ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat)

Shko poshtė

11052008

Mesazh 

Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat) Empty Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat)





Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat)


Fatos Lubonja

I ngacmuar nga njė artikull i “Korrierit” i para dy ditėve, hyra e pashė nė internet skenėn e dhunės sė publikuar nė “Youtoube”, ku njė grup tė rinjsh rrahin kafshėrisht njė bashkėmoshatarin e tyre m’u pėrpara shkollės, nė prani tė njė numri tė madh nxėnėsish. Rrahja ishte tronditėse, por tronditėse ishte gjithashtu indiferenca e tė tjerėve qė asistonin nė atė skenė, fjalėt e ndyra qė shoqėronin gjithė rrahjen, gjakftohtėsia e atij qė filmonte pa ndėrhyrė. Edhe njė herė, si shpesh kėto kohė, ndjeva simptomat e njė sėmundjeje tė pėrhapur shoqėrore, qė po na pėrcjell fort idenė, se prapa nesh po vjen njė rini gjithnjė e mė nė krizė vlerash e humanizmi. Duke e ditur se ēdo brez pretendon se ėshtė mė i mirė se brezi paraardhės dhe kritikon brezin pasardhės, jam i prirur ta shoh edhe me dyshim kėtė ide. Por, nga ana tjetėr, po me po kaq dyshim shoh edhe idenė “e shėndoshė”, sipas sė cilės ēdo brez qė vjen, ėshtė mė pėrpara sesa brezi paraardhės. Prandaj, mendoj se ēėshtja vlen tė debatohet me seriozitet.

Episodi mė ktheu edhe nė mendimet e afro njė muaji mė parė, pasi dola nga shfaqja “Franku V” (opereta e njė banke private) tė Dyrrenmatit vėnė nė skenė nga regjisori Arben Kumbaro. U mata disa herė tė shkruaj pėr shqetėsimin qė mė transmetoi ajo shfaqje ato ditė, lidhur me temėn e rinisė, por mbeta pa e bėrė, i zėnė me shkrime tė tjera. Por ato pamje tė rinjsh vrastarė, pa asnjė lloj empatie, dhembshurie apo respekt pėr qenien njerėzore, mė rikthyen tek mendimet e pas asaj shfaqjeje dhe nevoja pėr t’i ndarė publikisht. Pėr tė ardhur tek shqetėsimi, le tė them dy fjalė pėr Dyrrenmatin dhe “Frankun V” mė sė pari.

“Franku V” ėshtė njė metaforė e kapitalizmit tė egėr tė mbėshtetur mbi fitimin dhe pasurimin me ēdo mjet. Aksionerėt e njė banke, qė pėr t’u pasuruar kanė bėrė gjithēka: kanė mashtruar, prostituuar, vrarė etj., vijnė nė momentin kur u duhet tė eliminojnė njėri-tjetrin. Dhe kur ky eliminim, nė emėr tė fėmijėve, tė sė ardhmes sė tyre, ėshtė thuajse duke pėrfunduar e gjithēka ka mbetur nė duart e dy vetėve, Frankut dhe sė shoqes, ku vijnė pikėrisht fėmijėt e tyre, qė kanė studiuar nė Londėr, tė cilėt eliminojnė prindėrit, sepse kėta janė tepėr tė butė nė metodat e tyre, se baba Franku V vazhdonte tė lexonte edhe Gėten ndonjėherė.

Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh me saktėsi se ēfarė zhanri i pėrket “Franku V”, dramė, satirė, operetė, komedi a tragjedi, sepse atje i gjen tė gjitha kėto tė shkrira sė bashku nė njė grotesk, ku ngjyrat tragjike dominojnė mbi ato komike. Mė saktė, mund tė thuhet se ėshtė njė mėnyrė dyrrenmatiane e vėshtrimit tė botės. Nėse do tė citoja vetė Dyrrenmattin, pėr tė pėrcaktuar do tė thosha se nė kėtė kėndvėshtrim tė botės gjen pesimizmi i tij, kur thotė se “vjen njė moment, kur asgjė nuk mund tė fshihet mė apo tė hidhet prapa shpine, atėherė kur na ka mbetur vetėm realiteti dhe ai ėshtė i tmerrshėm”.

Dyrrenmati, qė e njohim nga “Vizita e zonjės plakė”, qė vjen me hakmarrjen e saj tė tmerrshme: “Bota mė bėri mua njė putanė, unė do ta bėj atė njė bordello”, i pėrket njė brezi kritik ndaj kapitalizmit. Ndryshe nga adhuruesit e kėtij sistemi, ai mendon se kemi nevojė pėr njė erė tė re iluministe, se sistemi ynė i sotėm politik duhet tė heqė dorė nga pretendimet se ka gjetur tė vėrtetėn, drejtėsinė dhe lirinė, duke i zėvendėsuar kėto siguri me kėrkimin e sė vėrtetės, drejtėsisė, lirisė dhe arsyes.

Kumbaro me zgjedhjen e asaj pjesė duket se ka shprehur njė shqetėsim tė vetin dhe na ka ftuar nėpėrmjet kėsaj pjese, pėr reflektim pėrballė realitetit tė kapitalizmit tė ri e tė egėr shqiptar. Aq mė aktuale mė bėhej kjo zgjedhje, duke pasur parasysh se vetėm disa ditė pėrpara premierės ndodhi shpėrthimi i Gėrdecit, ku pikėrisht ky kapitalizėm i shfrenuar nė egėrsinė e tij mori jetėn e 26 njerėzve, plagosi e traumatizoi qindra tė tjerė dhe kur protagonisti kryesor i saj (Delijorgji) mė rezultonte njė i ri, i cili kur ra komunizmi ka qenė veēse 12 vjeē, pra njė produkt i kohės sė “lirisė” dhe “demokracisė” kapitaliste qė po jetojmė.

Nuk ishte e vėshtirė tė shihje prapa metaforės sė bankės parti politike qė veprojnė si banda gangsterėsh, biznesmenė, mafiozė etj., etj. Megjithatė, ajo qė mė mbeti nė mendje ishte momenti kulminant i “Frankut V”. Ai kur fėmijėt, nė emėr tė tė cilėve janė bėrė tė gjitha poshtėrsitė, vijnė e shfaqen mė tė egėr e mė tė pamėshirshėm sesa vetė prindėrit nė poshtėrsi.

Mė prek kjo temė, sepse kushdo qė jeton nė Shqipėri e di shumė mirė se sa sakrifica e poshtėrsi tė tilla po bėjnė shqiptarėt nė emėr tė fėmijėve, deri pėr t’i dėrguar tė studiojnė nė universitetet mė tė mira tė botės, qė ata tė paktėn tė mos detyrohen tė vjedhin, tė korruptohen, tė prostituojnė, tė vrasin, tė poshtėrohen. Por, a do tė bėhen ata kėshtu mė tė mirė se etėrit? Apo qėndron teza e Dyrrenmatit? Apo ai, nė groteskun e tij, e ka ekzagjeruar, pėr tė na thėnė se deri ku mund tė shkojmė. Por, a ka mė grotesk se realiteti i Gėrdecit. Historia na ka mėsuar madje, se breza tė tėrė mund tė bien nė gropa tė errėta. Ajo e shekullit XX nė mėnyrė tė veēantė, dhe ajo e jona po ashtu.

Gjithsesi, nuk pretendoj t’i jap pėrgjigje kėsaj dileme. Do tė preferoja tė mbetesha nė dyshim apo tė hapja njė debat pėr tė gjetur tė vėrtetėn, e cila, prapėseprapė, nuk mund tė jetė e njėllojtė pėr tė gjithė, sepse qenia njerėzore ėshtė e pafundme nė larminė e saj. Dikush mund tė pėrgjigjet edhe se bota kėshtu ka qenė e kėshtu do tė jetė gjithmonė.

Por, megjithatė, njė gjė mė duket e sigurt: se ajo qė bėjnė apo nuk bėjnė prindėrit, ėshtė njė model i parė i rėndėsishėm nė edukimin e fėmijėve, ashtu sikurse edhe ajo qė bėjnė apo nuk bėjnė tė tjerėt: shokėt, miqtė e me radhė. Vitet e komunizmit ēfarė provojnė? Brezat njėri pas tjetrit, dekadė pas dekade, dora-dorės qė regjimi degradonte, erdhėn duke u degraduar. Apo jo? Por edhe nazizmi ēfarė ka provuar? Kush ka parė Perėndimin e Zotave tė Luchino Viscontit, do tė kujtohet se bash ai mė perversi i fėmijėve tė familjes Essenbeck merr nė dorė frenat e pushtetit dora-dorės, qė ideologjia nacional-socialiste dhe pushteti i saj tė konsolidohej. Dikush mund tė pėrgjigjet se nė shoqėritė ku ka pėrparuar liria dhe vlerat, ka ndodhur e kundėrta: fėmijėt e mafiozėve kanė hequr dorė nga vrasjet dhe kanė gjetur mėnyra mė tė sofistikuara (shih tri seritė e Padrinos), apo edhe kanė dalė kundėr prindėrve.

A ėshtė e jona njė e tillė? A ka njė vijė ndarjeje aq tė qartė midis tė dyjave dhe ku qėndron kjo? Kjo mbetet njė pyetje e hapur pėr debat. Sipas Dyrrenmatit, nėse njė sistem ngrihet mbi shikimin e tjetrit thjesht si mjet pėr tė arritur qėllimet e tua, mbi pėrfitimin nė kurriz tė tij, sjelljet tona nė kėtė sistem do tė jenė shembulli qė u japim fėmijėve dhe nuk kemi pse ēuditemi nėse brezi qė vjen, ėshtė mė i pėrbindshėm dhe mė i pamėshirshėm nė sjellje. Vjen njė brez pra, duke e parė veten tė kthyer nė putanė, kėrkon ta bėjė botėn njė bordello. Njė histori qė mė duket se i shkon shumė atij brezi, qė nė vend tė njė Shqipėrie tė lirė dhe demokratike, ndėrtoi njė bordello, ku prostitucioni duket normalitet, sepse tė gjithė prostituojnė. Por, a kemi ndryshuar sistem, apo jo? Personalisht, nga pikėpamja morale veēanėrisht, shoh mė shumė vazhdimėsinė, sesa ndryshimin.

“Njeriu ėshtė i papėrsosur, prandaj realiteti qė ai krijon ėshtė gjithmonė i kėrcėnuar prej njeriut”, - thotė Dyrrenmati. Shoqėritė janė tė vetėdijshme pėr kėtė kėrcėnim, prandaj dhe i vėnė aq shumė rėndėsi edukimit tė vlerave, mėsimit nga e kaluara gjithashtu. Shoqėritė qė nuk e kanė kėtė vetėdije, siē ka treguar e po tregon, se ėshtė deri mė sot kjo e jona me prepotencėn dhe arrogancėn e injorantėve qė ka nė krye, kam frikė se u shkon mė tepėr njė tjetėr thėnie e Dyrrenmatit: “Njė histori nuk pėrfundon pa marrė kthesėn mė tė keqe”.

korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat) :: Komentet

Drini

Mesazh Sun May 11, 2008 4:13 pm nga Drini

Un nuk do ti hyj shume holle debatit sepse ka kaq shume per te thene saqe duke u perpjekur ti themi te gjitha kam frike se nuk do te them asgje. Per te mbeshtetur autorin e ketij shkrimi mua me mjafton filozofia popullore e cila e permbledh ne dy fjale ate qe ndodh me brezat; "Dardha bjen nen dardhe".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi