ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heqja e vizave, ne PE: 43 vota pro e 2 kunder

Shko poshtė

08092010

Mesazh 

Heqja e vizave, ne PE: 43 vota pro e 2 kunder Empty Heqja e vizave, ne PE: 43 vota pro e 2 kunder




Komisioni i politikes se jashtme ne Parlamentin Evropian miratoi dje me 43 vota pro, 2 kunder dhe 3 abstenim, opinionin e KE per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Projektraporti i pergatitur nga eurodeputetja Tanja Fajon s'pati asnje amendim, pasi afati perfundimtar per amendimet kaloi. Votimi i djeshem ne Komisionin e politikes se jashtme eshte nje nder votimet paraprake te draftraportit, i cili pritet te kthehet ne raport ne votimin me 15 shtator. Nese me 15 shtator 27 vendet e Bashkimit Evropian do ti japin "Ok", projekt/raportit, gje qe eshte paralajmeruar e sigurt, atehere shqiptaret do te mund te levizin te lire ne zonen Shengen perpara dites se nderrimit te viteve. Gjithcka eshte paralajmeruar pikerisht ne seancen e 2 shtatorit, kur eshte zhvilluar dhe debati per heqjen e vizave te Shqiperise me vendet e BE, ku eurodeputetet e Komisionit kane deklaruar se jane plotesuar te gjitha kriteret. Keshtu, Parlamenti Evropian vleresoi se Shqiperia ka bere progres te mire dhe ka plotesuar kushtet e vendosura per liberalizimin e vizave. Nderkohe, raporti i Komisionit te Puneve te Brendshme, Drejtesise dhe Lirive Civile i dates 15 shtator pritet te jete pozitiv, duke pershpejtuar keshtu procedurat per hyrjen ne fuqi te vendimit per liberalizimin e vizave brenda ketij viti. Pas monitorimit te delegacionit te Komisionit Evropian lidhur me progresin e Shqiperise ne permbushjen e kritereve per liberalizimi e vizave, kjo ceshtje ka qene tema qe u diskutua ne komisionin per drejtesine dhe punet e brendshme te Parlamentit Evropian. "Sipas asaj qe kuptoj, une, raportet jane pozitive dhe ato do te finalizohen brenda dy javesh. Sic duket, ato do jene pozitive dhe nuk shoh asnje arsye per ta shtyre procesin. Ka qene gjithnje nje proces teknik dhe duhet te mbetet i tille deri ne fund. Perderisa jemi ne piken qe kushtet teknike jane permbushur, atehere s'ka me arsye per zvarritje. Duhet ta shtyjme axhenden e ngjeshur sepse u kemi premtuar qytetareve. Ketu luhet kredibiliteti i BE-se dhe duhet finalizuar procesi sa me shpejt", tha Fajon. Rekomandimi i komisionit do te kaloje per votim ne Parlamentin Evropian, i cili me pas do t'ia dergoje ministrave te Brendshem te BE-se per nje vendim perfundimtar per heqjen ose jo te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Ne draft raportin e eurodeputetes Fajon, te publikuar ne faqen zyrtare te Parlamentit Evropian, thuhet se Bashkimi Evropian eshte nje perkrahes i fuqishem i heqjes se regjimit te vizave per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, qytetaret e te cileve jane izoluar per shume kohe. Nderkohe qe vetem disa dite me pare ka qene Ministri i Brendshem Lulzim Basha ai qe ne takimet qe ka zhvilluar gjate Forumit te 10 te Salzburgut ne Austri, me disa prej homologeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian ka marre garancine se ne nje nga mbledhjet e vjeshtes, Keshilli i Ministrave te Brendshem do te marre vendimin mbi propozimin e Komisionit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. "Kam patur bisedime dypaleshe me disa prej kolegeve te Bashkimit Evropian, te cilet me kane siguruar se presin finalizimin e hapave teknike nga Komisioni Evropian dhe qe shpresojne qe ne mbledhjet e tyre te ardhshme ne Tetor apo Nentor, dhe keto mbledhje i ndajne tre jave nga njera- tjetra, te finalizojne vendimmarrjen per levizjen e lire te qytetareve shqiptare", deklaroi Basha. S.P

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi