamike, atėherė kanė tė drejtė edhe paraardhėsit e saj paraislamikė paganė dhe jopaganė, qė t’ i kėrkojnė asaj devotshmėrinė ndaj tyre.
Unė do t’ i thosha se paraardhėsit e saj paraislamikė luftuan pėr mijėra vjet, nė mėnyrė qė tė sigurohej ekzistenca e pasardhėsve tė tyre nė kėto troje, dhe ata kanė tė drejtė tė kenė pėrkushtimin e saj mė tepėr se Muhameti dhe idhujt arabė qė ai ricikloi nė fenė e tij. Unė do t’ i thosha se derisa ajo me veprimet e saj, duke u dhėnė trojeve shqiptare identitet arab, po ve nė rrezik ekzistencėn fizike tė nacionit shqiptar, ajo po zhbėn atė ēka bėnė pėr mijėra vjet paraardhėsit e saj, dhe kėto po e bėn pėr hir tė njė njeriu qė ka jetuar 1400 vite mė parė nė Arabi dhe qė nuk ka dėgjuar kurrė pėr shqiptarėt.



Gazeta SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi