Kushtetuesja rrezon dy nene te Kodit, hapet rruga per partite joparlamentare
Faqja 1 e 1
22062010
Kushtetuesja rrezon dy nene te Kodit, hapet rruga per partite joparlamentare
Per te marre pjese ne garen elektorale, nje partie politike e cila nuk perfaqesohet ne Kuvend, nuk do ti duhen me 10.000 firma, per tu regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per te marre pjese ne gare. E aq me pak qe ti paraqese keto firma perpara noterit. Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi dje dy nene te Kodit Zgjedhor, pikerisht ne debatet e nisura se fundmi ne politike, per permiresimin e ketij ligji ne funksion te rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Me konkretisht, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 68 dhe 71 te Kodit Zgjedhor, qe percaktojne se ne zgjedhje mund te regjistrohet nje force politike e cila nuk perfaqesohet ne Kuvend, vetem nese mbeshtetet nga 10.000 zgjedhes. Keta te fundit, gjithashtu duhet te depozitojne ne menyre individuale nenshkrimet e tyre ne mbeshtetje te kandidatit para noterit. Kushtetuesja pranoi keshtu, ankesen e bere kohe me pare nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptare, te cilet nuk u bene dot pjese ne garen e fundit elektorale per keto arsye. Kryetari i kesaj partie, Selami Janishehri argumentoi para gjykates, se ka pasur vullnetin te marre pjese aktivisht ne zgjedhjet politike te zhvilluara me 28.06.2009, por nuk ka mundur te regjistrohet si subjekt pjesemarres ne zgjedhje pasi sipas tij ka qene praktikisht i pakapercyeshem sigurimi i 10.000 nenshkrimeve te mbeshtetesve te tij, procedure e cila duhet te kryhet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve apo perpara noterit. Lidhur me kete ankese, Kushtetuesja vleresoi se midis partive dhe kandidateve duhet te krijohen shanse te barabarta dhe shteti duhet te jete i paanshem ndaj tyre, duke zbatuar ligjet ne menyre te njejte per te gjithe. Sipas saj, numri i nenshkruesve nuk duhet te jete aq i ulet sa te lejoje gjithkend te marre pjese ne konkurrim, por edhe te mos jete aq i larte sa ta beje praktikisht te pamundur apo te veshtire per nje parti te re pjesemarrjen ne zgjedhje, duke shfuqizuar si antikushtetues dy nenet e Kodit Zgjedhor. R. Rapushi
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Kushtetuesja rrezon partite per kufirin: Na sillni statutin
» Kushtetuesja, mazhoranca "rrezon" Topin ne Kuvend, vote kunder kandidatit Kosta
» Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e fluksit turistik
» PublicitetOSBE/ODIHR: Ok, Kodit Elektoral
» Kushtetuesja, mazhoranca "rrezon" Topin ne Kuvend, vote kunder kandidatit Kosta
» Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e fluksit turistik
» PublicitetOSBE/ODIHR: Ok, Kodit Elektoral
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi