ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Evropa, Edi Rama punoi kuner heqjes se vizave

Shko poshtė

25062010

Mesazh 

Evropa, Edi Rama punoi kuner heqjes se vizave Empty Evropa, Edi Rama punoi kuner heqjes se vizave




[img(170px,114px)]http://www.kohajone.com/zfoto/20100625032233_artikull.jpg[/img]Eurodeputeti Elmar Brok, qe luan nje rol aktiv ne Komisionin e Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian, shprehet ne nje interviste per TV Klan, se opozita nuk duhet te shkaterroje kredibilitetin e demokracise shqiptare. Sipas tij, eshte krijuar pershtypja, se me qendrimin e saj, opozita nuk deshiron heqjen e vizave afatshkurtra, duke mos luajtur nje rol konstruktiv. Po ashtu ofertat e qeverise per opoziten, Elmar Brok, i quan si shume zemergjera. "Per ne, Shqiperia ka bere progres, prandaj ne u shprehem qarte dhe mbi procesin e heqjes se vizave afatshkurtra. Ne shpresojme qe progresi ne reformat e integrimit te vazhdoje dhe opozita te luaje nje rol demokratik ne jeten politike dhe jo te shkaterroje kredibilitetin e demokracise shqiptare", ka qene deklarata e djeshme e Elmar Brok, eurodeputet gjerman. Sipas tij, eshte krijuar tashme nje pershtypje se te gjitha debatet qe ka zhvilluar opozita kane qene ne funksion te bllokimit te procesit te vizave. “Eshte krijuar pershtypja se opozita po perdor debatet e brendshme politike me qeverine per te ndaluar vendimin per heqjen e vizave afatshkurtra. Keto jane lojera qe nuk ndihmojne. Kam pershtypjen, se opozita nuk deshiron te arrihet nje marreveshje”, tha eurodeputeti gjerman, Brok. Njeheresh, duke qene konsekuent ne deklaratat dhe qendrimin e tij, ai eshte shprehur se “Kam pershtypjen, se opozita s’do asnje marreveshje, per sa kohe ata mund te bejne dicka kunder qeverise, madje edhe lidhur me gjetjen e nje marreveshje per Kodin Elektoral. Kjo eshte pershtypja ime”. Nje akuze kjo shume e forte e nje eurodeputeti ne drejtim te opozites shqiptare, duke qene njeheresh ne te njejten linje me ate te mazhorances shqiptare, e cila me se njehere ka denoncuar perpjekjet e Rames dhe te PS, qe permes lotimit, protestave, greves se urise eshte perpjekur te bllokoje levizjen e lire per qytetaret shqiptare, por dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. “Une i kam thene kryeministrit Berisha, se ai i ka dhene teper opozites, pasi nuk kam degjuar kurre me pare, qe opozita te kete mazhorancen dhe drejtimin e nje komisioni hetimor parlamentar. Normalisht kete e ka mazhoranca ne dore. Kjo eshte e pabesueshme. Opozita duhet te jete e kenaqur me kete dhe te luaje nje rol konstruktiv. Qytetaret shqiptare jane qartesisht ne favor te integrimit evropian, por disa lidere kane nje mendim te ndryshem dhe mendoj se zoti Rama nuk luan nje rol ndihmues”, ka deklaruar Elmar Brok, eurodeputeti gjerman. I cili ka kaluar ne akuza te drejtperdrejta ndaj kreut socialist, Rama, per inicimin e ketij procesi bllokues ndaj liberalizimit te vizave. Akuza “Opozita duhet te jete e kenaqur me kete dhe te luaje nje rol konstruktiv. Qytetaret shqiptare jane qartesisht ne favor te integrimit evropian, por disa lidere kane nje mendim te ndryshem dhe mendoj se zoti Rama nuk luan nje rol ndihmues”, tha Brok. Vizat “Eshte krijuar pershtypja, se opozita po perdor debatet e brendshme politike me qeverine per te ndaluar vendimin per heqjen e vizave afatshkurtra. Keto jane lojera qe nuk ndihmojne. Opozita nuk deshiron te arrihet nje marreveshje”, tha eurodeputeti gjerman.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi