ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILECU, Shqiperia model ne luften kunder krimit

Shko poshtė

25062010

Mesazh 

ILECU, Shqiperia model ne luften kunder krimit Empty ILECU, Shqiperia model ne luften kunder krimit




Tirane-Shqiperia behet vendi i pare perfitues i projektit ILECU, Njesia e Koordinimit Nderkombetar per Zbatimin e Ligjit. Ne Tirane, u perurua dje ngritja e kesaj zyre, projekt i financuar nga Komisioni Europian per zhvillimin organizativ ne institucionet e policise dhe drejtesise ne Europen Juglindore dhe qe implementohet nga Zyra e Krimeve Federale te Austrise. Ne kete ceremoni mori pjese Ministri i Brendshem Lulzim Basha, homologia e tij austriake Maria Fekter, Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, si dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Ministrja e Brendshme e Republikes Federale te Austrise, Maria Fekter ne fjalen e saj tha se “me kete projekt Shqiperia deshmoi se eshte nje vend model qe duhet marre shembull. Zbatimi i projektit ILECU ne Shqiperi, do te lehtesoje bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, krimit ekonomik e po keshtu bashkepunimin per parandalimin e terrorizmit”, u shpreh zyrtarja e larte e Austrise. Sipas saj, ky projekt eshte nje gur themeli ne politiken e sigurise se vendit dhe ne bashkepunimin policor me Europen dhe gjithashtu me Austrine. Me nenshkrimin e memorandumit te bashkepunimit Shqiperia, i dergon Europes nje sinjal te qarte, tha ministrja Fekter. Ndersa ministri i Brendshem Basha, theksoi se fakti qe Shqiperia behet vendi i pare perfitues i ketij projekti, demostron qarte vullnetin dhe vendosmerine e qeverise per te qene ne pararoje te proceseve reformuese kunder krimit. “Shqiperia behet vendi i pare perfitues i ketij projekti, qe ne perputhje me parashikimet, perfundon brenda nje kohe rekord ngritjen e ILECU-t, duke demostruar prere dhe qarte vullnetin e hekurt, vendosmerine dhe kapacitet e qeverise dhe te shtetit shqiptar per te qendruar gjithnje pararoje e proceseve reformuese ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.”Duke nenvizuar se shembulli me i fresket i vleresimit te reformave dhe arritjeve te Shqiperise ishte rekomandimi i Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare, ministri Basha u shpreh se edhe zbatimi i ketij projekti, do te sherbeje si nje shtytje per te vazhduar rrugen e reformave dhe konsoliduar rezultatet e arritura. “Ju garantoj se keto perpjekje nuk jane pjese e nje fushate me nje fillim dhe nje mbarim dhe ndonese procesi i liberalizimit te vizave eshte qartesisht ne rezultat i prekshem per qytetaret shqiptare, i perpjekjeve dhe arritjeve te qeverise shqiptare ne kete drejtim, perpjekjet tona qe kane filluar para se ky proces te konkretizohet politikisht, do te vazhdojne me te njejten vendosmeri edhe pasi ky proces te behet realitet me vendimin e shumepritur dhe besoj te shpejte te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare.” Ne fund te kesaj ceremonie u nenshkrua Memorandumi i Bashkepunimit per koordinimin nderkombetar per zbatimin e projektit ILECU. Ai u nenshkrua nga Ministri i Brendshem, Ministri i Drejtesise, Ministri i Financave dhe Prokurorja e Pergjithshme. Fekter Zbatimi i projektit ILECU ne Shqiperi, do te lehtesoje bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, krimit ekonomik e po keshtu bashkepunimin per parandalimin e terrorizmit. Basha Shqiperia behet vendi i pare perfitues i projektit ILECU, duke demostruar vullnetin e hekurt, vendosmerine dhe kapacitet, per te qendruar gjithnje pararoje e proceseve reformuese ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi