Brace qellohet me shpulle ne rruge
Faqja 1 e 1
20082010
Brace qellohet me shpulle ne rruge
Tirane-Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace perfshihet ne nje incident per vendin e parkimit te automjetit, me nje emigrant te ardhur ne Shqiperi me pushime nga Greqia. Brace ka rene pre e sistemit te ri te parkingjeve me pagese te Bashkise se Tiranes. Konflikti mes Braces dhe te riut emigrant ndodhi dje ne mesdite per nje vend parkimi ne qender te Tiranes, ne bulevardin Deshmoret e Kombit, prane sheshit Skenderbej. Brace ka debatuar me fjale me 27-vjecarin Rigels Shehaj, pasi te dy kane dashur te parkojne ne te njejtin vend. Emigranti ne gjaknxehtesi e siper, i eshte afruar dhe e ka qelluar me pellembe prapa kokes deputetin socialist. Kaq eshte dashur dhe incidenti eshte raportuar ne komisariatin nr.1 te policise se Tiranes. Uniformat blu jane lajmeruar per kete ngjarje dhe kane ndaluar menjehere te riun Shehaj. Ndersa deputeti i eshte drejtuar komisariatit numer 1, per te kryer kallezimin penal ndaj personit qe e qelloi ne rruge. Te dyja palet kane bere deklarimet perkatese per incidentin momental te ndodhur. Pas sqarimit te situates, deputeti Brace ka lene komisariatin e policise, ku mesohet se nuk ka bere kallezim penal ndaj te riut emigrant. Pas debatit, deputeti Brace, u paraqit ne ambientet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane, i cili refuzoi per te ndjekur ligjerisht kete incidet te rastesishem. Po ashtu edhe 27- vjecari Rigels Shehaj, nuk depozitoi asnje kallezim penal per kete grindje te castit, sqaroi policia ne komunikaten per shtyp. Terheqja e deputetit duket se lidhet me faktin se i riu qe jetonte si emigrant ne Greqi, ka pohuar ne polici qe nuk e dinte dhe as e kishte besuar se Brace ishte deputet i Kuvendit te Shqiperise. Sherbimet e Policise se Komisariatit te Policise Nr.l Tirane, pasi kane marre ne pyetje 27-vjecarin dhe kane kryer veprimet e nevojshme procedurale e kane lene ate te lire. Ne nje prononcim per median pas kesaj ngjarje, deputeti Erion Brace tha se nuk kishte ndodhur asnje konflikt dhe se gjithcka ishte zgjidhur mes tij dhe djalit 27-vjecar, i cili i kishte kerkuar falje per veprimin. L.Koraqi
loha jone
loha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Brace qellohet me shpulle ne rruge :: Komentet
Teuta shkruajti:Kta jane karagjoze, nuk kane piken e edukates. Nje njeri me mend, aq me teper nje person publik si Braēe, nuk do ti kishte hyre debatit fare, aq me teper per nje gje kaq banale.
vertete sa injorant!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi